ENIGMA

KOÇO DANAJ





I kushtohet rinisë shqiptare,
Duke hedhur poshtë hirin e së kaluarës, ajo do të dijë të luftojë me vetmohim, për t'ia rikthyer Shqipërisë pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar











PARAHYRJE



Qysh nga viti 1945, gjithë vendimet e rëndësishme të politikës shqiptare mund ti atribuohen plotësisht Hoxhës. Gjithashtu emri i tij mbetet i pandarë nga historia e Shqipërisë dhe është urgjente të evokohet ky burrë që edhe sot mbetet një enigmë duke përfshirë dhe popullin e tij.
 
Thomas Shraiber



Ky libër është një përpjekje modeste, për të hedhur dritë mbi të vërtetën dhe realitetin e një epoke të tërë historike të popullit shqiptar. Kjo epokë sot në gjuhën politike dhe publicistike, quhet epoka e diktaturës komuniste. Politikanët e sotëm shqiptarë, ate e kanë konsideruar si një histori e humbur. Ajo ka qenë dhe është e lidhur me emrin e Partisë së Punës dhe figurën e Enver Hoxhës. Në propagandën zyrtare të Shqipërisë ai konsiderohet si e keqja më e madhe e kombit shqiptar. Nisur se çdo ngjarje e 45-vjeteve të kaluara, ka qenë e lidhur me figurën e tij, në Shqipëri është shpallur tabu çdo gjë e së kaluarës. Shqiptarët e sotëm, kanë pranuar me ndergjegje të kthehen 50-vjet pas, kanë pranuar me ndërgjegje të fshijnë 50-vjet histori të tyre. Perbën një rast unikal në historinë e kombeve dhe shteteve të botës që politikanët, liderët partiakë dhe qeveritarët e atij shteti të mohojne një pjesë të historisë së tyre. Ky rast unikal, sot ekziston në Shqipëri. Shikuar në këtë aspekt, ky libër nuk synon të prekë sedren apo ndërgjegjën e politikanëve, partiakëve dhe qeveritarëve shqiptarë të çdo ngjyre qofshin, për arsyen e thjeshtë se ata me ndergjegje kanë zgjedhur një rrugë të tillë. Njëkohësisht ky libër nuk synon të prekë ndergjegjen e atyre shqiptarëve që më shumë preferojnë të jenë qytetarë të Evropës Dhe ata me ndergjegje e kanë zgjedhur një rrugë të tillë. Nuk duan të bëjnë asnjë sakrificë dhe privacion personal, për ti dhënë dinjitet dhe personalitet kombit dhe vendit të tyre. Duan të shijojnë vetëm jetën e tyre, me çfarëdo çmimi qoftë. Ky libër synon të prekë ndërgjegjen e atyre shqiptarëve që pavarësisht së bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike, apo që janë të pavarur, janë në gjendje dhe të gatshëm të bëjnë sakrifica dhe privacione personale në favor të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Për më tepër ky libër synon, rininë shqiptare, tek e cila, liria dhe dinjiteti kombëtar do të jenë parësore dhe mbi çdo gjë tjetër. Ata mund të gjejnë në këtë libër, një pjesë nga zjarri i së kaluarës, që ndoshta do tu shërbejë, për ti rikthyer Shqipërisë, pavarsinë dhe dinjitetin kombëtar.

50-Vjetët e historisë së Shqipërisë, që sot janë hedhur poshtë në Shqipëri, kurrsesi, nuk mund të ezaurohen në këtë libër. Ato kërkojnë, medoemos analiza të gjëra dhe të shumanëshme. Kjo histori ka zjarrin dhe hirin e saj. Trajtimi analitik do të evidentonte, më qartë dhe më mirë trashëgiminë pozitive dhe negative të saj. Por, gjatë viteve 1991-1994, nga e gjithe propaganda shqiptare, brënda kufijve administrativë të Shqipërisë dhe jashtë saj, është hedhur aq shumë baltë, është përdhunuar aq shumë kjo histori, saqë kanë krijuar bindjen tek shumica dërmuese e shqiptarëve, se çdo gjë ka qënë ashtu siç është thënë gjatë këtyre katër vjetëve. Në këto kushte, i detyruar nga kjo rrethanë, autori, ka preferuar më shumë në këtë libër, stilin polemist. Polemikën, mbi bazën e fakteve dhe të dokumenteve, me lumin e propagandës, e të pikpamjeve të shprehura ndaj kësaj historie. Kjo mënyrë të vepruari, është diktuar nga fakti, se pararoja e mohimit të 50-vjet histori të Shqipërisë, nuk janë njerëz të thjeshtë, nuk janë çirakët e gazetarisë, nuk janë të huajt. Në të kundërtën, janë ata që i japin tonin, jetës politike dhe sociale të vëndit. Janë qeveritarët shqiptarë të të gjitha niveleve, që nga Presidenti i Shqipërisë. Janë liderët partiakë të Shqipërisë, dukë filluar që nga liderët e Partisë demokratike, socialiste dhe duke mbaruar tek Partitë e djathta.. "Konkluzionet" e këtyre personaliteteve të jetës së sotme politike shqiptare në Tiranë apo në Prishtinë, duke qënë të veshura me autoritetin e posteve që ata mbajnë, kanë marrë formën e së vërtetës në shumicën e shqiptarëve, veçanërisht tek shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre akoma të pushtuar. Në raste të tilla, polemika me "konkluzionet" e tyre, ballafaqimi i pikëpamjeve të tyre, me realitetin e së kaluarës, por dhe me realitetin e së sotmes, është mjeti më i mirë , për të vendosur barazpeshën, për të krijuar kushtet e përshtatshme, drejt një analize të plotë dhe të gjithanëshme të së kaluarës.











HYRJE



«Me terrorin u qëruan hesapet, por u shua dhe shpirti i flaktë i Revolucionit, mori fund epoka e tij heroike. Tani po afron ora e trashëgimtarëve, e aventurierëve, e vjedhësve, e spekullanteve dhe e hipokriteve, e gjeneralëve dhe e parave me thasë, ora e shtresës së re.»
Stefan Cvajg







Për afro 45-vjet, Shqipëria, u drejtua dhe u udhëhoq, nga Partia Komuniste shqiptare, që pas 1948-ës, u quajt, Partia e Punës e Shqipërisë. Për gjithë këtë periudhë, udhëheqësi kryesor i saj ishte Enver Hoxha. Gjatë tërë, kësaj periudhe, Partia e Punës, konsiderohej, arkitektja e të gjitha fitoreve të Shqipërisë, ndërsa Enver Hoxha, ishte simboli i popullit shqiptar, i Partisë dhe i shtetit shqiptar, ishte figura më e shquar e tërë kombit shqiptar. Ishte i rrethuar nga një aureolë lavdie, nga një glorifikim dhe mitizim të pamasë. Gjatë kësaj periudhe, Komunistët shqiptarë, brezi i udhëheqësve të tyre, duke filluar që nga Qemal Stafa, Vasil Shanto, Tuk Jakova, Mehmet Shehu, Liri Belishova, Nako Spiru, Sejfulla Malëshova, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Bedri Spahiu, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu,Foto Çami, Todi Lubonja, etj, me në krye Enver Hoxhën, arritën, me gjakun, heroizmin dhe mençurinë e tyre, ta rreshtojnë, Shqipërinë në anën e fituesve gjatë luftës së dytë botërore. Arritën që veçanërisht, pas viteve 1960 ta prezantojnë Shqipërinë 3-milionëshe, si të barabartë me Amerikën, Rusinë, Francën, Gjermaninë, Anglinë. I siguruan asaj një liri, pavarsi, sovranitet të padiskutueshem dhe të meritueshem në gjirin e familjes europiane dhe botërore. E tille ishte Shqiperia, deri në vitin 1989. Ndërsa, pas vitit 1990, në Shqipëri, u legalizua pluralizim partiak dhe u ndryshua sistemi. Ishte një rast shumë i mirë, për të çuar më përpara, arritjet e 45-vjetëve të shkuara dhe për të eleminuar ato difekte dhe dobësi, që ishin shfaqur gjatë kësaj periudhe. Por nuk ndodhi kështu. Politikanët shqiptarë të pluralizimit, të majtë, të djathtë apo të qëndrës, vepruan ndryshe. Ata deshen ta fillonin punen e tyre nga niveli "zero" dhe vertet ashtu bene. Ata e filluan historinë e Shqipërisë, në 8-Nëntor 1941. Periudha 50-vjeçare e udhëheqjes së Partisë së Punës dhe udhëheqësi i saj, i është nënshtruar gjatë viteve 1991-1994, një propagande të zezë dhe unikale në tërë historinë e njerëzimit. Brënda saj, kjo propagandë, gjatë kësaj periudhe, ka evidentuar disa shtresa dhe grupime shoqërore.
Së pari: Kjo histori, me Partinë që e drejtoi dhe udhëheqësin që pati në krye, u bë objekt i sulmeve dhe i sharjeve nga më të ndyrat, me një fjalor rrugaçësh , me një fjalor tek i cili nuk kishte as fijën më të vogël të etikes dhe kulturës shqiptare , nga ana e një shtrese të ish-anetarëve të Partisë së Punës, të cilët dhjetori i 1990- qershori i 1991, i gjeti në krye apo në përbërjen e partive politike që u krijuan në Shqipëri pas vendosjes së pluralizmit dhe që sot i japin tonin jetës politike të vëndit.
Së dyti: Ajo u bë objekt i sulmeve dhe i sharjeve nga ana e shumicës së shtresës së të burgosurve politikë të Shqiperisë, të cilët ose kishin dalë nga burgu më përpara ose dolën pas shpalljes së pluralizmit. Kjo shtresë gjatë 45-vjetëve te udheheqjes se Shqiperise nga Partia e Punës , ishte denuar dhe persekutuar. Një pjesë e tyre ose ishin dënuar me burg ose ishin internuar. Pavarsisht se spektri i dënimeve të tyre shkonte që nga ligji i agjitacion propagandes, sabotimit, spiunazhit, apo vrasjeve, në thelbin e saj, kjo shtresë, nuk kishte se si të mos shante dhe urrente persekutorët e saj.
Se treti: Shqipëria "komuniste" dhe Partia e Punës u bënë, objekt i sulmeve dhe i sharjeve nga nje pjese e ish-anetarëve të Lidhjes Komuniste të Kosovës. Për ata, Titoja dhe titizmi, gjithmonë kanë qenë dhe janë më të mirë se Partia e Punës, Enver Hoxha dhe enverizmi. Eshtë kjo aresyeja, që kjo shtresë e cila ishte e para që filloi të vizitoi Shqiperinë, në fillimet e pluralizmit dhe më vonë, u rreshtua pa asnjë hezitim në rradhët e pararojes se sharjeve dhe denigrimeve ndaj historisë së Shqipërisë, Partisë së punës dhe Enver Hoxhes. Në dallim nga shtresa karrieriste e Partisë së Punës, kjo shtresë kishte një avantazh më të madh në sulmet ndaj Shqipërisë "komuniste" dhe Partisë së Punës. Përveç urrejtjes dhe mllefeve të tyre, ata ishin të paisur dhe me pervojën e sulmeve 45-vjeçare të Rankoviçit, Titos, Gjilasit, Miniçit, Popoviçit, Herljeviçit etj.
Se katerti: Historia 50-vjeçare e Shqipërisë, Partia e Punës dhe Enver Hoxha, bënë objekt i gjykimeve dhe kritikave, objekt i rivlerësimit dhe në disa raste i sharjeve e denigrimeve nga ana e ish-të burgosurve politike shqiptarë në ish-Jugosllavi. Gjatë 45-vjetëve të kaluara në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, janë dënuar me mijëra patriotë dhe atdhetarë shqiptarë. Emërtimet që ata kanë patur, kanë qenë të ndryshme. Që nga emërtime të mirëfillta marksiste-leniniste, levizje nacional-çlirimtare, nacionale etj. Por që të gjithë e kanë adhuruar Shqiperinë, dhe Enver Hoxhën. Evolucionet e reja, kontaktet që ata vendosën me Shqiperinë, pas pluralizmit, njohja me propagandën, perçarjet politike dhe shkatërrimin e Shqiperisë, kanë lënë te ata një shije të hidhur. Një pjesë prej tyre, ky realitet, i ka çuar në mohimin e atyre idealeve për të cilat luftuan dhe u futën në burgjet jugosllave, duke u shndrruar në deziluzion dhe dëshpërim. Tek një pjesë tjetër, vazhdojnë të jenë të gjalla dhe të forta ndjenja e dashurisë për shpresën dhe ënderrën e së kaluares, megjithëse ënderra nuk u doli ashtu siç e kishin menduar, por të paktën për ate kohë i mbajti gjallë, u dha forcë e kurajo të përballonin torturat e U.D.B-së jugosllave. Ndërsa tek një pjese e vogel prej tyre, në emër të ecjes me kohën, në emër të një politikanizmi gjoja demokrat, Shqipëria 45-vjeçare dhe Partia e Punës dhe , u janë nënshtruar sulmeve dhe sharjeve nga më të ndryshmet.
Se pesti: Historia e së kaluarës, Partia e Punës dhe Enver Hoxha u bënë objekt i gjykimeve dhe i vlerësimeve, nga ana e shumicës dërmuese të ish-anëtarëve te Partisë së Punës dhe të popullit shqiptar, veç jo me sharje, jo me sulme publike, por thellë në ndërgjegjen e tyre, në veprimtarinë dhe gjykimin e tyre.
Natyrshem shtrohen disa pyetje: A kanë bazë, a kanë themel, a kanë vertetësi sulmet, sharjet dhe shpifjet e ndryshme në adresë të 50-vjetëve histori dhe te figurës së Enver Hoxhës? Gjatë këtyre katër vjetëve realisht është sharë enverizmi apo është sharë Shqiperia. Eshtë fyer Partia e Punës dhe Enver Hoxha apo është fyer Shqipëria. Eshtë hedhur poshte enverizmi apo është hedhur poshtë Shqiperia. Eshtë hedhur poshtë komunizmi apo është hedhur poshtë, është braktisur shqiptarizmi. U shkatërrua miti mbi Enver Hoxhën apo u shkatërrua miti mbi lirinë dhe pavarsinë kombetare, apo u shkatërrua Shqipëria. Eshtë braktisur diktatori apo është braktisur diktatura. Plutarku në Jetet Paralele thotë pas vrasjes se Jul Qezarit, se Kasi urrente Qezarin, per t`i zënë vendin, ndërsa Bruti-tiraninë, për të mos u përseritur më. Kush ja jep tonin jetës politike ekonomike dhe sociale në Shqipëri? Partizanet e Kasit apo partizanet e Brutit? Pra gjatë këtyre katër vjeteve Shqipëria ka ecur përpara apo është kthyer prapa. Shqiptarët janë bërë më shumë shqiptare apo janë më shumë qytetarë të botës. U hodh poshtë internacionalizmi proletar për tu zëvendësuar me atdhetarizmin shqiptar, apo ai është zëvendësuar me kozmopolitizmin "demokrat", "socialist", "republikan", "demokristian" etj.
Këto çeshtje kardinale kanë të bëjnë me 50-vjet histori të Shqipërisë, me Enver Hoxhën, veprën dhe figuren e tij, por në thelb, më shumë kanë të bëjnë me shqiptarizmin, me të sotmen dhe të ardhmen e saj. Nuk do marrim përsipër të bëjmë analizën e plotë, sepse janë një histori e tërë, sepse enverizmi eshte një rrymë dhe doktrinë që i dha tonin jetes politike dhe sociale të Shqipërise për afro 45-vjet. Por do marrim përsipër të bëjmë një analizë. Nuk do marrim përsipër të japim definicionet, përfundimtare por do bëjmë një definicion vetëm për problemet që trajtojmë mbi bazen e llogjikes, argumentave dhe interesit kombëtar. Pavarësisht nga ngjyra komuniste që kishte kjo periudhe, ajo është historia e popullit shqiptar. Ngjyra do të bjerë me kalimin e kohës, historia do mbetet. Të analizosh këtë periudhë sot, kjo është normale, kjo është shqiptarizëm. Ta hedhësh ate poshtë, ta quash të zezë dhe të dëmshme, gjithë veprimtarinë e tij dhe të shtetit që ai udhëhoqi, kjo bie erë antishqiptarizëm. Mendimet dhe gjykimet e shfaqura në këtë libër është e sigurtë se nuk do tu pëlqejnë shumë shqiptarëve. Por, rëndesi ka që të gjithë të mendojmë dhe të flasim shqip. Më shumë se kurrë, sot kemi nevojë të flasim shqip, për historinë tonë të shkuar, për të sotmen tonë, për të ardhmen tonë. Ky gjykim me shumë se sa pozicion ideologjik, është një përpjekje për të mos hedhur poshtë historinë e shqiptarëve, pasi historia nuk ka ngjyrë ideologjike, por ngjyrë kombëtare. Domosdoshmëria e kësaj rrjedh nga qëndrimi i mbajtur nga të gjitha partitë politike të Shqiperisë, pas shpalljes së pluralizmit. Çdo parti politike në Shqipëri që nga ajo demokratike deri tek partia socialiste, që në fillim deklaruan se janë në opozitë me të kaluarën. Por harruan një gjë: Të kaluarën, nuk kishte asnjë force politike që ta mbronte. Kjo situate tragjikomike që rrodhi nga diletantizmi dhe etja për pushtet e partive politike shqiptare, pati dy pasoja. E para: Partitë politike të Shqipërise u vunë në pozitë qesharake, të palavdishme dhe donkishoteske, sepse luftonin, por nuk kishin përpara asnjë kundërshtar. Kishin vetëm lapidare, varre, pllaka perkujtimore, libra apo muzeume. Prandaj me të drejtë këtë luftë mund ta quajmë lufta e të gjallëve me të vdekurit. E dyta: Ato u vunë në një situatë tragjike sepse nga etja për pushtet, dhe nga mania për të fituar sa më shumë beteja në një luftë pa kundërshtar, filluan në mënyrë sistematike ti gerryejnë themelet kombit, duke dashur ta lënë ate pa histori, pa të shkuar. Por një komb pa të kaluar nuk mund të ketë as të ardhme.
Por me shume nga të gjithë, mendimet e shfaqura në këtë libër, nuk do tu pelqejnë shovinizmit serbo-greko-maqedonas. Ata nuk do të kenë mundësi të marrin ndonjë gjë për të plotësuar "Librin e Bardhë" dhe dosjen qindra vjeçare të "Megaliidhese". Kanë marre boll gjatë ketyrë katër vjetëve. Shqiptarët janë në gjendje të krijojnë një kod të ri politik në mardhëniet me njeri tjetrin dhe do ta krijojnë ate. Në këtë kod të ri, shqiptarët do të jenë vetëm shqiptarë. Ngjyrimet politike të tyre qofshin komunistë, monarkiste, demokratiste, radikaliste, socialiste apo fanoliste, nuk do të shërbejnë si pasaportë për tu ndryshuar kombësinë shqiptarëve. Kurrë më!!..
 
 
SHTRESA KARRIERISTE E PARTISË SË PUNËS

«Tani e tutje do tua mbushnin mendjen njerëzve se të gjitha aktet e dhuneshme të Revolucionit, i kishte kryer vetëm Robespieri (fundja nga varri askush nuk mund të kundershtojë), ndërsa vetë ata gjithmonë e kanë ngritur zërin kundër egërsisë dhe veprimeve ekstreme, gjithmonë kanë qenë apostuj të përdellimit.»

                   Stefan Cvajg



Me legalizimin e pluralizmit në Shqipëri, u krijuan me dhjetra parti politike. Në menyrë të natyrshme ato u paraqiten para popullit, si parti progresive, me një program që synonte drejt një jete më të mirë personale dhe drejt një harmonie me të plotë kombëtare. Një ndër drejtimet kryesore të veprimtarisë së Partive politike shqiptare, qysh në krijimet e tyre, përbënte dhe vazhdon të perbëjë sulmi ndaj së kaluarës komuniste të Shqipërisë, për afro 50-vjet me radhë. Për efekte, propagandistike, elektorati, për efekte pushteti, e kaluara e Shqiperisë u nxi, në propagandën e këtyre partive politike. Me perjashtim të ish-Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila doli hapur në mbrojtje të çdo gjëje të së kaluarës, të gjitha partitë e tjera u vunë plotësisht në opozitë me ate. Më vonë pësoi një tërheqje, në këtë çështje dhe Partia socialiste, e cila pas disa sulmeve, të karakterit të djathtë gjeti një pozicion me komod e të përshtatshem duke dalë me tezën për tja lënë historisë gjykimin e së kaluarës. Gjykimi i socialistëve, megjithse më i mirë se i Partive të tjera, në fund të fundit e la të kaluarën e Shqipërisë në mëshirë të fatit. Për faktin e thjeshtë: Historinë e bëjnë vetë njerëzit. Por dhe socialistët, nuk ndryshojnë shumë nga Partitë e tjera, në këtë çështje madhore të kombit. Dhe atyre më shumë u intereson pushteti se sa historia. Për më tepër, kur kjo histori, ka një njollë "të keqe".
Një dukuri, të pluralizmit në Shqipëri, përbën fakti se në krye të partive kryesore politike, drejtojnë dhe udheheqin veprimtarinë partiake, mjaft ish-komuniste. Njëkohesisht në gjirin e këtyre Partive politike, infiltruan me shpejtësi, mijëra ish-anëtarë të Partisë së Punës, të cilët filluan ta shfaqnin hapur nëpër mitingje, konferenca, kongrese dhe artikuj gazetash, antikomunizmin dhe antienverizmin e tyre. Gjatë kësaj periudhe, kjo masë ish-komunistësh, në shumicën e saj dërmuese, u kristalizua si një shtresë e veçantë. Megjithëse aktualisht e shpërndare në Parti të ndryshme politike, për nga qëllimi që ka, formimi psikologjik dhe shpirtëror, për nga taktikat që ka ndjekur dhe vazhdon të ndjeke, ajo përbën sot një shtresë të kristalizuar, dhe ndër më kryesoret në shoqërinë aktuale shqiptare.



KARAKTERI DHE FIZIONOMIA E KESAJ SHTRESE

Karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma e ngjyra, dita më ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha.........Këtu, brënda një dite si me magji, tradhëtari, bëhet patriot dhe patrioti tradhëtar.

Fan Noli



Shtresa e Partisë së Punës, e cila sot perbën pararojën e sulmeve dhe të sharjeve ndaj historisë së Shqipërisë dhe figures së Enver Hoxhës, aktualisht është përsëri në administratën shtetërore të Shqipërisë, është përsëri në hierarkinë partiake të partive të ndryshme politike që janë ne Shqipëri, është në mesin e klasës së kapitalistëve të rinj që po krijohet në Shqipëri. Ajo sot hapur apo fshehur vazhdon të drejtojë politikën e brendshme apo të jashtme të Shqipërisë. Cilat ishin dhe janë motivet, arsyet, që e kanë shtyrë dhe vazhdojnë ta shtyjnë këtë shtresë të denigrojë dhe të perdorë një lumë të tërë shpifjesh nga më të ndyrat dhe nga më të egrat ndaj së kaluarës, ndaj Shqipërisë dhe dinjitetit të saj? Përse kjo shtresë ka qëndruar dhe vazhdon dhe sot të jetë në radhët e para të sulmeve ndaj Shqipërisë komuniste, ndaj P.P.Sh-së dhe Enver Hoxhës? Përse 50-vjet të historisë të kombit shqiptar, quhen histori e humbur, përse kjo histori quhet nata e Shqipërisë?
Ka dy aresye. Në të kaluarën komuniste të Shqipërisë, kjo shtresë përbënte shtresën e privilegjuar, shtresën e përkedhelur të Partisë së Punës, shtresën karrieriste të saj. Kush e përbënte dje këtë shtresë? Ish-ministra e zëvendës-ministra, ish-sekretarë partie dhe ish-instruktorë partie, ish-ambasadorë dhe diplomatë, ish-drejtorë drejtorie dikasterësh apo ndërmarjesh e institucionesh, ish-inspektore pushteti lokal dhe qendror, ish-mësues të marksizem-leninizmit dhe propagandistë të vijës së Partisë së Punës, ish-udheheqës të rinisë dhe ish-punonjës të organizatave të masave. E studjuar në qëndrimin e mëvonshëm kuptohet qartë se kjo shtresë, Partinë e Punës nuk e kishte vend ideali, por trampolin pragmatizmi, privilegjesh dhe rehatie personale. Kjo shtresë, teseren e Partisë së Punës, nuk e përdori si shenjë dalluese për më shumë privacione dhe sakrifica, por si dëshmi besnikërie, si një lloj pronësie private në kushtet e shoqërizimit të plotë, për të krijuar një jetesë më të qetë dhe më komode se të tjerët. Mbi 90% e kësaj shtrese, Tiranën, Shkodrën, Vlorën apo Durrësin, gjithëmonë e kanë barazuar me gjithë Shqipërinë. Koncepti i tyre ka qenë dhe është: "Shqipëria është baras me shtëpinë time". Parulla e njohur në Shqipëri "Të shkojmë ku ka nevojë atdheu" dhe e zbatuar nga mijëra të tjerë, për këtë shtresë ishte e vlefëshme brenda mbledhjes apo temës së disertacionit. Për afro 20-vjet një shtresë e tillë rrihte gjoksin dhe u binte daulleve për besnikërinë ndaj idealeve, ndaj Shqipërisë, ndaj revolucionit, ndaj Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës. Në fakt ajo kërkonte pronësine ndaj tyre për tu bërë varrin në momentin e përshtatshëm kur ato të mos vlenin më. Sa kohë Partia e Punës dhe Enver Hoxha ua siguroi të gjitha këto, ishin këta, ishte kjo shtresë që u bënte atyre hossanarat më të mëdha, glorifikimet më të mëdha, të cilat nuk shprehnin ndjenjat reale të tyre, pasi një shtresë e tillë, nuk ka ndjenja. Ato ishin dëshmi e konsolidimit të etjeve të tyre karrieriste dhe pushtetore. Më vonë pasi vdiq në fillim Enver Hoxha dhe më pas Partia e Punës nuk kishte mundësi ti qëndronte stuhisë që përfshiu tërë Evropën Lindore, atëhere kjo shtresë në thelbin e saj pragmatiste dhe karrieriste, nxorri dufin e saj, mërinë e saj, urrejtjen e saj ndaj Enver Hoxhës. "Përse Partia e Punës dhe Enver Hoxha nuk i kishin marrë masat që tu siguronin këtyre vazhdimësinë e privilegjeve dhe favoreve, por i lanë që tu rrezikoheshin ato". Arësyeja e dytë. Duke qënë në thelbin e saj karrieriste, e përkëdhelur dhe e privilegjuar, kjo shtresë pa më të voglën mëdyshje, u shndrua në antikomuniste e tërbuar, u shndërrua në antienveriste e tërbuar, brënda ditës, brënda natës, pa as më të voglën brerje të ndërgjegjes. Keto sulme te egra i duheshin dhe i duhen kesaj shtrese per tu bere e besueshme, perballe atyre qe realisht kishin pesuar ne kurrizin e tyre persekutimin gjate 45-vjeteve, per tu bere e besueshme perballe Evropes dhe Amerikes. Sepse nje shtrese e tille kishte "nje biografi" shume komuniste. Per nje shtrese te tille nuk ekziston dinjiteti si nocion i percaktuar, nuk ekziston ndershmeria si nje nocion i percaktuar dhe i pranuar nga shumica, nuk ekziston perkatesia kombetare si nje nocion i cilesuar dhe i pranuar nga shumica e njerezve, nuk ekziston personaliteti i vendit si nocion i pranuar. Nuk ekziston liria e vendit si nje nocion i percaktuar qe ka disa parametra konkrete dhe te matshem, jashte te cilave ajo shndrrohet ne nje fraze boshe dhe te vdekur e vlefeshme vetem per muzete e antikitetit, nje fiksion-liri. Per nje shtrese te tille, te gjitha keto kane vlere dhe jane te pranushme sa kohe qe ato plotesojne kenaqesite filistine te tyre, jane te pranushme sa ato e ndihmojne kete shtrese te jete ne pushtet. Jashte ketij koncepti, ato jane te huaja te pavlefeshme, te demshme, demode dhe duhen hedhur poshte pa ngurimin me te vogel. Per keto aresye kjo shtrese ndermori kete sulm te eger jo vetem ndaj Enver Hoxhes, por ndaj shqiptarizmit ne pergjithesi, ndaj dinjitetit dhe personalitetit kombetar ne pergjithesi. Partia e Punes, komunizmi jane vetem fasada, vetem skena. Tej fasades, ne prapaskene, eshte hedhur poshte dhe eshte denigruar Shqiperia dhe liria e saj, atdheu dhe dinjiteti e personaliteti i tij. Psikologjine e kesaj shtrese e ka dhene para 20-vjetesh, ne menyre te sintetizuar Ismail Kadare ne vepren e tij "Dimri i madh", ku thote: "Ju keni roberi ne shpirt. A nuk i shihni prangat? Une i shoh, ju varen ne veshe, ne buze, ne te gjitha organet e trupit.Tingellijne vajtueshem, rrapellijne, gjemojne, na shurdhuan, na shurdhuan. Luftuam per nje liri te madhe, u vrame, u copetuam, e fituam ate, por ju nuk e shikoni. Ku eshte thoni ju, ku eshte? Te verber. Ajo eshte kudo, por ju jeni te verber. Keni fituar ca privilegje dhe tani dridheni se mos i humbisni ato. Ne shkembim te tyre keni dhene lirine tuaj. Por kjo eshte e keqja me e vogel. Ne shkembim te tyre ju jeni gati te jepni lirine e te gjitheve" (Dimri i madh faqe 381-382).

Ka shume te drejte Ismaili. Ne shkembim te privilegjeve te saj, kjo shtrese ka nxjerre ne ankand dhe ka shitur lirine e Shqiperise.







SHTRESA TITISTE E ISH-KOMUNISTEVE SHQIPTARE TE LKJ-së
 
 
 
"Nacionalisti Tito, me gishtrinjte plot unaza xhevahiri, i rrethuar nga trockisti Kardel, nga aventurieri Gjilas dhe nga hijena Rankoviç, gjithmone bente plane per te copetuar Shqiperine."
      Enver Hoxha
 
 
"Tash na del nje qen serb me emer Sinan Hasani, qe arrin deri atje, sa te thote se jane jugosllavet, qe formuan Partine tone, qe organizuan luften naciona-çlirimtare shqiptare dhe i dhane çdo gje Shqiperise. Por le te lehë, ai për atë punë paguhet."
 
        Enver Hoxha
 
Ne sulmet, sharjet dhe denigrimin e historisë 50-vjeçare të Shqipërisë dhe figures se Enver Hoxhes, ne periudhen 1990-1994, ka luajtur dhe vazhdon te luaje rol paresor, dhe nje shtrese e ish-komunisteve shqiptare qe benin pjese ne ish-Lidhjen Komuniste te Jugosllavise. Kjo shtrese ish-komunistesh, eshte rreshtuar ne nje krah me shtresen i ish-Partise se Punes, eshtc ne pararojen e çvleresimit dhe perbuzjes ndaj së kaluarës së Shqipërisë. Kjo koinçidence, ky rreshtim i tyre ne pararojen e sulmeve, nuk eshte rastesi. Ai ishte dhe eshte rrjedhoje, e se kaluares se kesaj shtrese e koncepteve dhe e formimit shpirteror, moral dhe psikologjik te saj. Per 45-vjet nje shtrese e tille i sherbeu Lidhjes Komuniste te Jugosllavise, zbatoi ne praktike porosite, vijen dhe direktivat e L.K.J-se. Per shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre ne Ish-Jugosllavi, kjo vije ishte vija e mohimit te te drejtave kombetare, vija e shtypjes nacionale e genocidit dhe pabarazise nacionale e fshehur pas parrulles se fameshme te Bashkim-Vellazerimit. Kjo ishte vija e shtypjes se çdo perpjekje te shqiptareve sa here qe ata donin te mevetesoheshin, sa here qe ata benin perpjekje per te fituar te drejtat e tyre kombetare, brenda Federates jugosllave, brenda Kushtetutes se Ish-Republikes socialiste e Federative te Jugosllavise. Perballe ketyre perpjekjeve dhe kesaj lufte te popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, nuk qendronte vetem shovinizmi serbo-maqedono-malazez, nuk qendronte vetem titizmi, por qendronte dhe kjo shtrese ish-komunistesh, shqiptare te shkolluar dhe te edukuar ne shkollat e Beogradit, te specializuar ne shkollen politike "Gjuro Gjakoviç", per tu sherbyer atyre ne kompensim te posteve dhe privilegjeve qe gezuan gjate 45-vjeteve. Ne kapjen e domethenieve te sulmeve, sharjeve dhe denigrimit qe kjo shtrese i ben P.P.Sh-së, Shqipërisë "komuniste" dhe Enver Hoxhes, ka aresye me te thella. Aresyeja e parë: Këto sharje dhe ky sulm i paskrupullt janë një larje hesapesh me ate. Veç jo me te gjallin, por me te vdekurin me hijen e tij, me kujtimin dhe vepren e tij, veper te shkruar, por dhe te realizuar ne Shqiperi gjate 45-vjeteve. Ato jane nje nxjerrje mllefi, janë nje urrejtje patologjike, per ate stigmatizim, per ate demaskim qe Enver Hoxha i beri padronit te tyre, qe i beri titizmit si ideologji antikombetare dhe antishqiptare. Dihet, sherbetori nuk pranon t`ja shajne kurre padronin qe e mban me buke, pavarsisht se padroni eshte kunder prinderve te sherbetorit dhe origjines se tij. Historikisht kjo ka qene logjika e sherbetoreve ne çdo epoke historike dhe ne çdo vend. Aresyeja e dyte: Eshte nje fakt i njohur se gjate 45-vjeteve te kaluar ne trojet shqiptare ne ish-Jugosllavi, populli shqiptar nuk u pajtua me shtypjen dhe regjimin titist, nuk u pajtua me shovinizmin serbo-maqedono-malazez. Ai ne forma te ndryshme me mjete te ndryshme dhe nga koha ne kohe, e forcoi rezistencen e tij duke i dhene asaj nje gjerësi të madhe, permasa shume të medha, sa arriti ne parrullen e njohur dhe te fameshme "Kosova-Republike". Gjate tere kesaj periudhe te gjithe patriotet dhe atdhetaret kosovare, pavarsisht nga emrat, pavarsisht nga emertimet qe u kishin vene grupeve apo organizatave te tyre, qe te gjithe kishin nje admirim te veçante, qe te gjithe kishin nje adhurim te veçante, qe te gjithe kishin nje dashuri te veçante, per Shqiperine, per Partine e Punes se Shqiperise, per Enver Hoxhen. Neqoftese Shqiperia ishte enderra e tyre, Enver Hoxha ishte idhulli i tyre. Emri i Enver Hoxhes, artikulli i Enver Hoxhes, kenga e Enver Hoxhes ishte per ata burim force, ishte per ata nxitje, ishte per ta shprese, ishte per ata enderra e bukur e se nesermes. Ishin keta faktore plus patriotizmin e tyre plus traditat e te pareve te tyre, te Isa Boletinit, te Azem Bejtes, te Hajdar Dushit, Emin Durakut, Xheladin Hanës, te Shaban Polluzhes, Kadri Halimit, Metush Krasniqit, etj, qe gjate tere kohes, megjithe shtypjen, me gjithe egersine megjithe masat drakoninane, te shovinizmit serbo-maqedono-malazez, ata rezistuan dhe nuk u thyen e ligeshtuan perballe torturave te U.D.B-se jugosllave. Per ta çvleftesuar kete simbol, per ta çvleresuar kete enderr, per ti thyer moralisht dhe psikologjikisht atdhetaret dhe patriotet shqiptare, propaganda jugosllave shpifte me sa mundete, kunder Ne kete kor te propagandes jugosllave kunder Enver Hoxhes se bashku dhe brenda propagandes jugosllave, se bashku me propagandistet serbe dhe malazeze, luajten nje rol te rendesishem dhe shtresa e titozuar e ish-komunisteve shqiptare ne Lidhjen e komunisteve te Jugosllavise. Ishte ajo qe perpiqej ti mbushte mendjen rinise kosovare, ishte ajo qe perpiqej ti mbushte mendjen popullit shqiptar, per te mos e dashur, per ta urryer, Shqiperine dhe Enver Hoxhen. Ishte ajo qe perpiqej ti mbushte mendjen rinise dhe popullit kosovar qe Jugosllavia dhe titizmi, shovinizmi serbo-maqedono-malazez jane shume here me te mire se enverizmi. Koha ne keto vite te zhvillimit te Shqiperise, te ndryshimit te sistemit punoi ne favor te saj . Duke perfituar se kjo shtrese erdhi e para ne Shqiperi, ajo u angazhua qe vepren e filluar ne Beograd, Shkup, Titograd apo Prishtine, ta çonte deri ne fund. Kjo taktike e zgjuar titiste ka synuar dhe synon dy momente. Se pari: Per te vertetuar dhe njehere, gjoja me fakte dhe dokumente, se shqiptaret qe e kishin idhull Shqipërinë dhe Enver Hoxhen, qe mesonin dhe edukoheshin me vepren e tyre, e kishin patur gabim dhe me 1968-en dhe me 1981-shin. Te drejte kishin patur ata ish-anetaret e L.K.J.se, te drejta kishin qene gjyqet, burgjet, diferencimi, sepse ata ishin frymezuar nga nje tradhetar dhe antishqiptar. Se dyti: Nepermjet kesaj, ata duan te sigurojne sot ne levizjen kombetare shqiptare ne ish-Jugosllavi, monopolin e kesaj levizjeje. Duan perseri ashtu si shtresa karrieriste e Partise se Punes te jene ne krye te piramides shteterore, natyrisht duke ndërruar vetem kostumin, nga komunist ne demokrat. Duke perfituar nga çoroditja e nje pjese te atdhetareve kosovare, duke perfituar nga deshprimi dhe deziluzioni i nje pjese tjeter, duke i joshur disa prej tyre me poste e pergjegjesira, duke perfituar nga gjendja e rende ne te cilen kalon Shqiperia, ata si dhe koleget e tyre ne Shqiperi, ne parti te ndryshme politike, ja kane arritur qellimit. Sot ata jane ne sulm. Koha sot punon per ata. Ata bejne politiken dhe propaganden ne mbare kombin shqiptar. Çoroditja totale dhe konfuzioni i përgjithshëm në të cilën ndodhet kombi shqiptar, u kane siguruar atyre monopolin dhe rolin primar në jetën politike shqiptare. Dhe për shumë kohë kombi shqiptar do të drejtohet dhe udhëhiqet prej tyre. Shqiptarët sot në përgjithësi janë dakord me nje gjë të tillë.