|
 |
 |
 |
 |
 |
|
 |
|
Me shpërbërjen e Jugosllavisë, në Kosovë, pushoi se ekzistuari zyrtarisht klasa e vjetër politike. Vëndin e saj e zuri një klasë e re politike shqiptare. Gjatë veprimtarisë së saj, në Kosovë u zhvillua referendumi për pavarsinë e Kosovës, u shpall Republika e kosovës, u zgjodhën organet e Kosovës etj. U zhvillua një veprimtari marramëndëse ecejakesh nëpër botë për të siguruar përkrahjen ndërkombëtare. U bë një propagandë marrëzisht euforike duke krijuar në popull idenë se mjafton 3% detyrim dhe detyra quhet e kryer. Në mardhëniet me Serbinë u predikua dhe aplikua teoria e moskundërshtimit apo e rezistencës paqësore apo ndryshe teoria kristiane që kur të bien në një faqe, mos kundërshto por ktheji faqen tjetër. Brënda kësaj periudhe, u hodh teza e Rugovës se deri në vitin 1991 shqiptarët kishin qënë « grindavecë dhe destabilizues », ndërsa pas kësaj periudhe ata u bënë « stabilë » ! !
|
 |
 |
|
 |
|
 |
Përfundimi pas 5 vjetësh: Serbia nuk e njeh pavarsinë dhe republikën e Kosovës. Bashkësia europiane nuk e njeh pavarsinë e Kosovës. Amerika po ashtu. Deklarata e 22 Majit 1993, e ministarve të jashtëm të grupit të Kontaktit, ishte e qartë dhe pa asnjë ekuivok : « Pavarsia e Kosovës nuk pranohet ». Ndërsa Serbia vazhdon politikën e saj dhe nuk pranon të bisedojë as për autonominë e Kosovës. Bile nuk pranon të bisedojë as për të drejta njerëzore siç janë arsimi apo shëndetësia, jo më për të drejta kombëtare. Tashmë këtë e di dhe qytetari më i thjeshtë i Kosovës. Kosova dhe e ardhmja e saj aktualisht ndodhet në një udhëkryq të madh historik.
|
|
 |
 |
|
 |