Në periudhën 1991-1997, në Shqipëri u krijua dhe po vazhdon të konsolidohet klasa politike shqiptare e periudhës së pluralizmit. Nën shëmbullin e vëndeve të konsoliduara kapitaliste, kjo klasë është e ndarë në parti të majta, të djathta apo të qëndrës. Qysh në fillimet e saj dhe deri më sot, politikanët shqiptarë, në varësi të partisë që aderojnë, kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin përsipër zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Pas gjashtë vjetësh përvoje politike në kuadrin e një pluralizmi ligjor, bëhet e lehtë analiza dhe studimi i dukurive më esenciale të kësaj klase politike. Për më tepër kjo analizë ndihmohet dhe nga fakti se thelbi i pluralizmit shqiptar të periudhës 1991-1997 nuk është pluralizmi politik, por pluralizmi i karaktereve njerëzorë. Analiza dhe evidentimi i dukurive më esenciale të kësaj klase politike, do të sqarojë më mirë dilemën, dyshimet, pandehmat dhe enigmën që shtrohet para popullit në terësi dhe para shtresave të ndryshme të popullsisë në veçanti lidhur me raportin e saj me popullin në tërësi. Para se të evidentojmë tiparet themelore të klasës politike shqiptare, lypset një bilanc i shkurtër dhe konkret i veprimtarisë së saj në periudhën 1991-1997. Klasa politike shqiptare në fillimet e pluralizmit i premtoi popullit shqiptar se do ta çonte vëndin drejt ekonomisë së tregut dhe inisiativës së lirë. Pas 6 vjetësh veprimtari, ajo realisht e çoi vëndin në ekonominë e hajdutëve dhe në përdhunimin e lirë të vlerave njerëzore. Ajo i premtoi popullit shqiptar se do të ndërtonte një shtet demokratik mbi bazën e parametrave bashkëkohorë evropiane. Pas 6 vjetësh veprimtari politike, kjo klasë politike e shkatëroi përfundimisht shtetin shqiptar duke e kthyer vëndin 85 vjet pas, në fillimet e ndërtimit të shtetit shqiptar. Klasa politike shqiptare në fillimet e saj i premtoi popullit shqiptar se ajo vërtet do të bënte luftë politike midis partive të ndryshme, por në çështjet themelore të kombit, ajo do të kishte një mendim dhe një qëndrim të përbashkët. Pas 6 vjetësh veprimtari politike dhe shtetërore, evidentohet një fakt sa tragjik aq dhe domethënës ; klasa politike shqiptare për 6 vjet rrjesht zhvilloi një luftë të egër për pushtet, të pa principtë dhe pa asnjë lloj mbështetjeje teorike. Për problemet themelore të zhvillimit të vëndit ajo për 6 vjet rrjesht nuk pati një mendim të njëjtë. Por ajo pati mendim të përbashkët në disa probleme të tjera themelore të kombit dhe popullit shqiptar. E para : Të gjithë politikanët shqiptarë, të majtë dhe të djathtë, pranuan zyrtarisht në parlamentin shqiptar se populli shqiptar ka bërë gjenocid, se ai është një popull gjenocidist. E dyta : Të gjithë politikanët shqiptarë të djathtë dhe të majtë, ishin dakord që të njihej shteti fantazmë i Maqedonisë, pa kërkuar asnjë kompensim për shqiptarët që banojnë në Maqedoni. E treta : Të gjithë politikanët shqiptarë të djathtë apo të majtë, pranuan që populli shqiptar ishte një popull i përçarë dhe prandaj kishte nevojë për një qeveri të pajtimit kombëtar. E katërta : Të gjithë politikanët shqiptarë, të djathtë apo të majtë ishin dakord dhe të një mendimi se në Shqipëri duhej të ftoheshin forcat shumëkombëshe, për të administruar Shqipërinë. Janë vetëm këto katër probleme që politikanët shqiptarë kanë qënë në një mendje. Për çdo problem tjetër ata kanë qënë dhe janë kundër njeri tjetrit. Klasa politike shqiptare në fillimet e saj i premtoi popullit shqiptar se ajo do të jetë e gjithë popullit, pavarsisht nga ngjyrat e partive të ndryshme politike. Por veprimtaria politike foli ndryshe. E filluar me gjuhë propagande se Skrapari do të rrethohet me tela me gjëmba në vitin 1992, kaloi në gjuhë reale në fillimin e vitit 1997 duke shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në shqipëri dhe duke dërguar policinë dhe ushtrinë për të vrarë dhe masakruar popullin shqiptar. Ky është bilanci i veprimtarisë së klasës politike shqiptare në periudhën 1991-1997. Megjithatë kjo klasë politike akoma është në skenën politike shqiptare, është në atë që quhet opozitë, është dhe në pushtet. Politika dhe diplomacia euroamerikane nuk i lanë kryengritësit shqiptarë ta nxirrnin atë nga loja politike qysh gjatë muajit mars 1997. Kjo klasë politike ka tiparet e saj esenciale të cilat shfaqen në veprimtarinë politike dhe praktike të pushtetit dhe të opozitës. Cilat janë këto tipare : Në Shqipëri nuk ka pluralizëm politik, por pluralizëm karakteresh Pyetje:Zoti Danaj, pas pese vjetesh larg atdheut, jeni kthyer ne Shqiperi. Si ta kuptojme kete kethim po te kujtojme qe para pese vjetesh jeni larguar per motive politike? Pergjigje: Shume e thjeshte per ta kuptuar, sepse motivi politik tani mbaroj. Pyetje: Ne kohen e ndrimit te madh, te permbysjes te sistemit komunist ju keni bere disa analiza dhe prognoza te cilat bene jehone te madhe ne opinion dhe qe koha gjate ketyre pese vjeteve i vertetoi plotesisht. Po tani çfare prognozash politike keni bere? Pergjigje: Per kete çeshtje Naim, do te perpiqem ta shuaj kurjozitetin tend se afermi me nje cikel shkrimesh mbi te ardhmen e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale ne Shqiperi. Pyetje: Si i gjykoni evolucionin qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe ne Partine Demokratike? Pergjigje: Eshte e vertete se nga gjiri i Partise demokratike gjate kesaj periudhe dolen shume parti dhe shume kundershtare te saj si po vazhdojne dhe tani te dalin. Per mua kjo eshte nje gje shume e njohur. Por kur me pyesni per perferencat e mija dua te te them se ato jane nga gjiri i atyre shtresave ne gjirin e kesaj partie te cilat dhe ne vitin 1991 e deri me sot aspirojne per demokraci, qe nuk u inkriminuan dhe nuk vodhen, por qe dhe sot preferojne te jene ne gjirin e kesaj partie. Ndersa per njerez te cilet veçanerisht kete vit moren flamurin e gjoja te persekutuarve, pasi e shperdoruan ne menyre skandaloze postet qe kane patur me perpara, si njeri ndjej vetem neveri dhe asgje tjeter. Pyetje: Po per Berishen Pergjigje: Ne vitin 1992, me shkrimet qe kam botuar Berishes ja kam thene shume hapur se ku do ta çonte politika qe ndiqte. Sot nuk dua te shtoj asgje tjeter ne adrese te tij me perjashtim te atyre qe kam thene para 6 vjetesh. Ajo qe dua te shtoj eshte se kjo qe ndodhi ne Shqiperi, pra shperberja e shtetit shqiptar, eshte shume me e thelle se sa propaganda qe behet, duke ja atribuar vetem Berishes. Në propagande mund te thuash si te duash, por ne politike eshte ndryshe. E ne fushen e politikes problemi eshte me i thelle, eshte brenda Shqiperise por eshte dhe jashte saj, eshte tek nje njeri por eshte dhe tek nje shtrese. Ty besoj se te kujtohet se qysh ne 1992, une e kam argumentuar se Shqiperia do te shkaterrohej, ashtu siç po deklaroj dhe tani se Shqiperia do te behet. Si spiegohet qe deri ne 26 Maj me qindra politikane dhe shtetare te huaj, qeverine shqiptare e quanin qeverine me demokratike ne te gjitha vendet e Evropes lindore, kur nuk ishte e tille, si spiegohet qe deri atehere Berisha konsiderohej nga keto qarqe si nje demokrat i madh. Si spiegohet qe disa dite para shperthimit te ngjarjeve ne Shqiperi, Bashkimi evropian i kerkonte qeverise se athershme shqiptare te thellonte vetem reformat ekonomike, si spiegohet qe sherbimet sekrete te huaja te cilat kane qene te pranishme ne Shqiperi, u kujtuan te jepnin te dhena gazetave perendimore vetem ne fundin e 1996-es dhe fillimin e 1997-es. Prandaj problemi i kesaj qe ndodhi ne Shqiperi eshte shume me i thelle se propaganda qe behet ne shtypin dhe politologjine shqiptare. Klasa politike shqiptare e ka per detyre te depertoje ne thelbin e kesaj qe ndodhi dhe te nxjerre mesime qe te mos ndodhe me. Ajo e ka per detyre qe te mesoje qe te beje politike dhe te mos beje krushqi. Pyetje: Ne krahasim me zhvillimet politike te vitit 1992 aktualisht kemi te njejten pamje por te permbysur, PS ka aritur te siguroje maxhorancen absolute ne parlament. Sipas jush kjo eshte nje shenje e mire apo keqe per demokracine shqiptare? Pergjigje: Problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe kaq matematik. Se kush ka shumicen ne parlament, kjo eshte nje çeshtje qe e vendos elektorati shqiptar i cili gjykoi qe ne 92-shin t’ja jepte shumicen absolute Partise Demokratike ndersa ne 1997 vendosi tja jape shumicen Partise Socialiste. Problemi duhet shtruar me hapur; ata qe qeverisin si e perdorin kete shumice absolute, ne te mire te Shqiperise apo ne te keqe te saj; e justifikojne apo e shperdorojne, e konsiderojne ate vlere te tyre apo vlere te popullit, e konsiderojne ate si pergjegjesi absolute apo si pronesi vetjake. Pyetja fsheh edhe nje nentekst qe gjoja sikur asnje parti te mos kish shumicen absolute do te ishte me mire per demokracine shqipetare. Megjithate le te mos meremi me “sikure” dhe le te mos e fyejme elektoratin shqipetar qe na kaloka njehere masivisht djathtas dhe njehere masivisht majtas siç kam lexuar ne disa shkrime. Pyetje: Sipas jush kur kane kaluar vetem dy tre muaj nga ndryshimi i raporteve politike sa ka aritur PS ta administroje pushtetin dhe te justifikoje besimin e zgjedhesve? Pergjigje: Ka disa gjera qe duhen sqaruar si p.sh. fjala administrim. Me konceptin tim une gjykoj se PS ka filluar ta administroje pushtetin, duke pohuar njekohesisht se ka shume akoma per te bere. Po nqs me fjalen administrim do te kuptojme se sa ajo ka bere spastrimin rrenjesor te administrates, shihet se nje gje e tille nuk eshte bere, por me kete rast shpreh dhe gjykimin tim se as nuk duhet bere. Ne duhet te mesohemi te bashkejetojme me njeritjetrin dhe PS ka shansin e madh qe te hyje ne histori si partia qe e drejtoi pushtetin duke bashkejetuar me te gjitha ngjyrat e spektrit politik shqiptar. E dyta nqs ne fjalen besim ti kupton dhenien apo ndarjen e posteve une perseri gjykoj se njerezit nuk kane pse te presin qe te gjithe te marin poste dhe pergjegjesira. Fitorja me e madhe eshte liria reale per te gjithe dhe jo posti per te gjite. Pyetje: Si e gjykoni ju skemen e re te qeverisjes, faktin qe PS eshte treguar shume doreleshuar, eshte kjo nje ndarje pergjegjesish apo nje ndarje shperblimesh? Pergjigje: E gjykoj si nje nga veprimet me te mençura te politikes shqiptare per te cilen Shqiperia nuk ka nevoje vetem sot por edhe per shume kohe ne te ardhmen. Ti e di me mire nga une, por une nuk e gjykoj se ketu eshte fjala per shperblim pasi nuk kemi te bejme me nje shpikje apo me ndonje konkurs ku juria ne fund shperndan çmimet apo shperblimet. Kemi te bejme me pergjegjesine e madhe historike te rindertimit te shtetit shqipetar. Dhe ne kete kuader sa me shume pergjegjesi te marrin te gjithe ngjyrat e spektrit shqiptar aq me shpejt do te ringrihet shteti shqiptar. E me qe jemi tek kjo pyetje une mendoj se ndarja e pergjegjesive duhet zgjeruar akoma. Psh. A ka njerez te tjere brenda PS apo jashte saj qe mund dhe dine te mbajne pergjegjesi panvaresisht nga preferencat e ketij apo atij pushtetari, panvaresisht nga etiketimet e kesaj apo asaj force partiake. Duke pohuar se te tille ka mjaft athere do te deshiroja qe edhe keta te merrnin pergjegjesi per rindertimin e shtetit. Duke ju kethyer dhe njehere pohimit te mesiperm se ky eshte nje nder veprimet me te mençura te politikes shqipetare, une mendoj edhe jam i bindur se do te behet keshtu qe ne nje te ardhme edhe Partia Demokratike do te marre pjese ne koalicionin qeverises ne Shqiperi Qysh sot disa prej drejtueseve dhe themelueseve te PD-se si Ceka, Pashko, Imami, Zogaj, jane ne qeveri Pyetje: Ngjarjet e bujshme te pranveres se vitit 97 ne Shqiperi jane etiketuar ne disa versione si psh disa i quajne revolucioni i vonuar Demokratik. Disa te tjere si kryengritje e armatosur, revolucion bollshevik, rebelim komunist revolte popullore, kryengritje antiberish, lufte civile etj. Ju si i konsideroni ato qe ndodhen? Pergjigje: Unë mendoj se etiketimet ndaj kryengritjes popullore që në thelbin e saj kishte dinjitetin kombëtar, nuk janë vetëm të djeshme por jane dhe të sotme, kur koalicioni qeveritar me në krye partinë socialiste eshte ne pushtet, sepse dhe sot disa i konsiderojne si hapje deposh , si lufte bandash ndersa disa i banalizojne deri ne nivele te tilla te qellonte apo te mos qellonte ushtari, se e ka ligji apo jo, e te tjera banalitete dhe vulgaritete qe i gjen me shumice si ne shtypin e majte ashtu dhe ne ate te djathte si ne diskutime politikanesh ashtu dhe ne debate televizive. Ndersa sa per mendimin tim, po te them se eshte e veshtire ta permbledhesh nje ngjarje kaq te madhe qe tronditi gjithe kancelerite evropiane ne kater pese rreshta. Se shpejti une do te botoj nje liber per kete ngjarje titulli i te cilit eshte “Popull i tradhetuar”. Ndersa per etiketuesit , analistet dhe klasen politike shqiptare, do te doja qe ne ndonje debat tjeter televiziv, apo diskutime ne parlament, tu jepnin pergjigje disa pyetjeve: Si spiegohet qe deri ne 13 Mars kur populli ishte ne sheshe dhe ne llogore numuri i te vrareve, eshte vetem 27 veta, ndersa kur populli u terhoq dhe politika qe u quajt e pajtimit kombetar hyri ne veprim pra pas 13 Marsit, numuri i te vrareve arriti ne disa mijra? Si spiegohet qe per keto ngjarje stacionet televizive boterore kane dhene brenda nje periudhe kohore prej dy muajsh rreth 30 ore trasmetime televizive? Si spiegohet qe analistet me te medhenj evropiane u angazhuan per analizen e ketyre ngjarjeve duke arrritur kulmin me analizen e botuar ne daten 7 Mars 1997 ne gazeten e madhe gjermane Die Welt, me titull “Vlora nuk teston vetem Shqiperine, Vlora teston Evropen”. Si sipegohet qe askush nga politika evropiane keto ngjarje nuk i konsideroi si shqiptaret por ruajti gjithmone termat “popull i armatosur” revolte popullore etj. Perse ka frike klasa politike shqiptare e majte dhe e djathte ti quaje ato me emrin e vertete, cila eshte arsyeja qe sot politika dhe propaganda zyrtare deshiron ti banalizoje dhe vulgarizoje keto ngjarje? Dhe se fundi: Cila eshte arsyeja e vertete e komisionit parlamentar qe u krijua per te hetuar keto ngjarje? Cilin do te hetoje ky komision, perse kjo etje kaq e madhe per ta mbyllur kete ngjarje me hetimet e nje komisioni. Si spiegohet qe per here te pare shqiptare me bindje te ndryshme politike u gjenden bashke ne ngjarjet e mars-prillit 1997? Si spiegohet qe ushtria nuk pranoi te luftoje kunder popullit por u bashkua me te dhe si quhen ato levizje kur ushtria bashkohet me popullin? Politika dhe politologjia shqiptare e ka per detyre tu jape pergjigje ketyre pyetjeve dhe jo ta banalizoje kete ngjarje kaq te madhe thelbi i te ciles eshte dinjiteti kombetar me hapje apo mos hapje deposh me dhenie apo mos dhenie parash, me banda grabitesish etj. qe jane fyese per popullin dhe fyerje per dinjitetin e vendit. Pyetje: Ju keni shkruar nje liber me titull “ 50 vjet histori e pahumbur” Ne kete kontekst si e gjykoni shprehjen e Nanos per “ te ndryshuar 555 vjet mentalitet primitiv” apo deshires se politikaneve shqiptare per ti anashkaluar analizes se historise? Pergjigje: Dua te te bej fillimisht nje korigjim që e gjykoj të nevojshëm. Nuk e gjykoj si shprehje te Nanos, por si nje teze te rendesishme te kryeministrit shqiptar, që ka marrë mbi vete ingritjen e shtetit shqiptar. E meqe eshte keshtu gjate kesaj periudhe qe jam ne Shqiperi kam degjuar dhe teza te tjera mbi populizmin, mbi filozofine e re te perfshirjes, mbi pragmatizmin etj. Por kam vene re dy gjera si nga propaganda e pushtetit ashtu dhe nga ana e opozites. E para eshte se teza te tilla teper te rendesishme po kalohen ne heshtje, sikur ti thote nje njeri ne rruge dhe jo nje kryeminister. E dyta neper biseda te ngushta duket hapur nje paragjykim sipas te cilit “Nano hodhi poshte historine etj. Me e rendesishmja dhe me e pakuptueshmja eshte heshtja e propagandes zyrtare se pushtetit ndaj ketyre tezave. Nuk kam pare asnje shkrim asnje zberthim deri tani, apo asnje debat televiziv qe te kene ne thelb keto teza. Prandaj dhe degjuesi i thjeshte kur degjon keto teza thote me vehte: “More po per ke e ka fjalen kryeministri cilin mentalitet duhet te hedhim poshte si primitiv, mentalitetin e 365 gjeneraleve dhe pashllareve shqiptare qe per hir te kenaqesive te tyre vetjake pranuan ti sherbenin Turqise duke mos bere Shqiperine, mentalitetin e Abdyl Frasherit, Sul Vokshit etj qe bene Lidhjen e Prizrenit per te bere shqiperine, mentalitetin e brezit antifashist te luftes Nacional-çlirimtare, te cilet luftuan dhe vazhduan te besonin per nje bote te re, per mentalitetin e pushtetareve shqiptare per te qendruar ne pushtet. Per ke e ka valle” Ja keshtu mendon dhe gjykon njeriu i thjeshte pa paragjykime por patriot. Dhe kjo ndodh edhe per nje gje tjeter. Pushteti aktual nuk ka propagande, nuk ka analiste, nuk ka politikologe, deri tani ka vetem emra keshilltaresh, zedhenes anonime, te cilet dhe kur dalin ne televizor jane me te pakuptueshem se ministrat apo kryeministri, ose shndrrohen ne shefa marketingu duke i bere reklame pushtetareve. Eshte kjo arsyeja qe e gjykoj te domosdoshme organizimin e nje propagande reale dhe konkrete qe te depertoje tek populli, duke shmangur abuzimet dhe spekullimet e sotme. Sot kjo mund te duket e parendesishme, neser ka per tu bere shqetesuese. Pyetje: Kryetari i PS dhe kryeministri Fatos Nano Duke ju referuar programit te PS fillimisht e ka percaktuar PS si parti e te papriviligjuarve Pastaj si parti e majte, ne kongresin e dyte e çvendosi programin ne drejtimin socialdemokrat dhe pas shpalljes se programit te qeverise ka dale me tezen “pushteti i majte qeverisje e djathe”; Si e gjykoni ju kete metamorfoze? Pergjigje: Ka dy gjykime per situaten aktuale politike ekonomike e sociale qe po kalon Shqiperia. Gjykimi i pare eshte gjykimi akademik, gjykimi i bere ne kushte te qeta i cili ne arsyetimin dhe spjegimin e ngjarjeve dhe dukurive operon me teza te tilla, e majta, e djathta,qendra e majte ,qendra e djathte etj. Gjykimi i dyte eshte gjykimi konkret i cili merr per baze situaten reale te Shqiperise, problemet ekonomike dhe sociale qe ka Shqiperia. Ç fare kerkon populli sot? Ai kerkon rendin dhe qetesine ndersa ti vazhdon me diskutime e majta apo e djathta. Ai kerkon funksionimin e shtetit shqipetar ne te gjitha hallkat dhe qelizat e tij ndersa ti i thua kujdes se po shkon majtas, kujdes se po shkon djathtas. Ai kerkon te ngjalle shpresen per te ardhmen e tij ndersa ti vazhdon me diskutime akademike dhe jep alarmin se gjoja po vihen re devijime ne rrugen e partise. Po e thjeshtezoj akoma me shume problemin: Parlamenti e hoqi juridikisht gjendjen e jashtezakoneshme por realisht gjendja e jashtezakoneshme vazhdon dhe do te vazhdoje edhe per njefare kohe ne Shqiperi. Per te perballuar kete gjendje te jashtezakoneshme nuk kane vlere diskutimet akademike per qendren e majte apo te djathte por kane vlere pyetjet: A eshte e afte intelektualisht dhe shpirterisht qeverija Shqipetare ta ktheje vendin ne gjendjen e normalitetit? A eshte e afte administrata qe po krijon kjo qeveri intelektualisht dhe shpirterisht te perballoje gjendjen e jashtezakoneshme? Per kete ja vlen te diskutosh, ja vlen te besh edhe kritika konkrete. Jeta ka nje fytyre ajo eshte jete dhe nuk eshte as e majte as e djathte. Por edhe vdekja ka nje fytyre. Sot Shqiperise i duhen njerez qe luftojne me perkushtim per jeten kunder vdekjes. Ata qe do te vine neser le te gjykojne se çfare ishin keta njerez te majte apo te djathte te qendres se majte apo te qendres se djathte. Keto gjashte vjet jeta na mesoi nje gje te madhe; nuk eshte veshtire te jesh socialist, demokratist, komunist, monarkist etj.. Veshtire eshte te jesh shqiptar. Pyetje: Pas kesaj pyetje a nuk ju duket se spektri i politikes shqiptare, me sakte te majtet shqipetare po mbahen peng i partive te majta qe shikojne djathtas? Si mund te zgjidhet ky rebus tipik shqipetar? Pergjigja: Do ta trajtoja pak më gjërë pyetjen e bërë, ajo lidhet me natyrën dhe thelbin e vërtetë të pluralizmit shqiptar që juridikisht në Shqipëri u vendos në dhjetor 1990. Gjykimi im eshte ky: Ne Shqiperi keto gjashte vjet nuk ka pasur pluralizem politik, por ka pasur vetem pluralizem karakteresh. Edhe per shume kohe plurakizmi i karaktereve do te vazhdoje ti jape tonin jetes politike ekonomike e shoqerore te vendit. Pluralizmi politik per te cilin flitet shume neper gazeta dhe ne televizion nuk eshte gje tjeter veçse nje maske nje fasade per te fshehur karakteret njerezore. Mjafton vetem nje vezhgim i thjeshte i programeve te partive politike te majta apo te djathta per te pare qe ato nuk kane asgje te ndryshme me njera tjetren me perjashtim te propagandes dhe te luftes per pushtet. Pyetje: Domethene ju jeni anti te gjitha partive politike Pergjigje: Nuk eshte e vertete, une nuk jam anti asgjeje jam vetem pro shqiptar. Dhe ajo qe i deshiroj vendit tim eshte e drejta e tij per te kontestuar, ne mardheniet nderkombetare sepse neqofte se une nuk kontestoj atehere une nuk jam aleat por protektorat. Ne funksion te saj kane qene, jane dhe do te jene marredheniet e mija me kedo parti qe ju e quani te majte, te djathte, te qendres se majte apo te qendres se djathte. Pyetje: Si spjegohet qe ndersa shkruani “50 vjet histori e pahumbur” dhe tragjiket e Europes shkruani edhe nje liber mbi totalitarizmin ku i kushtoni nje kapitull Amerikes. Mos ka ndonje kontradite ne kete mes? Pergjigje: Unë mendoj se nuk ka asnje kontradikte. Gjykimi im është se kjo ka te beje me konceptin per idealpolitiken dhe per realpoliteken. Mbi bazen e konceptit te realpolitikes eshte e qarte se Amerika eshte njeshi i botes qe ne menyre demokratike ben ligjin ne politiken boterore, ne ato qe politikanet ne shqiperi i quajne “qendra te vendosjes” prandaj kam pasqyruar ne liber vetem kete realitet qe ekziston sot ne bote. Por di dhe nje gje tjeter se interesat jetike te Amerikes pleksen me interesat jetike te shqiptareve. Dhe ju e dini mire se ne politike nuk ka miqesi te perjetshme por ka vetem interesa te perjetshme. Pyetje: Me sa di une, kur ke qene ne Universitet, ke patur profesor Rexhep Meidanin. Cili eshte mendimi yt per politikanin Meidani Pergjigje: Eshte e vertete qe e kam patur profesor. E me qe me pyete, fare shkurt po te jap kete pergjigje: Profesor Rexhepi, pasi jepte disa leksione bente kolokium. Ne kolokiumun e pare une nuk shkova, dhe profesori me vuri noten 0, ne kolokiumin e dyte shkova dhe dorezova fleten e bardhe, me vuri noten 2, ne kolokiumin e trete dorezova fleten vetem me pyetjet, dhe mora noten 4. Ne provimin e qershorit e mesova permendesh fiziken, por ai megjithe insistimin tim nuk pranoi te me vinte me shume se 7-te. Kur i kerkova perse e bente kete, mu pergjigj: Sepse nuk i ke marre kolokiumet dhe do ta harrosh shpejt lenden e fizikes. Nuk kam se çfare te them tjeter vetem ta uroj politikanin Meidani qe dhe ne lenden e politikes qe ushtron tani, te vleresoje me shume ata qe i kane kaluar kolokiumet e politikes shqiptare qe nga viti 1991 dhe jo ata qe kaluan vetem provimin e politikes ne qershor 1997. Ky eshte urimi i pare, ndersa i dyti eshte: Rexhep Meidani eshte shkencetar i shquar ne lemin e fizikes. Do ta uroja qe dinjiteti i shkencetarit te mos kapet asnjehere rob i interesave te pushtetarit. |