PĖR SHQIPĖRINĖ

Akoma nuk dihet nëse Shqipëria (pa qenë ndonjëherë armike dhe
fajtore), do të gjymtohet ashtu si Traktati i Londrës i vitit 1915
(kjo kryevepër e Grey-Asquithit) e parashikonte të ndarë atë midis
serbëve, italianëve dhe grekëve. Nëse do të kryhet ky krim kundër
këtij populli të vogël, që ne i kemi siguruar pavarësinë dhe
neutralitetin e përhershëm, ai do tëfigurojë në histori si krimi
më i keq i paqës
".
N.H.Brailsford
A ka një Shqipëri apo nuk ndodhet një vend i tillë? A gjendet në brigjet
lindore të detit Adriatik një popull që quhet shqiptar? A formon ky popull
një komb dhe anëtarët e këtij kombi a e quajnë veten shqiptarë dhe thirren
nga bota si të tillë?
Ata që nuk kanë studiuar gjeografinë e roman-fejtonit ose që nukjanë
qorruar nga pasionet politike të kancelerive, e dinë fttrt mirë se nga njëra
anë ajo gjendet midis Malit të Zi dhe Greqisë - midis Tivarit dhe Gjirit të
Artës, - nga ana tjetër, midis detit Adriatik e Vardarit dhe Liqenit të
Kastories, një krahinë afërsisht me 65.000 ki-n. katrorë, e banuar nga një
racë që s'ka të bëjë fare me të tjerat, një racë që nuk është as greke, as
sllave, as turke: kësaj race i përkasin shqiptarët.
Këtajanë banorët më të vjetër të vendit, janë autoktonë, ata gjenden në
atë vend qysh në kohët prehistorike, zotër dhe zotërues legjitimë të vendit
të tyre. Grekët, sllavët e turqit kanë ardhur në Ballkan shumë më vonë.
Ata i kanë shpronësuar shqiptarët; në atë kohë shqiptarët zotëronin një
sipërfaqe mjaft më të madhe se ajo që u ngeli pas këtyre pushtimeve.
Shqipëria ka pësuar mjaft të papritura, ajo detyrohej të luftonte kundër
pushtuesve më të fortë e më të mëdhenj numerikisht, romakë, sllavë,
turq; në këtë rast kemi cituar më të rëndësishmit. Megjithatë shqiptarët
kanë ditur ta ruajnë vendin, gjuhën. ndërgjegjen kombëtare si dhe
solidaritetin e tyre etnik. Ndarjet fetare nuk kanë mundur t'i shkëpusin
këto lidhje. Shqipëtari, para se tëjetë katolik, musliman apo ortodoks,
është shqiptar. Vëzhguesit e huaj thonë se shqiptarët janë i vetmi popull
i Ballkanit që zotëron një ndjenjë të vërtetë kombëtare. Ky popull e ka
pohuar dhe shpallur këtë ndjenjë kombëtare me anë të rezistencës që i ka
bërë asimilimit të huaj si dhe sunduesve osmanë, po kështu ka vepruar
edhe kundër orvatjeve paqësore ose të armatosura të tyre. të sllavëve dhe
të grekëve. Për ta studiuar këtë racë të mësuar me jetë të ashpër dhe me
karakter të vendosur, mjafton që ta kqyrim në kolonitë shqiptare të Turqisë,
Greqisë. Italisë. po kështu deri në Dalmaci, Hungari dhe Besarabi, që të
bindemi për vitalitetin kombëtar të këtij populli.
Një komb i tillë që ka një natyrë të vetën. një gjuhë të përbashkët, një
solidaritet të pakundërshtueshëm meriton, sigurisht, të jetojë, sepse ai
vetë e shpall vendin që i përket, po ashtu shpall vullnetin e tij për tëjetuar
i lulëzuar.
Kombet e tjerë të Ballkanit u liruan nga zgjedha otomane gjatë shekullit
XIX, duke i lënë shqiptarët disa dekada prapa. Mirëpo Grekët, serbët dhe
bullgarët kanë përfituar nga mbështetja efektive e fuqive evropiane (Rusisë.
Francës dhe Anglisë), kurse shqiptarëtjo vetëm që nuk kanë marrë ndonjë
ndihmë të jashtme, por shpesh kanë hasur me vështirësitë që u kanë krijuar
mbrojtësit e fqinjëve të tyre.
Më 1878, pas Luftës ruso-turke, kur krahinat shqiptare duhet të
shërbenin për zmadhimin e Sërbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, shqiptarët
u ngritën kundër kësaj padrejtësie, protestuan gojarisht si dhe kundërshtuan
me armë. Fuqitë nënshkruese të Kongresit dhe të Konferencës së Berlinit,
ndreqën një pjesë të gabimeve të tyre, Janina që i ishte dhënë Greqisë, iu
ridha Shqipërisë, por nga ana tjetër, qytete krejtësisht shqiptare si Ulqini,
Tivari si dhe krahina të banuara në pjesën më të madhe nga shqiptarët
(p.sh. Vranja), iu dorëzuan sllavëve. Politika tepër e fuqishme e Rusisë
vepronte kundër popullit tonë. Vetëm Anglia pati ndjenja të drejta dhe
njerëzore ndaj kërkesave të shqiptarëve gjatë krizës që pasoi Luftën ruso-
turke.
Këto ndodhi fatkeqe u dhanë të kuptojnë shqiptarëve se nuk duhet të
bazoheshin në përkujdesjen e askujt. Ata duhej të punonin dhe të
organizoheshin duke u bazuar në forcat e tyre, të ndërmerrnin një vepër
rilindjeje duke e ngritur moralisht dhe mendërisht që kështu, të përgatiteshin
për emancipimin kombëtar.Këto 50 vjetët e fundit ata iu kushtuan kësaj
pune kulturore, bashkimit dhe përgatitjes së popullit me anë të mësimit
dhe të edukimit.
Më 1912 katër shtetet ballkanike (Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe
Greqia) i shpallën luftë Turqisë duke thënë se kishin për qëllim lirimin e
bashkatdhetarëve të tyre nga zgjedha turke. Çasti i dëshiruar për shqiptaret
erdhi. Më 28 nëntor përfaqësuesit e tyre të mbledhur në Vlorë shpallen
pavarësinë e Shqipërisë, e cila ishte përgatitur gjatë tre vjetëve luftte te
paepur kundër zgjedhës turke. Është për t'u kujtuar jehona e madhe e
luftës së shqiptarëve e shkaktuar nga betejat e tyre kundër ushtrisë osmane
si dhe suksesi që ata patën, duke i diktuar në Shkup sunduesve osmane
kërkesat e tyre.
Shtetet ballkanike, duke përfituar nga dobësimi dhe demoralizimi i
sollën shqiptarët fuqisë ushtarake osmane, si dhe duke pretenduar se
zhvillonin një luftë çlirimtare, pushtuan mjaft toka shqiptare dhe mohuan
të drejtat e shqiptarëve: 9/10 e territorit shqiptar u pushtua nga
ushtrite e tyre.
Konfrerenca e Londrës (1912-1913) qysh nga fillimi i punëve të saj e
njohu pavarësinë e shtetit shqiptar. Ky është një akt ndërkombëtar i
nënshkruar nga Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia qe
vulos lirinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Vetë kjo konference
garantoi neutralitetin e Shqipërisë së re dhe qysh atëherë, asnjë marrëveshje
ndërkombëtare nuk është përfunduar për ndryshimin e vendimeve të marra
gjashtë vjet më parë në Londër nga të plotfuqishmit e Fuqive të Mëdha.
Kështu rilindi Shqipëria mjaft e gjymtuar dhe e pranuar zyrtarisht nga
këta fuqi: 2/3 e tokës dhe të popullsisë së Shqipërisë iu dhanë Greqise.
Serbisë dhe Malit të Zi. Shteti i vogël shqiptar akoma po pëson sulmet e
Serbisë dhe të Greqisë; e para duke shkretuar krahinën e Dibrës dhe te
Lumës, ndërsa e dyta pushtoi dy distriktejugore, Korçëndhe Gjirokastren:
veprimi kriminal i kryer nga grekët e Zografos i kushtoi Shqipërisë 300
fshatra plotësisht të shkatërruara nga bandat dhe ushtarët grekë.
Gjatë Luftës së Madhe Shqipëria vuajti shumë nga bllokada dhe pushtimi
i ushtrive të huaja, territori i saj u bë teatër lufte gjatë katër vjetëve.
Fundi i Luftës Botërore u përshëndet nga shqiptarët me një gëzim
shpresëdhënës, sepse ata mendonin se kishte ardhur dita që do të sillte nje
epokë të re drejtësie, në të cilën do të respektoheshin të drejtat e kombeve
të vegjël, parime drejtësie këto, të shpallura në mënyrë solemne nga Fuqite
e Mëdha. Ata mendonin se ishte e pamundur që burrat e shtetit të mos
mbanin premtimet e tyre. Shqiptarët prisnin që drejtësia të vepronte duke
;a kthyer Shqipërisë pjesët e atdheut që i ishin dhënë padrejtësisht Serbise,
Malit të Zi dhe Greqisë. Bile edhe sot shqiptarët vazhdojnë ende të
shpresojnë.
Konferenca e Paqes akoma nuk e ka shtruar çështjen shqiptare. Ne nuk
dimë se çfarë vendimi do të merret për Shqipërinë, por nga zërat që
qarkullojnë është krijuar mosbesimi.
Ja. në të vërtetë, se për çfarë dyshojnë shqiptarët:
1. Lënie nën zgjedhën e huaj të krahinës së Epirit, të Maqedonisë
Perëndimore dhe të Kosovës.
2. Çmimi i pavarësisë dhe i sovranitetit shqiptar me anë të një mandati
dhënë Italisë.
3. Pushtimi i portit të Vlorës nga kjo e fundit.
Shqiptarët duan dhe do të dëshirojnë që edhe në të ardhmen të kenë
marrëdhënie miqësore të rregullta me fqinjët e tyre, sepse qetësia në Ballkan
si dhe mundësia ejetesës varen nga paqja dhe harmonia midis shteteve të
ndryshme të gadishullit. Por nuk mund të flitet për paqe dhe marrëveshje
nëse një milion e gjysëm shqiptarë do të mbeteshin nën pushtetin e grekëve
dhe të sllavëve. Përveç kësaj dihet se "pushtimi i huaj në Ballkan" është
sinonim i një keqtrajtimi që shkon deri në dhunime nga më mizoret, pa
llogaritur se gjymtimi i atdheut do ta bëjë jetën e Shqipërisë së vogël e të
pavarur tepër të pasigurt, sepsejanë tamam vendet që ujanë dhënë grekëve
dhe sllavëve ato që përbëjnë pjesën më të mirë të krahinave të Shqipërisë.
Të flasësh për një mandat në Shqipëri është sikur të trajtosh këtë vend
si koloni afrikane, duke ditur se pavarësia e Shqipërisë është e njohur nga
një marrëveshje ndërkombëtare, kështuqë do të krijohej paradoksi më i
•madh.
Italia nuk i fsheh aspak synimet e saj imperialiste: ajo nuk do vetëm të
zëvendësojë Austrinë në politikën e saj Ballkanike, por gjithashtu ajo,
ëndërron një shtrirje të saj në Azinë e Vogël. Kjo ndërhyrje në punët e
Shqipërisë do të verë në rrezik të ardhmen politike dhe ekonomike të
Shqipërisë si dhe do të shkaktojë çrregullime në vendet e tjera të Ballkanit.
Italia në Vlorë do të thotë realizimi i mbretërisë imperialiste italiane,
sepse ky port i Shqipërisë, në realitet, nuk i jep asnjë dobi strategjike
Mbretërisë Gadishullore. Italia e lidh nevojën e një porti ushtarak në
bregun lindor të Adriatikut me zotërimin e sigurt të këtij deti. Por zotërimi
i Adriatikut nuk është gjë tjetër, veçse sundimi i Italisë mbi shtetet
ballkanike. Kjo që po bën Italia nuk është çështje masash të ndërmarra
kundra Jugosllavisë, sepse ky shtet është tepër i dobët dhe përkatësisht i
vogël në krahasim me Italinë dhe, pothuajse i mungon marina luftarake.
Në të kundërtën, për Shqipërinë, Vlora, si porti i vetëm i tregtisë së
sigurtë, ka rëndësi jetësore për këtë shtet të vogël. Pavarësia politike dhe
ekonomike e Shqipërisë do tëjetë i pamundur po të pushtohej nga i huaji
kjo pikë kaq e rëndësishme.
(Një pakt sekret që u bë në Londër nië 1915 parashikonte ndarjen e
Shqipërisë midis Serbisë, Italisë dhe Greqisë si dhe krijimin e një Shqipërie
të vogël muslimane rreth Durrësit. Kjo marrëveshje e padrejtë dhe e
kurdisur kundër një populh të vogël, nga disa fuqi që kishin garantuar

indipendencën e Shqipërisë dy vjet më parë, ne na duket e padrejtë dhe e
dënueshme; përveç kësaj ajo është e ndëshkueshme prej vetë disa fuqive
dashamirëse. Fatmirësisht duket qartë se vetë nënshkruesit e këtij pakti
nukjanënë gjendje të përfitojnë nga kjo marrëveshje, sepse nuk gjejnë
dot mënyrën se si të nxjerrin leverditë e duhura. Mbi të gjitha, Italia e ka
hedhur poshtë këtë fakt me anë të deklaratës së saj zyrtare të vitit 1916 në
përkrahje të pavarësisë së Shqipërisë).
KONKLUZION
Në Ballkan gjatë bregut lindor të Adriatikut gjendet një komb shqiptar
që ka ruajtur karakterin e vet etnik prej disa shekujsh dhe që synon të
arrijë një jetë më të mirë dhe të përparojë. Të drejtat e këtij kombi janë
garantuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913, në Londër.
Shqiptarët mund të bëhen një faktor rregulli dhe ekuilibri në pjesën
juglindore të Evropës falë inteligjencës'dhe cilësive të tyre të punës dhe të
durimit. Ata që mbajnë në duart e tyre fatet e popujve dhe që në këtë çast
kanë zënë vend në Konferencën e Paqes në Paris, duhet të binden se kurrë
paqja dhe qetësia nuk mund të vendoset në Ballkan në rast se nuk do të
pranohen kërkesat e shqiptarëve. Vuajtja dhe fatkeqësië e pësuara nga
mbarë botajanë mjaft të rralla sa që sot nuk mund të harrohen rrjedhimet
e rënda, që mund të sjellë shpërthimi i një shkëndije nga ky vend i vogël.
Tani, në çastin kur disa vendeve të vogla, të cilave më parë u është
injoruar vetë ekzistenca e tyre dhe u është dhënë një jetë e lirë dhe e
pavarur, është e pamundur të mos njihen të drejtat e popullit shqiptar dhe
të hiqet ai nga lista e të gjallëve, ose t'i kufizohet liria e tij politike. Në
qoftë se Konferenca e Madhe e Parisit dëshiron me të vërtetë qetësinë e
mbarë planetit tonë me anë të respektit të lirisë së kombeve dhe të zbatimit
të parimeve të drejtësisë, ajo duhet të marrë në konsideratë të drejtat
legjitime dhe pa parakushte të popullit shqiptar. Për këtë:
1. Të respektojë dhe të pohojë pavarësinë e popullit shqiptar ashtu si
ka qenë njohur në vitin 1913 nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të
mbledhura në Londër.
2. T'i kthejë Shqipërisë së pavarur krahinat e banuara me shumicë nga
shqiptarët. por që sot ndodhen të pushtuara nga grekët dhe serbo-malazezët
fill pas Luftës turko-ballkanike. pushtime që këto fuqi i kanë pranuar,
duke pasur parasysh kërkesat politike që sot nuk ekzistojnë më. Këto
kthime të trojeve të lartpërmendura janë të nevojshme për të vendosur
ekuilibrindhepërt'i dhënë Shqipërisë mundësinëejetesës, duke garantuar
kështu paqen e ardhme.
3. Si rrjedhim natyror dhe logjik që paraprin. Italia nuk duhet të
pretendojë as për zotërimin e portit të Vlorës dhe as për ushtrimin e
çfarëdo kontrolli mbi Shqipërinë. gjë që fyen thellësisht shqiptarët edhe
për faktin se Italia këtë nuk mund ta realizojë kurrë pa përdorur masa të
rënda shtypëse, të shoqëruara me rrjedhime mjaft të përgjegjshme.
A gjendet drejtësia në këtë tokë, apojo? A i kanë shpallur solemnisht
parimet liberale dhe respektin e të drejtave të kombeve të vogla Fuqitë e
Mëdha përparimtare?
Aeropagu i mbledhur në Paris, a ka për synim të sjellë paqen dhe
qetësinë në përgjithësi në botë dhe në veçanti në Ballkan? Për këtë do të
na përgjigjet më së miri zgjidhja që do t'ijepet çështjes shqiptare.

Lozanë, 30 tetor 1919
Përktheu nga frëngjishtja: Sherif Delvina

1. Nxjerrë nga "Tribuna e lirë e nacionaliteteve", tetor-nëntor 1919, Lozanë.