Thuhet : më mirë vonë se kurrë. Nuk e solla si justifikim përligjien e përgjithëshme për të vërtetat njerëzore që duhet të dihen medoemos sado të jenë vonuar, sado të jenë penguar përderisa edhe vonë ato sjellin avancën e tyre në njohjen, pasurimin shpirtëror e ndërgjegjen e njerëzimit. Pse flas sot, më pyesin. Sepse kur njohja e të vërtetës bëhet e pashmangëshme ajo ringjall. Dhe ky ishte momenti. Ndodh që të vërtetat njerëzore të konservohen qëllimisht për kohën më të përshtatshme, kur zbardhja e tyre të jetë e paevitueshme, kur kjo sjell vetëm mirë. Edhe të konsideruarat “të vërteta që vrasin” , e kanë një kohë limit pas së cilës vetëm ringjallin. Kjo kur ato shkarkohen nga efektet anësore negative sociale, psikologjike, politike, bashkëshoqëruese të kohës përkatëse. Për të dhënë kur duhet vetëm vlerën objektive të informacionit të rezervuar si sekret, që duhet ditur si çdo e vërtetë e rëndësishme humane, për tu kthyer në forcë rigjeneruese. Kjo ka qënë filozofia ime duke konsideruar për më tepër që është koha vetë ajo, që objektivisht do të flasë në favor ose jo të dyshimeve, të dëshmive dhe të vërtetimeve tona të mprehta. Meqënëse shqetësimet tona janë konsideruar me cinizëm si paranoja të miat, çështja u konsiderua nga Sokoli e unë vetëm e jona, arësye për t’ja lënë aq më shumë kohës. Nuk ka qënë e thjeshtë as si analizë e zhvillimeve e as të jetoje nën presion kryesisht psikologjik pas kësaj, por kishim vetëdijën që cilido që ndërmer çështje kaq delikate, do apo s’do bëhet çështja vetë. Kjo dramë s’mund të na thyente, përvec se na bëri të kuptojmë me shumë hidhërim se dyshimet tona ishin të drejta, së çështja duhet të ketë qënë më e thellë nga se e mendonim. Pra maturia solli edhe më tepër nga ç’kishim pritur që: Kohë e vonuar, çështje më e përparuar drejt të vërtetës së pashmangëshme. Sepse e vërteta që ringjall nuk ështe një fabul sado e rëndësishme e thelbësore, qoftë edhe fatale e kaq. E vërteta që ringjall paska qënë një operacion i tmershëm në retrospektivë për tu studjuar e aktualisht në rrezik për tu jetuar. Një tjetër kujdes apo skrupul filozofiko moral, nisur gjithmonë nga pozita ime sociale, ka qënë përgjithësisht etika e rezervimit për tu shprehur publikisht për fenomene shoqërore me tendenca negative që mpleksin pazgjithmërisht të shkuarën, të sotmen e të ardhmen. Kjo sidomos nën inisiativën, mbartjen e madje zhvillimin e këtyre tendencave nga autoritete që për meritat e tyre, vlerësuar së pari në ndërgjegjen time si pasuri shpirtërore kombëtare, luajnë pikërisht një rol vendimtar negativ në shoqëri. Nxitur shpesh vetëm nga egoja e tyre duke shpërdoruar, që kombi ju ka besuar nderin dhe dinjitetin e tij. Ndaj kjo prishje regulli nga ana ime sot vjen në sajë të ndërgjegjësimit psikologjik në raport me shoqërinë, ( së dhunuari sistematikisht e intensivisht pikërisht në etikën time si thelbi i kujdesit ndaj shoqërisë në përgjithësi e individëve në vecanti). Dhunim ky tendencioz prej “korifejve” që më transformoi në faktor social. Paradoksalisht me thirrjen që ju bëja atyre për të qënë rilindasit modernë, për çfarë pati e ka shumë nevojë Shqipëria e pas viteve 90. Në se ka një çështje shqipëtare sot, ajo është tepër madhore në shkaqet e saj që s’kanë më të bëjnë as me ideologjitë , as me sistemet, as me mbeturinat e tyre, por me antishqiptarizmin në thelb. Këtu nuk dinë të ndalen këta “korifej”. Përkundrazi e thjeshtojnë duke e stigmatizuar të keqen globale tek simboli komunist Enver Hoxha dje e posaçërisht familjarët e tij sot. Të vërtetat që ringjallin duhen demostruar publikisht. Ky ishte çasti kur kuptova që s’kisha bërë asgjë për vete por veç për të tjerët në boshllëk (në rreth të mbyllur). Për çka dinin vetëm ata që akuzoja, për çka edhe rrezikoja. Ky është momenti kur kuptova që s’kisha bërë asgjë për vete por sidomos asgjë për të tjerët. Ndaj duhej akuzuar hapur.
Liliana Hoxha
1 shtator 2002
|
 |

|