Çben moj Shqiperi, sërmaja, gjithe kodra, gjithe maja te shoi topi dhe murtaja këngë popullore Vëndi i shqiponjave është liruar nga Vermahti gjerman pa ndihmën e ushtrisë sovjetike, ndërkohë që Jugosllavia pati nevojë për ushtrinë sovjetike për t'i dhënë fund okupacionit gjerman Thomas Shraiber Akuza e dyte: Enver Hoxha gjate Luftes Nacional-çlirimtare, tradhetoi, interesat e popullit shqiptar, sepse nuk ndoqi, porosite e Ballit Kombetar, per te bere aleancë me pushtuesit, por ndoqi rrugen e luftes se armatosur per çlirimin e vendit, nga pushtuesit. Kete rruge , teoricienet e sotem te pluralizmit shqiptar, dhe mbeturinat e bashkepuntoreve te fashisteve, e quajne tradheti kombetare, e quajne sllavo-komunizem. Keto predikime dhe teorizime, zene fill, me intervistat e disa prej krereve te Ballit Kombetar, duke vazhduar me vone me konkluzionet e disa "analisteve", te cilet nga lartesite e viteve 1990-te, filluan te jepnin leksione strategjie dhe taktike, se si duhej vepruar me 1941-shin. Ish-kreret e Ballit dhe njekohesisht bashkepunetore te fashizmit, ngrene tezen se komunistet shqiptare, u futen ne lufte kunder fashizmit, vetem kur u futen ruset. Le te pranojme per nje çast llogjiken e tyre dhe le te ecim sipas kesaj llogjike. Fillimisht do tu shtrojme atyre nje pyetje: Mire qe Enver Hoxha u fut ne lufte kur u futen ruset, po ju pse nuk u futet ne lufte kur u futen anglo-amerikanet?. Ne dhjetor 1941, aviacioni japonez, sulmoi dhe shkaterroi bazen e fuqishme te amerikaneve ne Perl-Harber. Pas kesaj Franklin Delano Ruzvelti shpalli gjendjen e luftes me bllokun fashist. Amerika me Angline nuk ishin komuniste. Lufta e dyte boterore nuk ishte lufte komuniste, por lufte antifashiste. Perse kreret e Ballit nuk u futen ne lufte kur dhe aleatet e tyre ne bindje te njejta ideologjike, u futen dhe moren pjese ne te, por shetisnin kafeneve te Tiranes, nenshkruanin mareveshje me italianet siç ishte protokolli Dalmaco-Kelcyra. Bashkepunuan hapur me gjermanet duke marre pjese ne qeverine kuislinge dhe ne lufte te hapur kunder partizaneve. Logjika kombetare te thote se ne ate kohe, kauzen e popullit e tradhetuan ato grupacione politike qe pranuan bashkepunimin me pushtuesin. Te gjithe te tjeret monarkiste, komuniste, apo jo komuniste, qe luftuan kunder pushtuesit ishin dhe mbeten ne sherbim te kauzes se popullit. Megjithate "analistet" e Shqiperise se sotme me forcen qe u jep pushteti, dhe jo historia e argumenti, vazhdojne sipas avazit te tyre. Ndersa te huajt antikomuniste dhe antifashiste thone te kunderten. Ne vepren e tij, "Fitorja e Hidhur", Rexh Hiberti midis te tjerash thote per Ballin kombetar dhe per Lëvizjen Nc-Çl, se "Nacionalistet, humben shanset e tyre, plotesisht sepse nuk e ngriten as gishtin kunder gjermaneve, madje, as ne çastin e fundit, duke i ruajtur forcat, vetem e vetem per veprime kunder partizaneve. Ky ishte nje gjykim i gabueshem, i trishtueshem dhe vdekjeprures nga ana e tyre.... Enver Hoxha, dhe kolegët e tij, kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist, por ata ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim, se u duhej të luftonin me armë në dorë, për çdo gjë që kërkonin. (Rexh HIberti "Fitorja e hidhur" faqe....). Eshte interesante se ne kete kryqezate, ndaj luftës antifashiste, jane angazhuar dhe nje pjese politikanesh dhe publicistesh, nga Kosova. Ne shkrimet e tyre, krahas sulmeve ndaj Lëvizjes Nc-Çl, ata veç te tjerash evidentojne, figura te ndryshme nacionalistesh shqiptare, ne Kosove apo Maqedoni, te cilet gjate luftes se dyte boterore u perpoqen te lidheshin me gjermanet apo italianet, kunder serbeve dhe maqedoneve, per te fituar lirite dhe te drejtat e tyre kombetare. Pavarsisht nga mungesa e largpamësisë mbi perfitimet nga kjo aleance, ne thelbin e saj keto veprime kane qene te inspiruara nga nje qellim fisnik. Por e pallogjikeshme, cinike dhe dashakeqe eshte paralelja qe heqin dhe perpiqen te heqin keta politikane, me Ballin Kombetar ne Shqiperi. Neqoftese eshte i drejte pohimi se aleanca me bllokun fashist u shfrytezua nga nje pjese e nacionalisteve shqiptare ne Kosove per te fituar dhe per tju kundervene shovinizmit serbo-malazez, eshte i pasakte historikisht dhe i demshem i njejti pohim dhe per bashkepunimin e Ballit kombetar ne Shqiperi me bllokun fashist. Balli kombetar ne Shqiperi, aleancen me gjermanet dhe italianet, nuk e perdori per te fituar te drejtat kombetare, se ato ju moren popullit shqiptar qysh ne 1939-en. Ne te kunderten e perdori, per te ruajtur pasurine dhe floririn e tyre, per te ruajtur te njejtat raporte sociale dhe ne Shqiperine e pas luftes ashtu siç ishin ne Shqiperine e paraluftes. Ndersa si maske perdoren parullen e "Shqiperise etnike". Te quash sot patriotizem luften per te ruajtur qypat e floririt dhe pasurite, siç bejne disa "analiste" dhe publiciste ish-komuniste apo simpatizante te komunizmit, e pakta do te ishte ta vesh veten ne rolin e sherbetorit qe pret ti hedhin ndonje kocke. Ne ndihme te tyre sot ne Shqiperi, jane rreshtuar dhe nje pjese e atyre qe luftuan ne luften Nacional- Çlirimtare, por qe me vone per kundershtimet ndaj vijes politike te ndjekur ne Shqiperi, perfunduan nëper burgje apo internime. Sot një pjesë prej këtyre elementëve, jane vene ne rolin e "prokuroreve" te së kaluarës dhe te rektifikimit te luftes antifashiste. Neper intervistat qe japin apo shkrimet qe shkruajne, per te fituar besimin e pushtetit te ri, ata pranojne te hedhin balte jo vetem mbi të kaluarën dhe Enver Hoxhen por dhe mbi veten e tyre. Me qendrimin qe mbajne sot, elemente te tille te kujtojne Cvajgun qe thoshte se "Talieni dhe Barrasi, tradhetojne jo vetem historine dhe shpirtin e Revolucionit, por dhe veten e tyre. ( Cvajg Jozef Fushe faqe 91) Historia asnjehere nuk behet me "sikure" siç kerkon ta beje sot "regjimenti strategeve te demokracise" shqiptare. Ajo ka ligjet e saj, te cilat duhet te respektohen nga kushdo, pavarsisht nga bindjet politike. Megjithate per pak çaste ne do te zbatojme vijen e tyre te sjelljes. Dhe do ta bejme historine e kaluar me "sikur". Çdo te kishte ndodhur sikur "tradhetari Enver Hoxha", te mos kishte luftuar bashke me shoket e tij per çlirimin e Shqiperise, po te degjonte "patriotet e floririt"? Me kete llogjike, Shqiperia ne prag te luftes se dyte boterore, do te rreshtohej ne anen e te humburve. Ne konferencen e paqes qe u mbajt ne Paris ne 1946-en ajo do te gjykohej si bashkepuntore e fashisteve. Fqinjet e saj qe ishin ne anen e fitimtareve, do te ringjallnin me force enderrat e tyre te vjetra qe quhen "Krahina autonome e vorio-Epirit" dhe "Shkodra kryeqytet i vjeter i Malit te Zi". Perseri me llogjiken e politikaneve te "sikureve". Evropa antifashiste, por gjithsesi indiferente ndaj kombit shqiptar, perballe "Shqiperise kuislinge", do te nxirrte nga sirtari nje plan qe i mbeti pa zbatuar qysh me 1919-en, ne konferencen e Versajes. Planin e hartuar dhe te konsultuar me Esat Pashe Toptanin. Për ata që nuk e dinë historinë, apo e kanë harruar atë, ky plan përmbante: Dhenien e Veriut të Shqipërisë, serbeve, të jugut të Shqipërisë, grekerve dhe krijimin e principatës shqiptare ne rajonin e Shqipërisë së mesme, në krye të së cilës do të ishte Esat Pashë Toptani. Me llogjikën e politikanëve të "sikurit", nëqoftëse në Kosovë nuk do të kishte gjetur mbështetje lufta antifashiste , atëhere ajo që sot quhet tragjedi e Kosovës, do të ishte 100-fish më e madhe. Kjo nuk është shpikje e jona. kjo është llogjika e dokumenteve të luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Potsdamit 1945, mori vendimet përfundimtare për rregullimin e hartës së Evropës. Figurat ishin po ato të Konferencës së jaltës; Çurçill, Stalin dhe në vënd të Ruzveltit që kishte vdekur, mori pjesë Trumani. Një ndër vendimet e Kësaj Konference, ishte e drejta që u jepej shteteve fituese të Evropës Lindore dhe Qëndrore, për deportimin e pakicave kombëtare, që kishin marrë pjesë aktivisht në anën e bllokut fashist. Henri Bogdani, na e jep të plotë këtë tabllo. Ja se çfarë thotë ai: "Në konferencën e Potsdamit, u diskutua, për mundësinë e shpërnguljes së popullsisë së një race tjetër...Viktimat e këtyre transferimeve të popullsisë, u bënë kryesisht, gjermanët, hungarezët dhe polonezët. Gjermanët e Prusisë Lindore dhe rajonet e kaluara nën sovranitetin e Polonisë, u shpërngulën në mënyrë brutale gjatë dimrit të 1845-1946, drejt Gjermanisë. Qeveria çekosllovake, përdori mundësinë që asaj i ishte ofruar nga Aleatëtdhe që ndërkaq ishte konform me programin e Kosicës. Nga muaji maj deri në gusht 1845, rreth 800-mijë gjermanë, u shpërngulën drejt Austrisë, pastaj pas Konferencës së Potsdamit, 2-milion e gjysëm gjermanë, u erdhi radha për shpenguljen e tyre në kushte tepër të vështira. U autorizuan të qëndronin rreth 155-mijë gjermanë antinazistë, ose të konsideruar të tillë. Shtetet e tjera danubiane, shpërngulën gjithashtu, gjermanët që jetonin prej shekujsh në teritoret e tyre........Sa për gjermanët e Jugosllavisë, fati i tyre ishte sigurisht më tragjik; nga 450-mijë që ishin akoma në Jugosllavi në 1945, rreth 140 deri në 260-mijë sipas burimeve u masakruan gjatë transferimit, të tjerët, me shumë vështirësi arritën në Austri.... .........Të vetmet minoritete nacionale, që nuk u prekën nga transferimet masive të popullsisë, ishin shqiptarët dhe bullgaro-maqedonët e Jugosllavisë.(Henri Bogdan. Histoire des Pays de l'Est, faqe 391-392). Ne ndihme te aresyetimit tone, jane dhe mjaft dokumente te anglo-amerikaneve te luftes se dyte boterore. Gjate luftes se dyte boterore, ekziston dhe nje dokument i hartuar nga nje amerikan, i cili u be objekt studimi dhe shqyrtimi nga zyrat angleze dhe amerikane. Ja ç`thuhet midis te tjerash ne leterkembimin e funksionarit te Forin Ofisit, Boksholl, me kolegun e tij Laskei:(Forin Ofisi është Ministria e puneve të jashtme të Anglisë- shenimi ynë) "Megjithese rekomandimet e bera nga autori i ketij raporti, nuk jane teresisht paralel, me politiken e percaktuar nga F.O., mendoj se ju do te jeni dakord me shumicen e gjerave, qe thuhen se jane ne nje vije me rekomandimet tona......Qellimi i amerikaneve -nenvizon Boksholli-eshte te ndaje tosket me geget, dhe evntualisht te organizohet nje plebishit, nen mbikqyrjen aleate" (A.I.H. Dokumente angleze. Leter e Bokshollit derguar Laskeit 15-tetor 1944. F.O. 371/43554.P.R.O). Pra as me shume e as me pak, aleatet qysh ne kohe te luftes, benin plane, jo qysh tja bashkonin Kosoven me Shqiperine, po si te ndanin dhe vete Shqiperine. Për saktësinë dhe ekzistencën e këtij plani bën fjalë dhe autori anglez Jon Halliday, në librin e tij "Shqiptari Dinak". Në këtë libër për problemin e mësipërm, autori thotë: ".....Akoma më ogurzezë, është përkrahja e hapur e anglezëve, ndaj një plani, të përpiluar nga SH.B.A-të, në muajin Gusht 1944, për ta ndarë Shqipërinë më dysh dhe për të pushtuar një pjesë të saj.......Plani i amerikanëve thotë: Sazani të merret nenjëherë, nga Aleatët dhe sa më shpejt të dërgohen në Tiranë dhe Durrës, 5000 forca amerikane.....(Jon Halliday. Shqiptari Dinak, faqe 114-115). P.K.SH-ja dhe levizja Nacional-çlirimtare, nuk e lejuan nje plan te tille. Ata e kuptuan situatën dhe e rreshtuan Shqipërinë në radhët e koalicionit antifashist. Prandaj me të drejtë analisti dhe historiani francez, Henri Bogdan thekson se "Çlirimi i Shqipërisë, kishte qënë vetëm vepër e partizanëve shqiptarë, që shpesh kishin përfituar nga livrimet e armëve dhe materialet e furnizuara nga anglo-amerikanët....Ishte kjo një situatë krejtësisht origjinale në Evropën Lindore dhe pasojat do të ishin të rëndësishme për evolucionin politik të mëtejshëm....(Henry Bogdan. Histoire des Pays de l'Est. faqe 403). Per te sqaruar me mire njerezit e mashtruar nga propaganda e "patrioteve" te pluralizmit, le te qendrojme me gjate ne nje problem tjeter, qe verteton me shume se çdo gje tjeter, mençurine dhe atdhetarizmin e drejtuesve të Luftës Nacional-Çlirimtare. Siç dihet gjate dhe ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, nga tre fuqite e medha qe perbenin boshtin antifashist Amerike, Angli dhe Bashkim Sovjetik, u zhvilluan nje sere konferencash per regullimin e Evropes pas perfundimit te luftes. Ne histori keto konferenca njihen me emra te tille si : Konferenca e Teheranit, Konferenca e Jaltes dhe Konferenca e Potsdamit. Ne keto konferenca, fatet e mjaft shteteve dhe popujve, ishin vetem gure shahu. Ja disa episode nga prapaskena e ketyre konferencave: Qysh ne konferencen e Teheranit, Anglia kerkonte qe Greqia te mbetej ne influencen angleze. Ne 5-Maj 1944, ministri i Jashtem i Anglise Antoni Iden ne takimin qe pati me ambasadorin sovjetik ne Londer Gusev i thote midis te tjerash se "Na lini dore te lire ne Greqi, qe ne tju leme te lire ne Rumani" (Historia e Luftes se Ftohet. Andre Fonten faqe 244). Pazari u perfundua. Anglise ju la dore e lire ne Greqi. Pasoje e kesaj nuk eshte vetem deshtimi dhe shkaterrimi i levizjes partizane greke te quajtur ELLAS, por rruga qe u ndoq per kete.Ja nje shembull. Ne 3-dhjetor 1944, e majta greke organizoi nje manifestim ne qender te Athines, qe ne histori njihet me emrin "E diela e pergjakeshme". Policia mbreterore e perkrahur nga forcat angleze te komanduara nga gjeneral Skobie, qelloi mbi demostruesit. Gjate 33-diteve u zhvillua nje lufte e pergjakeshme, midis forcave te ELLAS-it dhe forcave mbreterore. Ne fund fituan forcat mbreterore te ndihmuara nga anglezet. Kush kerkon ta perjetoje artistikisht kete masaker, le te lexoje librin "Mehallat e botes" te poetit te madh grek Janis Ricos. Ja dhe origjinali i kesaj prapaskene. Kujtimet e Vinston Çurçillit. Ne keto kujtime midis te tjerash thuhet per seancat e konferences se Jaltes: "Regullojme çeshtjet tona me Ballkanin. Ushtrite tuaja ndodhen ne Rumani dhe ne Bullgari. Ne kemi interesa, misione dhe agjente ne keto vende. Evitojme ndeshjen mes nesh per çeshtje qe nuk ja vlejne: Persa i perket Britanise se madhe dhe Rusise, çfare do te thoshit ju per nje dominim 90% ne Greqi per ne dhe 10% per ju dhe per nje barazim 50% me 50% ne Jugosllavi? Gjate perkthimit te fjaleve te mija, une shkruaja mbi nje gjysem flete leter: Rumania: Rusia 90%, te tjeret 10%. Greqia: Britania e madhe ne akord me Ameriken 90%, Rusia 10%. Jugosllavia 50% me 50%. Hungaria: 50% me 50%. Bullgaria: 75% per Rusine dhe 25% per te tjeret. Une e shtyva letren para Stalinit, nderkaq qe perkthimi ishte bere. Pati nje ndalese te vogel. Pastaj mori kalemin e tij blu dhe hoqi nje vije te trashe ne shenje aprovimi. ......(Çurçill Kujtime Vellimi i pare faqe 235). Tablloja e mesipërme, natyrisht është e shkurtër. Megjithatë, ajo flet qartë. Ajo tregon se sa largepames dhe të matur, u treguan udhëheqësit e Luftës Nc-Çlirimtare gjate Luftes se dyte boterore. Perballe ketyre prapaskenave te konferencave te te medhenjeve, te cilat, ne ate kohe ata nuk i dinin dhe nuk mund ti dinin, me zgjuaresi dhe mençuri politikani dhe trimeri atdhetari, ata ndoqen rrugen me te sakte dhe me te drejte. Vetem me forcen e armeve dhe te luftes, vetem me forcen e fitimtarit, mund ti siguronin Shqiperise lirine dhe pavarsine, e cila ne planet e te huajve ishte lene si plaçke tregu. Te gjitha ato qe thuhen per tradhetine e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Enver Hoxhes, kane tjeter qellim. Nuk eshte fjala thjesht tek Enver Hoxha dhe Lufta NC-ÇL. Problemi eshte me kompleks dhe me tragjik. Sot kombi shqiptar ndodhet ne nje pozite dramatike. Atij i duhet te zgjedhe rrugen per te fituar te drejtat kombetare. Qeveritaret dhe partiaket qe ka sot, jane te pazote te ndjekin rrugen e vetme te shpetimit nga coptimi; rezistencen aktive. Prandaj duhet etiketuar si tradhetar Enver Hoxha, qe bashke me te te hidhet poshte dhe vija e tij e fitores mbi pushtuesin. Jo rastesisht ata qe etiketojne tradhetarin nuk ngurojne te botojne dhe te ribotojne dekalogun e Ballit Kombetar, nuk eshte rastesi qe ata sot kane zgjedhur si rruge te zgjidhjes se çeshtjes kombetare, rrugen e Ballit kombetar. Vete te rrine dhe te tjeret tua sjellin lirine ne pjate. Balli kombetar deshtoi ne rrugen qe ndoqi 50-vjet me pare. Deshtimi i tij e shpetoi Shqiperine nga fshirja ne harten e botes. Po sot? Nuk dihet. Deri tani vija e kafeneve dhe monedhave te floririt i jep tonin jetes politike te kombit shqiptar. NACIONALISTI I VESHUR ME KOSTUMIN E KOMUNISTIT Ku je nisur dhe do vesh Po ti car dhe mbretër spyete Këtë vjeshtë, shoku Enver Spyete, për topat hatà Rruga për Moskë është e keqe Shtyve portën e mesjetës Bie shi, ngrica të ther Hyre brënda në kala Kenge popullore Hoxha ishte para se gjithash nje nacionalist shqiptar Jon Halliday Shqipëria është i vetmi vënd i Evropës Lindore ku ndjenja nacionale ështe shprehur nëpërmjet stalinizmit Zhan Bertolino Se treti: Sipas "analisteve te sotem", ai ja shiti pavarsine e vendit, komunizmit. Kjo eshte llogjika e tyre. Po argumentet e tyre cilat jane? Ata nuk japin argumente. Ata jane te bindur se keshtu eshte. Si shembull global te marrin Shqiperine e sotme te shkaterruar dhe te thone :"Ja Shqiperia e Enver Hoxhes". Shqiperia e sotme, lypese dhe e shkaterruar, nuk eshte Shqiperia e tij. Kush e beri te tille me nje skenar te perpunuar, do flasim me gjate ne nje kapitull tjeter. Tani do te mjaftohemi te themi se Shqiperia e Enver Hoxhes, i ngjante ne menyre figurative nje njeriu qe vertet nuk ka shume pasuri, qe vertete nuk ka shume rroba, por ato qe i ka, i ka te pastra dhe eshte shume dinjitoz ne karakterin e tij. Ndersa per çeshtjen qe po trajtojme do te perdorim vetem argumentet. Eshte e vertete se Enver Hoxha besonte ne komunizem, eshte e vertete se ai luftoi per ta mbrojtur komunizmin si doktrine. Megjithate kjo nuk ishte ndonje herezi dhe nuk eshte baraz me tradheti. "Patrioteve", tane do tu kujtojme se dhe Romen Rolani, Bertold Brehti, Anatol Fransi, Frederik Zholio Kyri, Iv Montani, Federiko Garcia Lorka, Pablo Neruda, Pol Elyari etj etj figura te shquara te artit dhe kultures boterore, kane besuar ne komunizem. Eshte e vertete se ai kete doktrine dhe ideologji e zbatoi ne praktiken e Shqiperise. Eshte perseri e vertete, se pas viteve 1965-ne zbatimin e kesaj teorie u vune re gabime te medha qe renduan nivelin e jeteses se popullit shqiptar. Eshte perseri e vertete se ne zbatimin ne praktike, ndaj mjaft njerezve, u vune re shkelje te medha te lirive dhe te drejtave te njeriut. Eshte perseri e vertete se ketu pergjegjesine e ka dhe e mban me shume Enver Hoxha se ai ishte udheheqesi kryesor i Shqiperise. Dhe eshte nje gje normale qe vepren e Enver Hoxhes ne keto çeshtje tja nenshtrosh kritikes per te bere me shume se ai. Por eshte anormale, qe duke u nisur nga gabimet qe u vune re ne zbatimin e Socializmit ne Shqiperi, apriori te nxjerresh konkluzione se Enver Hoxha gjate kohes qe ishte ne pushtet, nuk punoi per te mbrojtur interesat e popullit dhe te vendit qe udhehiqte. Me kete, pohim, tregon ose naivitetin per te mos kuptuar Enverizmin si komunizem dhe Enverizmin si shqiptarizem, ose thjesht urrejtje. Le ti referohemi historise. Enver Hoxha besonte ne komunizem. Por komunizmi i Enver Hoxhes ishte komunizem deri sa atij nuk i kercenohej liria dhe pavarsia e vendit. Perballe ketij rreziku, ai pushonte se qeni komunist. Vendin e tij e zinte nacionalisti dhe atdhetari. Ja disa fakte. Ne vitin 1947-jugosllavet duke pandehur se me ane te Koçi Xoxes dhe te tjereve e kishin ne dore Shqiperine, bene propozimin per te sjelle ne Shqiperi, dy divizione jugosllave. Propozimin e solli gjenerali Kupreshanin. Nen pretekstin e gjoja nje kercenimi te Shqiperise nga Jugu, nga monarkofashistet greke, te pushtohej Shqiperia dhe ushtarakisht nga Jugosllavet. Duan apo nuk duan sot nje pjese e shqiptareve, vetem trimeria, shkathtesia dhe zgjuarsia e Enver Hoxhes e shpetoi vendin nga nje tragjedi shume e madhe. Kjo ngjarje dhe ky qëndrim, kanë gjetur vënd dhe në literaturën perëndimore. "Disa udhëheqës shqiptarë, ishin të bindur se Titoja, donte ta bënte Shqipërinë republikë të 7-të të Jugosllavisë. Udhëheqja e Partisë Komuniste shqiptare, vazhdoi mardhëniet e ngushta me Jugosllavinë gjer në momentin kur në fillim të vitit 1948, Titoja, deshi të vendoste nën komandën jugosllave, forcat e armatosura shqiptare dhe të staciononte në Shqipëri trupat e tij, për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e monarko-fashistëve grekë. Enver Hoxha megjithë egzistencën në gjirin e Partisë të një fraksioni të rëndësishëm projugosllav, vendosi të reagojë". (Histoire des Pays de l'Est, faqe 433). Një nga udheheqësit më të lartë të Jugosllavisë se pasluftës. Millovan Gjilasi, pas 50 vjetësh deklaron hapur se "Unë edhe sot mendoj se potezi jugosllav, për dërgimin e divizioneve në Shqipëri ishte gabim i madh, i cili ka mundur të nxitë dyshimin tek shqiptarët në qëllimet e Jugosllavisë. Në instancë të fundit qëllime të tilla kanë ekzistuar, që Shqipëria t'i bashkohet Jugosllavisë, por me kushtet që ne t'i diktonim. Eshtë me rëndësi të themi, se Shqipëria nuk u dorëzua, as para se të ndërhynin sovjetikët.." (Millovan Gjilas, intervistë dhënë "Zërit", 9-10 Shkurt 1991). Ne vitin 1960-te, nga shumica e shqiptareve dihet mire se Shqipëria, u prish me superfuqine e atehereshme te botes, Bashkimin Sovjetik. Sot kur flasin per kete çeshtje "analistet" shqiptare, e trajtojne ate ne kuadrin e manise se Enver Hoxhes per te mbrojtur komunizmin, pra thjesht si lufte ideologjike. A kishte ne kete polemike dhe prishje, elemente te komunizmit. Padiskutim. Por ato nuk ishin shkaku kryesor. Ato ishin fasada. Historia dhe faktet, tregojne qarte se vetem per hir te devijimit nga komunizmi, Enver Hoxha, nuk kishte per tu prishur me ruset. Ne vazhdimin e miqesise me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha kishte filluar te shikonte nje rrezik te madh per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Jane dy fakte qe na japin te drejte ta bejme nje pohim te tille. Ne vitin 1955-Nikita Hrushovi filloi rehabilitimin e klikes se Titos dhe titizmit, duke shkuar vete ne Jugosllavi dhe duke i kerkuar falje atij per gabimet qe ishin bere ndaj tij. Njekohesisht, ai kerkoi dhe nga te gjithe vendet e tjera te Kampit te atehershem socialist, te benin nje gje te tille, duke e shoqeruar kete me rehabilitimin e te gjithe atyre personave qe deri me perpara ishin denuar si agjentura te Titos. Ne kete veprim te Hrushovit, Enver Hoxha nuk pa rrezikun per veten e tij, por rrezikun per Shqiperine. Ai e dinte mire se çfare planesh per gllaberimin e Shqiperise kishte ndermare titizmi. "Enver Hoxha-pohon Henri Bogdani- nuk kishte harruar synimet imperialiste të Titos mbi Shqipërinë" (Histoire des Pays de l'Est faqe 454). Ndërsa Zhan Bertolino thekson se "P.P.Sh-ja, refuzonte të rehabilitonte Titon. Kjo do të kishte si pasojë dëshirën e shprehur nga Moska: rehabilitimin e Koçi Xoxes. Kjo do të thoshte gjithashtu se lufta kundër ndërhyrjes jugosllave si dhe lufta e zhvilluar për afirmimin e sovranitetit nacional të Shqipërisë kishin qënë gabime politike" (Jean Bertolino. Albanie: La sentinelle de Staline, faqe 230). Ne kohen e luftes Nacional-çlirimtare, duke besuar me sinqeritet dhe naivitet ne parimet e komunizmit, ai i dha besen, "vellezerve", jugosllave, sepse dhe ata i premtuan se nuk ishin si te paret, po te mire dhe do ta zgjidhnin pas luftes njehere e mire çeshtjen kombetare. Koha provoi se ata u treguan te pabese. Jo vetem qe nuk paten ndermend te bashkonin Kosoven me Shqiperine, por donin te gllaberonin dhe Shqiperine. Ne keto kushte, tek Enver Hoxha si shqiptar qe ishte, veproi institucioni i bese-prerjes. Ata, per ate u shndrruan vetem si armiq dhe shkuar armiqve. Te tille mbeten gjate gjithe jetes se tij. Prandaj ai kurre nuk mund te pranonte te lidhte perseri dashuri me titistet, megjithe predikimet e Hrushovit. Andre Fonteni, në librin e tij Historia e Luftës së Ftohtë, vëllimi i dytë, e sqaron më qartë arësyet reale të qëndrimit të Enver Hoxhës dhe shokëve të tij. Ai thotë se: "Tito, kurrë nuk e kishte injoruar që rruga e pajtimit të plotë të tij me Hrushovin, kalonte nëpërmes likuidimit të kundërshtarëve të tij shqiptarë. Këtë dhuratë(Domethënë, likuidimin e udhëheqësve shqiptarë-shënimi ynë), Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar tja bënte mareshallit jugosllav dhe për të arritur qëllimin e tij kishte vënë në përdorim duke pritur realizimin e një puçi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik" (Andre Fonten Histoire de la guerre froide vëllimi i dytë faqe 395). Ndërsa Fransua Fejto thotë: "ata, shqiptarët, kishin plotësisht të drejtë të trëmbeshin se mos vëndi i tyre, në kuadrin e bashkëekzistencës paqësore, përdorej si monedhë shkëmbimi për një afrim të Bashkimit sovjetik me Jugosllavinë dhe Greqinë" (Fransua Fejto. Historia e vëndeve të demokracive Popullore faqe 167). Fakti i dyte. Qysh pas krijimit te "Traktatit te Varshaves", ne Shqiperi u krijua baza e fuqishme ushtarako-detare e Vlores, e cila ishte nje baze e perbashket. Ne kushtet e lidhjes se Hrushovit me Titon, per Enver Hoxhen, u be plotesisht e qarte se vazhdimi i metejshem, i miqesise me Bashkimin Sovjetik, do te kishte vetem rreziqe te medha per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Ne keto kushte, per te mbrojtur kete liri dhe pavarsi te fituar me gjak dhe sakrifica te shumta, ai zgjodhi rrugen e shqiptarizmit. Vendosi te prishej me superfuqine nga e cila trembeshin shtete shume te medhenj. Më mirë se "analistët" shqiptarë, këtë e thonë të huajt. "Kurrë ndonjëherë më përpara, udhëheqja sovjetike, nuk ishte sulmuar në shtëpinë e saj me kaq zhurmë dhe furi....Por e vërteta, skandali më i madh ishte kur ai(Enver Hoxha-shënimi ynë), filloi të fliste për marëdhëniet sovjeto-shqiptare.....që ruset nuk pranuan ti livronin Shqipërisë, 10-mijë ton grurë, meqë ajo ishte prekur nga një thatësirë e jashtëzakonshme" (Fejto po aty faqe 167). Kane kaluar, qysh nga momenti qe po shkruajme, rreth 36-vjet nga mbledhja e 81-Partive komuniste dhe punetore ne Moske. Ne kete mbledhje Enver Hoxha mbajti nje fjalim. Do tu japim lexuesve disa fragmente nga ky fjalim, per te gjykuar vete mbi domethenien e fjaleve. : "Ne i dhame pergjigjen Sofokli Venizellosit, shoku Hrushov me ane te shtypit dhe besoj se ke marre dijeni. Ne nuk jemi ne kundershtim te beni politike me Sofokli Venizellosin, por me kufijte dhe te drejtat tona duhet te mos beni politike, pse as kemi lejuar dhe as do te lejojme.............Shoku Hrushov e di se kufijte e Shqiperise jane te paprekshem dhe te shenjte; kush i prek ata eshte agresor. Populli shqiptar do te derdhe, gjak po tia preke kush kufinjte. Shoku Hrushov gaboi rende kur i tha Venizellosit se ai pa ne Korçe greke dhe Shqiptare qe punonin si vellezer. Ne Korçe nuk ka fije minoriteti grek, por ka lakmi shekullore te grekerve per krahinen e Korçes si per gjithe Shqiperine. ..............Ne komunistet shqiptare nuk do te quheshim te tille, neqoftese nuk do te mbronim me konseguence dhe me vendosmeri, lirine e atdheut te shtrenjte nga komplotet dhe sulmet diversioniste te klikes se Titos te cilat synojne invadimin e Shqiperise.......A mundet dhe a eshte e lejueshme qe ne komunistet shqiptare ta leme vendin tone te behet gjahu i Titos, i amerikaneve, i grekerve apo i italianeve? Jo kurre!!....Jugosllavet na akuzojne se gjoja jemi "shoviniste dhe nderhyjme ne punet e brendeshme dhe kerkojme rektifikimin e kufijve" ....Ajo qe ne kerkojme dhe do te kerkojme vazhdimisht nga titistet dhe per te cilen do ti demaskojme ata deri ne fund, eshte te heqin dore nga krimi i gjenocidit kunder popullsise shqiptare te Kosoves, te heqin dore nga terrori i bardhe kunder shqiptareve te kosoves, te heqin dore nga debimi i shqiptareve nga tokat e tyre dhe dergimi ne mase i tyre ne Turqi, ne kerkojme qe popullsise shqiptare ne Jugosllavi, ti njihen te drejtat ne baze te Kushtetutes se Republikes Popullore te Jugosllavise. Shoviniste eshte kjo kerkese apo marksiste? .....Ju e konsideroni Shqiperine si plaçke tregu, qe mund te fitohet apo te humbitet nga njeri apo nga tjetri. Ka qene nje kohe qe Shqiperia, konsiderohej si plaçke tregu, kur te tjeret mendonin se varej nga ata nese Shqiperia do te ekzistonte apo jo. .......Rankoviçi deshiron qe ne ti bejme kufinjte han me dy porta, ku te hyjne dhe te dalin pa vize agjente dhe arme jugosllave, italiane dhe greke, per te na sjelle kulturen e tyre te thikes ne dhembe, per te realizuar Titoja enderren e vjeter qe Shqiperia te behet republike e shtate e Jugosllavise, ose borgjezia reaksionare italiane te vere ne zbatim per here te trete qellimet e saj grabitqare kunder Shqiperise, ose monarkofashistet greke te realizojne enderren e tyre te çmendur per grabitjen e Shqiperise se jugut. Por ne si kemi lejuar dhe nuk do ti lejojme kurre keta, prandaj jemi "luftenxites". .............Natyrisht ne jemi kunder nje bashkeekzistence te tille, per hir te se ciles ne shqiptaret, duhet ti bejme konçesione teritoriale dhe politike Sofokli Venizellosit. Jo ato kohëra kur tokat e Shqipërisë bëheshin monedhë tregu, kanë vdekur përgjithëmonë. .............Eshte hapur fjala se shqiptaret jane gjaknxehte. E perse jemi gjaknxehte? Gjaknxehtesi eshte te mbrosh atdheun dhe popullin tend nga revizionistet jugosllave monarkofashistet greke dhe neofashistet italiane qe kane me se 16-vjet qe po na provokojne ne kufi? Nese ne quhemi gjaknxehte pse mbrojme interesat jetike te popullit tone, kete ne nuk e pranojme. Haram qumështi i nënës, haram buka që na ushqen partia dhe populli, nëqoftëse nuk mbrojmë interesat e popullit tonë.......(Nga fjalimi i Enver Hoxhes ne mbledhjen e Moskes ne Nendor 1960. Vellimi Gjithmone vigjilence vellimi i pare faqe 644, 665, 673, 689, 690, 691, 692). Për këto pohime dhe të tjera si këto, shumë udhëheqës partish, pjesmarrës në mbledhje, reaguan me egërsi. Dolores Ibaruri, e "cilësoi ndërhyrjen e Hoxhës si provokacion të papranueshëm në gojën e një militanti proletar". Ndërsa Luixhi Longo e cilësoi atë si "fraza dhe fjalë që nuk mund ti drejtohen veçse armikut të klasës" (Histoire des Pays de l'Est, Faqe 396). Pohimet e mesiperme te Enver Hoxhes, politikanet dhe analistet e sotem shqiptare te se majtes, se djathtes apo te qendres, i quajne komunizem. Puna e tyre. Por kemi te drejte tu shtrojme atyre nje pyetje? Kush quhet atehere shqiptarizem? Po ate qe nuk pranojne ta thone politikanët shqiptarë, e thonë të huajt antikomunistë. Jon Halliday, ne librin e tij "Shqiptari dinak", midis te tjerash thote: "Ne kete rast, Hoxha me te vertete, arriti, qe t'i bente vend vehtes dhe Shqiperise ne harten e botes. Gazetat e te gjithe botes, shkruajten me germa te medha, per denoncimin qe ai i beri Hrushovit, madje dhe armiqte e tij te eger, e pranojne se Hoxha u tregua burre i zoti dhe trim"(Shqiptari Dinak, faqe 197). Ja dhe një dokument tjetër: Enciklopedia franceze me titull: "Kronikë e shekullit të njëzetë". Për mbledhjen e Moskës, në këtë enciklopedi, thuhet: "Lideri shqiptar, Enver Hoxha, del në mënyrë spektakulare nga konferenca botërore e Partive Komuniste" (Chronique du 20-siecle, faqe 918) Ndërsa Henri Bogdan për këtë çështje thotë se "Nëqoftëse të gjitha demokracitë popullore europiane kanë ndjekur orientimet e Moskës, të nesërmen e krizës së 1956-ës, Shqipëria është treguar që në fillim e rezervuar.....Shqipëria rifilloi sulmet e saj ndaj Jugosllavisë.. Gjatë viteve 1960, mardhëniet midis Moskës dhe Tiranës, u ashpërsuan papritur. Shqiptarët shumëfishuan atëhere sulmet e tyre kundër "revizionistëve jugosllavë", po përmes tyre dihej mirë që ata synonin Nikita Hrushovin. Ata shumëfishuan mospajtimet në emër të pavarsisë se tyre nacionale ndaj ideve të ndarjes ndërkombëtare të punës që kish filluar të propagandonte Moska" (Histoire des Pays de l'Est faqe 475). Ne vitin 1968-forcat e "Traktatit te Varshaves", brenda nates sulmuan dhe pushtuan Çekosllovakine. Shqiperia ne ate kohe de jure, ishte akoma anetare e ketij traktati. De fakto, ajo kishte dale nga ky traktat qysh ne vitin 1960. Agresioni kunder Çekosllovakise u justifikua dhe u mbeshtet para opinionit boteror, me ane te teorise se sovranitetit te kufizuar te shpikur nga Brezhnjevi dhe te detyrueshme per tu zbatuar nga çdo vend anetar i ketij traktati. Ne keto kushte, perballe kercenimit qe i kanosej lirise dhe pavarsise se Shqiperise, udhëheqja shqiptare, mori nje vendim teper te drejte, por dhe shume te guximshem per kohen. Kuvendi Popullor i Shqiperise e denoncoi kete si nje traktat agresiv duke marre vendim ligjor per daljen e Shqiperise nga ai. Sot shumë politikanë dhe qeveritarë të Shqipërisë, duke filluar që nga Sali Berisha, thonë para politikanëve të ndryshëm të Evropës se Shqipëria duhet të ketë përparësi në N.A.T.O., sepse ajo ishte e para që denoncoi Traktatin e Varshavës. Kjo është një e vërtetë historike. Por nuk thonë se kush ishte ai që e dha urdhërin për të dalë nga ky traktat. Megjithatë, edhe këtë e thonë të huajt. Përsëri, në enciklopedinë franceze: "Kronikë e shekullit të njëzetë" thuhet: "Shqipëria e Enver Hoxhës, merr vendim të dalë nga Traktati i Varshavës". (Chronique du 20-siecle, faqe 1037). Ndërsa një autor tjetër, Fransua Fejto, për këtë ngjarje në librin e tij "Historia e demokracive popullore", jep këtë spiegim: "Ministri i jashtëm Andrei Gromiko, duke mbrojtur këtë intervencion përpara Kombeve të Bashkuara, e cilësoi aksionin si masë, vetëmbrojtëse, kundër synimeve të imperializimt. Kjo do të thoshte se Pakti i Varshavës, ishte i barabartë me një instrument vetëmbrojtës të Bashkimit Sovjetik, që vendosej mbi ligjet ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Pozicion arbitrar që rriste kërcënimin ndaj të gjitha vëndeve fqinje dhe veçanërisht të vëndeve socialiste. Prandaj ajo pati si reaksion, veç të tjerash, tërheqjen e Shqipërisë, nga Pakti i Varshavës me anë të ligjit të aprovuar nga Kuvëndi Popullor, në Tiranë, në 12-Shtator 1968...( Fransua Fejto. Historia e demokracive Popullore faqe 361) Kush ishte Traktati i Varshavës në atë periudhë? Le tu referohemi shifrave. Pas pushtimit të Çekosllovakisë, ky traktat agresiv kishte në gjirin e tij një forcë nga e cila trëmbej gjithë bota. Në gjirin e tij ishin gati për luftë 202-divizione me 2-milion e 815-mijë ushtarë. 2-mijë e 324-anije luftarake. Si dhe 12-mijë e 850-avionë luftarakë. Përballë këtij grupimi gjigand ushtarak, qëndronte N.A.T.O-ja me 2-milion e 188-mijë ushtarë. Me 1-mijë e 837-anije luftarake. Me 4-mijë e 305-avionë luftarakë. (Times gusht 1969). Megjithatë udhëheqja e Shqipërisë, me zgjuarsi dhe trimëri, arriti të manovrojë mes këtyre dy blloqeve dhe të ruante pavarsinë dhe dinjtetin e Shqipërisë. Ne vitin 1978-kinezet, nderprene mardheniet ekonomike me Shqiperine si pasoje e sulmeve dhe demaskimit qe u beri Partia e Punes. Dhe kete ngjarje, sot perpiqen ta trajtojne si megallomani te Enver Hoxhes, per tu shndrruar ne qendren e revolucionit boteror. Perseri, askush nuk kerkon te depertoje, tej fasades. Kontradikta ideologjike midis Partise se Punes dhe Partise Komuniste te Kines, natyrisht qe kishte. Por nuk ishin keto kontradikta qe çuan ne ate ashpersim te mardhenieve. Perkundrazi ne ashpersimin e mardhenieve, ndikoi dhe pati rolin kryesor, perpjekjet qe bene kinezet ne fillimet e vitit 1975, per te sheshuar mardheniet e Shqiperise me Jugosllavine. Ne interes te qellimeve te tyre, kinezet i propozuan Shqiperise qe gjoja per tu mbrojtur nga nje sulm i mundeshem i sovjetikeve, te nenshkruante nje traktat mbrojtje, miqesie dhe bashkepunimi me Jugosllavine dhe Rumanine. Nje propozim i tille u hodh poshte nga Enver Hoxha, duke u konsideruar me pasoja shume te rreziksheme per pavarsine e Shqiperise dhe per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne ish-Jugosllavi. Ja çthote ai per kete çeshtje qysh ne fillim te viteve 70-te. "Çu-En Lai i perseriti Adilit planin e vete djallezor: "Bashkohuni ngushte me vendet e tjera te Ballkanit, pavarsisht nga mosemareveshjet qe keni". Armik i ndyre, pseudomarksist i poshter!! Ne as gjunjezohemi, as trembemi, as pa buke nuk do te mbetemi, por do te rrojme me nder te lire, te pavarur dhe sovrane si marksiste-leniniste, si komuniste shqiptare, si bij te ketij populli te lavdishem dhe heroik, qe nuk eshte perkulur ne shekuj...(Shenime per Kinen. Vellimi i dyte faqe 125). Analistë të huaj antikomunistë, kanë vënë në dukje, shkakun kryesor të prishjes së Partisë së Punës nga Kina, megjithëse, nuk janë dakord me vijën dhe doktrinën e tij. "Lidhjet e tij të fundit me Kinën, u shkëputën më 1978-ën, kur Mao-Ce-Duni, u bë mik me mareshal Titon, me njeriun, për të cilin Hoxha, besonte me të drejtë, se dëshironte ta shndronte Shqipërinë në një republikë të shtatë të Jugosllavisë". (The European 15-Tetor 1994). Drejtesia e ketij qendrimi kombetar , u duk me qarte me rastin e vizites se Hua Kuo Fenit-ish kryetar i Partise Komuniste te Kines, ne Jugosllavi. Ne kete periudhe ne shkrimin e tij me titull "Politika luftenxitese kineze dhe vizita e Hua Kuo Fenit ne Ballkan", botuar ne "Zeri I Popullit", date 3-Shtator 1978, midis te tjerash Enver Hoxha thekson se kinezi " ka ardhur ne Ballkan, me te njejtat qellime, siç kane ardhur Hrushovi, Brezhnjevi, Niksoni dhe te tjere para tij............Ai nuk mungoi te marre si shembull, politiken e barazise nacionale, qe ndjek Lidhja Komuniste e Jugosllavise. E çuditeshme kjo llogjike e kinezeve. Mao Ce Duni i gjente te padrejta, regullimet pas luftes se dyte boterore dhe propozonte te rregulloheshin ato, ndersa Hua Kuo Feni, i konsideron si te bazuara, vendimet e padrejta, te konferences se ambasadoreve te fuqive te medha mbi Ballkanin....." Arsyeja reale e prishjes me Kinën, ka gjetur pasqyrim në literaturën politike perëndimore, qysh më herët. Në librin e tij historiani francez Henri Bogdan e trajton gjërësisht këtë ngjarje. : "Shqetësimi u rrit kur në Shtator 1977, Tito, kundërshtari i njohur i Partisë Komuniste Shqiptare, ndërmori një turne të gjatë ...në Kinë dhe Korenë e Veriut......................................Udhëtimi i Hua Kuo Fenit në Jugosllavi, në Gusht 1978, një muaj pas prishjes së Kinës me Shqipërinë, nuk bëri asgjë për ta lëvizur Enver Hoxhën nga pozicionet e tij. Për shqiptarët, kinezët si dhe sovjetikët, nuk ishin veçse revizionistë. Po në këtë ndeshje, është përsëri Titoja, që ishte objekt i sulmeve më të egra të shqiptarëve". Në romanin e tij "Koncert në fund të dimrit", Kadareja i trajton hollësisht këto ngjarje. Ajo që evidentohet qartë dhe hapur në veprën e tij, nuk është komunizmi, ideologjia, por dinjiteti dhe krenaria kombëtare e shqiptarëve të udhehequr nga Enver Hoxha. Ja disa pasazhe nga vepra e Kadaresë, nga monolgu i Mao-Ce-Dunit: "Ky shtet (Eshte fjala për Shqipërinë), jo vetëm s'më bindet, por kërkon të më imponojë vullnetin e tij. Ky vënd meriton një ndëshkim. Dhe unë do t'ja jap........................E dinte që Shqipëria do të hidhte shqelma për një kohë të gjatë, por që puna të arrinte saqë ajo t'i jepte urdhëra atij, kjo as mund të merrej me mënd.........Pra kishte ndodhur diçka që po ta merrte vesh populli kinez, do të rrëzohej përdhe nga turpi. Mao-Ce-Duni, e ndjente, se po zëmërohej më parë se çe mendonte. Do të bëj hatanë tha ai me vehte. Do t'i jap Shqipërisë një mësim, që të dridhet njëmijë vjet më vonë kur ta kujtojë.........Për çdo fabrikë apo uzinë, do të kërkoj një fli. Për çdo oxhak, për çdo turbinë, për çdo kredi. Jepni për secilën prej tyre diçka. Jepni krenarinë tuaj të padurueshme.....(Ismail Kadare. Koncert në fund të dimrit. faqe.....). Por Shqipëria qëndroi. Ajo nuk e dha krenarinë e saj, nuk u kinezifikua, por mbeti shqiptare. E varfër por me dinjitet. Stalinizmi i Enver Hoxhës- Fasada dhe realiteti Në shumë vepra, të analistëve të huaj, veçanërisht atyre perëndimore, kur është analizuar periudha e drejtimit të Shqipërisë nga Enver Hoxha, midis të tjerash është vënë theksi se ai ishte stalinisti i fundit dhe se gjatë tërë jetës së tij si e glorifikoi Stalinin dhe stalinizmin. Megjithatë, në këto vepra jepen gjykime të pjesshme dhe për arsyet që e shtynë atë të kapet pas stalinizmit, apo se çfarë vëndi në të vërtetë zinte Stalini dhe stalinizmi në gjithë veprimtarinë e tij dhe të shtetit që ai udhëhoqi për 40-vjet rrjesht.. Ndërsa në literaturën politike dhe propagandistike shqiptare të periudhës së pluralizmit, vihet re një dukuri tjetër. Në këtë veprimtari politike dhe propagandistike, mungon plotësisht analiza, qoftë e sipërfaqshme apo e cunguar. Tonet e kësaj politike dhe propagande janë plotësisht të zeza, prandaj ato nuk kanë nevojë për analizë. Megjithatë, bëhet fjalë për një histori 50-vjeçare. Si e tillë ajo ka nevojë për analizë, për çdo problem dhe dukuri të saj. Propaganda dhe politika, nuk e kanë zëvëndësuar dhe nuk mund ta zëvëndësojnë dot analizën shkencore të spiegimeve të periudhave të ndryshme të historisë. Në analizën e stalinizmit të Enver Hoxhës, është e nevojshme të dallojmë fasadën nga realiteti, kushtet historike të cilat i bënë të mundur dhe të domosdoshme atij të kapej pas stalinizmit, ndërvartësinë e stalinizmit me nacionalizmin e Enver Hoxhës, ndikimin e stalinizmit në jetën sociale dhe politike të Shqipërisë etj. Këto probleme do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë se çfarë ishte në të vërtetë stalinizmi shqiptar: rrymë ideologjike që kishte neutralizuar kombin shqiptar, apo rryma ideologjike ishte mbulesa më e mirë për konsolidimin e nacionalizmit shqiptar, për ruajtjen e pavarsisë dhe sovranitetit të Shqipërisë? Problemi i parë që ka nevojë të shtrohet dhe të sqarohet është: Kur Enver Hoxha u kap fort pas stalinizmit, në cilën etapë të zhvillimit të lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe të mardhënieve midis shteteve socialiste, përse e bëri këtë, për të ruajtur pushtetin e tij apo për të ruajtur pavarsinë e Shqipërisë ? Analiza dhe sqarimi i kësaj pyetje, të cilës i janë shmangur të gjithë, do të na ndimojë që analizën e stalinizmit të Enver Hoxhës ta bëjmë sa më objektive dhe sa më të spiegueshme historikisht . Le të bëjmë një kronologji të shkurtër për tu kthyer historikisht në kohë. Me mëndjen dhe gjykimin e sotëm, në kushtet e sotme historike të brëndështme dhe ndërkombëtare, asnjëherë nuk mund të analizohet e as historia e shkuar dhe as pjesë të veçanta të saj. Enver Hoxha u takua për herë të parë me Stalinin në vitin 1947, kur mardhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë e Titos ishin të acaruara, si pasojë e synimeve ekspansioniste të kësaj të fundit për ta bërë Shqipërinë republikën e shtatë të saj. Millovan Gjilasi njëri ndër ish udhëheqsit kryesorë jugosllavë në atë periudhë dëshmon pohimin tonë të mësipërm. Ja dëshmia e tij: "..Unë dhe sot mendoj se potezi i tllë jugosllav për dërgimin e divizionit në Shqipëri ishte një gabim i madh, gabim i cili ka mundur të nxisë dyshimin e shqiptarëve ndaj Jugosllavisë. Madje mendoj se në instan¨cë të fundit qëllime të tilla kanë ekzistuar, pra që Shqipëria t'i bashkohet Jugosllavisë, por me kushtet të cilat ne pastaj do t'i diktonim.... ..Divizionet nuk u nisën për arsye se sovjetët intervenuan madje me kërcënim kategorik se nëse ndodh një intervenim i tillë, këta publiksht do ta kundërshtojnë........Mund të jetë pikërisht ky potez i Stalinit arsyeja pse Shqipëria deri para sa kohe ja mbajti përmendoren Stalinit. Shqiptarët vazhdimisht në propagandën e tyre kanë propaganduar se Stalini i ka shpëtuar prej fashizmit dhe imperializmit jugosllav." (Gjilas, intervistë ë Zëri, Prishtinë, Shkurt 1991.) Pas demaskimit që ju bë Jugosllavisë nga Informbyroja dhe Stalini, u takua dhe 4 herë të tjera. Pas vdekjes së Stalinit dhe deri në vitin 1955, në qëndrimin e udhëheqjes shqiptare ndaj stalinizmit nuk kishte ndonjë gjë të veçante nga ato të vëndeve të tjera të kampit ¨të atëhershëm socialist. Për më tepër, deri në këtë periudhë, Bashkimi Sovjetik dhe vëndet e tjera socialiste qëndronin shumë më përpara Shqipërisë në glorifikimin ndaj Stalinit. Mbas vitit 1955, situata ndryshoi. Udhëheqja sovjetike me Hrushovin në krye, bëri rehabilitimin e Titos duke riparë të gjitha konkluzionet e Informbyrosë të udhëhequr nga Stalini, ndërsa në vitin 1956, dënoi dhe publikisht stalinizmin në kongresin e 20-të të saj. Në Kongresin e tretë të Partisë së Punës, Enver Hoxha, ndonëse më butë se të tjerët, formalisht bëri një sulm kundër stalinizmit dhe Stalinit. Ndërsa një vit më pas, në pleniumin e Partisë të Shkurtit të vitit 1957, ai del në mbrojtje të tij dhe në mënyrë të maskuar sulmon udhëheqjen sovjetike. Pikërisht pas kësaj periudhe në veprimtarinë e udhëheqjes shqiptare dhe veçanërisht të Enver Hoxhës, del më në pah mbështetja tek Stalini dhe stalinizmi e cila u kurorëzua me festimin e 100-vjetorit të lindjes së tij. Analiza e këtij momenti historik, e mardhënieve ndërkombëtare të asaj kohe brënda kampit socialist dhe jashtë tij, mungon në veprat e analistëve të huaj. Prandaj për këtë çështje, analiza e tyre del e mangët. Arsyeja kryesore që u realizua kjo mbështetje nuk ishte siç trumbeton propaganda e sotme shqiptare, një trill i Enver Hoxhes, një mjet që ju desh atij për të qëndruar në pushtet, por shumë më madhore. Ajo kishte të bënte me ruajtjen dhe konsolidimin e pavarsisë dhe sovranitetit të Shqipërisë. Le të qëndrojmë më shumë në argumentimin e kësaj teze, jo për ta justifikuar këtë pjesë të historisë, por për ta spieguar atë. Atëherë njerëzit do të dinë të gjykojnë më drejt dhe më saktë. Do ta nisim analizën tonë në formën e një pyetjeje: Cilat do të ishin reperkusionet e pajtimit të Hrushovit me Titon, në raport dhe mardhënie me Shqipërinë? Kjo pyetje e madhe kapitale, nuk është frut i fantazisë dhe verbërisë ndaj së kaluarës. Në të kundërtën, ajo doli në atë periudhe para udhëheqjes shqiptare me tërë gjerësinë dhe kompleksitetin e saj. Pajtimi i Hrushovit me Titon, donte të thoshte rrezikim i pavarsisë së Shqipërisë.Ky është pohimi i historisë.Bindjet e ndryshme politike dhe propaganda, kanë vlerë deri në kufirin e pavarsisë së vëndit. Jashtë këtij kufiri, ato shndrohen në mjetë të meskinitetiti dhe filisteizmit. Nëqoftëse udhëheqja shqiptare do të pranonte rishikimin dhe hedhjen poshte të rezolucionit të Informbyrosë, kjo do të thoshte se duhej të pranonte dhe të hidhte poshtë të gjitha ato që kishte thëne për Jugosllavinë e Titos dhe synimet e saj, të pranonte që kërkesa jugosllave për ta bërë Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë, ishte plotësisht e drejtë, të rehabilitonte Grupin e Koçi Xoxes që ishte dënuar si agjenturë e jugosllavëve dhe që siç thotë me të drejtë Shraiberi,"ishte me afër titistëve dhe komunikon rregullisht me Rankoviçin, patronin e policisë politike të Titos" (Tomas Shraiber Enver Hoxha, faqe 93). Synimet e Jugosllavisë së Titos, pas 50-vjetësh, i vë në në dukje dhe një nga shokët e tij më të ngushtë, që më vonë u bë kundërshtar i tij, Milovan Gjilasi. Në intervistën dhënë revistës "Zëri" të Prishtinës, ai midis të tjerash thotë: "Unë nuk mendoj se politika e udhëheqjes jugosllave ndaj Shqipërisë, ishte plotësisht e drejtë dhe korrekte veçanërisht në prag të konfliktit me Stalinin....Unë edhe sot mendoj se potezi jugosllav, për dërgimin e divizioneve në Shqipëri ishte gabim i madh, i cili ka mundur të nxitë dyshimin tek shqiptarët në qëllimet e Jugosllavisë. Në instancë të fundit qëllime të tilla kanë ekzistuar, që Shqipëria t'i bashkohet Jugosllavisë, por me kushtet që ne t'i diktonim. Eshtë me rëndësi të themi, se Shqipëia nuk u dorëzua, as para se të ndërhynin sovjetikët.." Millovan Gjilas, intervistë dhënë "Zërit", 9-10 Shkurt 1991). Pra nuk ishte çështja tek frika për vehten e tij, siç përpiqet ta minimizojë këtë qëndrim ndonjë personalitet shqiptar, por frika për pavarsinë e Shqipërisë. Në këtë situatë të ndërlikuar, Enver Hoxha u kap pas stalinizmit dhe Stalinit. Më këtë veprim te zgjuar "pragmatik" siç e vë shumë mirë në dukje gazeta Lë Monde e 13 Prillit 1985, ai realizoi njëkohësisht disa synime: E para: Arriti ta shpëtojë pavarsinë e Shqipërisë nga synimet ekspansioniste të "vëllezërve" komunistë të Lindjes. E dyta: I vuri një fasadë komuniste, nacionalizmit të tij duke arritur që me mjeshtëri të ruajë dhe të forcojë pavarsinë e Shqipërisë. E treta: Stalini kishte vdekur, të tjerët e kishin hedhur atë poshtë, kështu që atij nuk kishte kush t'i thoshte se e ke zbatuar mirë apo keq. Bertolino e vë shumë mirë në dukje, këtë pragmatizëm dhe mënçuri të udhëheqjes shqiptare kur thotë se stalinizmi "do t'i lejonte të afirmonte në një kuadër nacional ortodoksinë më të plotë staliniane duke i dhëne vëndit të tij mjetet e pavarsisë, prioritetin e industrisë së rëndë, ekonominë e planifikuar.........Socializmi në një vënd të vetëm, u bë në fakt afirmimi i privilegjuar që kombi shqiptar kishte arritur fazën e pjekurisë.(Bertolino, Albanie, La sentinelle de Staline, page 230) Le ta analizojmë më gjërësisht këtë problem të madh në veprimtarinë e Enver Hoxhës. Së pari: I fshehur pas stalinizmit, ai arriti ta shpëtojë dhe ta forcojë me tej pavarsinë dhe sovranitetin e Shqipërisë. Thelbi i stalinizmit në fushën politike ka qënë ndërtimi i socializmit në një vënd të vetëm, duke u mbështetur në një industri të rëndë, në një ekonomi të planifikuar dhe në kolektivizimin e bujqësisë. Duke realizuar këto tre drejtime në praktikën e Bashkimit Sovjetik, ai arriti që atë ta bëjë një vënd të pavarur plotësisht. Pra ndërtimi i socializmit në një vënd të vetëm, ishte plotësisht i justiikuar dhe nga ana teorike, por dhe nga ana praktike. Kështu që Enver Hoxha ishte plotësisht i sigurtë se të pohoje dhe të mbroje stalinizmin, nuk mund të të akuzonte kush se po largoheshe nga komunizmi. Megjithatë përse Enver Hoxha, u kap pas stalinizmit, kur të tjerët e kishin braktisur dhe për më tepër kur Stalini kishte vdekur? Le të zbresim ne një terren akoma më konkret. Pajtimi Tito-Hrushov ishte rreziku i parë që ju kanos pavarsisë së Shqipërisë, por nuk ishte i vetmi. Pas viteve 1956, Shqipërisë, ju paraqit dhe një rrezik i ri. Ndarja ndërkombëtare e punës brënda kampit të atëhershëm socialist. Historikisht udhëheqja sovjetike, duke e vënë,vëndin e saj në rolin e një perandorie, nën maskën e forcimit të kampit socialist, u përpoq me anë të organizmave të përbashkëta, të vinte nën varësi të plotë ekonomike dhe politike të gjitha vëndet ish-socialiste. Prandaj dhe shpiku, formulën e ndarjes ndërkombëtare të punës brënda kampit socialist. Në këtë ndarje ndërkombëtare të punës, sovjetikët i caktuan Shqipërisë rolin e një vëndi që duhej të prodhonte vetëm agrume, pambuk, ullinj. Sipas tyre, ajo nuk kishte nevojë për industrinë e naftës, për industrinë energjitike, për industri mekanike, bile as për prodhimet e drithrave të bukës. Baza teorike e kësaj ndarjeje të punës, nga ana e sovjetikëve mbështetej gjoja mbi ekzistencën e solidaritetit socialist midis vëndeve socialiste dhe mbi internacionalizmin proletar. Pra kjo ishte fasada socialiste që i vunë planit të tyre, sovjetikët e pajtuar me Titon për të eleminuar pavarsinë e Shqipërisë. Këto synime bëheshin më të qarta po të vëme në dukje dhe një fakt tjetër të patheksuar deri më sot, nga analistët e ndryshëm. Ky fakt ka të bëjë me xhelozinë e udhëheqjes sovjetike dhe shovinizmin e tyre. Kush ishte burimi i kësaj xhelozie, nga rridhte ajo? Nga të gjitha vëndet e Evropës të pushtuara nga fashizmi, vetëm dy vënde arritën të çlirohen vetë, pa ndihmën e të huajve. Këto vënde ishin Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria. Të gjitha të tjerat, u çliruan ose nga ushtria sovjetike ose nga anglo-amerikanet. Një fakt dhe dukuri e tillë nuk mund të mos shikohej me xhelozi nga udhëheqja sovjetike. Një vënd i vogël, i panjohur dhe i prapambetur, barazohej me një superfuqi nga e cila kishte frikë një botë e tërë, në drejtim të fitimit të lirisë së vëndit. Si pasojë e këtyre rrjedhimeve të pas luftës së dytë botërore, të gjithë udhëheqsit e vëndeve që mbetën nën influencën socialiste, hiqeshin dhe viheshin si të donin sovjetikët. Nga këto vënde, vetëm dy udhëheqës, dolën drejtëpërdrejt nga lufta antifashiste, Tito dhe Enver Hoxha. Më të parin udhëheqja sovjetike në pamundësi ta eleminonte në kohën e Stalinit, u pajtua në kohën e Hrushovit. Me të dytin ata ndoqën rrugën e nënshtrimit të tij, ose në pamundësi të kësaj të eleminimit të tij dhe të pavarsisë të "këtij vëndi të vogël" që nuk ja kishte kujt për nder çlirimin dhe fitimin e pavarsisë veçse gjakut të njerëzve të tij. Në një mënyrë të përmbledhur, kjo ishte situata që ju krijua udhëheqjes shqiptare, në vitet 1955-1957, në gjirin e lëvizjes së atëhershme komuniste. Brënda kësaj situate të ndërlikuar, udhëheqjes shqiptare, ju desh të manovronte me shumë vështirësi dhe mënçuri. "Vëllezrit" komuniste, synimeve të tyre për të eleminuar pavarsinë e Shqipërisë, ju vunë një fasadë komuniste dhe socialiste. Pra ata asnjëherë, nuk dolën hapur. Duhej vepruar në të njëjtën mënyrë për të ruajtur pavarsinë e vëndit. Duhej një fasadë socialiste. Dhe Enver Hoxha e gjeti këtë fasadë; stalinizmin. Duke u fshehur pas stalinizmit, ai arriti që të shmangë rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë. Prandaj gjithnjë e më tepër sistemi i mëparshëm në Shqipëri, u zhvillua si një komunizëm nacional, ku ndjenja nacionale në çështjet më të rëndësishme të zhvillimit të vëndit, dilte në plan të parë në raport me ndjenjën klasore. Këtë mundësi, udhëheqjes shqiptare, ja dha pikërisht stalinizmi.Këtë tipar të rëndësishëm të jetës politike dhe sociale të Shqipërisë, detyrohet ta vërë në dukje dhe Gjilasi, i cili midis të tjerash pohon në vitin 1991 se "E tërë politika e Enver Hoxhës ishte një lloj komunizmi kombëtar nacionalist" (Gjilas, Zëri 9-10 shkurt 1991). Askush nuk mund të thoshte se ku po gabonte udhëheqja shqiptare në aplikimin e stalinizmit, sepse Stalini tashme kishte vdekur, ndërsa lëvizja komuniste e kishte braktisur stalinizmin si doktrinë. Eshtë kjo arsyeja që pas fasadës staliniste, siç do ta shikojmë më poshtë, lulëzonte nacionalizmi, pas gjoja ortodoksizmit komunist, fshiheshin shpeshherë dhe veprime të djathta. Lë të kalojmë në problemin e dytë madhor: Stalinizmi si fasadë për të mbuluar zhvillimin dhe kultivimin e nacionalizmit në Shqipëri. Ky problem merr një rëndësi parimore, pasi tehu i propagandës së klasës politike shqiptare të pluralizmit, e ka vënë theksin në atë se udhëheqja e Shqipërisë së viteve 1945-1990, ideologjinë gjithmonë e kishte vënë mbi kombin. Do ta nisim analizën tonë nga disa elemente të dukshëm të raportit midis anës ideologjike dhe anës kombëtare, në Shqipëri dhe në vëndet e tjera të Evropës Lindore dhe Qëndrore. Këto elemente janë: Flamuri kombëtar, qëndrimi ndaj historisë së kaluar, dhe kriteri i vlerësimit të të renëve në luftën për pavarsi dhe në luftën antifashiste që e udhëhoqën komunistet. Lë të marrim të parën : Flamurin kombëtar. Duke studjuar dhe parë flamujt kombëtarë të shteteve të ndryshme të Evropës Lindore dhe Qëndrore dhe të Shqipërisë, para luftës së dytë botërore, në periudhën e sistemit socialist dhe tani në sistemin e ri kapitalist, kemi një tablo të tillë. Shumica e vëndeve ishsocialiste, më ardhjen në pushtet të qeverive komuniste pas viteve 1945, bënë ndryshime në flamujt kombëtarë të vëndeve të tyre, që shkonin nga 50% deri në 100%. Këtë ato e justifkuan me ndërtimin e një shoqërie dhe sistemi të ri që sipas tyre do të ishte krejtësisht i kundërt dhe i ndryshëm nga i pari dhe që duhej të pasqyrohej dhe në emblemat kryesore kombëtare. Eshtë kjo arsyeja që pas dështimit të socializmit, parlamentet e këtyre vëndeve, ju rikthyen flamujve që kishin patur para luftës së dytë botërore. Kështu ndodhi me flamujt e shtetit çekosllovak, polak, bullgar, rumun sovjetik etj, ku ndryshimet aktuale të flamujve kombëtarë, prekin rreth 65% të flamujve kombëtare të përdorur nga këto vënde në kohën e sistemit socialist. Megjithatë, për çudi, Shqipëria, ose siç konsiderohet në propagandën e klasës së sotme politike shqiptare, "vëndi me ortodoksinë më të egër staliniste, që çdo gjë ja nënshtroi komunizmit", nuk u prek nga ky ndryshim kaq i madh. Flamuri aktual kombëtar që përdor sot shteti shqiptar, ka vetëm një ndryshim fare të vogël. Eshtë hequr vetëm ylli, që zinte 5% të sipërfaqes, ndërsa sipërfaqja tjetër e flamurit mbeti po ajo që ishte në kohën e Shqipërisë komuniste. Pra flamuri shqiptar ndryshoi vetëm 5%, në krahasim me atë të mëparshmin. Këtë detaj të rëndësishëm, që ka të bëjë me emblemën themelore të një kombi, asnjë politolog dhe analist shqiptar nuk e ka vënë re. Megjithatë atë para 20-vjetësh e ka vënë re një politolog i huaj antikomunist. Në librin e tij, "Diktatorët e shekullit të 20-të", Artur Konte midis të tjerash nënvizon se "Eshtë ndërkaq, stema e Skënderbeut, me të vetmen shtesë të një ylli të kuq, që përbën flamurin e Republikës së shokëve"(Artur Konte, Diktatorët e shekullit të 20-të, faqe 271). Natyrshëm shtrohet një pyetje: Si spiegohet një dukuri e tillë? E dyta:Kriteri i përdorur për vlerësimin e të rënëve për lirinë e kombit. Në këtë çështje do të marrim të analizojmë një element konkret. Kriteret e përdorur në vëndet ish.socialiste dhe në Shqipëri në vlerësimin e të rënëve në etapa të ndryshme të historisë. Në të gjitha vëndet ish-socialiste, dekorata më e lartë që shprehte vlerësimin maksimal, ka qënë dekorata: "Hero i Popullit". Përsëri në këtë çështje do të marrim dhe të krahasojmë qëndrimin e qeverive komuniste liberale të Evropës Lindore dhe Qëndrore dhe qëndrimin e qëverisë staliniste të Shqipërisë. Sipas statistikave të botuara me këtë dekoratë në vëndet ish-socialiste, janë dekoruar 95% e të rënëve në luftën antifashiste 1939-1945 dhe 80% prej tyre kanë qënë komuniste. Ndërsa përsa i përket Shqipërisë staliniste, kemi këtë tabllo: Me titullin e lartë "Hero i Popullit", për 45-vjet janë dekoruar 132 veta të rënë në të gjitha luftrat. Nga kjo shifër, 60 prej tyre kanë qënë komunistë ndërsa 72 të tjerët nuk kanë qënë të tillë. Akoma më tej. Nga kjo shifër, 62, kanë qënë pjesmarrës në luftën antifashiste, 31 kanë rënë në luftë për mbrojtjen e teritorit të Shqipërisë pas çlirimit, ndërsa 39 kanë qënë pjesmarrës të luftrave që ka zhvilluar populli shqiptar që nga koha e Lidhjes së Prizrenit Në dhënien e dekoratës "Hero i Popullit", nuk është marrë parasysh kufiri administrativ i Shqipërisë, por është ndjekur kriteri i kombit. Kështu nga qeveria e Shqipërisë janë bërë Heronj Populli, 16, vetë që kanë punuar dhe janë vrarë në trojet shqiptare jashtë kufirit administrativ të Shqipërisë. Ndërsa më interesant është fakti tjetër së nga shifra e mësipërmë, 23 prej tyre kanë qënë pjestarë të familjeve të pasura të Shqipërisë, pra kanë qënë agallarë dhe bejlerë, bajraktarë etj. Dhe prandaj në atë që quhet altari i të rënëve për liri, rrinë bashkë, nga njëra anë Hero i Popullit, komunisti i vendosur Qemal Stafa, ndërsa nga ana tjetër heroi i Popullit, Bajram Beg Curri, nga njëra anë komunisti i vendosur Kastriot Muço, ndërsa nga ana tjetër Ismail Bej Qemali, nga njëra anë komunisti i vëndosur Ndoc Mazi, ndërsa nga ana tjetër bajraktari i Hotit Dedë Gjo Luli, nga njëra anë komunisti i vendosur Emin Duraku, ndërsa nga ana tjetër Isa Beg Boletini, nga njëra anë komunisti i vendosur Asim Vokshi, ndërsa nga ana tjetër Sulejman Agë Vokshi, nga njëra anë komunisti Meleq Gosnishti, nga ana tjetër Abdyl Bej Frashëri, nga njëra anë komunisti Manush Alimani, nga ana tjetër antkomunisti Luigj Gurakuqi, nga njëra anë komunisti Hajdar Dushi, nga ana tjetër prijësja e komitëve Qerime Shotë Galica, nga njëra anë Komunisti Asim Zeneli, nga ana tjetër prijësi i komitëve Çerçiz Topulli, nga njëra anë komunisti Dino Kalenja ndërsa nga ana tjetër prijësi i komitëve Rrapo Hekali. Mund ta vazhdonim akoma listën me emra, por dhe kaq mjaftojnë për konkluzionin që mund të nxjerrim. Këtë dukuri e gjejmë vetëm në Shqipëri, në vëndin siç thonë me stalinizmin më të egër dhe ku sipas propagandës së sotme, ideologjia komuniste ja kishte zënë frymën nacionalizmit. Pikërisht në këtë vënd, dekoratën "Hero i Popullit", e mbajnë si komunisti ashtu dhe agai, beu, bajraktari, apo komiti.Si spiegohet një dukuri e tillë? Për më tepër si spiegohet kjo në një vënd ku Stalini ishte i pranishëm, kur të gjithë të tjerët e kishin hedhur poshtë? Përpara se të përpiqemi t'i p¨rgjigjemi këtyre pyetjeve, le të vëmë në dukje dhe një dukuri tjetër. Me të drejtë nga disa personalitete të njohur shqiptarë, është nënvizuar dhe vazhdon të nënvizohet se glorifikimi i Stalinit dhe leninit në Shqipëri, është bërë aq i madh sa ka lënë plotësisht në hije, figurat e ndryshme kombëtare. Personalitete të tillë kur flasin për glorifikimin e Stalinit apo Leninit, kanë të drejtë. Por kur bëjnë krahasimet me figurat kombëtare, gabojnë. E bëjnë këtë nga padija, apo se nuk i lë sedra të pranojnë realitetin që shpesh herë është i kundërt me mendimet e tyre, kjo është një çështje që i takon ndërgjegjes së tyre profesionale dhe qytetare. Le t'i referohemi relitetit. Eshtë e vërtetë se në bulevardin Deshmorët e Kombit në Tiranë, ishin të vendosur monumentet e Leninit dhe Stalinit. Por 50-metra me tutje në sheshin më të madh të kryeqytetit, ishte monumenti i Skënderbeut. Nëqoftëse do të nisemi nga përmasat e këtyre monumenteve që janë treguesi kryesor i rëndësise që u kushtohet atëherë na del një dukuri e tillë; Nga përmasat e lartësisë, monumenti i Leninit dhe Stalinit të marrë së bashku nuk arrijnë veç deri tek koka e kalit të Skënderbeut. Eshtë interesante përsëri se këtë dukuri në vënd ta vinin re dhe ta pohonin politikanët, analistët dhe personalitet shiptare, e ka vënë re dhe pohuar një i huaj. Artur Konte pohon se "Statuja e Skënderbeut, eklipson statujat që janë afër , të leninit dhe Stalinit"(Konte, Diktatorët e shekullit të XX-të, faqe 271). Eshtë përsëri e vërtetë se në Vlorë monumenti i Pavarsisë, ku sintetizohen luftrat dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarsi, është unikal në Shqipëri, si për nga përmasat, ashtu dhe për nga pjestarët që bëjnë pjesë në të. Propagandistë të ndryshëm, për të bërë të argumentuar thëniet e tyre nënvizojnë dhe thonë se një qytet i tërë mori emrin e Stalinit. Kjo është e vërtetë. Kuçova u quajt qyteti Stalin. Por nuk është vetëm kjo, historia kërkon realizëm. Një qytet tjetër në veri, ndryshoi emrin. Por tashmë nuk mori ndonjë emër komunisti, por për çudi emrin e një beu që terë jetën kishte qënë komit. Qyteti i Tropojës u quajt Bajram Curri. Tabllo e pjesshme e disa prej heronjve të popullit të dekoruar nga pushteti "komunist" 1-Isa beg Boletini, antikomunist nga Boletini i Kosovës 2-Syl agë Vokshi , antikomunist nga Gjakova 3-Abdyl bej Frashëri, antikomunist nga Përmeti 4-Dedë Gjo luli, antikomunist nga Hoti 5-Ismail bej Qemali, antikomunist nga Vlora 6-Bajram Beg Curri, antikomunist nga Tropoja 7-Ymer Prizreni, antikomunist nga Prizreni 8-Qerime Shote Galica, antikomuniste nga Drenica 9-Selam Musai antikomunist nga Tepelena 10-Rrapo Hekali antikomunist nga Mallakastra 11-Themistokli Gërmenji antikomunist nga Korça 12-Sali Butka, antikomunist nga Kolonja 13-Sado Koshena, antikomuniste nga Vlora 14-Zigur lelo, antikomunist nga Vlora 15-Kanan Maze, antikomunist nga Vlora 16-Spiro Bellkameni, antikomunist nga Korça 17-Luigj Gurakuqi, antikomunist nga Shkodra 18-Hibe Palikuqi antifashiste nga peshkopia 19-Çelo Sinani antifashist nga Gjirokastra 20-Nimete progonati, antifashiste nga tepelena 21-Shahin Toçi antifashist nga Burreli 22-Mujo Ulqinaku, antifashist nga Durrësi 23-Vasil Laçi antifashist nga Saranda 24-Ylbere Bylybashi antifashiste nga Libohova 25-Hajdar Beg Dushi, komunist dhe bej 26-Persefoni Kokëdhima antifashiste nga Himara 27-Pashko Vasa, antikomunist nga Shkodra 28-Baba Faja, antifashist nga martaneshi 29-Nik Pjetër Ndreka, patriot nga Kelemendi 30-Dila Pjetër Marku, patriote nga Zadrima 31-Prenda Tarazhi, patriote nga Mirdita 32-Shkurte Cara, patriote nga Mirdita 33-Babë Rexha, patriot nga Kruja 34-Babë Hasani, patriot nga Kuksi 35-Hekuran Zenuni, patriot nga Berati 36-Dyleman Çela, antikomunist nga Burreli 37-Çerçiz Topulli, antikomunist nga Gjirokastra 38-Mihal Grameno, antikomunist nga Korça 39-Idriz Seferi antikomunist nga Kosova 40-Mic Sokoli antikomunist nga Tropoja Dhe për ta mbyllur këtë tabllo të pjesshme: Gjergj kastrioti Skënderbeu , antikomunist u shpall zyrtarisht nga Qeveria komuniste Hero Kombëtar. E treta: Qëndrimi dhe kriteret e përdorura për vlerësimin e historisë së kaluar Një vëzhgim dhe analizë reale e qëndrimit të udhëheqjes komuniste shqiptare, ndaj historisë së lashtë, të mesme dhe të re të popullit shqiptar, nxjerr më mirë në pah nacionalizmin e kësaj udhëheqjeje të fshehur pas stalinizmit. Megjithse në pamjen e parë, ajo të krijon përshtypjen e një ortodoksie komuniste, ndaj historisë së vëndit të saj, nuk mban qëndrim klasor, por qëndrim kombëtar. Kriteri i vlerësimit të ngjarjeve apo figurave të ndryshme historike, nuk kanë qënë parimet ideologjike, por ndikimi i këtyre ngjarjeve apo personave në fitimin e lirisë dhe pavarsisë së vëndit. Një kalim në vlerësimin e ngjarjeve dhe figurave të ndryshme historike, e vërteton plotësisht këtë konkluzion. Le të mos harrojmë. Deri në vitet 1945, historia e Shqipërisë, tek shqiptarët më shumë ka ekzistuar në folklorin dhe eposin e saj, ndërsa historia e shkruar më shumë ka qënë në arkivat apo dokumentet e Parisit, Moskës, Londrës, Romës apo Vienës. Pas vitit 1945, filloi të shkruhej historia në mënyrë të organizuar tek shqiptarët dhe në vëndin, institutet, akademitë dhe nga shkencëtarët e tyre. Sot në Shqipëri, njerez të ndryshëm, mund të kenë , vrejtje,akuza, sugjerime për subjektivitet të pjesëve të ndryshme të kësaj historie, për qëndrimin që është mbajtur ndaj figurave te ndryshme historike.Kjo është normale, në asnjë vënd të botës, asnjë histori e shkruar nuk ka qënë dhë nuk është e përsosur. Ajo gjithmonë është rishkruar, plotësuar dhe konsoliduar. Këtij realiteti duhet t'i nënshtrohet dhe historia shqiptare. Por kurrkush sado pak ta njohë këtë histori, nuk mund të thotë se ajo ishte histori komuniste. Në të kundërtën, komunistët shqiptarë shkruan në tërësi një histori kombëtare. Ata që predikonin ideologjinë klasore, ndaj historisë së tyre në përgjithësi, aplikuan ideologjinë kombëtare. Ata për ngjarjet historike dhe figurat historike të së kaluarës së tyre, vunë si kriter: Cili ka qënë qëndrimi ndaj fateve të Shqipërisë dhe jo cili ka qënë qëndrimi ndaj ideologjisë komuniste. Neritan Ceka, kryetar i partisë së Aleancës Demokratike e di shumë mirë se Shqipëria është një nga vëndet e rralla në botë që për 45-vjet ka bërë kërkime arkeologjike, aq shume sa të tjerët i kanë bërë për qindra vjet, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë arkeologjisë dhe lashtësisë ilire të popullit shqiptar. Në funksion të kësaj ishte organizimi në fillim të viteve 70-të i Kuvëndit Kombëtar të studimeve ilire me pjesmarrjen jo vetëm të studiusve shqiptarë por dhe të huaj. Qëllimi dihej; të vertetohej dhe shkencërisht teza mbi lashtësinë e popullit shqiptar. Kushdo që i njeh parimet e komunizmit e di mirë se sa larg është një qëndrim i tillë nga internacionalizmi proletar. Mund të kenë dhe kanë sot njerëz të ndryshëm deri dhe shkencëtarë, vrejtje, sugjerime për gjuhën letrare shqipe, mund të sjellin ata faktë apo shëmbuj se me gjuhën letrare shqipe u dëmtua më shumë gegërishtja dhe fitoi më shumë fitoi toskërishtja. Por askush nuk mund të thotë se vetë sanksionimi i gjuhës letrare shqipe, ishte një veprim komunist. Në të kundërtën ai ishte nje ndër veprimet me kombëtare të udhëheqjes së kaluar shqiptare.
|
 |
 |