ISMAIL QEMALI

Gjëndet ditari i patriotit Zaim Brahimaj NGA GEZIM LLOJDIA
CILI ISHTE ZAIM BRAHIMAJ NGA KATUNDISHTA E PERMETIT
90 vjet,qëndroi i baltosur ,nën dheun e Drizarit ,atdhetari Zaim Muharrem Brahimi.Pothuajse i harruar.Nën dheun e ftohtë.Nëpër kohë stinësh.Në këtë ndërtesë të përkohshme. Nën peshën e rëndë të gurëve.Nën harresën e madhe të kohës.Nën dhimbjen e madhe të familjes.Mirëpo ka një të vërtetë.Njeriu ikën,vërtetë nga kjo botë,por emri i mirë përjetësohet.C’ka do të shqyrtohet ruhet e s’vdes emri i atyre patriotëve shqiptarë që,gur pas guri vendosën themele të rënda për kombin.Dhe për këtë Shqipëri,ata u martirizuan. Një gur në këto themele,vendosi edhe atdhetari Zaim Brahimi i Katundishtës.Kështu në mëndjet e të afërmve të tij ishte ruajtur emri i Zaim Brahimit.Por varrin e tij,djali që ishte rritur,burrëruar dhe deri sa vdiq,ndonëse bëri diçka dhe kësaj familje nuk i munguan përpjekjet ,mirëpo rezultati ishte tepër drithërues.Asgjë nuk sollën në shteg përpjekjet për ta rikthyer në vendlindje,ndonëse shteti në kahun e tij të kundërt filloi hakmarrjen primitive karshi
familjes Brahimaj,ndërkaq pinjolli i shquar i saj,Zaim Brahimi vrarë nga shovenët ende qëndronte i shtrirë në një varrë të fshatit Drizar ,kushedi se ku,për 90 vjet.Ndoshta arsye mbetet koha,që ishte treguar kaq e pamëshirshme me fatin e këtij atdhetari.Ndoshta edhe rregjimi,që vuri këmbën pas vitit 1945,krijoi një guackë heshtje.Mirëpo distancat kohore thyejnë një ditë muret e rënda të viteve haresës. Itenerari kohë,mbrinë me 90 vite vonesë,ose pragu,i një shekulli,distancë.
Zaim Brahimi,shkonte në ftohtësirën e baltës,në thellësi të saj,90 vite më parë kurr rrëzoi sytë në Drizar të Mallakastrës,kur shpirti u shkëput ishte vetëm 36 vjeç dhe vdekja nuk i erdhi nga natyra,por u rrëzua nga plumbat e shovenëve,gjurmët e të cilave dy bira kishin hapur në shpatullën e djathtë.Dëshmi e kësaj thënie mbeti,ç’varrimi këtë vjeshtë në Drizar, u rrëmua në varrezën e skalitur me gurë,brenda qivurit ku eshtrat e tij të patretura mbanin ende gjurmën e plumbave të shovenëve në shpatullë.Gjurmën e tyre,koha nuk e fsheu tërësisht ndonëse përsipër mbante një kapicë me dhe drizarasi.Përkundrejt sakrificës së tij në mbrojtje të tërësisë teritoriale shqiptare në 1914,rregjimi i komunistëve e hoqi nga defteri më e pakta gjë,që bëri ishte ti humbte gjurmët,duke i errësuar kontributin e tij në rilindje si luftëtar i saj.Por ndonëse Zaimi bënte gjumin e përhershëm të qefinit,dy birra shenja plumbi,që e rrëzuan definitivisht,u panë në ç’varrimin e tij ishin shenja të gjurmave të kohës,ishin gjurmë të lexueshme ,që askush dot nuk i fsheh më,ato dy plumba ndonëse për 90 vjet i mbylli qefini dhe varri i pagjetur dot nga
familjarët.E gjithë kjo harresë përbënte mosnjohje .Regjistruar si shtresë e pasur.Kurse i ati Muharremi ishte me influencë të madhe në Dëshnicë.Kështu Zaim Muharrem Brahimin e vendosën në një qivur në një kodër të Drizarit.Kjo përbënte një amanet.Pak orë përpara frymës së fundit,Zaimi i kishte kërkuar bashkëluftëtarit drizaras,Sako Dervish Ymerit,ta vendosinin varroshin në kodër.Domethënia ishte e lexueshme.Djali i tij i vetëm Zeneli i ardhur nga martesa me Xhevrinë,kur të ngjitej në Trebeshinë,duke shpurë bagëtit ta shikonte varroshin e bardhë.Kur të rritej ta rikthente në Dëshnicë,në Katundishtë ,rrëzë Trebeshinës.Në të vërtetë,ai mbeti aty i kallur nën dheun e ftohtë poshtë gurëve të rëndë,po nën shoqërimin e bashkëluftëtarit të tij Sako Ymerit nga Drizari.
Në Katundishtë engjëjtë zgjuan,flautin e ëndrrës fortësishtë të çuditshme,tek Zaim Brahimi për të gjetur dije,me shtegtimin ditënetë i heshtur në muzg të kohës 1898,ku karvani i shtegtarëve zgjatej drejt kryeqëndrës së Perandorisë,Stambollit.Një përballje me faktin.Lexohet dëshmia e të birit.Zaim Brahimi shtegëtoi në Stamboll në përballjen e parë me dijen.Dëshmitë e disa banorëve më të moshuar të Katundishtës,zbardhin këtë pohim se ky shtegëtim i gjatë drejt Stambollit do të ishte njëkohësisht ndryshim i frekuencës së tij.Shkollimi i Z.Brahimit ishte i orentuar në shkollat ushtarake.Kohëshkollimi,sigurisht që zë një hapësirë kohe të gjatë.Flitet,për një periudhë,që përkon me vitet 1898 si hap i parë,ka zgjatur 9 vjet afërsishtë.Është mbyllur definitivisht në 1907.Z.Brahimi ka qëndruar në Stamboll 9 vjet,rrëfejnë dëshmitë ditët e rrokullisura
në kryeqëndren osmane të Stambollit. SHUARJA E NAIMIT Ditari i Zenelit,të birit të Zaimit është nj dritare.Prej andej vrojton ngjarje,që mjegullat i kanë rrafshuar.
Naimi ishte i vetmi,poet,që u shua në motin e çudtishëm 1900.Vdiq në vjeshtë.Në mëngjezin e vjeshtës,mushkria nuk e ndjente sëmbimet e zemrës.Cajupi vuri kujën :”Vdiq Naimi,vdiq Naimi,moj e mjera Shqipëri...........Rrëzuar ishin gjethet e para të vjeshtës,në 19 tetor.Shënjë pikëlluese.Por vdekja e Naimit lexohet edhe ndryshe.Shpirti i tij vërtetë e braktiste poetin tonë,duke rrugëtuar drejt pamatësisë.Naimi mbylli sytë në një mot të veçantisë.Zbardhni shifrat.Viti 1900.C’do të thotë në mistikë,numerologjia 1-9?Nga hapi i parë në gradat e eprme të shpirtit.Shpirti i Naimit,që nxori diamante,nga toka shqiptare,e braktisi në vjeshtën e vitit 1900.Ikja e Naimit,pra varrimi i tij në teqen e Madriven Qojt,pranë Abdylit,ato ditë i vuri në zi studentët shqiptarë në Stamboll.
Në senen 1900,lexohet në ditar, u dha mandati se pushoi zemra e poetit burrit më të shquar të Shqipërisë,Naimit.Të gjithë,ne që ishim atje në Stamboll,ka rrëfyer Zaimi, vendosëm shënjën e zisë në krahë.
Për të respektuar,largimin përgjithmonë të poetit të bukurisë shqiptare,ne kishim tre ditë, që nuk shkonim në studim,ka shkruar ai. ISMAIL QEMALI:
NAIMI KA PUNUAR PËR TË MOS VDEKUR KURRE Ismail Qemali.Qeramika e portretit.Figura e tij tërë rrezatim.Buzëqeshur.Aguar në shpirt,patriotizmi.
Dëshmitë saktësojnë se Z.Brahimi,gjatë kohës së studimeve në Stamboll është njohur me Ismail Qemalin.Rrethanat,për të zhbiruar këtë njohje nuk janë përcaktuar.Mirëpo njihet fakti,që Zaimi ka qënë pjesmarrës në ngritjen e flamurit. Siç mund të shfaqen rrethanat,burojnë nga njohja në Stamboll.Z.Brahimi e bënë prezent këtë fakt,njohjen më plakun e Vlorës, ka ngjarë në kohëvdekjen e poetit N.F.
Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë?
Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892.Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput.Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësishtë në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips.
Ismail Qemali ditarin e Zaimit.
“...Vjen madhëria Ismail Qemali.U mblodhëm pranë tia.Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit.
Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin.Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj.Filloi të na hiqte shënjat e zisë.Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos.Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi.
-Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet.Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot.Ne u përqafuam.Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe.
-Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria.................................................
Zaimi i ka rrëfyer të atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut në katër vite ishte e rëndë.Nuk i harroj ato vite të hidhura,që kalova në Stamboll...
Një ditë tjetër Ismail Qemali u kishte thënë:
Por ruhuni nga murtati dhe mynafikët,ata janë të pa besë,po s’u ruajtët nga të tillët do të na kushtojë shtrenjtë punët tona se neve na dolin shumë punë,që kemi përpara.
Madhëria e tij I.Qemali na tha: Djem mësoni,por Shqipërinë mos e harroni se po na dalin telashe,por unë me ju dhe shumë të tjerë do ta bëjmë Shqipërinë,ashtu siç e duam ne...Të madhit I.Qemali e përqafuam dhe i puthëm dorën,atij burri të madh,atij burri të mençur,atij burri patriotë...
Ndërkohë muza poetike e Zaim Brahimit ka nxjerrë vargje xhevahire,për Ismail Qemalin.Duhet ti përkas vitit 1913,ky krijim.
Ismail Qema bej Vlora/I bardhë si dëbora/C’të tha mëndja e s’ta bëri dora/Dora jote dorë burri/Lart ë ngriti flamurin/Gëzove gjithë Shqipërinë/I dhe shpresë vegjëlisë/C’të them i madhi i Vlorës/Në Stamboll ti më ndihmoje/Më flisje dhe më qortoje/Më thoshje si të mësoja/Burrë i madhë dhe i ditur/Cdo punë e bëre të ndritur..................................................... KUJTIME TË ZAIM BRAHIMAJT
Ditari.seneja 1899 Stamboll Ja kush janë përmetarët.Libri i madhërisë Sami Bej Frashëri:Shqipëria,çka qënë ,çështë dhe çdo të bëhet”.e lexoja dhe përsëri e lexoja……
Në saba takoj madhërinë Ismail Qemali dhe i thashë,që kam lexuar këtë libër,ai qeshi dhe më ra krahëve dhe më tha:Zaim lexoje shumë herë që të kënaqesh se këto janë rrënjët e kombit tonë…
Ditari:seneja 1914 mars.
Nuk i haroj sa të vdes thëniet e Ismail Qemalit,kur pinin kafe një saba në Stamboll në senen 1901.Zaim,po të shkon ndërmend që të jesh i ditur ,je i ditur.Po të mendosh,që të jesh patriot,je patriot,po mendon që je trim,je trim këto janë ndenjat e një shqiptari të vërtetë.më tha plaku i urtë…. KËNGA PËR FRASHËLLINJTË
Potenca,me dimesionet njerëzore në poezinë e N.Frashërit,ka gdhendur në labirinthet e zemrës të Z.Brahimit.Frymëzuar nga pena e florinjtë e Naimit,në Stamboll Z,Brahimi dhe një bashkëstudent shqiptar nga Progonati i Tepelenës,vendosën,që të ngrenë këngë për Frashëllinjtë.Pse këngë?Kënga këndohej, shtohej, përhapej, dhe sigurisht, që mbetej.Mirëpo në formë kënge në Shqipëri më gjerë asaj,poezit e Naimit ishin përhapur si këngë,por në këtë formë ruheshin.Kështu në Stamboll në një konvikt katedësh,Zaimi dhe një progonatas,u futën në detin e këngës.Kënga e Zaimit,bëri që dridheshin prej dhimbje shpirtërat e studentëve shqiptarë të trazuar.Tekstin e këngës,Muhharremi i ati e skaliti në mëndje.Zaimi ma këndoi në shtëpi më disa miq gjirokastritë,ka rrëfyer ai. “O Halid o Emine/Lumsi ju djemtë që ke/Muarrën dije në teqe/Në teqe të Baba Alushit/Plot me dije seç i mbushi.
Ata djem ata viganë/Në Stamboll atje qëndruan/Atje mësuan,atje punuan/Nga Zoti janë dhuruar.
Lumsi ti moj zonjë Emine/Për qumshtin e ëmbël që ke/Rrite djem për mëmëdhe.
Abdyl,Naim,Sami/Janë të mirë porsi ti...
Të qofshim falë o Perëndi/I dhe i more ti/Që të tre djem të ri/53-54 vite i le...
Ata u plakën shumë/Se ti i le pa gjumë/I zure shumë me punë/Punuan bashkë me Perëndinë,për të mbrojtur Shqipërinë... KËNGË PËR
ABDYL BEJ FRASHËRIN
Abdyl Frashëri me namë/Në Prizëren seç u mbluadhë/me njëqind dhjetë luanë/Fletë bilbili ynë i rrallë/Abdyl Frashëri o djalë/Fillove punë të mbarë/Bashkove burrat e parë. Shkruar dhe kënduar nga Zaim Brahimaj.
Citime nga Zaim Brahimaj,seneja 1900
Dituria ka vlerë.Padituria është e mjerë.
Të lexosh se ç’thotë Abdyli.Të mbushesh me erë si zymbyli.Të lexosh se ç’thotë Naimi,të vjen mëndja dhe fiqiri.Sami Frashëri të mbush me shpresë dhe i jep jetë Shqipërisë.Sami bej Frashëri të ngrohë zemrën,të shtonë jetën,të ngroh shpirtin.
Të dëshosh fjalët e Ismail Qemalit,të pastron gjakun dhe shpirtin…..
Derguar nga edwarcelina029@msn.com