|
 |
 |
 |
 |
 |
Thirrje ( Në vënd të lutjes) për Nexhmije Hoxhën |
 |
|
Thirrje ( Në vënd të lutjes) për Nexhmije Hoxhën Nga Sokol e Liliana Hoxha
13 prill 2003
“Të rilindurit na ka bërë fatmirësisht më të gjerë për të bërë hapat që duhen drejt zbutjes së problemeve. Përderisa Enver Hoxha neve vetëm na bashkon, duam të shpresojmë që çdo gabim apo keqdashje nuk ka pasur qëllime definitivisht shkatërruese. Ndërkaq do të desha të mi thonë madje edhe publikisht gabimet e mia ndaj tyre që s’mi kanë thënë kurrë në sy, megjithëse ja u kam kërkuar, por më kanë luftuar vetëm mbrapa krahëve. Pas 50 vjet histori, kur virtytet e shqiptarit ishin gjë e vyer, roli i familjes së Enver Hoxhës duhej te ishte shembull i familjes shqiptare. Besoja se mbase nga gjëndja e shook-ut pas vdekjes së Enver Hoxhës, atmosfera në familjen e tij u polarizua hapur drejt Ramiz Alisë me të cilin lidhën fort interesat pa kuptuar kurrë që pikërisht ai ishte autori i maskaradës politike në thelb minuese të gjithçkaje që la trashëgim kombëtar Enver Hoxha. Vetë thashethemnaja dhe urrejtja popullore e nxitur dhe e inskenuar mirë kundër Enver Hoxhës, duke filluar me ngritjen diabolike të kultit të tij, nën entuziasmin e verbër dhe duartrokitjen e familjes Hoxha, ishte vepër e Ramiz Alisë tek i cili familja fatkeqësisht shihte tutorin e sigurt për ta. Përderisa asgjë nuk është e pafalshme, i takon Nexhmije Hoxhës, të ndërgjegjësohet e të kuptojë (me gjithë moshën e saj të respektuar meqë realisht është shumë aktive), që duam apo s’duam, ajo është ne dhe ne jemi ajo, duke shpresuar që kjo ta qetësojë dhe ta motivojë një herë në jetën e saj të mbledhë të tre fëmijët pra bashkë me Sokolin, që tashmë janë gjyshër e të funksionojë familja të paktën si institucion me tolerancën e domosdoshme të mendimit ndryshe me gabimet e të mirat e secilit, që do të thotë që R.Alia edhe duke duke qenë midis nesh, të mos mund të na ndajë. Për këtë Nexhmie Hoxhës i duhet qoftë edhe një sekondë në jetë të jetë nënë e vërtetë, pas së cilës do të harrojmë gjithçka për të na lënë kujtime të paqme. Por kjo nuk mund të bëhet me stilin cinik të letrave, (vetem per maskim propagandistik) sikur të mos ketë ndodhur kurrë asgjë, zakon i përjetshëm i saj për të mbyllur problemet, sikur të ishim qënie pa shpirt dhe jo më kaq të traumatizuar prej saj. Kjo është një thirrje e vjetër që e kam ezauruar me të gjithë anëtarët e familjes që në 86, një vit pas vdekjes së Enver Hoxhës, kur nga goja e Pranverës mu tha (edhe pse e dija) : që nuk të duam !. Për mua s’ka asnjë problem të qëndroj mënjanë, por ka shumë problem që të jenë të lidhur normalisht femijet e Enverit e me sinqeritetin që kerkon Sokoli. E ndërgjegjshme se hapja ime publike konsiderohet skandal dhe ilaritet publik, që nuk pajtohet edhe me formimin dhe etikën time, po e bëj nga dhimbja që është më e fortë se unë. Sepse nuk e shikoj vetëm si çështjen tonë, por si çështjen e të gjithëve. Përsa i përket hapjes së problemit të familjes së Enver Hoxhës në publik, kështu siç kanë ardhur punët, këtë nuk e quaj turp, por transparencë me bindjen tonë që edhe vetë familja e Enver Hoxhës, edhe vetë Nexhmia është viktimë e politikës, konkretisht e Ramiz Alisë, madje dyshoj se është edhe viktimë e metodave të presionit të tij (siç mendojmë të ketë ndodhur me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun) viktimë e llogjistikës së krimit që përmbante sistemi në luftën për pushtet. Sokoli dhe unë këtë që po bëjmë e quajmë një mundësi zbardhjeje të errësirës që na ka pushtuar të gjithëve, apo operacion final pwr transparencw duke shpresuar në mirëkuptimin në mos edhe mbështetjen (nëse mundet) të shpirtit të emancipuar shqiptar, që nuk vjen vetwm nga elita e shoqërisë, por nga populli.
|
 |

|
|
 |
|
Kush e shiti kryengritjen e armatosur të Kosovës në 1979
Vështrim historik pak i njohur (12 tetor 2005)
Për vetë Kosovën e cila meriton jo thjesht mbështetje morale mbarëkombëtare, por të shtetit mëmë shqiptar, duhen këto radhë për të shpjeguar se si është sabotuar mizorisht çështja e pavarësisë së saj dhe e bashkimit me Shqiperinë prej Ramiz Alisë. Sidomos pas prishjes me Jugosllavinë, prioriteti i Enver Hoxhës ka qenë Kosova. Në KQ të PPSH ishte strukturuar “sektori special” që mbulonte e madje drejtonte në sekret të plotë zhvillimet në territoret shqiptare jashtë kufirit. Organi shtypit i posaçëm, gazeta “Slloboda”, formuluar prej këtij sektori, shpërndahej jashtë dhe brenda kufirit për emigracionin politik jugosllav (shqiptarë me nënshtetësi jugosllave kundër regjimit të Titos) strukturë kjo që pati jetëgjatësi deri në 1953 bashkë me Stalinin. Mbështetja nga jashtë ra, ndërsa Hrushovi ndoqi politikën pro jugosllave. Pas viteve 60 me daljen nga Traktati i Varshavës u shtrua në rend të ditës çështja e shqiptarëve jashtë kufirit. Mbështetur fuqishëm prej hovit të madh të lëvizjes komuniste m-l në botë. Në vitet 70 marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin kurorëzuar pozitivisht me shkëmbimet e delegacioneve në fushën e kulturës e arsimit midis Kosovës dhe shtetit amë. Kështu tashmë veprimtaria me shqiptarët jashtë kufijve ishte legale përveç se asaj ilegales me synim të caktuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërkaq lëvizja e përgjithshme ndërkombëtare m-l, përbërë nga grupe të majta në Evropë e pse jo deri në Amerike, përveç se shqiptarëve jashtë kufijve, mbanin lidhje me PPSH dhe e mbështesnin për synimin “KOSOVA REPUBLIKË”. Këto zhvillime sollën domosdoshmërinë e sektorit të posaçëm ne KQ. Zhvillime që nxitën kundër reaksionin e UDB dhe politikës shtetërore jugosllave. Meqenëse orientimi i PPSH ishte unifikimi i të gjitha grupeve atdhetare jashtë Shqipërisë në një parti të vetme me program preçiz “Kosova Republikë”, fundi i viteve 70 shënoi reprezalje me gjyqe politike e vrasje në kufi të liderëve kryesorë të lëvizjes për çlirimin e saj si Gërvalla etj etj. Pikërisht kur po ariheshin përpjekjet për unifikimin e të gjitha grupeve , për rebelim masiv por të organizuar politikisht e ushtarakisht, brenda në Kosovë, por sidomos me gatishmërinë totale edhe ushtarakisht nga shteti mëmë ndodhin çuditshëm gjëma me karakter kombëtar. Të tilla në Kosovë, e po ashtu edhe brenda vendit, arsyet e të cilave do të zbardhen gradualisht me refleksione e analiza, dëshmi e deduksione, kundrejt mbylljes hermetike të dokumentimit të tyre nga arkivat, apo nga falsiteti i aktorëve të mbetur ende gjallë si Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha. Në vitin 1979 vdes në mënyrë spektakolare Hysni Kapo, pikërisht në Paris në prani të buzëqeshjes së Ramiz Alisë. Pikërisht kur Këshilli i Mbrojtjes në mbledhje të posaçme hartoi dhe miratoi planin ushtarak për ndërhyrje në rast nevoje për çlirimin e Kosovës. Çka ajo do ta kërkonte vetë nëpërmjet kryengritjes së armatosur. Në se në vitet 80 rezultojnë gjithmonë e më shumë të vrarë drejtuesit kryesorë te çlirimit të Kosovës , në pranverë të 81 dështon kryengritja e armatosur e Kosovës, përgatitur me kohë me përkushtim e me sakrifica sublime të krerëve të saj. Thuhet se kryengritja dështoi se u shit nga vetë shteti shqiptar, ndërkaq që “vritet” Mehmet Shehu që kryesonte planin sekret të mbështetjes ushtarake të kryengritjes së brëndëshme Kosova Republikë.
* * * Pikërisht në këtë kohë kemi intrigën e fejesës së djalit të Mehmet Shehut e vërtetuar tashmë si e detyruar, për ta djegur si figurë deri në “vetëvrasje” ndërkohë që përgjigjej drejt për së drejti për organizimin ushtarak në mbështetje të Kosovës. Cili do qoftë realisht Mehmet Shehu, (apo edhe gruaja e tij, agjentë sllavo-serbë ) tragjedia ndaj tij është tragjedi kombëtare, se u përdor pikërisht në sabotim të çlirimit përfundimtar të Kosovës, marrë përsipër personalisht nga Enver Hoxha. Paralelisht për të minuar gjithashtu njëherë e përgjithmonë PPSH nga brenda, në dobi të boshnjakut Ramiz Alia ( apo Aliagoviç pa e njohur kërkush të tillë atëherë, i kompleksuar së fundi të këmbëngulë në media, se rrjedh nga një familje denbabaden shkodrane, pa guxuar ti përgjigjet drejt për së drejti zbulimit të origjinës së tij të vërtetë). Alia, aktivisti më pasionant pro jugosllav i PPSH , i pyetur jo pa qëllim në prag të jubileut të 80 të tij, pikërisht në se tragjedia e Mehmet Shehut është përdorur për të sabotuar Kosovën , paturpësisht bën konkluzionet duke mohuar jo vetëm qëllimin por edhe projekt planin e PPSH për gatishmëri organizative dhe ushtarake deri në intervencion të Shqipërisë përkrah Kosovës së ndezur për çlirimin e saj në 79. Më konkretisht ai mohon t’i jetë ngarkuar kjo përgjegjësi Mehmet Shehut automatikisht si kryeministër i Shqipërisë. Ai gënjen e mashtron poshtërsisht duke i konsideruar këto si fantazi e aventura që as s’mund të hartoheshin e as mund të ndërmerreshin. Çka e përsërit për të qenë më i besueshëm edhe për masakrën e Tivarit (ndaj nacionalistëve shqiptarë konsideruar bashkëpunëtorë të pushtuesit, duke ja lënë fajin PPSH, ai lan duart si gjithmonë) : “Luftë me jugosllavët nuk kemi kërkuar, nuk kemi bërë dhe nuk mund të bënim” (1 tetor 2005 , Ramiz Alia në një të përditshme) . Por ç’duhet të ketë bërë ai me dokumentacionin përkatës, që vërteton planin e PPSH për Kosovën në vitet 80 ? Për çka të skandalizon kopsitja e problemit me palën jugosllave, që tragjedia ndaj Mehmet Shehut të kishte aspekt vetëm të konfliktit të brendshëm dhe absolutisht jo lidhje me Kosovën. Menjëherë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, çka do të thotë që e prisnin (siç edhe e kishin urdhëruar) agjencia shtetërore jugosllave TANJUG jep lajmin e çuditshëm që kryeministri shqiptar në tentativë të vrasë në grindje e sipër Enver Hoxhën, vritet nga rojet e tij, sa gjaku i tij spërkat syzet e sekretarit të parë të PPSH (diversion e tymnajë e UDB mbi të vërtetën).
Kosova në fund të viteve 80
Nuk ka nevojë për tu komentuar dhe analizuar këto zhvillime kur abandonimi me cinizëm përsëri i çështjes kosovare tashmë është lakuriq: “Kosova është në pragun e shpalljes së kushtetutës. Është punë e tyre, ne kemi programin dhe platformën tonë” (Ramiz Alia mbledhja e Byrosë Politike të PPSH për pluralizmin 1989). Shteti shqiptar i dobësuar prej tranzicionit traumatik sipas skenarit të vetë Ramiz Alisë, s’mundi ti ndodhej garant (siç do të kish bërë Enver Hoxha) përveç se për strehimin e refugjatëve kosovarë, as në rastin e bombardimit prej NATO-s. Pozicioni i ministrit të jashtëm sot paralajmëron një mosmbështetje në vazhdimësi cinike dhe flagrante qoftë dhe në planin moral dhe psikologjik, premisë për përçarje me popullin kosovar dhe distancim politikisht me krerët e tij. Pikërisht kur ata përfaqësuar nga Rugova (i sëmurur si për çudi në momentet më vendimtare po sfidon edhe vdekjen) kanë ezauruara të gjithë potencialin e rezistencës që nga ajo e armatosur e deri tek pjekuria e durimit për rrugë paqësore apo të filozofisë gandiste, për aspiratën e përgjithshme, pavarësinë e Kosovës. Në planin tonë të brendshëm situata është shumë më shqetësuese për mallkimin që ka rënë midis shqiptarëve sidomos që e majta të mos dali dot as kësaj radhe nga kthetrat e Alisë. Të terrorizuar kongresmenët e PS s’patën kurajë të votonin demagogjinë e “paketës” Rama, ndërsa votuan me shumicë gati të thellë panikun Rama, kundrejt “okupatorit” të pushtetit Berisha, ( sikur të mos jetë alternativë shqiptare) madje për faj të tyre. Çka veç zhvillim demokratik nuk premton. Pra shteti mëmë mbetet shumë larg Kosovës (si padashur ) së qëni larg për vete nga standardet euroatlantike , çka do të thotë me logjikën e mafies politike të brendshme por dhe të jashtme shovene franko sllavo sërbe të Ramiz Alisë : “kur s’jemi mirë për vehte si do jemi për Kosovën” ?
|
 |
 |
|
 |
|
Farsa Shtraus
Ardhja e djalit të Shtrausit këto ditë (gusht 2006) në Shqipëri revokon me të drejtë çështjen që trajtohet në media si shansi humbur për hapjen e Shqipërisë drejt perëndimit (lënë në heshtje qëllimisht në favor të Alisë. Hapja ishte projektuar prej E.Hoxhës, zgjedhur posaçërisht nga ai autoritetin e lartë bavarez Shtraus që prej viteve 82-83 e realizuar në 84 me vizitën e parë të tij. Dëshmuar prej nesh publikisht nga çna ka thënë vetë E.Hoxha në prani të N.Hoxhës). Një nga çështjet më të mprehta kjo për tu zbardhur që çuditërisht detyroi në të kundërt mbylljen hermetike, ecjen mbrapsht në ortodoksinë ideologjike dhe më keq edhe në atë ekonomike, pas vdekjes së E.Hoxhës. Elementë fasadë e ornamentalë të hapjes filluan vetëm drejt 89-90 kur ishte e sigurt se komunizmi humbi si sistem politik. Pra Tirana ishte jo vetëm e vonuar nga deviza gorbaçioviane (Katovicë, 87) por bënte hapa false, siç vazhdon me program saktësisht të diktuar nga interesat antishqiptare dhe sot. Pikërisht kjo temë është trajtuar nga Sokoli në ZONE E LIRE e analizuar më hollësisht nga unë në shtyp. Për hir të të vërtetave të pakundërshtueshme që ne vërtetuam publikisht që, R.Alia sabotoi qëllimisht çështjen Shtraus, sot media në tërësi edhe pse gjithmonë në mbrojtje të tij, sidoqoftë nuk guxon të bëjë më deformime ekstreme të çështjes veç ta trajtojë globalisht : si fatalitet i një shansi të humbur shqipëtar prej regjimit komunist, ngurtësia e të cilit e lodhi deri në tërheqje predispozitën gjermane. Por si në përrallat e fëmijëve (të vjetra me gogol dhe të rejave me dinosaur ) , “Tirana Observer” (20 mars 2007) pasqyron intervisten e djalit të Shtrausit me titullin : “Enveri refuzoi ndihmën e 100 milion markave në vit” me gënjeshtrën skandaloze redaksionale për cilëndo mëndje shqiptari që e ka jetuar atë kohë: Ne mesin e viteve 80 E.Hoxha i refuzoi Gjermanise nje ndihmë ekonomike prej 100 milion markash në vit.Kjo për shkak se shteti shqiptar në atë kohë nuk e pranoi ndihmën për zhvillim nga ana e Gjermanisë Perendimore, pasi Shqipëria sipas diktatorit Hoxha ishte nje vend i zhvilluar ekonomikisht” . Kur ardhja e Shtrausit sa ishte vetë E.Hoxha gjallë donte të thoshte qoftë edhe në gjuhë “përralle” që Shqipëria kërkon të hapet drejt perëndimit, kësaj rradhe medoemos.Kurse dështimi i saj pas vdekjes së E.Hoxhës ka ngritur pyetje, madje retorike tepër flagrante. Enver Hoxha dhe Shtraus
Vetë “Panorama” ka zbardhur dokumentacionin përkatës jo vetëm të debateve në KQ të PPSH në bisedimet për Gjermaninë (12 /8/2006 e në vazhdim për disa ditë), por edhe të gjitha takimet zyrtare midis palëve : si qëndrimin e M.Myftiut, A.Çarçanit e F.Çamit. Edhe nga dokumenti i KQ për bisedimet me Gjermaninë del se E.Hoxha është dakort me kredite në vënd të reparacioneve të luftës. Madje ai personalisht zhvillon idene. E.Hoxha: “në qoftë se gjermanët hezitojnë për të na kthyer demshpërblimet e luftës, atëherë le të operojnë si në rastin e Jugosllavisë që po ja kthejnë në formën e kredive me interes ekonomik” Per sa kohe që E.Hoxha jetonte (84-prill 85) R.Alia në mbështetje të detyruar të urdhërit të tij, nëpërmjet Sofo Lazrit, drejton grupin shqiptar të punës që të përafrojnë qëndrimet me ato të palës gjermane qoftë edhe me mënyrën e lëvrimit të dëmshpërblimeve për Jugosllavine, Polonine dhe Izraelin nëpërmjet kredive me interes ekonomik. Kjo ishte thjesht një mundësi tekniko-reale prej Gjermanisë e krejt e pranueshme nga pala shqiptare . Ne rastin më minimal të nihilizmit, pengesës apo mospëlqimit nga pala gjermane E.Hoxha hiqte dorë së ngrituri çështjen e reparacioneve jo vetëm teknikisht (propozuar nga pala gjermane shlyerje në formën e kredisë) , por dhe nga vetë vlera ekonomike e kredisë lënë në dëshirë të palës gjermane, për ti dhënë rëndësi të dorës së parë pra kuptim të qartë politik hapjes drejt perëndimit, pranuar edhe deri lëshime ideologjike e ndryshime në kushtetutë. (Thënë këtë edhe Sokolit e mua në prani të N.Hoxhës) . E.Hoxha insistonte dhe mbetej i pakënaqur me ecurinë e zhvillimeve drejt marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë që ti gëzonte edhe vetë sa ishte në jetë. I vlerësojmë si realiste qëndrimet dhe vëzhgimet qoftë dhe retrospektive të djemve të Shtrausit për çka ata janë dëshmitarë drejtpërsëdrejti. Deklarata e djalit të Shtrausit në “Opinion +” se shteti shqiptar refuzoi ndihmën e propozuar nga Gjermania prej 100 milion markash (takimi Shtraus-Foto Cami, vjeshtë 85 shën. im) pas vdekjes së E.Hoxhës është e vërtetë. Vetë R.Alia i detyruar të jepte shpjegime një apo dy vjet më parë (në ABC e “Opinion”) gënjeu kur “ngushëlloi” popullin madje me “besnikërinë ndaj E.Hoxhës”, që pala shqiptare bëri çmos e gatshme për ndryshime edhe në kushtetutë por realisht Gjermania na la në baltë, se oferta e saj për kredi ishte e papërfillshme dhe qesharake . Jorgo Melica , kreu i Komitetit te Marrëdhënieve me Jashtë në vitet 83-92 në “Tirana Observer”, 21 mars 2007 nuk mund të heshtë që “ bisedimet që u zhvilluan në Vjenë zgjatën gati 2 vjet (84-85 shënimi im) deri sa u ra dakort për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.....Te dy palët dëshironin të zgjidhnin problemet që egzistonin , dhe të zhvillonin bashkëpunimin ekonomik,kulturor dhe shkencor, sepse për Gjermaninë Shqipëria ishte një vënd me interes dhe leverdi” .
Ramiz Alia dhe Shtraus
Pra Melica pohon që bisedimet zgjatën (çka e mërziste Enverin që kërkonte zgjidhje urgjente), por megjithatë kahu i zhvillimeve pasqyrohet drejtësisht sipas porosisë së E.Hoxhës. Befas Melica vazhdon të rëfejë në vijim kohor (vjeshte 85, pas vdekjes së E.Hoxhës shën.im) : “Shqipëria donte të kishte përfitime ekonomike dhe ndihma por pa lëshuar nga ana ideologjike, pa shkelur “parimet”, pa ndryshuar kushtetutën për ndihma dhe kredi dhe pa ndryshuar qëndrimin ndaj fesë e të drejtave të njeriut ” I papërgjegjshëm Melica në kontradiksionet e tij ? Jo.! të bësh analizën kohore rezulton që Melica pranon vetë që fill pas vdekjes së E.Hoxhës Shqipëria ka ndëruar qëndrim të programuar në kundërshtim me punën e porosinë e E.Hoxhës në vitet e fundit të jetës për domozdoshmëri hapjeje politike me lëshimet e nevojshme ideologjike. Është trajtuar si nga Fevziu si mospërfillje e Shtrausit për të takuar E.Hoxhën. Për takimin e parë zyrtar u caktua R.Alia nga vetë E.Hoxha (viti 84). Sic na ka thënë: ishin pikërisht lëshimet ideologjike skrupoloziteti i tij personal moral, ndaj motivuar diplomatikisht së qëni i motshëm dhe i sëmurë, E.Hoxha e Shtraus preferojnë për të mos u takuar drejtpërsëdrejti. Por Shqipëria e pas 11 prill 85 (dita e vdekjes së E.Hoxhës) me urdhër të Alisë u bë më e ngurtë, skeptike, kritizere e refuzuese ndaj ndihmave qoftë dhe “kushte” ideologjike që i ofronte Gjermania.
Nexhmije Hoxha dhe Shtraus ?!
Interesante në këtë çështje dhe jo vetëm për këtë pas 85 është deklarata kritike e N.Hoxhës drejtuar R.Alisë në date 20 nendor 1990. Në këtë takim R.Alia ligjëronte që ishte gabim vetëm prishja me Kinën në vitet 70 natyrisht referuar E.Hoxhës. N.Hoxha: “Ne i dhamë supremaci luftës ideologjike ,duhej të bënim nje manovrim, të mos i kishim prerë të gjitha urat “ ( Panorama 20 mars 2007 ) (Vrarje ndërgjegje e vonuar që kish shkuar kundër të shoqit dhe keqardhje që jo të gjitha fajet janë të tij ? Apo përgjegjësi për gjithçka e R.Alisë dhe ajo ishte e detyruar ta mbështeste dhe pa pëlqimin e saj ?) Kjo është një resume e produktit mediatik që vetë R.Alia e organizon pa mundur dot më prej zhvillimeve dhe ndërgjegjësimit të opinionit publik të kontrollojë se kur mund të fshihet vërtet pas N.Hoxhës e kur pëson bumerang
* * *
Retrospektivë
Mynih-vjeshtë 1985 . Enver Hoxha kishte vdekur ne prill 85
F. Çami në takim me Shtrausin merr lajmin e gëzuar nga ai që Gjermania i akordon ndihmë Shqipërisë prej 120 milion markash si fillim. Shtraus vazhdon : “Tashmë Shqipëria ka një pozicion të caktuar në buxhetin tonë, që do të thotë se çdo vit këto fonde do të vazhdojnë të riten nga 200 deri në 300 milion marka” (Panorama 15 dhjetor 2006) . Foto Çami i përgjigjet : Jam këtu jo për të lypur lëmoshë, por për të këmbngulur që Gjermania të na ktheje reparacionet e Luftës së Dytë Boterore.” Çka e zëmëroi pa masë Shtrausin sepse pas 2 vjet bisedimesh, deri në vigjilje te lidhjes së marrëdhënieve diplomatike shkuan në zero prej kthesës së papritur të presionit absurd e të patolerueshëm nga qeveria e Tiranës. Për tu mbyllur hermetikisht jo vetëm si ideologji por edhe ekonomikisht ndaj çdo mundësije ndihme për Tiranën. Poshtërsia më e madhe është ajo e manipulimit apo formulimit të anës së prapme të medaljes. Të shpjegimit nga ana e Partisë-Shtet përpara popullit të ngazëllyer, se përse negociatat dështuan. Do ti takonte vetë F. Çamit si sekretar i KQ te PPSH për ideologjinë e edukimin (zëvëndësuar R.Alinë, ky tashmë zëvëndësuar E.Hoxhën si sekretar i pare i PPSH, por njekohësisht më shume si ai edhe president i RPSSH) të deklaronte farsën në konferencë shtypi . I zymtë i pasigurt dhe i friksuar (siç e perceptova unë, në atë kohë nën drejtore e ATSH) F.Çami, fillozof e intelektual i shquar e politikan i moderuar , (pse jo nga Byroja Politike afër profilit perendimor për kohën), me sytë poshtë s’arin të artikulojë një deklaratë konkrete së paku klasike, as në formë e jo më në përmbajtje. Ai u përpoq të belbëzonte vetëm pyetje retorike befasuese për shtypin, që do të qenë edhe më shokuese për shpresat popullore, : Që me Gjermaninë s’doli gjë, se së fundi ata na kishin vënë kushte , hapjen e Shqipërisë drejt perëndimit, rivendosjen e fesë e të drejtat e njeriut. Por a mund Shqipëria ti bënte këto ?”. Askush nuk përgjigjej . Kthyer situata përmbys, F. Çami vazhdonte : “Sa për ndihmat edhe ato nuk na i lejon kushtetuta. Para një situatë të tillë hë si mendoni ju a bëhet gjë ?!”. Pa pritur përgjigje i sigurt që s’do të mund të kishte përgjigje (mos o zot se guxonte njeri !) u ngrit e doli me pamjen e nje të sëmuri. Të çmeritur shihnim njeri tjetrin pa folur dhe u larguam heshturazi me dëshpërimin e sigurt të secilit sikur na kish vdekur kush. F. Çami është i vetmi antar i Byrosë Politike që ka dhenë dorëheqjen për të dalë në pension si qytetar i thjeshtë pa pritur rënien e komunizmit. Gjithmonë e kam vuajtur situatën e tij dhe vlerësuar shumë dorëheqjen. Qartësisht e mundëshme kjo edhe pa hakmarjen e R.Alisë, sepse F.Cami siç dinte shumë ashtu edhe kishte zbatuar besnikërisht urdhërat e tij. Me sa duket nuk ja mbante më tutje ndërgjegja. Biseduar në kthim në shtepi për këtë thagmë dramatike me N.Hoxhën, (atehere me bindjen që nga ajo s’varej gjë por e ka për detyrë të rezistonte tek R.Alia) ajo siç bënte shpesh në të tilla raste, duke më parë vëngër u ngrit e iku sikur të mos kishte dëgjuar asgjë.
|
 |
 |
|
 |