FillimiPjekuria

Lëvizja Kombëtare që shpërtheu në Shqipëri, me kulmin e saj, kryengritjen popullore, pati jetë shumë të shkurtër. Por sa kohë që ekzistoi, ajo tregoi një pjekuri të madhe politike dhe ideologjike. Ajo u ndesh me makinën propagandistike të ish-pushtetit shqiptar që synoi me të gjitha forcat ta kanalizonte në një lëvizje ideologjike. Njëkohësisht, ajo u ndesh me propagandën e partive politike shqiptare të majta dhe të djathta, të cilat edhe hynë në një garë të pashpallur për të siguruar secila për llogari të saj sa më shumë elektorat. Por ajo u ndesh me propagandën dhe praktikën e kancelarive euroamerikane, të cilat bënë të pamundurën për ta fashitur dhe shuar këtë Lëvizje. Përballë këtyre rreziqeve, Lëvizja shqiptare për dinjitet kombëtar, manovroi me zgjuarsi dhe nuk ra në asnjë nga kurthet që ju ngritën. Në mënyrë të përmbledhur tre ishin rreziqet që u ndesh dhe përgjithësisht i përballoi me sukses.
1-Nacional-komunizmi
Në gjirin e pjesmarrësve dhe drejtuesve të revoltave popullore në Shqipëri, bënin pjesë dhe mjaft njerëz, të cilët kishin punuar në sistemin e mëparshëm në Shqipëri dhe që për shkak te bindjeve të tyre politike, u hoqën nga puna, veçanërisht nga drejtimi i ushtrisë shqiptare. Tek mjaft prej këtyre njerëzve ishte grumbulluar një zëmërim i egër kundër pushtetit dhe opozitës shqiptare në të cilin ishte përzier si poshtërimi kombëtar ashtu dhe poshtërimi personal. Brënda kësaj situate, orientimi nacional-komunist ishte i mundshëm tek kjo shtresë. Por ata treguan një pjekuri të madhe politike. Ata vërtetë rrithnin nga sistemi i mëparshëm shqiptar, që nuk ishte gjë tjetër veçse nacional-komunizëm. Megjithatë, nga togfjalëshi “ nacional-komunizëm ”, ata ruajtën dhe kultivuan në kushtet e pluralizmit, vetëm fjalën dhe përmbajtjen e fjalës “ nacionalizëm ”. Ky veprim i mënçur i kësaj shtrese, e bëri më të dukshëm karakterin kombëtar të revoltave popullore. Me qëndrimin që mbajti, kjo shtresë i dha një mësim të madh politikës dhe politikanëve shqiptarë në dy drejtime : Së pari : Se çfarë duhet marrë dhe trashëguar nga e kaluara e afërt dhe e largët. Së dyti : Se në momentet kur vihet në rrezik ekzistenca si shtet, ideologjia kalon në plan të dytë dhe të tretë, ndërsa në plan të parë del patriotizmi.
2-Nacional-socializmi
Edhe nacional-socializmi, përbënte një rrezik të mundshëm për lëvizjen kombëtare shqiptare. Në gjirin e kësaj lëvizjeje, mori pjesë aktivisht dhe një shtresë njerëzish që më përpara kishin qënë antarë apo simpatizantë të pushtetit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Lidhja e tyre me pushtetin ishte mbështetur në shpresën që ju ishte dhënë se pushteti demokratik do tju siguronte një mirëqënie dhe prosperitet shumë më të madh se në te kaluarën. Prandaj ata i kishin shërbyer pushtetit të Partisë Demokratike, veçanërisht në fushatat elektorale, duke qënë një ndër faktorët kryesore të fitores së P.D-se në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri. Por me politikën që u ndoq në Shqipëri, veçanërisht me rrugët për zhvillimin ekonomik, që përfundoi me shëmbjen e fondacioneve të fajdeve, kjo shtresë u ndje e zhgënjyer dhe e mashtruar plotësisht. Prandaj në përbërjen e mjaft Komiteteve të shpëtimit publik, hynë dhe pjestare të kësaj shtrese. Duke mos patur në fillim një vijë të qartë, por vetëm ndjenjën e hakmarrjes ndaj atyre që i kishin mashtruar dhe prerë në besë, nacional-socializmi përbënte një rrezik të mundshëm potencial në gjirin e lëvizjes kombëtare shqiptare. Por përsëri pjekuria e drejtuesve të saj, bëri që ky rrezik të shmangej plotësisht. Në zonat ku revoltat popullore ishin më të fuqishme, nga kjo shtresë nuk pati asnjë tentativë hakmarrjeje ndaj drejtuesve të pushtetit lokal që i përkisnin Partisë Demokratike.
3-Anarkizmi
Pavarsisht nga slloganet e propagandës zyrtare shqiptare se revoltat në Shqipëri ishin të organizuara qysh në fillim, një analizë e kujdesëshme të çon në konkluzionin se ato në fillim lindën spontanisht dhe jo të organizuara mirë. Në proçesin e thellimit të tyre lindën dhe format e reja të organizimit si Komitetet e shpëtimit qytetar dhe grumbullimi i tyre në një qëndër të vetme. Tipari dallues i saj nuk qëndron tek organizimi, por tek etja për dinjitet kombëtar. Me këtë lëvizje dhe revoltë, shqiptarët i bënë të qartë klasës së tyre politike dhe politikës euroamerikane se duan të jetojnë ndryshe, se duan të jetojnë me dinjitet, se dinjiteti vetjak është i pandarë nga dinjiteti kombëtar.
Pikërisht sepse nuk ishte e organizuar mirë, ajo nuk e përballoi siç duhet një nga rreziqet që ju kanos qysh në fillim, anarkizmit. Analiza e veprimtarisë së saj dëshmon se nëqoftëse drejtuesit e kësaj lëvizjeje e përballuan siç duhet rrezikun e nacional-komunizmit dhe nacional-socializmit, ata nuk e përballuan siç duhet anarkizmin. Eshtë kjo arsyeja që disa kohë pas shpërthimit të saj, revoltat popullore u ndeshën me dukuri dhe shfaqje anarkiste.
Në gjallërimin e anarkizmit në zonat ku lëvizja kombëtare ishte shumë e fuqishme, ndikoi shumë dhe veprimtaria e ish-pushtetit shqiptar i cili veproi në dy drejtime.
E para: Duke gjallëruar elementin hajdut dhe keqbërës në zonat ku shpërtheu revolta, për të krijuar pasiguri në popull, duke e ftohur popullin nga qëllimi i lëvizjes. Shpërthimi i burgjeve disa ditë pasi ishte krijuar qeveria e “ pajtimit ” kombëtar, lirimi dhe amnistia për mjaft elementë ordinerë dhe keqbërës ishte paralajmërimi i krijimit dhe daljes në skenë të dhjetra e dhjetra bandave që filluan të terrorizonin popullin, i cili tashmë ishte futur në shtëpira dhe e kishte lënë fatin e tij në duart e politikanëve të “ pajtimit kombëtar ”. Domethënëse ishte deklarata e parlamentit shqiptar në muajin tetor 1997, e cila bënte të ditur se në muajin shkurt me dekret të veçantë lirohen nga burgu rreth 50 vetë të dënuar për krime të rënda ordinere.
E dyta: Ish-pushteti shqiptar armatosi mjaft elementë të cilët ishin besnikë të tij për të krijuar trazira. Ngjarjet e ndodhura në Shkodër, Tiranë apo Durrës ishin në thelbin e tyre veprime anarkiste dhe kaotike. Qëllimi i tyre ishte diskreditimi i Lëvizjes popullore për dinjitet kombëtar.
E treta: Psikologjia e dëshpërimit. Me kalimin e kohës, kur në sajë të veprimeve të kancelarive euroamerikane dhe partive politike shqiptare, Lëvizja dhe kërkesat e saj filluan të kanalizoheshin dhe shpreheshin me gjuhë politikanësh dhe diplomatësh, tek një pjesë e atyre që kishin marrë pjesë aktivisht duke rrezikuar dhe jetën e tyre, u kultivua psikologjia e dëshpërimit. Dëshpërimi tek njerzit që luftojnë për një gjë të madhe, e cila përdhoset nga politikanët dhe matrapazët politikë që lindin dhe shtohen gjithmonë pas betejës, është pragu i veprimeve indiferente ose veprimeve anarkiste.
Midis shpresës dhe zhgënjimit
Me kalimin e kohës, Lëvizja kombëtare shqiptare për dinjitet kombëtar, u fut në kornizat e politikës së partive politike shqiptare. Ndaj saj u ushtrua një trysni e egër propagandistike nga brënda dhe jashtë Shqipërisë. U përkrahën dhe u aktivizuan të gjitha partitë politike të opozitës shqiptare, deri dje të papërfillura nga kancelaritë euroamerikane. Me ndihmën e faktorëve ndërkombëtare, ato u bënë shprehëse të aspiratave të Lëvizjes popullore shqiptare. Duke shfrytëzuar mungesën e drejtuesve të kësaj lëvizjeje, duke shfrytëzuar shpresën e shtresa të tëra njerëzish tek këto parti si dhe kushtet e pafavorshme ndërkombëtare, Lëvizja Popullore Shqiptare për dinjitet kombëtar, pushoi së ekzistuari.
Populli i cili mori pjese aktive ne kete Levizje, realisht ndihet popull i tradhetuar. Pesha e fjales “ i tradhetuar ”, eshte shume e madhe. Propaganda e partive politike shqiptare, te majta dhe te djathta, nuk e pranon ate. Por kete fjale me peshe shume te madhe emocionale, e pranon realiteti i zhvillimit te ngjarjeve ne Shqiperi, e pranon prapaskena e politikes shqiptare dhe politikes evropiane dhe boterore.
Per te krijuar nje perfytyrim me te plote dhe me te qarte per pohimin e mesiperm, lind e nevojshme dhe e domosdoshme, evidentimi dhe analiza e propagandes dhe politikes shqiptare dhe nderkombetare. Në luftë, forcë e vetme, në bisedime, as palë e tretë Ne negociatat e para qe u bene ne Shqiperi nga te derguarit e Evropes dhe veçanerisht nga ish kancelari austriak Vranicki, pas takimit me perfaqesuesit e kryengritjes, u hodh ideja qe ne bisedimet midis partive politike te opozites dhe pushtetit te merrte pjese si pale e trete edhe nje delegacion i kryengritësve. Ky propozim nuk u perkrah nga partia qe ishte ne pushtet. Por ai nuk u perkrah as nga partite e opozites duke perfshire dhe partine socialiste. Vetem nje nga perfaqesuesit kryesore te forumit per demokraci, intelektuali Fatos Lubonja këmbënguli per domosdoshmerine e pjesmarrjes se perfaqesuesve te kryengritjes ne bisedimet nderpartiake. Me vone dhe vete Vranicki siç duket i detyruar nga qarqet politike euroamerikane, hoqi dore nga kjo kerkese. Qysh nga ky moment fillon manipulimi i pare i Levizjes popullore shqiptare. Aspiratat dhe thelbi i saj filluan te mbroheshin nga partite politike te opozites, te cilat sic do ta tregonte koha do ti redaktonin keto kerkesa vetem ne luften per marrjen e pushtetit politik, megjithse ne propagande do te vazhdonin te dilnin si shprehese te deshirave dhe aspiratave te popullit te revoltuar. Ekziston nje fakt trondites i cili zë fill pas krijimit te te ashtuquajtures qeveri e “ pajtimit ” kombetar, i cili hedh poshte propaganden e seciles partie politike shqiptare qe pretendoi apo qe vazhdon te pretendoje te jete shprehese e thelbit te kryengritjes popullore shqiptare. Disa dite pas krijimit te qeverise se pajtimit kombetar, te trembura nga permasat e revoltes popullore, te gjitha partite politike shqiptare, te majta dhe te djathta, i kerkuan bashkesise nderkombetare qe te dergonte ne menyre urgjente ne Shqiperi forcat shumekombeshe per te vendosur rendin dhe sigurine. Pavarsisht nga propaganda qe ju be ardhjes se ketyre forcave, pavarsisht nga motivimi, pavarsisht nga falenderimet qe ju bene atyre, fakti eshte trondites dhe domethenes. Klasa politike shqiptare me kete akt te turpshem, te dytin ne historine e shtetit shqiptar, pas ardhjes ne 1913 te forcave te huaja, pranoi se vendi te cilit ajo i perkiste nuk ishte gje tjeter por protektorat, paqja dhe siguria e te cilit ruhet me ushtare te huaj, pranoi te ishte e nenshtruar dhe e pazonja, pranoi ta perdhoste dhe nje here dinjitetin kombetar. Qysh me kete akt kjo klase politike e djathte apo e majte qofte u distancua perfundimisht nga Levizja popullore dhe thelbi i saj qe ishte dinjiteti kombetar. Te gjitha deklaratat e bera me vone, te gjitha intervistat nuk ishin gje tjeter vetem se nje shaka tragjike, nje maskarade politikanesh, me enderrat dhe aspiratat e atyre qe luftuan dhe u vrane.
Per analistet dhe politologet, jo vetem distancimi i pushtetit eshte i kuptueshem, por po kaq i kuptueshem eshte dhe distancimi i partive politike te opozites, te majta apo te djathta qofshin. E perbashketa e gjithe partive politike shqiptare eshte filozofia e kozmopolitizmit si menyre te menduari dhe praktike jetese. Nisur nga kjo ne menyre te natyrshme ish pushteti ju kundervu egersisht kesaj levizjeje sepse ajo i hoqi pushtetin. Por dhe opozita pas marrjes se pushtetit do ti kundervihej asaj sepse thelbi i saj dhe gjallesa e ketij thelbi i rrezikon seriozisht pushtetin.
Pas zgjedhjeve te 29 Qershorit 1997, opozita shqiptare forca kryesore e se ciles ishte partia socialiste fitoi gjeresisht zgjedhjet me mbi dy te tretat. Pas këtij momenti fillon faza e dyte e manipulimit më cinik te thelbit te Levizjes popullore shqiptare.Nuk eshte problemi tek shifrat arithmetike se sa perfaqesues autentike te kesaj levizjeje u evidentuan si deputete apo shtetare, nuk eshte problemi tek fjalimet qe mbajne qeveritare te ndryshem. Problemi duhet pare ne thelbin e tij. Ish-opozita qe pas 29 Qershorit 1997 perben pushtetin shqiptar, ndoqi dhe vazhdon te ndjeke ndaj kryengritjes popullore shqiptare filozofine e pragmatizmit. Interesimi i saj eshte se si kjo Levizje te vazhdoje akoma ti sherbeje asaj per te qendruar sa me shume ne pushtet. Ne funksion te ketij pragmatizmi pushteti i pas 29 qershorit ndoqi dhe vazhdon te ndjeke dy rruge : Rruga e pare : Perballe opinionit nderkombetar. Ashtu si do ta shikojme dhe me poshte ne marreveshje me kancelarite euroamerikane dhe per tu bere plotesisht e besueshme ndaj tyre se ky pushtet tashme i ka prere plotesisht te gjitha urat me thelbin e Levizjes popullore shqiptare, propaganda e pushtetit shqiptar filloi dhe vazhdon te flase per luften e forcave te rendit kunder bandave ne jugun e vendit, pra ne zonat ku kjo levizje ishte shume e fuqishme. Ne emisione televizive filloi te flitet nga perfaqesuesit e pushtetit shqiptar per banalitete dhe vulgarizma te tilla si : A duhej te sulmoheshin depot apo jo, a duhet te qellonte ushtari apo jo. Cinizëm i kulluar “ demokratik ”. Nga fjalori i propagandes zyrtare u hoq plotesisht togfjaleshi “ revolte popullore, kryengritje popullore, popull i armatosur ” etj. Vendin e ketij togfjaleshi e zuri togfjaleshi “ trazira, rremuja ” etj. Me kete qendrim te ri ndaj levizjes popullore shqiptare, pushteti shqiptar i pas 29 qershorit, shprehu pragmatizmin e tij ne mardheniet nderkombetare.
Rruga e dyte : Ne mardheniet me ish pushtetin shqiptar qe pas 29 qershorit eshte ne opozite. Ne keto mardhenie me opoziten e re shqiptare, analistet dhe politologet nuk mund te mos vene ne pah pragmatizmin e pushtetit shqiptar. Pavarsisht se opozita shqiptare eshte pa program dhe e shokuar nga humbja qe pesoi, ajo perseri ndjen mbi supet e saj pergjegjesite per tragjedine e ndodhur. Nderkaq pushteti shqiptar ne vend qe te vere ne vend sadopak nderin dhe dinjitetin e humbur te mijra dhe mijra shqiptareve, duke nxjerre para pergjegjesise ligjore shkaktaret kryesore te kesaj tragjedie, ai ndjek taktiken hiq e mos keput. Qellimi i tij nuk eshte nxjerrja e se vertetes por perdorimi i kesaj te vertete si mjet presioni ndaj opozites. I shprehur me thjeshte ky qendrim mund te shprehet : Rri mire, mos u anko, se gati i kam dokumentet dhe proceset gjyqesore. Prandaj dhe ne momentet kur opozita shqiptare kalon ne sulm ndaj pushtetit, ne organet e shtypit te pushtetit botohen materiale dhe dokumente qe flasin per planet makabre qe jane bere nga kjo opozite gjate ngjarjeve te shkurt-marsit per te shtypur me gjak deri dhe me arme kimike kryengritjen popullore. Pragmatizem i kulluar.
Me kahje te kundert por i njejte ne thelb eshte dhe qendrimi i opozites se re shqiptare pas 29 qershorit. Pa hequr dore nga terminologjia e vjeter e propagandes se muajve shkurt –maj, mbi gjoja rebelimin komunist, puçin enverist per marrjen e pushtetit, revolucionin leninist etj, pas 29 qershorit opozita e re shqiptare ku Partia Demokratike eshte forca kryesore e saj, po ndjek nje taktike tjeter. Ajo kerkon qe me nje gur te vrase dy zogj. Eshte kjo arsyeja qe thelbi i propagandes se saj eshte reduktimi i kerkesave te levizjes popullore shqiptare si nje levizje qe synonte vetem kthimin e parave te humbura. Me kete manever opozita shqiptare synon qe nga njera ane te banalizoje thelbin e kryengritjes popullore ne problem parash, ndersa nga ana tjeter ta vere pushtetin shqiptar para pergjegjesise per tja kthyer parate popullit. Cinizem i kulluar “ demokratik ”.