KUESTURA MBRETNORE E TIRANES N-07140 Tirane me 25-6- 1943 Lenda: Enver Hoxha i Halilit dhe Gjylos, lindur ne gjirokaster,1918, komunist. KUESTURAVE MBRETNORE Gjirokastër-Berat-Dibër-Durrës-Elbasan-Pejë-Korçë- Prizren-Shkodër-Vlorë-Prishtinë. Komandës së kompanisë Mbrëndëshme të Gjindarmërisë Mbret. Komandës së kompanisë së jashtëme të Gjindarmerisë Mbret. Skuadrës politike të Kuesturës Mbretnore-Tiranë Skuadrës gjyqësore të Kuesturës Mbretnore-Tiranë e për nj. Drejtorisë së P.të Policisë-Tiranë Në përgjigjen e Qarkoreve të kalueme të kësaj Zyre dhe me lutjet që të dëndësohen shërbimet dhe hetimet për gjetjen e rreshtimin e të sipërpërshkruemit komunist`i rrezikshëm, njoftoj se ky asht i goditur me urdhër rreshtimi të datës 16 te k.m.N-990/A3, i lëshuem nga Prokuroria e Përgjithëshme e Gjyqit te Posaçëm të Shtetit, pse i dënuem me VDEKJE Kuestori P. Papalilo Sot flitet shumë për tradhëtinë e P.P.SH-së dhe Enver Hoxhës. Shumë njerëz që e mbajnë veten për analistë dhe patriotë, i kanë konsideruar dhe konsiderojnë ata, si tradhëtarë dhe antikombëtarë. Nëpër shkrime të ndryshme gjatë periudhës 1991-1994, është thënë me mllef dhe urrejtje se "Enver Hoxha është tradhëtar, ai e shiti Kosovën. Enver Hoxha për hir të komunizmit, tradhëtoi popullin shqiptar. Ai është një antikosovar i tërbuar. Ai ishte spiun i Titos dhe i sërbëve etj" Çfarë argumentesh sillen për këto pohime? A mund të jetë mendimi apo bindja argument? A mund të jetë propaganda partiake dhe shtetërore me gazetë dhe televizion, argument? Le ta analizojmë me qetësi këtë problem të madh, që lidhet jo vetëm me Enver Hoxhën, por me Shqipërinë, sepse ai për 50-vjet ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë. Së pari: Sipas ideologëve dhe analistëve të sotëm të demokracisë shqiptarë, Enver Hoxha e ka shitur Kosovën. Ndërsa gjatë 45-vjetëve që ishte në pushtet, nuk ka mbrojtur asnjëherë, interesat e popullit shqiptar që jeton në trojet e tij në ish-Jugosllavi. Së dyti: Gjatë luftës Nacional-çlirimtare, Enver Hoxha e tradhëtoi kauzën e popullit, sepse nuk zgjodhi rrugën e Ballit kombëtar për marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtuesit italo-gjermanë, por zgjodhi rrugën e luftës së armatosur. Sipas tyre, ai nuk pranoi ti ndante frytet e luftës me ata që bënë dashuri me fashistët, dhe në këtë çështje paska qënë i frymëzuar nga sllavo-komunistët. Së treti: Enver Hoxha nuk ka zbatuar interesat e popullit shqiptar gjatë kohës që ishte në pushtet, por vetëm se çfarë i kanë thënë jugosllavët. Përgjithësisht këto janë akuzat që i janë bërë dhe vazhdojnë ti bëhen Enver Hoxhes në periudhën 1990-1994. Meqë këta analistë, teoricienë dhe patriotë, kanë folur në këtë mënyrë me të drejtën që u ka dhënë dhe u jep, partia dhe shteti, me të drejtën që u jep qënia në pushtet apo në këtë e atë parti, dhe jo argumenti apo faktet, ne do të përdorim një rrugë tjetër. Do te zbatojmë dhe do ti nënshtrohemi, thënies latine që thotë : "Ma jep argumentin ta jap të drejtën të flasësh" SHQIPTARI PËRBALLË SHQIPTARËVE Armatën e Nishit O, djemtë e Kosovës E kishit në shpinë Nënat, qysh u qanë? Përballë U.D.B-në Kur u mori plumbi, Në zëmër lirinë Kush u ndodhej pranë? Amanet baltë e Kosovës Amanet po të lë djalin Ma mori plumb' i mizorit Nëna s'di ku e ka varrin. (Fragmente nga një këngë popullore e Shqipërisë së jugut, e kënduar, pas ngjarjeve të 1981-shit, në Kosovë). Marrim akuzën e parë: Enver Hoxha sipas patriotëve të 1990-es, e ka shitur Kosovën. .Do tju shtrojmë atyre një pyetje: Meqë sipas tyre, Enver Hoxha na e paska shitur Kosovën, ata si patriotë që janë duhet ti shkojnë çështjes deri në fund dhe ti sqarojnë shqiptarët dhe për një çështje tjetër. Enver Hoxha që e shiti Kosovën, kur e kishte blerë, sa e kishte blerë dhe kush ishte noteri? Keshtu ndihmohet me shume kombi. Perseri me llogjiken e tyre. Meqe Enver Hoxha e shiti Kosoven, meqe Kosova sipas tyre na qenka mall, atehere perse pushtetaret e sotem patriote dhe nacionaliste shqiptare, nuk e blejne perseri ate? Ata te gjithe deklarojne se kane miq te fuqishem dhe shume te pasur si Ameriken, Angline apo Francen etj. E para: Enver Hoxha, nuk kishte mundesi, qofte me 1944 apo qofte me 1945, as ta shiste dhe as ta blinte Kosoven, siç pretendojne sot njerez qe ose nuk kane lexuar gje nga historia, ose mbajne kete qendrim per interesa pushtetore apo interesa te tjera qe ata i dine me mire. Sepse Enver Hoxha nuk ishte tregetar ne ate kohe, po partizan qe kishte dale malit per te çliruar vendin. Historikisht trojet shqiptare kane qene coptuar nga fuqite e medha europiane dhe boterore per interesa te tyre pragmatiste apo zonash influence. Ja shkurtimisht kronologjia historike e ketij copetimi. 1978-Kongresi i Berlinit vendosi coptimin e trojeve shqiptare, qe ishin akoma nen sundimin e Perandorise Turke. Flota nderkombetare e fuqive te medha ne brigjet e Ulqinit, u kujdes qe Mali i Zi te merrte pronat qe i ishin falur. 1913-Konferenca e ambasadoreve ne Londer, vendosi perfundimisht, te lere jashte shtetit te ri shqiptar, gjysmen e trojeve te tij. Komisioni ndekombetar i kufijve u caktua per ekzekutimin e ketij vendimi. 1919-Konferenca e Versajes la ne fuqi vendimin e Londres. Disa personalitete politike dhe shoqërore shqiptare, coptimin e trojeve shqiptare dhe përkrahjen e Sërbisë e lidhin vetëm me Rusinë. Që Rusia ka qënë aleate e sllavëve të jugut, kjo nuk diskutohet. Por nuk ka qënë vetëm ajo. Këtyre personaliteteve, do tju kujtojmë vetëm nje detaj nga konferenca e Versajës e vitit 1919. Po të lexojnë arkivat e kësaj konference, do të shikojnë se frymëzuesi dhe inspiruesi i krijimit të mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, që në 1927, u quajt Jugosllavi, ishte nje francez. Kryeministri i Frances, i quajturi Zhorzh Klemanso, i mbiquajtur Tigri. Eshtë ky Klemanso, që me shaka, Sërbinë e quante "Çakalli i fitoreve tona". Dhe ne kompensim të kësaj, në Beograd, dhe sot e kësaj dite, ekziston nje përmendore që ka këtë epitaf: "Ne e duam Francën, sepse dhe ajo na do ne". 1945-Konferenca e Jaltes, krijoi harten e re te Europes pas shkaterrimit te fashizmit. Gjysma e trojeve shqiptare, mbeti perseri nen Jugosllavi. Per ata qe e njohin sadopak historine, e dine se Jugosllavine e deri 1990-tes e ndertuan tre fuqite e medha ne Jalte. Emrat e burrave te ketyre tre shteteve jane gjithsesi te njohur. Franklin Delano Ruzvelt-President i Amerikes. Josif Visarionoviç Stalin- Udheheqes i Bashkimit Sovjetik dhe Winston Çurçill-Kryeminister e Britanise se madhe. Ne keto kushte Enver Hoxhes, udheheqes i nje vendi te panjohur ne arenen nderkombetare,te vogel dhe te shkaterruar plotesisht nga lufta, i mbeti vetem nje rruge. Besimi se komunizmi e socializmi do ta zgjidhte kete padrejtesi historike dhe ruajtja e forcimi i pavarsise se Shqiperise ekzistuese. Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive Perendimore, per te cilat flitet shume sot, ishte i sakte dhe i bazuar. Kishin qene keto fuqi qe i kishin coptuar trojet shqiptare. Ishin perseri keto fuqi qe mbështetën jugosllavet gjate luftes se dyte boterore. Ata qe e njohin historine e dine mire nje gje te tille. Por do perpiqemi te freskojme kujtesen e "analisteve" te pluralizmit dhe te sqarojme shqiptaret e thjeshte. Qysh ne muajin qershor 1943, Vinston Çurçilli, vendosi te dergoje prane Titos, nje mision ushtarak, te kryesuar nga nje deputet konservator dhe gjeneral, i quajtur, Fitzroy McLea Pas raportit te derguar nga misioni ushtarak, ai pa nguruar vendosi ta mbroje deri ne fund Titon dhe te mos u jape asnje perkrahje çetnikeve te Drazha Mihajlloviçit. Ne shenje simbolike te kesaj, vendosi te dergoje prane Titos, djalin e tij, te quajturin, Randolf Çurçill. Le tu bëjmë një pyetje, politikanëve dhe analistëve shqiptarë të sotëm: Si e spiegoni ju zotërinj, një gjë të tillë?. Si e spiegoni që Anglia antikomuniste, gjatë luftës së dytë botërore në Jugosllavi, u lidh dhe mbështeti, jo antikomunistët, por Ushtrinë Nacional-Çlirimtare jugosllave, që drejtohej nga komunistët?. Ja dhe nje pyetje tjetër: Gjatë luftës së dytë botërore, në Angli, u strehuan një sëre monarkësh dhe qeverish që ikën nga shtete të ndryshme të Evropës. Midis tyre, ishin, qeveria poloneze në mërgim, mbreti i Jugosllavisë, Peter dhe qeveria e tij e kryesuar nga Subashiçi, francezet të kryesuar nga De Goli dhe Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu. Eshtë nje fakt historik, se të gjitha këto qeveri në mërgim, anglezët i njohen. Me një përjashtim. Ata asnjëherë nuk e njohën, zyrtarisht, mbretin e Shqipërisë, Ahmet Zogun. Si e spiegoni ju zotërinj politikanë një gjë të tillë? Përsëri, personalitete te ndryshme shqiptare, kur flasin sot për qëndrimin që ështe mbajtur ndaj shqiptarëve gjatë 45-vjetëve të kaluara, e lidhin këtë me komunizmin si ideologji, veçanerisht me komunizmin rus. Eshtë i padiskutueshem roli i Bashkimit Sovjetik, ne mbrojtjen e Jugosllavisë. Gorbaçovi, në viziten që bëri në Beograd, më 1986, deklaroi se me sërbet kemi të njejtat gene. Por nuk është vetëm kjo. Për 45-vjet me radhë, Jugosllavia ishte e perkedhelura e Amerikës, e Anglisë, e Francës etj. Dhe njerëz të tillë, thonë se Perëndimi, nuk arriti të kuptojë masakrën që bëhej në Kosovë. Pallavra diletantësh politikë dhe servilësh anglo-franko-amerikanë. Evropa Perëndimore dhe Amerika, të gjitha i dinin mirë. C.I.A. amerikane, Dëziem Byroja franceze dhe Inteligjens Servisi anglez, të gjitha i dinin, të gjitha i kuptonin. Ata ishin te informuar në detaje se çfarë shtypje ushtrohej mbi shqiptarët ne ish-Jugosllavi, se çfarë masakre ushtrohej ndaj tyre. Por politika e shteteve që u përkisnin, me ndërgjegje e bënte veshin shurdhër. Për një arësye shumë të thjeshtë, për çdo shqiptar. Qëndrimi i tyre ndaj shqiptarëve ka qëne dhe është një qëndrim racist, përbuzës, përçmues. Në themel të padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve, nuk qëndron, ideologjia komuniste e lindur ne Gjermani, dhe e triumfuar ne Rusi, siç e trajtojnë politikanë dhe personalitete të ndryshme shqiptare. Përkundrazi, ne themel të kësaj padrejtësie, ka qëndruar dhe qëndron, mentaliteti racist, fyes dhe përbuzës, i të mëdhenjëve te Evropës dhe botës, amerikanë, rusë, francezë apo anglezë. Ky mentalitet, nuk e pranon krenarinë e popujve të vegjël, e vëndeve të vogla. Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive të mëdha, behet me i sakte sot, kur qeveritaret shqiptare, thone se Fuqite e medha e duan Shqiperine dhe e përkrahin çështjen kombëtare të tyre. Dhe sot mbështetja e tyre ndaj kombit shqiptar, kufizohet deri ne plotesimin e lirive dhe te drejtave qytetare te shqiptareve. Coptimi ne menyre demokratike i trojeve shqiptare ne kater shtete, verteton me se miri, saktesine e mosbesimit te tij ndaj fuqive Perendimore dhe fallsitetin e dashurise "demokratike" te qeveritareve dhe partiakeve te sotem te Shqiperise. Kete qendrim te fuqive te medha ndaj trojeve shqiptare, detyrohet ta pohoje, natyrisht per interesa te veta dhe Lidhja e Historianeve te Kosoves, e cila per tu distancuar nga libri i Hakif Bajramit "Tragjedia e Tivarit", midis te tjerash detyrohet te pohoje se "Lypset studjuar nga themeli politika e Anglise ndaj çeshtjes ballkanike dhe shqiptare, per te dale ne perfundim nese ajo ishte perkrahese e bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Veç kesaj, zgjidhja e bashkimit te popullit shqiptar dhe trojeve te veta, brenda nje shteti, nuk varej vetem nga konferenca e Bujanit..........veçse nga faktoret e jashtem dhe te brendeshem si dhe raporti i tyre i forcave" (Rilindja 4-Qershor 1994). Kete kumtese e kane nenshkruar nje sere historianesh duke filluar qe nga Zekeria Cana e duke mbaruar tek Tahir Abdyli. Po keshtu nje prej historianeve me te njohur te Shqiperise, Paskal Milo, pas studimit te arkivave te Moskes, pohon se "....Enver Hoxha, nuk kishte si ta shiste Kosoven dhe sikur te donte. Nga ana tjeter ai as mund ta mbante ose ta merrte ate sepse fuqite e medha sapo e kishin ndertuar Jugosllavine (Jalte 1945) dhe nuk mund te lejonin kurrsesi nje ndarje te re te kufinjeve. Pra te pretendosh sot se ai e ka shitur Kosoven me 1945, eshte nje budallallek" (Rilindja 10-Maj 1994 faqe 6) Por dhe shpresa e tij mbi socializmin si çeles per zgjidhjen e çeshtjes kombetare, zgjati deri ne 1948-kur ai e pa qarte se shovinistet serbo-kroate, jo vetem qe nuk kishin ndermend te jepnin popullit shqiptar te drejten e vetevendosjes, por perkundrazi, punuan me insistim, per te gllaberuar dhe Shqiperine. Pas kesaj periudhe ai filloi sulmet per demaskimin e klikes titiste, e cila mbrohej ne kete periudhe siç, mbrohet dhe tani nga aleatet perendimore te pushtetareve te tanishem te Shqiperise. Ne kete periudhe çeshtja kombetare shqiptare zuri nje vend te rendesishem, ne propaganden e Shqiperise, ne vepren e shkruar dhe te folur te Enver Hoxhes. Ata qe e njohin sadopak kete propagande, e dine mire nje gje te tille. Aresyeja, perse nuk flasin sot, te thone te verteten, qendron tek urrejtja e tyre ndaj së kaluarës , apo tek frika ndaj te huajve te fuqishem qe bejne ligjin ne Shqiperi. Ne vend te kesaj thone se per 50-vjet, Shqiperia, Kosoven e ka shikuar me syrin e njerkes. Ndersa te tjere, pohojne se teza e tyre mbi tradhetine e Enver Hoxhes, vertetohet me faktin se ai per 50-vjet nuk e ngriti njehere kete çeshtje ne organizmat nderkombetare. Pak histori teoricieneve tane. Deri ne vitin 1955, Shqiperia nuk ishte anetare e O.K.B-se. Nuk donin te fuqishmit e medhenj, Amerika dhe Anglia, "miqte" e sotem te Shqiperise. Ata, atehere si dhe tani ishin miqte e Jugosllavise. Eksperiencen e saj e quanin veç te tjerash, si nje zgjidhje te shkelqyer te çeshtjes kombetare, pra dhe te shqiptareve. Enver Hoxha nuk kishte besim ne organizmat nderkombetare. Te mos harrojme se ishte periudha e luftes se ftohet. Amerika dhe Anglia, hartuan nje plan te tere, per permbysjen e regjimit ne Shqiperi, me ane te forces. Libri i Nikolas Bethelit "Tradhetia e madhe", eshte nje pjese e vogel e ketij plani. Ekzistonin dy blloqe, dy pakte ushtarake. Ne keto kushte, organizmat nderkombetare, ishin formale, me teper ato ishin perde e te medhenjve. Drejtesia e qendrimit te P.P.SH-së, ndaj efektivitetit te ketyre organizmave, duket dhe sot, kur predikohet me te madhe rendi i ri boteror, dhe paqja e perboteshme. Masakra e Bosnjes mjafton, per te pare formalizmin e ketyre organizmave. Me dhjetra rezoluta te O.K.B-se, jane hedhur ne shporte nga serbet apo kroatet. Ne kushte te tilla Enver Hoxha ndoqi dhe zbatoi nje rruge te drejte, me te drejten qe mund te ndiqej ne ate periudhe. Te ruante dhe te forconte pavarsine e Shqiperise, dhe te mbante gjalle me ane te propagandes shpirtin liridashes te popullit shqiptar ne ish-Jugosllavi. Te shfrytezonte koniukturat qe mund te krijoheshin, per te bere presion mbi titizmin, per tu dhene sa me shume te drejta shqiptareve ne Jugosllavi. Koha i dha te drejte atij. Sa ishte ai gjalle, Shqiperia kishte nje pavarsi te merituar dhe te padiskutueshme. Politikanet e sotem si forme qeverisje, e quajne diktature. Po per problemin qe po trajtojme, kjo nuk do te thote gje. Diktature nuk do te thote mungese pavarsie dhe sovraniteti. Veç kesaj, ai gjate tere kohes, dha kontributin e tij qe shqiptaret qe jetonin ne ish-Jugosllavi, te fitonin sa me shume te drejta kombetare. Duan apo nuk duan "prokuroret" e sotem te pluralizmit shqiptar, ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne Ish-Jugosllavi, Enver Hoxha, nuk u paraqit asnjehere komunist. Perballe tyre, edhe ne 1956-ten, edhe ne 1966-ten, edhe ne 1981-shin, foli vetem shqiptari Enver Hoxha. Le te sjellim per argumentim, disa fakte historike. a-Ne vitin 1966, ne pleniumin e Brioneve, duke goditur, klanin serbomadh te Aleksander Rankoviçit, Titoja, u perpoq tja hidhte atij fajet per çdo masaker qe ishte bere mbi shqiptaret. Vete u perpoq te merrte poziten e mikut te shqiptareve. Ne kete periudhe, nepermjet shume shkrimeve, qe u botuan neper gazeta apo u dhane ne radio e televizion, u argumentua fallsiteti i kesaj farse, duke u bere thirrje shqiptareve qe jetonin ne ish-Jugosllavi, te mos binin pre e predikimeve titiste. Dhe ne keto shkrime, perveç te tjerave, njerezit ne Shqiperi, mesuan per here te pare dhe per simbolin e rezistences kosovare, te cilin Enver Hoxha, e quan qysh ne 1967-ten, "shkrimtari patriot kosovar Adem Demaçi". Në vitin 1985, megjithëse akoma në burg, megjithëse vetëm me romanin "Gjarpërinjtë e gjakut", Adem Demaçi, do të futej në enciklopedinë e parë shqiptare, krahas Kadaresë, Budës, Qosjes, Krasniqit, Çetës e të tjerëve. b-Ne 1968-ten ne Shqiperi, u festua me madheshti, 500-vjetori i Vdekjes se Skenderbeut. Ne Shqiperi per kete ngjarje te madhe u ftuan veç te tjerave dhe qindra shqiptare nga diaspora. Asnjeri prej tyre nuk ishte komunist, por te gjithe ishin shqiptare. Midis te ftuarve ishte dhe Deme Ali Pozhari, nga Kosova, qe banonte ne Turqi. Lidhur me kete vizite, Sinan Hasani, ne librin e tij "Kosova: E verteta dhe mashtrimet", midis te tjerash, e akuzon Enver Hoxhen, qe bashkepunonte me ata qe kishin qene armiq te Jugosllavise. ( Sqarim per lexuesit. Deme Ali Pozhari, ka qene nje nder elementet kryesore qe ju kundervu, nga pozita nacionaliste Jugosllavise Federative) Per kete çeshtje Enver Hoxha, ne shenimet e tij me titull "Sugjerime, shokeve tane ne Kosove", midis te tjerash thote: "Shoket tane ne Kosove, duhet te kene parasysh se lufta nuk behet vetem. Ata duhet te perpiqen te grumbullojne rreth vehtes, te gjithe elementet, qe urrejne titizmin, pavarsisht nga bindjet e tyre ideologjike qe kane. Veçanerisht ata duhet te punojne shume me te gjithe ata qe ne Kosove konsiderohen "balliste". Shumica e tyre jane elemente patriote dhe ndryshojne shume nga ballistet qe vepruan ne Shqiperi dhe qe u bene bashkepuntore te fashisteve". (Enver Hoxha. Buletini Numur 3, faqe 13, viti 1979). c-Ne 1978-en, ne Shqiperi u festua ne menyre madheshtore, 100-vjetori i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Po per kete çeshtje, titistet jugosllave, reaguan si zakonisht ndaj Shqipërisë dhe P.P.SH-së, me parullat tashme te njohura si "nacionalizem shqiptaromadh". d- Me inisiativen e Enver Hoxhes, ne fundin e viteve 1970-te, u shpeshtuan vajtjet dhe ardhjet ne Kosove dhe anasjelltas ne Shqiperi. U shpeshtuan vajtjet e pedagogeve, grupeve artistike dhe kulturore ne Kosove. Gjate kesaj periudhe nga disa njerez, qe sot hiqen demokrate dhe sulmojne të kaluarën u shfaq shqetesimi, se mos kjo hapje do ta demtonte Shqiperine, se mos U.D.B-ja, jugosllave, kishte me shume liri veprimi per te vepruar. Duke i quajtur te pabaza dhe pa themel keto shqetesime Enver Hoxha ne vitin 1979, theksonte: "Shqetesimi i shokeve eshte i pabaze. Ne i dime qellimet e Titos. Qellimi i tij per kete hapje eshte te ndikoje me ane te Kosoves tek ne. Po dhe ne kemi qellimin tone. Te ndihmojme vellezerit tane te mbajne gjalle, shqiptarizmin. Dhe ne do te fitojme. Kosovaret jane gjaku yne." Tre vjet pas ketij konstatimi, koha i dha atij, te drejte Rinia heroike e Kosoves, e perkrahur nga i gjithe populli, u ngrit ne demostarta dhe kerkoi Republiken e Kosoves. Duan apo nuk duan "analistet" e sotem shqiptare, me keto ngjarje ne Shqiperi, jetoi gjithe populli shqiptar. Trimat dhe trimereshat kosovare, qe i vune gjoksin armates se Nishit dhe policise serbe, ne Shqiperi u kthyen ne legjende. Per ata, populli shqiptar nga veriu ne jug, ngriti dhe kendoi kenge, te cilat u bene pjese e perhereshme e eposit shqiptar. Në vitin 1980, në Shqipëri, filloi puna për përgatitjen e Fjalorit të Enciklopedisë shqiptare. Fjalori u botua në vitin 1985, në rreth 1300 faqe. Ja se çfarë thuhet, midis të tjerash në atë fjalor: " Arritjet e shkencave historike te Kosovës, ....të studiusve të ndryshëm si Ali Hadri, Fehmi Agani, Zef Mirdita, Skënder Rizaj, Zekeria Cana, Shukri Rahimi etj..........................Në fushën e shkencave gjuhësore, punimet e gjuhëtarëve si Idriz Ajeti, Hilmi Agani, Rexhep Ismajli, Besim Bokshi etj.........Arritjet në fushën e shkencave etnografike e folklorike, janë të lidhura me punën e studiusve të njohur si Mark Krasniqi, Anton Çeta, Demush Shala etj.......Fundi i viteve 60-të dhe fillimi i viteve 70-të, vëllime poetike botuan Azem Shkreli, Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Besim Bokshi, Ali Podrimja, Muhamet Kërveshi, Qerim Ujkani, Enver Gjergjeku, Azis Islami etj. Ata i pasoi një brez tjetër më i ri poetësh si Agim Vinca, Hasan Hasani, Sabri Hamiti, Jusuf Gërvalla.........Dramën e kanë levruar Ekrem Kryeziu (Epoka para gjyqit), Azem Shkreli, Teki Dervishi etj"....."Në përmbledhjet me tregime......apo romanet si ....."Vdekja më vjen prej syve të tillë", i Rexhep Qosjes etj, trajtohen probleme të jetës shoqërore dhe të historisë së kaluar, lufta për të drejtat kombëtare........". "Kritika dhe studimet letrare, janë lëvruar nga autorë si Rexhep Qosja, i cili është dhe studjues i njohur i historisë së letërsisë, Ali Aliu, Hasan Mekuli, Vehap Shita, Agim Vinca, Ymer Jaka etj". Ja dhe një pasazh tjetër: "Letërsia shqiptare në Kosovë, hapat e parë i bëri me poezitë shoqërore dhe patriotike të Esat Mekulit, botuar nga mesi i viteve 30-të. Më pas u shfaqën pena të tjera si Mark Krasniqi etj"..........."Veprimtaria e çetave të armatosura, të komanduara, nga Azem e Shote Galica, Idriz Seferi, Mehmet Konjuhi, Ramë Vllasa, Sadik Rama i Gjurgjevikut, Mulla Agan Kaja, Keri i Sadri Bardhit, vëllezrit Bajçinovci etj...." ( F.E.SH. Faqe 536, 537, 538, 540, 541.Tiranë 1985). Mund të vazhdonim akoma me fakte të tilla, por dhe kaq mjaftojnë për tu thënë pseudopatriotëve dhe pseudopolitikanëve të sotëm, se ata nuk janë gjë tjetër veçse fallsifikatorë të historisë së tyre. Lufta dhe rezistenca heroike e popullit shqiptar në Kosovë, veçanërisht, pas viteve 70-të, u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare të çdo shqiptari patriot, pjesë e eposit të tij heroik. Ja një kenge, prej dhjetra qe u ngriten ne Shqiperi ne perkujtim te demostratave te Kosoves te cilat i kane kenduar te gjithe, komuniste dhe qytetare. Ne vargjet e nje kenge labçe, midis te tjerash thuhet Armatën e Nishit E kishit në shpinë Përballë U.D.B-në Në zëmër lirinë Televizori i Shqipërisë, gazetat e Shqipërisë, artikujt e Enver Hoxhës, bënin fjalë, jepnin fakte nga dhuna e përgjakëshme, me të cilën policia dhe ushtria sërbe, shtypën demonstratat. Ishin me dhjetra të vrarë. Prandaj këngëtari anonim popullor nga Jugu i Shqipërisë do ta vazhdonte këngën me vargjet e mëposhtme: O djemtë e Kosovës, Nënat, qysh u qanë? Kur u mori plumbi Kush u ndodhej pranë? Por egërsia e shovinizmit, nuk njihte kufij. Ai, jo vetëm që ua vrau djemtë, nënave shqiptare në Kosovë, por shkoi dhe më tej. Ato nuk dinin ku i kishin varret fëmijët e tyre. Me këtë qëndrim mesjetar të egër, u njoh tërë Shqipëria. Por nënat, kishin një ngushëllim. Djemtë e tyre të vrarë, do të ishin diku nëpër dheun e Kosovës, preheshin në baltën shqiptare. Prandaj dhe ai këngëtari popullor i Labërisë, i drejtohet baltës së Kosovës, njësoj siç do ti drejtohej një nënë shqiptare në Prishtinë, në Drenicë, në Ferizaj etj, duke i lënë një amanet që vetëm nënat heroike shqiptare mund ta lënë. Dhe kënga mbaron me vargjet rrënqethëse: Amanet, fushë e Kosovës Amanet, të ma kesh djalin Ma mori plumb'i mizorit Nëna, s'di ku e ka varrin. d-Pas demostratave te Kosoves, siç dihet Jugosllavet, nderprene, programin e shkembimeve kulturore dhe artistike, qe ishte nenshkruar midis Shqiperise dhe Kosoves. Kete jugosllavet e konsideruan, si nje leshim te madh dhe nderhyrje ne punet e brendeshme te Jugosllavise. Me vone ata kerkuan qe programi te nenshkruhej midis qeverise se Shqiperise dhe te jugosllavise. Te ishin jugosllavet ata qe te vendosnin se çfare grupesh apo çfare aktivitetesh do te zhvillonin. Por kjo nuk u pranua. Qeveria shqiptare, nguli këmbë qe programi te nenshkruhej midis Shqiperise dhe Kosoves. Teoricieneve te sotem te Shqiperise, natyrisht qe nuk u pelqejne keto argumente, te cilat jane shume domethenese. Por nuk ke çfare ben. Historia nuk behet "me predikime prifterinjsh", me "receta mjekesh", me "poezi poetesh apo tregime shkrimtaresh" As "me sikure", as me idealizem. E verteta aq sa ka karakter konkret, po aq ka dhe karakter historik. Fallsiteti i predikimeve të politikanëve të sotëm shqiptarë mbi gjoja tradhëtinë e P.K.SH-së dhe Enver Hoxhës dhe pseudopatriotizmi i tyre, bie poshtë, po të ballafaqojmë kushtet ndërkombëtare në të cilat u gjënd Shqipëria e 1944-ës dhe Shqipëria e 1991-shit. P.K.SH-ja erdhi në pushtet, kur sapo kishte mbaruar lufta e dytë botërore, kur Shqipëria nuk njihej fare në arenën ndërkombëtare, kur siç do ta shikojmë më poshtë, ajo ishte lënë rezervë për tu ndarë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Ajo erdhi në pushtet kur harta e Evropës sapo ishte krijuar nga të mëdhenjtë në Konferencën e Jaltës dhe Potsdamit. Kur Jugosllavisë, fuqitë e mëdha jo vetëm që vendosën t'i linin kufijtë që kishte, pra dhe trojet shqiptare, por më tepër e morën atë në kujdestari të veçantë. Ndërsa, politikanët shqiptarë të pluralizmit, pas 1992-shit, ishin politikanë të një shteti sovran dhe të pavarur në Evropë. Shqipëria e 1992-shit, ishte një vënd me prestigj ndërkombëtar. Ata erdhën në skenën politike të Shqipërisë, kur Jugosllavia filloi të shpërbëhej dhe brënda saj filluan të krijoheshin një varg shtetesh sovrane dhe të pavarura. Ata erdhën në skenën politike kur të mëdhenjtë e botës, filluan të merreshin me rirregullimin e hartës së re të ballkanit. Në këtë proçes politikanët e Shqipërisë, janë aktorë, jo spektatorë. Megjithatë, ata deri më sot, e kanë katandisur çështjen kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, në çështje të të drejtave të njeriut. Në sytë e tyre dhe me miratimin e tyre, kombi shqiptar u ricoptua në katër shtete, ndërsa ata vazhdojnë të flasin për "tradhëtinë" e së kaluarës për të mbuluar turpin e të sotmes. Në vënd të kërkojnë lirinë kombëtare, kërkojnë të drejtat qytetare. Në vënd të kërkojnë unifikimin kombëtare, predikojnë stabilitetin dhe paqen me çdo kusht, qoftë dhe me sakrifikimin e çështjes kombëtare. -Rruga e një kombi drejt unifikimit: Komb gjuhësor, komb shpirtëror dhe së fundi komb politik. (Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, realizoi aktin e parë të unifikimit të kombit shqiptar si komb gjuhësor. Mardhëniet kulturore dhe artistike, shkencore dhe letrare me Kosovën, synonin realizimin e elementit të dytë të unifikimit të kombit si komb shpirtëror.
|
 |
 |