Titoja kurrë nuk e kishte injoruar që rruga e pajtimit të plotë të tij me Hrushovin, kalonte nëpërmes likuidimit të kundërshtarëve të tij shqiptarë. Këtë dhuratë, Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar tja bënte marshallit jugosllav, dhe për të arritur nënshtrimin e udhëheqjes së Tiranës, kishte vënë në përdorim, në pritje të realizimit të një puçi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik
Andre Fonten
Për 50-vjet, titizmi dhe titistet, u perpoqën me të gjitha forcat dhe të gjitha mjetet, ta nënshtronin Shqipërinë, ta eleminonin Enver Hoxhen nga skena politike shqiptare. E filluan këte qysh në kohen e luftës, duke nxitur etjet karrieriste, që tek një pjesë shqiptarësh, kanë qenë dhe janë shumë të zhvilluara. Pavarsisht se shqiptarët sot thonë të kundërtën, pavarsisht se sot shumë shqiptarë besojnë "përrallat" se ai ishte prosllav apo vegel e bindur e titistëve, janë të huajt antikomunistë që e pohojnë një gjë të tillë. Rexh Hiberti, ne librin e tij "Fitorja e hidhur", thotë për sulmet e Stjoniçit, ndaj Enver Hoxhës se ato synonin që:
" Hoxha të qethej sa t`i zvogëloheshin përmasat, kështu që Shqipëria të bëhej një pasuese e bindur e Jugosllavisë". Por titistët dështuan në planet dhe sulmet e tyre. Megjithëse ata e sulmuan vazhdimisht Shqipërinë, nuk e gjunjëzuan dot ate, nuk e bënë dot vegël të bindur të tyre. Megjithëse ata e sulmuan vazhdimisht Enver Hoxhën, nuk e spostuan ate dot nga drejtimi i vendit në vitet e para pas çlirimit. Ndërsa, mbas vitit 1948, titistët, ndoqën ndaj Shqipërisë, rrugën e permbysjes me dhunë të Partisë së Punës. Ata ishin bashkëpjesmarrës në planet e anglo-amerikaneve, për përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Në ndihmë të tyre shërbyen dhe një pjesë shqiptarësh që u arratisën nga Shqiperia si antikomuniste, të cilët pranuan të vihen në shërbim të U.D.B-së, për të rrëzuar pushtetin shqiptar. Shumë prej tyre sot priten me nderimet e martireve të demokracisë në Shqipëri dhe u jepen dekorata. Kjo nuk është rastësi, por pjesë e një plani të caktuar dhe të përpunuar mirë. Në vitin 1956, Josip Broz Titoja, në fjalimin e mbajtur në Pulë të Jugosllavisë, bëri thirrje hapur për përmbysjen e Enver Hoxhës. Në vitin 1960, Aleksandër Rankoviçi, shefi i U.D.B-së jugosllave në fjalimin e mbajtur në Sremska-Mitrovica, në praninë edhe të ambasadorit sovjetik, përsëriti thirrjet, për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Keto sulme dhe plane, vazhduan dhe me vone per te patur një kulm në vitin 1987, kur Enver Hoxha, tashmë kishte Vdekur. Në vitin 1987, propaganda serbe, qoftë me anë të plenumeve të ish-L.K.J-se, qoftë me anën e shtypit, zhvilloi një fushatë të shfrenuar, kundër Shqipërise. Ajo bënte thirrje që sa më parë, shqiptarët të hidhnin poshtë atë, të largoheshin nga rruga e tij dhe të pajtoheshin me pikpamjet jugosllave. Në atë periudhë shqiptarët ua dhanë përgjigjen shovinistëve serbë. Të tërbuar nga ky qëndrim i shqiptarëve, shovinistët serbë kaluan në sulme më të terbuara. Në muajin janar, 1990, me anë të Radio-Titogradit, ata kërcënuan hapur duke thënë: "Ec përpara Sllobodan, po qe nevoja deri ne Tiranë." Dhe në këtë periudhë Shqipëria , me në krye, Ramiz Alinë, ua dha përgjigjen. Nuk do të kalonin, veçse pak kohë dhe shqiptarët, do ta realizonin që të gjitha porositë e titistëve, ndaj Enver Hoxhës, bile do t`i kapërxenin këto porosi. Natyrisht me terma të tjera. Që të gjithë, demokratikas, socialistë, republikanë, social-demokratë, demokristianë, zogistë, ballistë, Nacional-Demokratë etj më në fund e realizuan amanetin e Titos; hodhën poshtë të kaluarën e tyre, hodhën poshtë Enver Hoxhën. Shumë e hidhur kjo e vërtetë. Megjithatë dhimbja e së vërtetës është gjithmonë më e lehtë se dhimbja e mashtrimit. Ata deklaruan se ai është armiku më i madh i kombit shqiptar. Ata deklaruan se enverizmi është më i rrezikshëm se çdo gjë tjetër për shqiptarët. Ata deklaruan se "Titoja ishte më i mirë se Enver Hoxha, pasi ishte një marksist liberal".
Në intervistën e botuar në gazetën "Rilindja" te dates 2-Korrik 1994, Ismail Kadareja midis te tjerash flet për pohime që dëgjohen sot në Shqipëri, si "Skenderbeu kishte bërë gabim që kishte luftuar kundër turqve". Ai e konsideron këtë si mbirje të farës se tradhëtise. Por në Shqiperi, sot nuk degjon dhe lexon vetëm aq sa thotë Kadareja. Në Shqipëri degjon të thuhët dhe të shkruhet se shqiptarët bëne gabim që luftuan në luftën e dytë botërore, kur u ngrit në këmbë gjithë bota antifashiste. Në Shqipëri dëgjon të thuhet se do ishte më mirë që Shqipëria të bëhej Republikë e shtatë e jugosllavisë. Edhe për këtë, pse nuk lejoi që të realizohej plani i Titos dhe shokëve te tij, Enver Hoxha eshte tradhëtar. Megjithatë, as Kadareja, as Qosja, as Agolli, asnjë politikan dhe lider partiak në Shqipëri, këtë nuk e konsideron farë të tradhetisë. Dhe "mirë" e kanë. Nuk mund të merret në mbrojtje "tradhëtari". Për të bërë të vlefëshme suksesin e luftës kundër tij, çdo gjë vlen. Vlen dhe pohimi "së më mirë republike e shtatë e Jugosllavisë së nën Enver Hoxhën". Gjatë sundimit të Titos, U.D.B-ja jugosllave zhvilloi një luftë të egër për përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Mjafton të permendim faktin se në vitin 1953, në Jugosllavi, shkuan rreth 10-mijë shqiptarë që u arratisën nga Shqipëria si antikomunistë. Këta të arratisur, shovinistët jugosllavë, u përpoqen t`i organizonin për t`u përdorur si diversantë në Shqipëri. Për realizimin e këtij plani armiqësor u ngarkuan dy veta; gjeneral, Dushan Mugosha dhe koloneli i U.D.B-së jugosllave, Çedo Mijoviç. Një pjesë e këtyre të arratisurve pranuan të vihen në shërbim të jugosllavëve, ndërsa shumica e tyre, megjithëse ishin kundër komunizmit, nuk pranuan të behen mish për top, për shovinizmin jugosllav. Në librin e botuar me titull "U.D.B-ja dhe shqiptarët në Amerikë", që janë kujtimet e një të arratisuri midis të tjerash thuhet se "Gjeneral Dushan Mugosha e Kolonel Çedo Mijoviç, me shokë, vrapuan në qendra të emigrantëve duke mbajtë fjalime dhe duke dhënë udhëzime, për me u bame gati për çlirim të Shqipërisë.......Mirëpo studentët shqiptarë emigrantë në Beograd, kundërshtuan pa dashte me dijtë çka i priste nga U.D.B-ja.....Kosovarët ishin kundër çdo veprimi kundrejt Shqipërisë. Emigrantat i urrejshin jo vetëm pse kishin ikur prëj Shqipërie, por dhe për sjellje të keqe në popull". (Fatmir Kosova. U.D.B-ja dhe shqiptaret ne Amerike faqe 23-24). Gjatë sundimit të Titos, në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, u vranë apo u masakruan me qindra mijë shqiptarë, që kërkonin të drejta kombëtare për trojet e tyre njësoj si dhe kombet e tjera të Jugosllavisë. Por një gjë është interesante. Në shkrimet gjatë viteve 1990-1994, në shtypin shqiptar, askush prej këtyre "patrioteve", nuk ka shkruar një rresht për këto krime dhe të akuzojë Titon dhe titizmin për ato. Vetëm për Enver Hoxhën dhe krimet e tij. Bile dhe për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë apo Maqedoni, dhe aty është gjetur dora e tij. Ndërkaq, janë frikacake dhe të pazote të denoncojnë krimet e perbindëshme të titizmit ndaj shqiptarëve, apo planet e tij për asimilimin e tyre. Megjithëse e mbajnë veten për patriote dhe atdhetare dhe gjoja u digjet zemra për fatin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, askush nuk ka marrë mundimin sot në Shqipëri, të botojë dhe t`i kundërvihet referateve famëkeqe të ultra shovinistit serb Vaso Çubrilloviç, që përbënin platformën e titizmit ndaj shqiptarëve dhe kerkesave të tyre kombëtare. Ndërsa "anti kosovari" Enver Hoxha, qysh në vitin 1979, dha urdhër që në të gjithë Shqipërinë, populli të njihej me këtë referat. Referati ishte i plotësuar me një studim të gjërë që sqaronte popullin se si titistët e kishin zbatuar këtë referat. Ai ishte i shoqëruar me sqarimin se ky referat "Ruhet në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, dosja 7, kutia 19 dhe trajtohet si material sekret". Ndërsa "atdhetarët" e sotem, në muajin maj 1994, bënë një deklarate në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkuan që Enver Hoxha, të gjykohej pas vdekjes dhe të shpallej armik dhe ligjërisht. Eshtë fitorja më e madhe që kanë arritur shovinistët serbo-greke, ndaj shqiptarëve. Pas 50-vjetëve, me anë të shqiptarëve dhe të fshehur pas demokracisë, me në fund e mposhtën enverizmin dhe e eleminuan atë.
KOHA E ULTIMATUMEVE DHE KOHA E FLAMURIT TË BARDHË
Gjer djethinaj,
një fjalë e Jul Çezarit,
i bënte ballë botës.
Shekspir
Kadareja në vepren e tij kur flet për qëndresën shekullore të shqiptarëve, midis të tjerash, permend ate që quhet historiku i ultimatumeve të të huajve. Deri dje, për Kadarenë dhe vepren e tij, kjo periudhë, është trajtuar si një epokë krenarie dhe heroizmi, për të cilën shqiptarët, gjithmonë duhet të përulen me veneracion. Sot në Shqipëri, kritikët e së kaluarës , këtë histori e konsiderojnë të kotë dhe të pavlefeshme. Sipas tyre, ajo ka dëmtuar dhe i ka penguar shqiptarët të shijojnë dhe të gezojnë jetën e tyre personale, u ka prishur atyre imazhin përballë të mëdhenjëve të Evropës dhe botës. Për ata, kjo është një histori e humbur. I takon Kadaresë, ta rishikojë apo ta mbajë këtë historik në vepren e tij, që në trashëgiminë e popullit ka hyrë si historiku i ultimatumeve ndaj Shqiperisë dhe shqiptarëve të panënshtruar. Sa për ne, do ta mbajmë ate si simbol të krenarisë sonë kombëtare. Këtë historik ai e sjell deri ne vitin 1944. Le ta vazhdojmë ne më poshtë:
1947-Ultimatum i jugosllavëve në formë kërkese për disllokimin e 2-divizioneve shqiptare në zonën e Korçës. Shqipëria megjithëse e cfilitur nga lufta, në emër të gjakut të derdhur, e kthen ate mbrapsht.
1949-Gusht. Ultimatum i grekërve kundër Shqipërise në formë provokacioni. Shqipëria permbledh forcat dhe e hedh poshtë ultimatumin. Agresioni monarko-fashist, sprapset nga ish-partizanët e luftës Nacional-Çlirimtare, pas 9-dite luftimesh. Kufijtë e Shqipërise mbetën të paprekur. 8-djem Shqipërie, i rrëmbeu era e lirisë dhe mbetën në thellësi të Greqisë. Edhe sot atje janë. Dëshmi dhe karakoll i Shqipërise "komuniste" në token greke.
1950-1953-Ultimatum i anglo-amerikanëve në formën e dhjetëra bandave për të rrëzuar pushtetin popullor në Shqipëri. Hedhje poshtë e ultimatumit. Planet e komitetit anglo-amerikan në bashkëpunim me U.D.B-në jugosllave, dështuan. Pas tre vjetësh ata pranuan dështimin.
1960- Ultimatum i sovjetikëve kundër Shqipërisë, për ta gjunjëzuar ate. Shqipëria pranon bllokadën dhe e hedh poshtë ultimatumin. Në emër të lirisë dhe pavarësisë së vendit, Enver Hoxha, detyroi carët e rinj të Kremlinit të largoheshin nga Vlora. Davidi kundër Goliathit. Po bota kishte shumë Goliathe.
1967-Korrik-Ultimatum i kolonelëve grekë kundër Shqipërisë, duke afruar armatën e tyre në kufirin jugor. Komandant i armatës greke, gjenerali Averov, themeluesi i mëvonshëm i Partisë "Demokracia e Re" Pa sukses. Për 20-ditë në Malin e Gjërë hapet një rrugë automobilistike dhe topat e raketat e "vjetra" të Shqipërisë vënë në grykë të shenjestrës Greqinë. Gjithë, Shqipëria ngrihet në këmbë dhe hartuesit e ultimatumit, marrin bishtin në shalë.
1968-Ultimatum i social-imperialistëve sovjetikë dhe Traktatit të Varshavës, duke disllokuar në Bullgari, 600-mijë trupa. Dështim i ultimatumit. Shqipëria denoncon Traktatin e Varshavës si traktat fashist, duke dalë juridikisht nga ai.
1975- Ultimatum i kinezëve kundër Shqipërisë, në formën e aleancës ushtarake me titistët jugosllavë. Shqipëria nuk e pranon ultimatumin-kërkesë. Më vonë pas tre vjetësh, përsëritje e ultimatumit në formën e prerjes së mardhënieve dhe ndihmave. Dështim i ultimatumit. Shqipëria nuk e pranon ate.
1981- Ultimatum i jugosllavëve, në formen e kërcënimit duke dërguar 60-mijë ushtarë në Kosovë për të gjunjëzuar Kosovën dhe Shqipërinë. Dështim i ultimatumit. Shqipëria nuk u tremb, ajo u ngrit në këmbë. Kosova nuk u gjunjëzua, Kosova qëndroi. Djemtë dhe vajzat trimëresha të Kosovës, u kujtuan shqiptarëve se ishte i gjallë heroizmi i Mic Sokolit dhe Selam Musait, i Qemal Stafes dhe Hajdar Dushit.
1990-Janar. Ultimatum i shovinistëve serbo-malazezë nëpërmjet valeve të Radio-Titogradit. "Ec përpara Sllobodan- po qe nevoja deri në Tiranë". Shqipëria e pas Enver Hoxhës, permbledh forcat dhe fuqitë e fundit. Me anë të Ramiz Alisë, u jep pergjigjen shovinistëve serbo-malazezë. "Nuk tundet Taraboshi nga era - As Taraboshi dhe as tërë Shqipëria". Ultimatumi nuk u pranua.
1991-1994-Periudha e pluralizmit. Armiq nuk ka më. "Tradhëtari" Enver Hoxha, që i shpiku ata, vetë u shpall armiku më i madh i shqiptarëve. Me këtë periudhë, mbyllet dhe kapitulli i historisë së ultimatumeve. Nuk ka dhe nuk do të ketë më të tilla në të ardhmen e afërt. Nuk ka nevojë. Shqiptarët e sotëm kanë vendosur të mos i kundershtojnë të huajt. Ata janë dorëzuar. Kanë ngritur flamurin e bardhë që e quajnë demokraci dhe kozmopolitizëm. Të huajt tani mund të sillen dhe të bëjnë çfarë të duan me shqiptarët dhe tokat shqiptare. Nuk ka kush i pengon. Vetë shqiptarët, vendin e tyre e kanë quajtur URË. Dhe në urë mund të kalojë kush të dojë. Ura nuk është gjë tjetër veçse mjet kalimi. Ja disa fakte:
Fakti i parë tragjik: Prill 1994-Forcat shoviniste greke hyjnë natën pabesisht në tokën shqiptare dhe në rajonin e Peshkëpisë vrasin disa ushtarë shqiptarë dhe largohen të pashqetësuar për në Greqi. Askush nuk ua mori hakun. Klasa politike shqiptare bëri vetëm një notë proteste dhe asgjë tjetër.
Fakti i dytë tragjik: Prill 1997-Forcat shumëkobeshe zbarkojnë në brigjet e Shqipërisë të ftuar me urgjencë nga klasa politike shqiptare, për të ruajtur rendin dhe qetësinë si dhe për tu shpërndarë bukën politikanëve shqiptarë.
|
 |
 |