CILI KA QENE ESATI


Esati. i biri i Ali be Toptanit. lindi në Tiranë rreth vitit 1860. Vëllai i
tij. Gani beu, ishte katër vjet më i madh. Që në fëmijëri, ai dallohej për
karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i
tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një
ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do
ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht.

Kur u rrit, Gani beu sillej në Tiranë si një cub i vërtetë, duke ngjallur
terror ndërmjet miqve dhe armiqve të tij. Në një çast të caktuar, ai u
detyrua të arratisej në Greqi për t'i shpëtuar ndjekjes së qeverisë osmane:
ky ishte fillimi i karrierës së tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo
arratisje, së cilës i kushtonte një rëndësi politike, e tërhoqi atë në
Konstantinopojë dhe e futi në batalionin e truprojës së tij.
Në Konstantinopojë, Gani beu u tregua shumë pak skrupuloz dhe bënte
njëjetë të shthurur; një rivalitet lindi ndërmjet tij dhe Xhavit Beut,
djali i vezirit të madh të asaj periudhe, Halil Pufat Pashës dhe Gani
beu gjeti vdekjen një mbrëmje në Pera, nga dora e një personi të quajtur
Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i përmendur më lart.
Kjo vrasje mbeti e padënuar, gjë që bën të mendohet se Abdyl Hamit
Beu ishte lodhur nga i përkëdheluri i tij.Esati ishte rritur në Tiranë
dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi
të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete
kurdoherë të paligjshme.
Pasi gjeti mjetin për t'u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës,
guvernator i Durrësit (i cili nuk duhet ngatërruar me homonimin e tij,
vrasësin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që
i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar. Rreth vitit 1895, ai u
emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; ky post i
kushtoi atij 1500 lira turke të cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha.
Atë që në Tiranë e kishte bërë në mnënyrë të paligjshme, filloi ta bënte
hapur dhe në mënyrë zyrtare në Janinë. Dervish Pasha ishte në atë kohë i
plotfuqishëm në Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund
t'i lejonte vetes, pa u ndëshkuar, gjithçka, megjithëse ky post ishte sa
fitimprurës aq edhe i rrezikshëm.
Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave. që
zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori
prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës Greko-Turke të vitit 1897, ai i
grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti dhe pasi mbërriti në
Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës, i dha një hov më të
madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe
prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i
kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e
të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Eshtë e pamundur të
bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
Për këtë, ndër të tjera. mund të përmendim: ai arriti të grabiste
manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Përmetit); i grabiti 900 lira turke
Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesë së Kostanit; 640 lira baba Abedinit,
dervishit të Teqesë së Frashërit; 1200 lira vëllezërve Xhelal dhe Mehmet
bej Këlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.
Pas vrasjes së vëllait të tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej,
dërgoi në Konstantinopojë shërbëtorin e tij të quajtur Haxhi Mustafa,
lindur në Krujë, i cili vrau Xhavit Beun, në mes të Urës së Gallatës.
Vrasësi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumë
butësi; ai, në burg, ishte një shef i vogël e pak kohë më vonë u lirua dhe
u caktua rojë në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo merret me mend se
Hamit Beu ishte i kënaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i
njohur nga të gjithë si autori i vërtetë i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.
Por, pak nga pak, marrëdhëniet e tij me qeverinë e përgjithshme të
Janinës, Tatar Osman Pasha, u tendosën dhe për shkak të një skandali që
ndodhi ndërmjet të dyve. Esati u transfema në Shkodër, gjithnjë me detyrën
e shefit të xhandarmërisë. Ky ishte një rast për tiranin që t'u diktohej
bashkëpatriotëve të tij, mbasi ai banonte në Tiranë, në vend që të banonte
në qytetin e Shkodrës, në kryeqendër. Gjithashtu forca që kishte, i dhanë
atij mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk i pëlqenin, atyre që
mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë të tyre
mund ta shqetësonin. Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e
tij në Tiranë e Durrës,sepse, duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të
njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e liq dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve
të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit; kjo ishte mënyra e tij për
të garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.
Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij
në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit
dhe ndaj mënyrës së tij të administrimit, pra ai nuk mund të kishte
marrëdhënie të mira me personat e regjimit të ri dhe duhej në mënyrë
fatale të shinangej.
Por heroit tonë nuk i mungonte aspak shkathtësia: ai shkoi shpejt në
Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se
thonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e
përulura dhe premtimet e rrema i dhanë atij mundësi të hynte në shërbim
të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin
e deputetit të Sanxhakut të Gjirokastrës për Parlamentin Osman. Esati, i
cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Abdul Hamitit, këtë herë duhej të
mbështetej te armiqtë e Sulltanit.
Pra ai e kishte vendin në Dhomën Osmane, duke mos marrë asnjëherë
pjesë në të, duke mos dashur të luajë asnjë rol si deputet shqiptar dhe që
shqetësohej tepër pak për mbrojtjen e interesave të kombit të tij; ai mbajti
më tepër një qendrim servil me padronët e kohës, deri në atë pikë sa u.
caktua nga këta të fundit si anëtar i delegacionit që do t'i njoftonte Abdyl
Hamitit rrënimin e pushtetit të tij.
Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të
mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit kishin pushtetin; dhe kur
xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale,
dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u
shprehur armik i Talatëve, i Xhavitëve dhe i Xhahidëve. Pikërisht në këtë
çast nacionalistët e rinj shqiptarë hynë në lidhje me të në Konstantinopojë:
ai premtoi ndihmën e tij për lëvizjen antiturke që zhvillohej në Shqipëri
(fillim i vitit 1912). Megjithatë. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe
oportunist, nacionalistët u treguan të kujdesshëm dhe nuk u bazuan plotësisht
në fjalën e tij.
Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin
Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e qeverisë liberale të Myftar
Pashës. Esati u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë
detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazesve, që rrethuan qytetin
eShkodrës (1912-1913).
Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Bej (më
parë quhej Hasan Riza Pasha). 1 konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe
duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin
malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në Kështjellën
e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t'i bënte ata të
marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë
e tyre. Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë (28 Nëntor 1912)
dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës)
se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre.
Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati
të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esat
Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman
Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esatit.
Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një
kundërshtar i komitetit "Bashkim e përparim" dhe se ai donte të vinte
kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetër, shefi i
shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë
të tjerë, një fanatik unionist; Esati donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për
ta zëvendësuar vetë atë dhe Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një
armik të partisë së tij; Esati dhe Kiamerani u morrën vesh deri në fund,
domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913.
Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit
ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim
me malazestë, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin përballë forcash të
reduktuara dhe, për më tepër, mbretit Nikita i ishte dorëzuar ultimatumi i
Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë rrethimin. Esati, pra, kishte shumë
mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të
kapitullojë duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak.
Por qysh nga ajo periudhë ka pasur zëra se gëzimi i Esatit kishte shkaqe
të tjera nga ato të "Ndereve" ushtarake dhe se një shumë prej 600 000
frangash iu dha nga malazezët. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e
ndihmuan në ambicjet e tij personale; po ditën e kapitullimit të qytetit,
malazestë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë.
Megjithatë Esat bej Toptani u mjaftua. në fillim, të tërhiqet në Tiranë, me
ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra.
Ai kënaqej me përfitimet dhe intrigat që thurte, duke përkëdhelur
pasionet e ulëta, fanatizmin fetar të klasës reaksionare dhe duke mos u
sprapsur përpara asnjë premtimi, përballë asnjë mjeti terrorizimi.
Por, pak nga pak, u përvijua qëndrimi i tij: ishte e qartë se ai ishte
nxitur nga sllavët dhe grekët, duke u premtuar të parëve Shkodrën dhe të

dytëve, Shqipërinë e Jugut. Ai nuk gjente në vend shumë përkrahës, por
përdorte forcën që i siguronin shqiptarët e Dibrës dhe të Ohrit, rajone që
ishin aneksuar së fundi nga serbët dhe të cilëve u prerntonte çlirimin e
vendit të tyre. premtim mashtrues që merrte një ngjyrë të vërtetë nga
diskutimet e serbëve. të cilat linin të shpresohej për evakuimin e Dibrës
dhe Ohrit në rastin kur Shqipëria do të njihte Esat Pashën. Për më tepër,
duhet nënvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndërmjet Dibrës dhe Ohrit u
shkatërruan nga serbët - tetor 1913- Esati gjeti një pretekst më shumë për
arratisjet e tij në Tiranë dhe në rrethinat e saj.
Duke e ndjerë veten të fortë nga kjo mbështetje, Esati e shpalli veten të
pavarur nga qeveria provizore e Vlorës. Rusia pa dyshim mbështeste Esatin
dhe Italia nuk vonoi ta tërhiqte atë në sferën e saj me shpresën për t'ia
kundërvënë Austrisë dhe për të kundërshtuar ndikimin e kësaj rivaleje.
Në fillim të muajit mars 1914, princi Vid mbërriti në Durrës: një
delegacion kishte shkuar në Nenvid për t'i ofruar kurorën e Shqipërisë,
delegacion në krye të të cilit ndodhet Esati: ky gjest i tiranit të vogël nuk
mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnjë iluzion për të; dihej se ai
vazhdonte të mbante interesin të gjallë me rifillime gjyqesh, me fanatikë
hajdutë dhe keqbërës dhe ishte e qartë se ai do të përfitonte nga rasti i parë
për t'u deklaruar edhe një herë.
Ai u deklarua herën e parë, kur shpërtheu çështja e Perandorisë; dihet
se, mbasi Greqia nuk donte t'u bindej vendimeve të Konferencës së Londrës
dhe të evakuonte Shqipërinë e Jugut (Korça dhe Gjirokastra), ajo përdori
një komedi kriminale, të quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipërisë
300 fshatra të djegur e të bërë shkrumb e hi nga grekët. Jugu kërkonte
përforcime me armë e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizëm; synimi
i ndjekur ishte evident: bëhej fjalë për të mbrojtur grekët, për të dobësuar
Shqipërinë, për ta reduktuar atë (sidomos krahinatjugore, të cilat e kishin
njohur atë si shef xhandarmërie dhe ishin shumë kundërshtarë me të) dhe
për të arritur t'i imponohej Shqipërisë së vogël qendrore.
Por, pak kohë më pas, tradhtia e Esatit mori një karakter edhe më të
rëndë kur u njoh bashkëfajësia e tij në trazirat që ndodhën në rrethinat e
Durrësit. Atëherë ai u arrestua dhe do të gjykohej e do të dënohej po të
mos ishte ndërhyrja e Italisë, që e mori në mbrojtje duke ua shkëputur nga
duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministër fuqiplotë i Italisë, urdhëroi që
ai të merrej me një anije italiane; para se të largohej nga Shqipëria, Esati
u angazhua, duke u betuar me shkrim, që të mos shkelte më në Shqipëri.
Por, pas largimit të princ Vidit nga Shqipëria, ky betim u harrua nga
Esati; ai shkoi nga Roma në Greqi e në Serbi dhe, me një forcë të rekrutuar
në territorin serb, u paraqit në Durrës. Veprimi i tij i parë ishte të shkonte
në pallatin e princit, të ndërpriste lidhjet e vendosura nga komisioni
ndërkombëtar dhe të bënte kërdinë me objektet e çmuara që ndodheshin
atje, objekte të cilat në pjesën më të madhe ndodhen edhe sot në Gjenevë,
në shtëpinë që Esati kishte marrë atje me qira.
Esati qëndronte me shumë vështirësi në Durrës ku u rrethua nga
popullsia, që do ta detyronte të largohej nga qyteti dhe Shqipëria. po të
mos ishin serbët që shkuan në ndihmë të tij, të cilët e zhblokuan, i dhanë
trupat dhe annët e nevojshme për t'iu imponuar shqiptarëve. Tirani përfitoi
nga kjo fuqi për t'u hakmarrë me armiqtë e tij - tridhjetë veta u ekzekutuan
dhe shumë u vranë: ndërmjet tyre përmendim Koxhatin, prefekt i Durrësit,
i cili ishte ftuar nga Esati në shtëpinë e tij. Pastaj mori urdhër
të shkonte në Dibër; por, sipas udhëzimeve të dhëna nga tirani, u ndalua
jashtë qytetit të Durrësit, u dërgua në pronat e Esatit dhe atje e vranë duke
i rënë me hunj, pasi e kishin futur në një thes!
Nuk duam të diskutojmë këtu për çështjen e ndihmës që Esat Pasha u
kishte dhënë serbëve gjatë tërheqjes së tyre dhe nëse kjo ndihmë është
vepër ekskluzive që i interesonte tiranit ose më tepër një aksion pa interes
i vetë shqiptarëve. Esati në kujtimet e tij, të cilat gazeta "Koha" i botoi dy
ditë pas vdekjes së tij, kërkon ta ketë vetë gjithë meritën dhe për këtë ai
nuk ngurroi aspak të blasfemojë kombin e tij. Ky ishte karakteri i vërtetë
i Esatit, për të cilin asgjë nuk ekzistonte dhe nuk duhet të ekzistonte jashtë
personit të tij.
Eshtë fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe
bamirës të tij, dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të
kërkojë strehim në Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar
i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër
dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua
mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i
dhanë një pension mujor prej 200 000 frangash për shpenzimet e të
ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin
tituj ministrash si dhe "taborin" i tij të famshëm.
Nuk ka asnjë arsye të fllitet keq për shqiptarët që përbënin taborin e tij
dhe që, në fund të fundit, ishin njerëz të guximshëm, të sinqertë dhe të
ndershëm; por nuk mund të thuhet e njejta gjë për shefin e tyre, i cili
mendonte vetëm për veten e tij, ndërsa ushtarët e tij mendonin më shumë
për atdheun e tyre. Këta njerëz nuk vepronin aspak nga vlerësimi dhe
konsiderata që kishin për Toptanin; në të kundërtën, prania e Esatit në
Selanik me të drejtë mund të konsiderohet si një incident fatkeq dhe nuk
u krijonte aspak besim shqiptarëve: dëshmitarë janë shqiptarët e Korçës,
të cilët kanë bashkëpunuar me besnikëri me trupat franceze. por që kanë
kërkuar me këmbëngulje që Esati të mos shkelte më në Shqipëri. Kështu.
edhe banorët e Gjirokastrës kanë luftuar krahas trupave italiane për t'i
shërbyer në këtë mënyrë çështjes së Aleatëve dhe asaj të pavaresisë së
atdheut të tyre.
Gjatë qendrimit të tij në Selanik, qëndrim shumë skandaloz, shtëpia e
tij, sikurse thuhej - ishte një vatër e vërtetë çrregulli, një shtëpi loje dhe
korrupsioni. Të rinj të Selanikut, me qëllim që t'i shpëtonin sherbimit
ushtarak, merrnin nga pashai certifikata të kombësisë shqiptare dhe
ushqime... etj; që intendenca ia dorëzonte pashait për trupat e taborit të
tij, të cilët i dërgonin te të preferuarit dhe të preferuarat, ose te shitësit me
pakicë. Për më tepër, ndodhi një skandal, ai i pagimit të taborit, i cili nga
pashai kërkohej në flori, por që ushtarëve iu dorëzua në kartëmonedha.
Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, që Republika kishte caktuar pranë Esatit,
duhet të dinë diçka lidhur me këtë temë.
Kanë dashur ta trajtojnë Esatin si aleat besnik të Francës, nuk kihej
parasysh se heroi ynë nuk e ka pranuar kurrë bindjen. Ai ishte një egoist,
qe zotëronte në një shkallë të lartë "egoizmin e mallkuar". Para së gjithash,
sidomos kur bëhet fjalë për personin e tij, ajo që injorohet është fakti se,
kur përfundimi i betejës së madhe i u duk i dyshimtë, ai u përpoq të
afrohej me perandoritë qendrore dhe filloi të hynte në lidhje me legatën
osmane në Bernë.
Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për një njeri të kallëpit të t)j,
për faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarët, ai
tradhtoi më në fund italianët dhe bëhet armiku i tyre për të kaluar në
kampin e serbëve.
Por shansi filloi të lodhet. Ishte fillimisht Anglia, që duke iu përgjigjur
një thirrjeje të Dhomës së Komunave deklaroi se nuk njihte asnjë funksion
zyrtar të Esatit (1918); pastaj, rreth fundit të vitit, Franca ndërpreu çdo
lidhje me të dhe u thirr Krajevski.
Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris; ai nuk kishte asnjë funksion
zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një
delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t'i
jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit.'
Jeta e tij në Paris mund të njihej lehtë: e dashura e tij i kushtonte më se
2 000 000 franga; me qejfe, automobil etj.; pa llogaritur shpërdorimet e
ujit nëpër qytete.
Po, përse e përdor ai këtë kohë dhe titullin e kryetarit të qeverisë
shqiptare e të delegacionit shqiptar, që ia cakton vetes? A e ngriti ai
ndonjëherë zërin kur vendi i tij kërcënohej të përçahej? Jo. ai argëtohet,
intrigon kundër vendit të tij, duke menduar vetëm për veten.
Fillimisht në muajin maj. katër shqiptarë. Inizot Koleci. peshkop katolik,
Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan në Paris për
të biseduar me Esatin dhe u përpoqën të depërtonin edhe një herë në
mendimet e tij. Dy shqiptarët e fundit, nga katër që ishin, qendruan në
hotelin "Kontinental" ku qendronte vetë Esati dhe që të katërt patën shumë
takime me këtë të fundit. i cili vazhdimisht u deklaronte se:
1- Serbia ijepte një pension mujor për shkak të simpatisë së kjo qeveri
kishte për të, por se këto shuma nuk ishin aspak një borxh i Shqipërisë.
2- Nuk kishte asnjë konventë ndërmjet vetë Esatit dhe Malit të Zi.
3- Në të kundërtën, ai u kishte premtuar serbëve një korrigjimtë kufirit
në favor të tyre dhe të bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bë kaq naiv
sa e dorëzoi vetë tekstin e marrëveshjes së tij me Jugosllavinë, ashtu
sikurse është paraqitur nga një memorandum i kësaj mbretërie në
Konferencën e Paqes.
4. Hasan Rizai në fakt ishte vrarë nga Osman Bali, por ai pretendonte
se kjo nuk ishte bërë aspak me urdhër të tij.
Nga ana tjetër. kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej të
hakmerrej me të gjithë armiqtë e tij politikë, në se do të arrinte ndonjëherë
të shkelte në Shqipëri.
Por ai e dinte mirë se nuk mund të shkonte në Shqipëri sepse do të
ndalohej. do të gjykohej dhe do të varej. Italia u akuzua pa të drejtë se e
kish bërë të pamundur kthimin e tij në Shqipëri. Gjë që njihet pak është
fakti se Esati kishte pasur gjatë katër muajve të fundit takime të fshehta
me agjentët italianë Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati të ndërronte

kamp. ta linte Serbinë për Italinë dhe në këtë nuk ka asgjë tëjashtzakonshme,
aq më tepër mbasi urrejtja për qeverinë shqiptare të Tiranës, urrejtje që
italianët dhe Esati e kishin në të njejtën masë, e bënin bashkëpunimin e
tyre krejt të natyrshëm.
P.S. - Disa hollësi për karakterin e tij:
Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra të familjes Toptani,
kushërira të tyre: Esati u martua përsëri me një turke, pasi kishte harxhuar
pasurinë e gruas së tij të parë dhe duke mos u shqetësuar aspak për të dy
vajzat e tij.
Një ditë, ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme
të cilën e pyeti se e kujt ishte. Jam vajza tënde - iu përgjigj fëmija i
pafajshëm.Me dokumente false, ai siguroi pronësinë mbi pasuritë e kushëririt të
tij, Selim Pasha.
Në Janinë, ai syrgjynoste njerëz të rëndësishëm për t'i detyruar të
paguanin haraç; kështu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumë
të tjerë.Pasi urdhëroi vrasjen e Hasan Riza Beut në Shkodër, ai i dërgoi fjalë
Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo që
do ta denonconte vrasësin.
Për vrasjen tragjike të Nexhat Efendiut, ai nxorri një qarkore ku
thuhej se Nexhati ishte arratisur me një shumë të madhe që ai e kërkonte
dhe i premtoi një shpërblim atij që do ta zbulonte.
Përktheu nga frëngjishtja: Shkëndia Dhame
1. "Chi e quë Esat?" Paris 1920