RILINDJA SHQIPĖTARE

Shqiptarët hynë vonë në skenën e nacionalizmit. Napoleoni II e quajti
shekullin e 19-të shekulli i nacionalizmit, sepse pikërisht ai- pa të shfaqej
ndjenja kombëtare te shumë popuj. për të cilët më parë as që besohej se
ekzistonin.
Pikërisht nga viti 1800 te popujt ballkanikë filluan të zgjohen ndjenjat
nacionaliste: para kësaj date, grekë. rumunë, serbë e bullgarë ishin të
kënaqur që kishin fenë e krishterë. që ishin armiq të turqve, dhe nuk
shkonin më larg. Bullgarët filluan ta ndjejnë veten të tillë vetëm rreth
gjysmës së shekullit të kaluar. Shqiptarëve iu desh të prisnin luftën ruso-
turke të vitit 1877 për të forcuar bindjet e tyre. Fakti që ishin të fundit në
këtë gjë nuk do të thotë aspak se janë inferiorë. Kam dëgjuar të thonë se
dijetari i shquar çek, Safarik, gjatë një darke me miq të tij paska thënë se,
në qoftë se një forcë e mbinatyrshme munt të zhdukte afër 12 pjesëmarrës
në një darkë, ideja e nacionalizmit çek do të zhdukej bashkë me ta: në këtë
mënyrë ishin shumë të paktë ata të cilët e ndjenin vehten bohemë dhe jo
gjermanë. Sidoqoftë, munt të thuhet se kjo është një nxitje e mirë që prej
disa dekadash. Në këtë lëmsh toke ka pasur shumë raca, që në të kaluarën
ndritën me një shkëlqim të fortë dhe të cilat, qysh prej asaj kohe u shuan;
një tjetër që qëndronte në rradhët e para të qytetërimit aktual nuk figuronte
mbi ne as ndërmjet numrit të barbarëve në fillim të erës sonë. Vitet tona
janë një gjë kaq e vogël në këtë pafundësi.
Ne themi se shqiptarët pritën vitin mëshirëplotë 1878 për të dëgjuar
thirrjen e gjakut dhe të racës. A flinin më parë sedra e tyre kombëtare dhe
shqetëpsimi i tyre kombëtar? A e konsideronin ata veten si persona të
përzierë në masën e racave fqinje?
Mund të thuhet sejo. Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe
rnyslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata
kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë
i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve. Udhëtarët e Orientit
dhe vëzhguesit e ngjarjeve turke, e kanë dalluar që prej një kohe të gjatë
këtë karakteristikë të shqiptarëve. Pikërisht kësaj ndjenje shumë të zhvilluar
të ndërgjegjes kombëtare. Shqipëria ia dedikon mosasimilimine saj në
inasën që e rrethonte dhe është me të vërtetë e habitshme që ishuj të vegjël
shqiptarësh mbeten ende të paprekura që prej shumë shekujsh, duke ruajtur
me anë të fesë gjuhët e tyre, përdorimin e tyre dhe zakonet e tyre, të lëna
nga të parët.
U desh sigurisht një dozë e fortë vitaliteti etnik për t'i mbrojtur këta
shqiptarë nga asimilimi e zhdukja dhe ata të vetë Shqipërisë. të cilët
dëshmuan për sedrën e tyre kombëtare me revoltat e shumta që ndërmorën
kundër turqve. Më të famshmet dhe të njohurat ndër këto revoltajanë ato
të familjes së Bushatllinjve (Mustafa dhe Mahrnud) nga Shkodra dhe të
Aliut nga Janina. Pas vdekjes së këtij të fundit, pjesajugore e Shqipërisë
ka njohur shumë revolta të tjera, sigurisht më pak të bujshme, porjo më
pak karakteristike.
Por për ta kristalizuar këtë ndjenjë kombëtare dhe për ta konkretizuar
atë në një koncept të qartë, u desh tronditja e madhe e luftës ruso-turke të
vitit 1877-1878 dhe traktatet e Shën-Stefanit e të Berlinit që e pasuan atë.
Në këto traktate, rajone të tjera të banuara nga shqiptarët ishin caktuar që
të z-jeronin Serbinë dhe Malin e Zi ose të krijonin shtetin e ri bullgar. Më
vonë ishte i njëjti problem, për t'ia lëshuar Greqisë- së bashku me Thesalinë-
pjesën jugore të vilajetit të Janinës: për Shqipërinë ky ishte fillimi i
copëtimit. pranim dhe pasojë e copëtimit të Perandorisë Osmane. mbasi
vetë Shqipëria nuk llogaritej si entitet etnik. Kjo mjaftonte për të reaguar;
rreziku ishte tepër i madh dhe tepër evident: edhe një luftë tjetër fatkeqe
për Turqinë dhe Shqipëria do të zhdukej me perandorinë e krijuar nga
pasardhësit e Osmanllinjve. Pra duhej shpëtuar ngarkesa e saj e vogël dhe
të mos lihej të tërhiqej nga anija, e cila po fundosej. Goditja u ndje dhe
ndodhi reagimi.
Përballë rrezikut që u kanosej, shqiptarët u zgjuan instiktivisht,
spontanisht. Sigurisht erdhi koha për këtë. Dhe u organizuan disa mbledhje
për të rënë dakort lidhur me masat që duheshin marrë.
U mbajtën mbledhje si në veri edhe nëjug dhe qendrat kryesore ishin
Preveza, Janina, Shkodra, Prizreni e qendra të tjera të dorës së dytë dhe
pak nga pak në të gjitha qytetet. Mbledhjet në veri kishin si synim të
drejtpërdrejtë të parandalonin ndarjen nga Shqipëria e Guxisë dhe Plavës,
të Nishit, Vranjës dhe Kurshumlies. Mbledhjet ejugut duhettë shmangnin
rrezikun nga ana e Greqisë. Një tubim i rëndësishëm u zhvillua në fund të
vitit 1878 në Gjirakastër dhe dy delegatët, Abdyl bej Frashëri e Mehmed
bej Vrioni. u caktuan të vizitojnë kryeqytetet e Fuqive të Mëdha dhe lë
paraqisin ankesat e shqiptarëve: në fakt ata do të shkonin në Rome. Paris.
Londër, Berlin e Vjenë dhe pritja që iu bë. nuk kishte aspak natyrë qe t"i
dekurajonte ata. Kur u kthye nga misioni i tij. delegati Ahdy bej Frashëri
shkoi në Prizren ku u krijua Komiteti Qëndror i Mbrojtjes Kombëtare. i
njohur me emrin "Lidhja e Prizrenit".
Qëllimi i vërtetë i ndjekur nga komiteti ishte. perveç se ta shpëtonte
vendin nga copëtimi, të bënte që të njihej e të pranohej ekzistenca e një
Shqipërie dhe e një kombi shqiptar.
Në fakt, ishte fjalajo që të shpëtoheshin mbeturinat e Turqisë. por që
të respektohej trupi i një Shqipërie. Të dy të deleguarit që vizituan
politikanët e Fuqive të Mëdha duhej sidomos ta plotësonin këtë detyrë e
program që duhej ta vazhdonte Lidhja e Prizrenit.
Fillimisht Turqia e kishte parë me një sy dashamirës Lëvizjen Shqiptare,
përsa kohë që dul-ej kundërshtuar vullneti sovran i Rusisë dhe interesat e
shqiptarëve ishin të njejta me ato të Portës së Madhe. Por gjërat morën një
kthesë tjetër, kur lëvizja nacionaliste shqiptare u forcua më shumë nga sa
mendohej.
Komiteti i Prizrenit pa u vonuar më shumë, filloi të hartojë një pro-
gram autonomist, që kishte për dëllim njohjen nga Porta dhe nga fuqitë, të
ekzistencës së një Shqipërie në kufijtë e përcaktuar, duke pasur një autonomi
administrative.
Programi autonomist përfshinte territorin e vilajeteve të Janinës e
Shkodrës (në tërësi) dhe pjesët e banuara nga një popullsi, shumica
shqiptare, në vilajetet e Shkupit dhe Manastirit, pjesë që përfshijnë këlo
dy qytete dhe rajonet që ndodhen në perëndim. Këto katër vilajete duhej
të formonin një të vetëm, që të kishte si kryeqendër Manastirin, shqipen si
gjuhë zyrtare, një buxhet të pavarur dhe sherbimin ushtarak në kufijtë e
vilajetit të madh shqiptar, përveç se kur mund të kishte luftë me një shtet
tjetër. Që prej këtij çasti, nuk duhej shumë mendjemprehtësi për të kuptuar
se kjo ishte lufta e hapur me Turqinë. Kjo e fundit në fakt intrigoi për ta
shpërbërë Lidhjen dhe për të mbjellë përçarjen në mes të kryetarëve. Por
kishte një unitet të ngushtë ndërmjet të gjithëve, si krishterë ashtu edhe
myslimanë dhe, duke mos arritur asnjë rezultat me anë të këtyre mjeteve,
Porta dhe sulltan Abdyl Hamiti që ishte zot absolut, përdorën një mjet më
efikas: armët. Marshalli Dervish Pasha u dërgua në krye të 40 batalioneve.
Shqiptarët dispononin vetëm dhjetë mijë njerëz të armatosur keq dhe që
nuk kishin asnje top. U zhvillua një luftë dhe mitralozi turk bëri efektin
e tij.
Lidhja pushoi së ekzistuari, por ajo kishte funksionuar për dy vjet,
duke dhënë fizionominë e një administrate autonome, duke krijur një milici
të vogël dhe një buxhet -gjë që është edhe më e rëndësishme- duke krijuar
shkakun për të forcuar ndjenjën dhe ndërgjegjen për një nacionalizëm të
kristalizuar, duke e kthyer një gjë të vogël e të pandërgjegjshme në diçka
të qartë e të ndërgjegjshme.
Veprimtaria e Lidhjes nuk ishte sterile: Guxia dhe Plava u shpëtuan;
Preveza dhe Janina nuk iu dhanë aspak Greqisë. mbasi fuqitë u detyruan
të pranonin se ato ishin rajone shqiptare. Nga ana tjetër është e vërtetë se
Nishi, Vranja dhe Kurshumlie humbën dhe koncertit europian iu desh të
përdorte një manovër detare për t'u dorëzuar malazesve qytetin trim të
Dulcingos me banorët e tij të guximshëm.
Lidhja u shpërbë, kryetarët e saj u larguan, u mërguan dhe mbështetësit
e saj u persekutuan, por ndjenja nuk mund të asgjësohej dhe anëtarët e
Komitetit Shqiptar, duke u fshehur prej autoriteteve turke e duke u trembur
ndoshta më pak nga vetë turqit sesa nga këshilltarët e tyre, e vazhduan
fshehur yeprimtarinë e tyre.
Duke fillur nga viti 1880, veprimtaria e komiteteve politike shqiptare
ishte lidhur ngushtë me veprimtarinë e tyre letrare.
* * *
Ndërkohë që komitetet, të cilët formonin Lidhjen e Prizrenit, e zhvillonin
aktivitetin e tyre politik në Shqipëri, një tjetër komitet ishte krijuar në
Konstandinopojë, me synimin që të punonte për kulturën: kjo ishte e
famshmja "Shoqëria letrare" në statutet e së cilës, të publikuara më 1879,
shohim se figuronte roli i anëtarëve të saj kryesorë, si të krishterë ashtu
edhe myslimanë: më aktivët ishin Sami bej Frashëri (vëllai i Abdyl bej
Frashërit) mysliman; Efendiu Pashko Vasa (katolik nga Shkodra); Jani
Vreto (ortodoks i Shqipërisë së Jugut, distrikti i Leskovikut).
Shoqëria e Konstantinopojës -të cilën sulltani e toleronte në dukje,
përsa kohë që ai besonte, ose bënte sikur besonte se veprimtaria e saj
drejtohej thjesht kundër kërkesave të armiqve të përbashkët - nxorri po
vitin e themelimit të saj një alfabet dhe libër leximi; dhe pak kohë më pas
Pashko Vasa publikoi veprën e tij të titulluar "Studim për Shqipërinë dhe
shqiptarët" (vepër e cila u botua gjithashtu po atë vit në Paris dhe në
përkthimin gjermanish, në Berlin; një përkthim turk u bë nga Ali Danish
bej Prishtina, anëtar i Shoqërisë Letrare; por Sulltani i sekuestroi gjithë
kopjet dhe libri u ndalua.
Shoqëria Letrare zhvilloi një veprimtari mjaft të madhe për të përhapur
mësimin në gjuhën shqipe dhe për ta bërë praktike studimin e gjuhës
kombëtare. Mbërritja në Konstantinopojë e Naim bej Frashërit, vëlla i dy

të tjerëve, i dha një hov të ri institucionit kulturor dhe një revistë letrare
mujore, "Drita", më vonë "Dituria" u botua për një vit në kryeqytetin
turk. Eshtë e tepërt të thuhet këtu se shkronjat e përdorura për të shkruar
shqipen ishin shkronj alatine. E kanë pasur gabim kur thoshin se shqiptarët
kanë përdorur shkronjat greke ose turke për të shkruar gjuhën e tyre. Që
prej më se 400 vjetësh, shqiptarët përdorin shkronja latine dhe pikërisht
me këtë alfabet u shtypën librat e Buzukut, Frano Bardhit, Budit dhe
Bogdanit.
Pra, nuk duhej besuar se Shoqëria letrare e Konstandinopojës krijoi
një gjuhë dhe një shkrim. Në Shkodër shtypeshin libra shqiptarë që prej
100 vjetësh dhe pak më vonë edhe shqiptarët e Italisë (me në krye de
Radën dhe Kamardën) ishin futur në studime të thelluara që duhej të
tërhiqnin vëmendjen e botës letrare dhe të zgjonin te bashkëkombasit
ndjenjën e studimit të gjuhës kombëtare. Në çastin kur Shoqëria e
Konstantinopojës filloi të zhvillonte veprimtarinë e saj, i mënçuri Konstantin
Kristoforidhi punonte që prej më se dy dekadash për përkthimin në shqip
të shkrimeve të shenjta, në shërbim të shoqërisë biblike angleze.
Para Kristoforidhit, • Naum Veqilharxhi dhe Kolonja (që banonte në
Bukuresht) kishin bërë një provë duke botuar një alfabet shqiptar (të
litografuar më 1845).
Pra, nuk bëhej fjalë aspak për të krijuar, por thjesht për ta bërë praktik
dhe të përdorshëm mësimin dhe studimin e gjuhës shqipe. Dhe pikërisht
këtu është merita e anëtarëve të Shoqërisë së Konstandinopojës, se i ka
nxitur këto studime, se u ka krijuar bashkëpatriotëve të saj ndjenjën e
mundësitë për këtë, se e ka shndërruar atë nga një gjuhë pottiuajse e
vdekur, në një gjuhë të gjallë kombëtare, se i ka dhënë një kombi të tërë
si ideal studimin dhe mësimin nëpërmjet gjuhës së të parëve, domethënë
rigjenerimin nëpërmjet mësimit dhe bashkimit.
Pikërisht për këtë arsye viti 1878 duhet konsideruar si fillimi i rilindjes
intelektuale të shqiptarëve, ashtu sikurse ishte fillimi i rilindjes politike
"Lidhja e Prizrenit".
Sulltani dhe Porta shqetësoheshin për gjithçka që ishte shqiptare:
postave, doganave dhe sidomos agjentëve të policisë u ishte dhënë urdhër
të sekuestronin të gjitha shkrimet, të gjitha korrespondencat në gjuhën
shqipe. Dhjetra e dhjetra veta u burgosën, u persekutuan, u ndoqën sepse
tek ata u gjetën copa letre të shkruara në shqip.
I detyruar ta kufizoja studimin tim në një numër të vogël faqesh, nuk
mund të shtrihesha deri te vështirësitë që hasnin shqiptarët dhe te proçedurat
e shkathëta që ata kishin përdorur për të bërë që të dështonte vigjilenca e
spiunëve turq në të gjithë Turqinë dhe bile edhe në Konstadinopojë. Le të
flasim më mirë për veprimtarinë e shoqërive jashtë Turqisë.
Pra komitetet nuk mund të funksiononin më, veçse në fon-nën e shoqërive
të fshehta revolucionare. Qendrat e veprimtarisë u transferuanjashtë vendit:
në vitin 1884 u krijua në Bukuresht Shoqëria letrare Drita (më vonë Dituria);
ajo kishte një shtypshkronjë dhe ka botuar libra letrarë dhe shkollorë, të
vëllezërve Naim dhe Sami bej Frashëri, të Jani Vretos, Thoma Sinos,
Qiriazit etj.
Më 1897 në Bruksel u krijua revista "Albania" (që më vonë u transfema
në Londër), e cila botonte në faqet e saj vepra letrare të poetëve Patër
Gjergj Fishta, Filip Shiroka dhe të shkrimtarëve të tillë si Faik Konica, P.
Ethem Gjeçaj etj.
Një vit më vonë, më 1898, në Sofje u krijua shoqëria "Dëshira" me
një shtypshkronjë të pajisur mirë dhe mund të themi se veprimtaria në
botimin e librave kaloi nga Bukureshti në Sofje, ky u shtypën dhjetra
vepra të vogla letrare e shkollore, si dhe fletushka "Drita", e cila duhej të
krijonte një frymë të gjallë nacionaliste te shqiptarët dhe të mbështeste
aksionin militant të komiteteve politikë. Duhet shënuar në një mënyrë
krejt të veçantë veprimtaria që u zhvillua nën regjimin e sulltan Hamitit
nga një grup politik revolucionar i drejtuar nga vëllezërit Bajo e Çerçiz
Topulli dhe Mihal Grameno. Ky i fundit, në të njëjtën kohë - poet e
shkrimtar, ishte shpirti i kërkesave për autonomi ekleziastike të shqiptarëve
ortodoksë.
Dhjetra e qindra mijra kopje të shtypura u futën në mënyrë të fshehtë
në Shqipëri dhe u lexuan me etje: shumë persona të burgosur si
revolucionarë, për shkakun e thjeshtë se autoritetet kishin zbuluar tek ata
libra ose gazeta shqip, i kishin kthyer qelitë e tyre të burgut në shkolla të
vërteta, mbasi as ata, as nxënësit e tyre, nuk kishin çfarë të humbisnin.
Jashtë vendit, në Bukuresht dhe në Sofje, në Egjipt dhe më vonë në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u formuan shumë shoqëri dhe komitete,
të cilët që të gjithë kishin programin e Lidhjes së Prizrenit ose të paktën
përpiqeshin të siguronin nga Porta njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare
dhe lejen për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat private. Në aspiratat e
tyre nacionaliste, shqiptarëve u duhej të përballeshin me një armik jo më
pak këmhëngulës dhe të tmerrshëm sesa vetë turqit. Ky ishte patriarku
grek i Koristandinopojës. i mbështetur ose më mirë i nxitur nga Greqia
dhe Rusia: këto të dyja. iTië tepër: tre shtete - mbasi patriarkana është një
shtet brenda shtetit me fuqi tepër të tmerrshme - ishin këshilltarët besnikë
të Turqisë për ta nxitur atë kundër shqiptarëve.
Për pasojë. shqiptarët më në fund u bindën se për të shpresuar një
ngritje morale dhe kombëtare. duhej të çliroheshin nga tirania greqizuese
e partriarkanës. e cila nuk bindej aspak të pranonte ortodoksë që nuk ishin
grekër. Pra. rilindësit, futën në programin e tyre krijimin e një kishe
autoqefale, ku të përdorej gjuha shqipe.

Lumo Skëndo

Përkthyer nga frëngjishtja: Shkëndia Dhame

1. Nxjerrë nga revista "Popujt e Lirë", gusht-shtator 1919