P.P.Sh-ja, refuzonte ta rehabilitonte Titon.....Sepse kjo do të thoshte që lufta kundër ndërhyrjes jugosllave si dhe lufta e zhvilluar për afirmimin e sovranitetit nacional të Shqipërisë, kishin qënë gabime politike Zhan Bertolino Titoja ishte më i mirë nga Enver Hoxha, sepse ai ishte një marksist liberal. Dr. Sali Berisha. President i Shqipërisë Etja e njeriut per kariere, per privilegje dhe drejt nje jete te rehateshme eshte pjese e psikologjise, formimit dhe botekuptimit te shtresave te caktuara njerezish. Shtresa te tilla jane te prirura drejt nje jete me te qete dhe te lehte. Prandaj gjithmone zgjedhin per udherrefyese te tyre ato rryma dhe botekuptime qe kane mundesi tua realizojne nje gje te tille. Shtresa e Partise se Punes, gjate viteve kur ne Shqiperi, jeta politike, sociale, ishte e ndertuar mbi bazen e enverizmit, asnjehere nuk ka qene dakord me kete rryme. Por nuk ishin te zote dhe te guximshem qe te dilnin hapur kunder saj. . Enverizem ne ate periudhe ne jeten personale do te thoshte, privacione dhe sakrifica Enverizem do te thoshte qe te mbaroje universitetin, dhe te shkoje te punoje ne Kukes, Puke, Librazhd, Tepelene apo fshatrat e tyre, megjithese banesen mund ta kishe ne Tirane, Durres apo Vlore. Do te thoshte qe postin apo pergjegjesine qe kishe te mos e perdorje per plotesimin e deshirave apo kenaqesive te tua apo te farefisit tend, do te thoshte, qe te interesoheshe per zgjidhjen e problemeve dhe halleve te ndryshme qe kishin njerezit. Do te thoshte qe te sakrifikoje nga jeta jote personale, per te realizuar dhe plotesuar detyrat shteterore dhe shoqerore. Pra do te thoshte te ishe ne nje tension dhe preokupacion te perhershem, jo ndaj plotesimit te deshirave te tua personale, por ndaj plotesimit te detyrave qe i takonin shoqerise. Per nga vete formimi i saj nje shtrese e tille, nuk ishte dhe nuk mund te ishte dakord me nje rregullim te tille te jetes personale dhe raporteve te saj me shoqerine. Prandaj qysh atehere zgjodhi nje rruge tjeter. U fsheh pas enverizmit. Neqoftese shumica dermuese e popullit e pranoi me ndergjegje enverizmin, dhe e privoi veten e saj nga shume kerkesa te jetes personale, kjo shtrese e perdori enverizmin si mburoje per te mos u pare dhe dukur, cilesite dhe karakteri i saj. Dhe duhet thene se kjo rruge i dha sukses. Sukses dhe dje ne kohen e socializmit. Sukses dhe sot ne kohen e pluralizmit. Njerezit kollaj behen viktima te mashtrimit dhe vetemashtrimit, kur nuk duan apo nuk jane ne gjendje te depertojne prapa dukurive dhe fasades se çdo individi apo shtrese njerezish. Rruga e zgjedhur ishte rruga e brohoritjeve dhe glorifikimit te Enver Hoxhes dhe Partise se Punes. Krijimi i iluzionit se kjo shtrese ishte me besnikja, me e vendosura, me revolucionarja. I perket kesaj shtrese, ideologeve dhe specialisteve te saj, hartimi dhe perpunimi i tezes "Ne dhe Ata". "Ne-te" ishin te besuarit, "ultrarevolucionaret". "Ata-te", ishin ata me koncepte, te rrembyerit, mendjemadhet, mosperfillesit". Ishte kjo nje ndarje e re brenda Partise se Punes, e pashkruar por e zbatuar. Duke perfituar se Enver Hoxha gaboi kur ngriti ne pergjegjesi, njerez pa cilesi te spikatura intelektuale, kete moment kjo shtrese e shfrytezoi me mjeshteri. Ata u vune menjehere ne dispozicion te tyre, duke pergatitur materialet apo duke ju bere qejfin deri sa arriten te behen beniaminet e tyre. Pra e realizuan te krijonin imazhin e njerezve te domosdoshem dhe te pazevendesueshem. Prandaj, ne çdo qarkullim qe behej, ata nuk leviznin se demtohej gjoja puna, prandaj ne çdo specializim, brenda apo jashte shtetit, ata ishin te paret qe do te shkonin. Ne nje nga dramat e tij qe u ndalua pas disa shfaqjeve, Dritero Agolli e shprehu bukur nje gje te tille me sarkazmen e tij te njohur: "Ky eshte qarkullim: nga Prenjasi ne Paris. Paaftesia joshet kollaj. Paaftesia ka nevoje per propagande per te mos u dukur. Me mire se kushdo tjeter ajo krijon shtratin e ngrohte per servilizmin, per pelivanet dhe matrapazet. Nje karakter i qullosur, lajkat i ka kodin e tij te sjelljeve dhe te menyres se jeteses. Prandaj mund te themi se shtresa qe sot i jep tonin jetes politike dhe sociale ne Shqiperi, u krijua ne Kohen kur ne Shqiperi udhehiqte dhe drejtonte Partia e Punes Ndryshimi midis se kaluares dhe të sotmes, qendron ne faktin se tani kjo shtrese nuk ka nevoje per lajka, nuk ka nevoje per maske, nuk ka nevoje per servilizem. Sot maska eshte ngritur ne pushtet. Lajka sot eshte pushtet. Servilizmi sot eshte pushtet. Nje shtrese e tille nuk mund te perfytyroje lirine dhe dinjitetin e vendit jashte dhe pa lirite e tyre te shfrenuara. Në çdo shoqëri kanë ekzistuar dhe ekzistojnë shtresa të tilla. Aftësia e shoqërisë qëndron në atë se këtyre shtresave, kurrë nuk u jep në dorë frenat dhe drejtimin e jetës politike dhe sociale, por i lë të vegjetojnë në kënaqësitë e tyre personale dhe perverse. Fatkeqësia në Shqipëri është se një shtresë e tillë i jep tonin sot jetës në mënyrë të hapur dhe të fshehur. Revanshizmi, hakmarrja dhe larja e hesapeve ne Shqipëri, nuk është gjë tjetër veçse manipulimi që kjo shtresë po i bën me mjeshtëri dhe zgjuarsi, mllefeve dhe mërive të një pjese të ish-të burgosurve politikë, apo të një pjese të atyre që u mundën në luftën e dytë botërore. Ata i hanë këto manipulime prandaj janë futur dhe futen në një luftë pa krye me elementët më atdhetarë dhe më të vendosur të krahut të majtë. Enverizmi dhe Titizmi mbi lirinë e kombit shqiptar Nuk është rastësi, që në koncepte dhe psikologji, shtresa karrieriste e ish-Partisë së Punës, është në pozita të njejta, në unison me shtresën e ish-anetarëve të L.K.J.-së me kombësi shqiptare. Nuk është rastësi që të dyja këto shtresa, preferojnë titizmin dhe urrejnë pa masë enverizmin. Unisoni dhe preferenca, është në thelbin e këtyre dy shtresave, në formimin e tyre psikologjik dhe shpirtëror, në konceptin e tyre për jetën, në raportin që kanë këto shtresa midis asaj qëquhet liri individi dhe liri e kombit. Titizmi dhe enverizmi, janë rryma që kanë në thelbin e tyre, konceptin për lirinë e individit dhe konceptin për lirinë e kombit. Të dyja këto rryma kanë patur në formulimet e tyre, kombin shqiptar. Enverizmi e ka në themel kombin shqiptar, si rrymë dhe mendim i përpunuar. Titizmi, kombin shqiptar e ka pjesë përbërese te tij. Ekzistenca e tre milion e gjysëm shqiptarëve, në trojet e tyre në ish-Jugosllavi, e detyroi titizmin tu kushtojë atyre një vend të rëndësishëm, brenda doktrinës mbi ekzistencen e Jugosllavisë Federative. Në keto dy rryma, përsa i përket koncepteve për lirinë, ndaj shqiptareve, ka një ndryshim rrënjësor. Koncepti enverist mbi lirinë e kombit shqiptar Enver Hoxha përpunoi, konceptin për lirinë kombëtare të shqiptareve, i dha përparësi, çlirimit dhe lirisë kombëtare, dinjitetit dhe personalitetit kombëtar. Lirinë e individit ai e pa në funksion dhe në varësi të lirisë së vendit, apo për fitimin e lirive dhe të drejtave kombëtare. Ai ishte për çdo lloj cungimi të lirisë së individit, kur vinte puna për çlirimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e lirisë kombëtare, deri ne sakrificen më të lartë: dhenien e jetes. Me këte Enver Hoxha shprehte dhe mbronte nacionalizmin e tij. Ja thelbi i enverizmit në këtë çështje të madhe : "Popullin shqiptar, nuk e polli as Roma e Cezareve, as sllavët e Stefan Dushanit, as sulltanët e Osmaneve dhe as Italia fashiste e Musolinit. Populli shqiptar ka historinë e tij shumëshekullore, plot me luftëra për liri, për ekzistencë. U përpoqën armiqtë e tij ta zhduknin ate, po nuk munden. Populli shqiptar luftoi dhe rrojti në shekuj. Ai qendroi një etni kompakte, pavarësisht se e perçanë dhe e coptuan. Kush e mohon këtë realitet, jo vetëm që shkakton të qeshura, por tregon dhe ndjenjat e tij të egra shoviniste. Shqiptarët e "Shqiperisë së vogel" prej gati tre milion banorësh, ose të "Shqiperisë së madhe", prej me tepër se pesë milionësh, janë të gjithë shqiptarë. Kësaj nuk keni çfarë i bëni zotërinj shovinistë serbë. Ekzistojnë dy Gjermani, një e Lindjes dhe një e Perendimit, ashtu siç ekzistojnë dy Kore një e Jugut dhe një e Veriut. Por askush nuk dyshon se ekziston një popull dhe një komb gjerman i vetëm, ashtu siç ekziston një popull dhe një komb korean. Shqiptarët janë një etni, një popull, quaje "Shqipëri të vogël", ose "Shqipëri të madhe". Këta shqiptarë të kësaj "Shqipëri të vogël" ose "te madhe", që përbëjnë një popull kompakt, dhe që kanë të gjitha tiparet e një kombi të vërtetë, as kanë zaptuar tokat e të tjerëve, as kanë shkelur të drejtat e ndokujt. Ata vetëm të drejtat e veta i kanë kërkuar, i kanë mbrojtur dhe do t`i mbrojnë. " Per 45-vjet, ai, punoi dhe luftoi, që Shqipëria, të kishte në gjirin e vendeve dhe popujve të Evropës, vendin e saj të merituar, dinjitetin dhe personalitetin e saj. Ai nuk pranonte dhe nuk pranoi qe vendi i tij të ishte koloni apo vasal i të huajve. Enver Hoxha e arriti një gjë të tillë. Mjeshtër i kombinacioneve dhe taktikave diplomatike në arenën ndërkombëtare, shfrytëzues i mrekullueshem i kontradiktave ndërmjet fuqive të mëdha të botës apo blloqeve që ato përfaqësonin, ai arriti që veçanërisht pas viteve 1960-te, t`i siguronte Shqipërise vendin e saj shumë të merituar në mardhëniet ndërkombetare. Shqipëria e Enver Hoxhës siç quhet sot ishte një partnere e barabartë, kishte mendimin e saj për probleme të ndryshme të zhvillimit të botës. Brenda një prapambetjeje të theksuar ekonomike, brenda një territori të cunguar tmerrësisht, brenda një ftohtësie siberike evropiane, brenda një bajraktarizmi dhe kapadajllëku të përgjithshëm, brenda një xhelozie dhe karrierizmi të përhershëm, me kulturën, zgjuarsinë dhe aftësine psikologjike të jashtëzakonshme; ai arriti që për 45-vjet ta bashkonte popullin t`i shkonte pas, ta miratonte vijen e tij, t`i pranonte privacionet dhe sakrificat personale për hir të dinjitetit kombëtar. Shqipëria e vogël, e varfër për 45-vjet brenda organizimit të jetës së saj politike dhe shoqërore mendoi dhe foli shqip në mardhëniet ndërkombëtare. Sot, njerez të ndryshëm që e mbajnë veten për patriotë, për teoricienë apo analistë, për të shvleftësuar këte periudhë, këte dinjitet dhe autoritet të vendit të tyre në mardhëniet ndërkombëtare, pohojnë nëpër shkrimet që shkruajnë apo intervistat që japin se ky qendrim i Shqipërisë spjegohet me faktin se bota dhe Evropa e kishte braktisur dhe harruar këtë vend, nuk donte të dinte për atë. Pallavra shqipfolësish. Njerëz që për të fshehur kozmopolitizmin, nuk ngurojnë të hedhin baltë mbi vendin e tyre. Njerëz që mendojnë anglisht, frengjisht, greqisht, serbisht apo italisht për hir të shtratit të ngrohtë personal, fyejnë vendin e tyre. Njerëz të paaftë mendërisht për të drejtuar nje shtet, një komb, një popull, por të aftë për të sunduar një grumbull shkretanësh pa dinjitet kombëtar. Parti politike që luten, lypin, shtrijnë dorën duke aktualizuar Migjenin "Me jep pak, zoti të dhashtë". Parti politike që leshojnë interesa kombëtare, copa Shqipërie për të ekzistuar, për të fituar pak pushtet, që marrin lloj-lloj preferencash të huaja, por asnjëherë shqiptare, për të gëzuar kredibilitet politik. Të verbër që nuk e shohin lengatën kombëtare, por vazhdojnë të shesin në kazanet e Evropës, "gështenja demokracie". Mjeranë që janë të pafuqishëm të kundershtojnë një punonjës të thjeshtë ambasade, që dridhen nga çdo i huaj. Paganë që nuk u intereson kurrë e nesermja e vendit të tyre, që prapa kishave dhe xhamive fshehin filisteizmin e tyre. Tregëtarë historie që predikojnë se vetem në periudhen 1990-1994, shqiptarët u bënë shqiptarë të mirë dhe stabilë për Evropen. Pasi deri në këte periudhë, qysh nga koha e Teutes, Pirros, Skenderbeut, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Sulejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Isa Boletinit, Qemal Stafës e Zenel Hajdinit, Vojo Kushit e Ramiz Sadikut etj, ata paskishin qenë destabilizues dhe grindavece. Matrapazë politikë dhe karieristë, që për hir të reputacionit të tyre personal, për hir të emrit të tyre mohojnë historinë e vendit të tyre, duke përdhunuar dhe poshtëruar një luftë gjiganteske 50-vjeçare. Sharlatanë politikë, që për hir të luftës kundër komunizmit, preferojnë të bashkëjetojnë me servilizmin, me korrupsionin, hipokrizinë, mashtrimin, gënjeshtrën, me ashqiptarizmin, me përdhosjen e karakterit, boll të ketë hedhur një firmë mbi antikomunizmin dhe antienverizmin e tij. Kaq dhe asgjë tjetër.Tragjedi kombëtare!!! Megjithatë le të kthehemi në aresyetimin tonë. As Evropa dhe as Amerika, nuk e kishte harruar Shqiperinë, nuk e kishte lënë ate në harresë. Kancelaritë Evropiane dhe botërore flasin ndryshe. Arkivat e tyre flasin ndryshe. Për një kohë të gjatë ato u perpoqën ta gjunjëzonin Shqiperinë me çdo mjet dhe çdo formë, por dështuan. Prandaj u terhoqën, duke lënë në avanposte të tyre shovinizmin serb dhe grek me detyre : "Të ndëshkohet Rebelja që kerkon të matet me të medhenjtë". Koncepti titist mbi lirinë e kombit shqiptar Titizmi në qendrimin ndaj shqiptarëve, u dha përparesi vetëm lirisë së individit, atyre që quhen sot liri qytetare, të drejta qytetare. Sa herë që shqiptarët në ish-Jugosllavi, u rebeluan për të kërkuar liri kombëtare, titizmi i mbyti ata me zjarr dhe me hekur. Kështu ndodhi dhe me 1945-en, kështu ndodhi edhe me 1956-ten, kështu ndodhi edhe me 1968-ten, kështu ndodhi edhe me 1981-shin. Ai nuk pranonte tu jepte shqiptarëve të drejtat kombëtare, prandaj i joshi ata me liritë dhe të drejtat qytetare, për t`i hapur rrugë shkombëtarizimit dhe asimilimit të tyre. Një popull i velur nga liritë dhe të drejtat njerëzore, që nuk kërkon dhe lufton për të drejtat kombëtare, ky popull është i destinuar të vdesë. Me këtë titizmi dhe Titua shprehnin dhe mbronin nacionalizmin e tyre serbo-kroat. Ja çfarë thotë Titua, për këtë çështje të madhe: "Vëllazerimi dhe bashkimi, kanë rëndesi të madhe në vendin tonë, në të cilin jetojnë bashkë pesë kombe dhe disa kombësi. (Shqiptarët, ne ish-Jugosllavi, asnjeherë per Titon nuk kanë përberë komb, por vetëm një kombësi. Shënimi yne). .....Ekzistojnë prodhuesit, punonjësit, ekzistojnë qytetarët e barabartë të Jugosllavisë.....Republika nuk është i vetmi faktor që i zgjidh të gjitha problemet". (Rilindja 4-Nëndor 1968). Thelbi i titizmit në qëndrimin ndaj shqiptarëve, u konkretizua dhe u perpunua gjatë viteve të ndryshme nga titistet e tjerë. Ja një sa për ilustrim. Njeri prej tyre, Gjoko Pajkoviçi, anëtar i Komitetit Qendror te Lidhjes Komuniste te Jugosllavisë dhe ish-sekretar i L.K.J-së për Kosovën, e zbatoi në praktikë thelbin e titizmit në qendrimin ndaj shqiptareve. Ne sesionin e dytë të legjislatures së tretë të Keshillit Krahinor të Kosovës, ai midis te tjerash thotë: "Askush nuk mund të me ndalojë të shkoj në shkollen turqishte nëse dua vetë.....Kjo është liria ime, unë mundem me qenë serb, turk, amerikan e ku ta di unë". Enver Hoxha pati guximin dhe burrerine që i demaskoi këto manevra të titizmit, duke treguar thelbin e tyre të vertete, ai ua bëri të qartë shqiptareve se çfare fshihej pas lirisë për të berë ç`te duash dhe për të shkuar ku të duash. Ja si e trajton ai kete problem qysh ne 1966-ten. "Kozmopolitizmi i revizionistëve, nuk ka kufi, por ky kozmopolitizëm shprehet në një drejtim shumë të caktuar; për tu mohuar shqiptareve të drejtën për të qenë shqiptar, nën të ashtuquajturën liri për të zgjedhur çdo kombësi tjetër dhe për të shkuar ku të duan." Titizmi, dështoi në perpjekjet e tij, për të shkombëtarizuar popullin shqiptar në ish-Jugosllavi. Dhe perkundrejt ndihmës së dhënë nga shtresa shqiptare e titozuar, pati në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, shtresa që e mbajtën gjallë ëndërren dhe aspiraten për liri kombëtare, që u perleshen dhe pergjaken me makinen shtetërore titiste, që u vranë dhe u burgosën prej saj. Sot flitet shumë per ngjarjet e 1981-shit, në Kosove. Politikanë, deputetë, intelektualë, gazetarë, i vleresojnë lartë ato. Por harrojnë të thonë një gjë që është më esencialja, më kryesore. Trimat dhe trimereshat kosovare qe i vunë gjoksin armatës së Nishit, me 1981, kryen një vepër që sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë do t`i rritet madhështia. Kjo vepër tregoi se shqiptarët nuk ishin mashtruar nga titizmi, por kishin mbetur shqiptarë, natyrisht "destabilizues" siç i quajnë sot. Këto ngjarje tronditen thellë ish-Jugosllavinë. Ato treguan se populli heroik i Kosovës kishte preferuar konceptin shqiptar dhe jo ate titist të lirisë kombëtare. Sot askush nuk guxon ta thotë një gjë të tillë. Për shumicen këto ngjarje, vazhdojnë të përdoren për konsum propagandistik. Por le të bëjmë një retrospektivë drejt ngjarjeve të 1981-shit. Kur shovinizmi serbomadh, kishte shpërthyer terrorin në Kosovë, duke vrarë dhe burgosur rininë kosovare, kur shtresa e titozuar shqiptare ish-anetare e L.K.J-së, ishte rreshtuar në anën e shovinizmit serb, kur shqiptarët detyroheshin me pahir të diferenconin njeri-tjetrin, Enver Hoxha u ngrit hapur në mbrojtje, ashtu siç ngriti dhe popullin në këmbe. Pa hyrë në shumë aspekte të kësaj periudhe, le të përmendim artikullin e 17-Majit 1981. Artikulli titullohej: "Kërkesa për statusin e Republikës së Kosovës është e drejtë". .Që nga viti 1981 e deri më sot kanë kaluar 16-vjet. Megjithatë, argumentimi nga ana e Enver Hoxhës, i domosdoshmërisë së kërkesës "Kosova-Republikë", sot është më aktual se kurrë. Retrospektivë para 14-vjetësh Kërkesa për t'i njohur Kosovës, statusin e Republikës, është e drejtë (Zëri i Popullit, 17-Maj 1981) "Njëri pas tjetrit, shtabet politike të Jugosllavisë, që nga instancat më të ulta e deri në ato më të larta, që nga krahinat, republikat e deri në federatë, që nga organizatat bazë e deri në Komitetin Qëndror të L.K.J-së, u mblodhën për të diskutuar për ngjarjet e Kosovës. Kudo mallkime për popullin e rininë kosovare, kudo kërcënime, sharje dhe fyerje! Shovinizmi sërbomadh dhe antishqiptar po mbulon Jugosllavinë. Udhëheqsit jugosllavë, janë vënë në një garë oratorie se kush është më i zoti, të mbulojë shkaqet e vërteta të demostratave e revoltave të popullsisë shqiptare në Kosovë, të fshehë masakrat çnjerëzore dhe barbarizmat e ushtrive sërbe, të denigrojë shqiptarët e Kosovës. Të gjithë nxitojnë se kush më parë të propozojë masat më drakoniane, se kush të parashtrojë masat më shtypëse e më antihumanitare ndaj tyre. Por sot, në këtë artikull, nuk kemi ndërmënd të kthehemi te shpjegimi i ngjarjeve tragjike të Kosovës, të tregojmë se ku e kanë burimin e kush i shkaktoi ato. Pikpamjen dhe qëndrimin tonë për këto çështje e kemi shprehur në artikujt që kemi shkruar në 8 dhe 23-Prill. Atyre, skemi çtu heqim dhe çka tu shtojmë. Ato që kishim për ti thënë i thamë hapur, drejt, me sinqeritet e me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Menduam se në udhëheqjen jugosllave, mbas tronditjeve dhe hutimeve të para, do të fitonte arsyeja, gjakftohtësia, gjykimi realist e objektiv i shkaqeve që çuan në tragjedinë e re të Kosovës, se interesat, miqësia dhe uniteti i kombeve dhe i kombësive që e përbëjnë atë, do të qëndronin mbi paragjykimet e vjetra e të reja nacionaliste. Kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, të gjitha organizmat e organet qeveritare e të Lidhjes Komuniste, i përfshiu një valë e egër shovinizmi, jo vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe kundër Partisë së Punës e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, kundër vijës dhe politikës së tyre të drejtë ndaj Jugosllavisë. Shqipërinë e akuzojnë as më shumë, as më pak se "ka ndërhyrë në punët e brëndëshme të Jugosllavisë. Paskemi ndërhyrë, pse dënuam publikisht masakrat që u bënë në Kosovë, pse thamë të vërtetën se atje janë vrarë, plagosur e arrestuar me mijëra njerëz! Udhëheqsit jugosllavë, mos prisnin që tu dërgonim përshëndetje për këto krime e barbarizma? Paskemi ndërhyrë, pse thamë në artikujt tanë se kosovarët kanë të drejtë që kërkojnë statusin e republikës së federuar. Por kjo është një kërkesë legjitime, një kërkesë e popullit të Kosovës, të cilën nuk e kemi shpikur ne. Udhëheqsit jugosllavë, këto ditë, kanë folur shumë për këto çështje, por asnjeri nuk ka shpjeguar pse Kosova nuk mund të jetë republikë. Ata vetëm përsërisin njëri pas tjetrit se kërkesa e Kosovës për të qënë republikë e federuar, qënka reaksionare, kundërrevolucionare, shoviniste etj. Ky pozicion, jo vetëm është pa asnjë bazë, por është në kundërshtim të hapët dhe flagrant edhe me qëndrimet programatike të P.K.J-së të kohës së luftës mbi çështjen kombëtare dhe me shumë deklarata të personaliteteve më të larta të Partisë dhe shtetit jugosllav. Po më mirë le tu referohemi dokumenteve: ................................................................. Kombi shqiptar është një, ai ka historinë, kulturën e gjuhën e tij të njëjtë Mardhëniet arsimore, kulturore e shkencore që Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ka zhvilluar, në radhë të parë me Kosovën, por më pak edhe me Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe me atë të Malit të Zi (dhe me këto dy të fundit më pak jo se ka munguar vullneti ynë), për mendimin tonë kanë qenë shumë normale, frytëdhënëse, të dobishme e korrekte për të dy palët. Këto marrëdhënie janë zhvilluar me marrëveshje të përbashkëta dhe me pëlqimin e të dy qeverive tona. Besojmë se Qeveria e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë u ka dhënë pëlqimin e vet si Krahinës Autonome të Kosovës edhe dy republikave të federuara ku jetojnë shqiptarët. Por kjo është një çështje që nuk na përket neve. Të dy palëve na përket fakti që këto mardhënie zhvilloheshin në rrugë të drejtë, ato nuk kishin karakter politik, as nxisnin nacionalizmin, shovinizmin dhe irredentizmin. Asnjë reklamim për mungesë korrektese, për shkelje të ligjeve të njërës ose të tjetrës republikë nga njerëzit që kanë vajtur dhe ardhur në vendet tona, nuk ka patur, asnjë incident, qoftë edhe i vogël, nuk ka ngjarë. Ne kemi bindjen e plotë se këto marrëdhënie, siç keni qejf ta përsërisni shpesh herë, shërbyen si urë për forcimin e marrëdhënieve të popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë. Këto marrëdhënie ekonomike, tregtare, arsimore e kulturore në mes Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, pas turbullirave që ngjanë atje, jo për fajin tonë dhe pa as më të voglën nxitje e ndërhyrje nga ana jonë, udhëheqja e federatës Jugosllave i konsideroi si "ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë, si nxitje të shovinizmit shqiptaromadh, si rivendikime territoriale, si irredentiste". Ajo këto marrëdhënie që po zhvillohen prej kohësh në dritën e diellit dhe jo në skuta, i cilësoi si frymëzim bazal të naionalizmit shqiptar, i importuar nga Tirana, nga shkencëtarët, nga profesorët, nga akademikët, nga këngëtarët dhe valltarët tanë. Ky mendim shpifës dhe armiqësor nuk është shfaqur asnjëherë as si kritikë, as si vërejtje nga ana jugosllave. Përkundrazi duam të theksojmë se personalitete nga më kryesorët të udhëheqjes shqiptare në Federatë dhe në krahinë, që u treguan nga më të egrit kundër demonstruesve në Prishtinë e gjetkë, vazhdimisht i kanë marrë njerëzit tanë të artit dhe të kulturës që shkonin në Kosovë si shembull dhe i kanë lavdëruar e falenderuar publikisht për mirësjelljet e tyre. Udhëheqja jugosllave harron se kombi shqiptar është një, pavarësisht se një pjesë rron në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe pjesa tjetër në tre pjesë të Jugosllavisë Federative. Ai ka historinë, kulturën e gjuhën e tij të njëjtë, ai ka heronjtë e tij, poetët, piktorët, muzikantët e artistët e përbashkët. Ky është thesari i tij i madh që ai e ruan, e kultivon dhe e zhvillon. Këto janë tiparet kryesore të një kombi. A mendojnë jugosllavët se këto tipare të kombit shqiptar duhet të shuhen, duhet të cilësohen si shenjat dhe dukuritë e një "nacionalizmi romantik të perënduar dhe të një shovinizmi të dënueshëm"? Shkëmbimi i mendimeve midis njerëzve të Shqipërisë socialiste dhe shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi për pasurimin e gjuhës shqipe, për gjenezën e popullit shqiptar, për historinë e të parëve të tyre, për shkencat shoqërore dhe natyrore, a mund të konsiderohet si nxitje e shovinizmit dhe irredentizmit shqiptar? A mund të konsiderohen vallet dhe këngët tona popullore që janë shfyqur në Jugosllavi si nxitje e shovinizmit dhe të irredentizmit? Ky është thesari ynë, i të gjithë shqiptarëve, i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në veçanti. Planet e bashkëpunimit kulturor e arsimor dhe programet e shfaqjeve të grupeve artistike jua kemi paraqitur qysh më përpara dhe ju i keni miratuar. Ato i ka pëlqyer shumë publiku dhe i ka duartrokitur. Të bukurën dhe të shëndoshën të gjithë e duan. Ansamblet tona artistike kanë shkuar kudo. Ato janë pritur dhe duartrokitur me një simpati dhe entuziazëm të madh nga populli grek dhe udhëheqësit e tij, nga artdashësit dhe shtypi i këtij vendi. Po kështu vallet dhe këngët tona popullore i kanë pëlqyer shumë popullit turk dhe udhëheqësit e tij të çdo rangu. E njëjta gjë ka ngjarë në Francë, në Itali, në Algjeri, në Tunizi, në vendet nordike e kudo. Asnjë s'na ka akuzuar as për nacionalizëm, as për shovinizëm. Ata kanë respektuar ndjenjat tona dhe ne kemi respektuar të tyret. Pyesim: Pse ky qëndrim i udhëheqësve jugosllavë? Çfarë i shqetëson ata në kokën dhe në ndjenjat e tyre? Pse nuk e kanë ndërgjegjen të qetë? A mos mendojnë ata se kanë shkuar më shumë njerëz ose grupe njerëzish nga ana jonë në Jugosllavi, se sa kanë ardhur prej andej te ne? Statistikat tregojnë të kundërtën, dhe ne gëzohemi. Apo mos duan të gjejnë një arsye pa baza që këto marrëdhënie t'i ngushtojnë, që shkëmbimet në shkencat, në kulturë, në arte dhe në vajtje-ardhjet e njerëzve t'i zvogëlojnë? Këtë e zbuloi zoti Dushan Ristiç, kryetar i Kuvendit të Kosovës kur tha se "të gjitha protokollet mbi bashkëpunimin e institucioneve dhe organizatave kulturore-arsimore etj. të Kosovës dhe organizatave kulturore-arsimore të mos zbatohen më". Federata dhe organet e tjera kompetente po të duan mund të bëjnë ashtu siç kërkon Ristiçi. Kjo është në të drejtën e tyre. Ne dyert e botës nuk i hapim me pahir. Ne për veten tonë do t'i kemi dyert të hapëta për të gjithë miqtë e sinqertë, cilëtdo qofshin dhe veçanërisht për vëllezërit tanë shqiptarë që jetojnë në Jugosllavi. Kjo do të shërbejë që ata të shohin "skëterrën shqiptare", sikurse thonë udhëheqësit kryesorë të Krahinës Autonome të Kosovës dhe të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe ta barazojnë atë me "parajsën jugosllave" sikurse themi ne. Për mendimin tonë ne po themi që më përpara: në rast se jugosllavët i marrin këto masa nacionaliste, shoviniste, ky do të jetë një gabim i madh nga ana e tyre. Shqiptarët e Jugosllavisë dhe gjithë populli shqiptar do t'i dënojë ata dhe me të drejtë do të thonë se jugosllavët kanë frikë nga zhvillimi i kulturës shqiptare dhe s'kanë frikë nga kultura dekadente! Po u themi miqësisht jugosllavëve, që masa të tilla nuk do ta qetësojnë opinionin shqiptar në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë. Ne jemi të bindur se edhe opinioni i shëndoshë jugosllav e ai botëror do ta dënojë gjithashtu këtë veprim. Edhe një herë e kemi për detyrë t'u themi udhëheqësve jugosllavë, të ruajnë gjakftohtësinë në mendime dhe në veprime. Udhëheqja jugosllave të shikojë me drejtësinë më rigoroze nevojat e shqiptarëve të Jugosllavisë, të mos i trajtojë keq dhe të mos i diskriminojë ata, të shikojë më seriozisht dhe me objektivitet kërkesat e ligjshme të kosovarëve, të mos prekë dhe të mos trajtojë keq rininë heroike shqiptare, veçanërisht rininë studenteske, mësuesit, profesorët dhe gjithë inteligjencien e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, të mos i konsiderojë Universitetin e Prishtinës dhe shkollat fillore e të mesme shqiptare si çerdhe armiqsh, kundërrrevolucionarësh, shovinistësh etj., të mos e sakatosë Universitetin e Prishtinës me pretekstin se ka superprodhim të të shkolluarve dhe t'i hallakatë studentët shqiptarë në të gjitha universitetet e Jugosllavisë. Askush nuk gënjehet dhe kushdo e kupton përse bëhet kjo. Shqiptari nuk e harron "vendin ku ka lerë dhe ku e ka nderë". Mos tentoni të këpusni kokën e rinisë, e lules së bukur shqiptare të Kosovës, se shqiptarët s'e kanë kursyer kurrë gjakun për dije dhe liri. Asnjëherë nuk mund të ketë superprodhim të shkolluarish, në qoftë se shtohet prodhimi në Kosovën e pasur dhe të varfër njëkohësisht. Për këtë zhvillim të Kosovës duhen marrë masa serioze, pa ju lejojmë të bërtisni sa të doni se në Republikën popullore Socialiste të Shqipërisë "populli s'ka të hajë, s'ka liri, s'ka kisha e xhami". Punëtori shqiptar kosovar, që punon thellë në minierat, nuk pranon që të shfrytëzohet nëntoka dhe mbitoka të braktiset, që vëllezërit e tij të varfërohen, të vriten nga plumbat. Ua themi këto disa udhëheqësve jugosllavë, të cilët janë të arsyeshëm, që t'i kenë parasysh këto të vërteta, se vrapi që kanë marrë disa udhëheqës të tjerë të fantaksur, prepotentë dhe antishqiptarë, mund të shkaktojë katastrofa akoma më të rrezikshme, që më vonë do të jetë vështirë t'u gjendet zgjidhje e drejtë. Nuk duam t'ju japim mend dhe as të ndërhyjmë në punët e brendshme tuajat, por po jua themi për të mirën e përbashkët të të dy vendeve tona se shumë i keni acaruar çështjet me kosovarët, me shqiptarët e viseve tjera dhe me emigracionin ekonomik shqiptar jashtë Jugosllavisë. Ju po krijoni ndasinë te këta të fundit. S'janë "agjencitë diplomatike të RPSSH" zoti Miniç, që e bëjnë këtë dasi, por jeni ju. Ne kemi bindjen e plotë se Kosova nuk mund të jetë për minimin e federatës. Por Federata duhet të studiojë dhe të zgjidhë me drejtësi çështjen e madhe të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, që vetë këta e kanë hedhur në tryezë, që vetë Titoja, Mosha Pijade, Miladin Popoviçi e kanë trajtuar nga ana teorike dhe praktike. Kosova duhet të qetësohet,....po Kosova do të qetësohet po të hiqet shtetërrethimi, të hiqet ushtria dhe policia ndëshkuese serbe, të normalizohet gjendja, të lirohet të burgosurit e pafajshëm që kanë mbushur burgjet, t'u kthehen familjeve të vrarët e tyre në demonstrata, se kjo është një çështje e shenjtë dhe humanitare. Studioni me vëmendje dhe me drejtësi kërkesën e popullit të Kosovës për republikë, zgjidhini drejt problemet ekonomike të saj. Vetëm kështu do të qetësohet Kosova, vetëm kështu do të jetë një mike e republikave tjera, brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Kosova kërkon statusin e Republikës brenda Federatës Jugosllave. Ky status përfaqëson aspiratën e një populli të madh që kërkon me të drejtë "statusin e sovranitetit" dhe jo atë të "pakicës kombëtare", që padrejtësisht i ka pasë qenë caktuar që në Jajcë. Serbomadhi dhe armiku i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Millovan Gjillasi, në shkrimet e tij, ka zbuluar arsyet e kësaj padrejtësie, që mjerisht asnjëherë udhëheqja aktuale jugosllave nuk i ka përgënjeshtruar. Kërkesa e Kosovës për të fituar statusin e republikës federale është e drejtë. Ajo këtë e ka merituar me luftën që ka bërë bashkë me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër fashizmit. Shovinizmi serbomadh e ka gjakosur rëndë Kosovën dhe ka krijuar një situatë të tillë, që me ekspedientë zor se shërohet. A dëshironi ju, zotërinj udhëheqës jugosllavë, që kjo sëmundje të kangrenoset? Ju mendojeni vetë, por ne nuk e duam një gjë të tillë. Kjo sëmundje duhet shëruar menjëherë, drejt dhe me kurajo. Me manevra, me kombinacione, me fokuse, me kërcënime që njerëzit të flasin atë çka u diktohet nuk shërohet plaga. Vëllazërimi vendoset me zemër të hapët, me çiltërsi, me sinqeritet, me njerëz që i do dhe ka besim populli shqiptar i Kosovës. Këta mund e duhet ta mbushin hendekun e madh që u krijua jo për fajin e popullit shqiptar kosovar. E ndjejmë për detyrë t'jua themi këto të vërteta miqësisht. Ju, po të doni, i hidhni poshtë, na ngjitni çfarëdo epiteti që t'ju vijë përdore. Bota e përparuar le të na gjykojë si ne, ashtu edhe ju. Popujt e Jugosllavisë dhe populli shqiptar duan miqësi me njëri-tetrin, por miqësia duhet të vendoset në baza të shëndosha. "Etnia e pastër", "Shqipëria e vogël" dhe "Shqipëria e Madhe" Ngritja e shpatave dhe e mburojave kundër nesh nga ana e udhëheqjes jugosllave u bë sigurisht për të mbuluar diçka të tmerrshme dhe të dënueshme që ngjau në rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, ku u derdh gjak i shumtë i popullit. Sa u vranë dhe si u vranë? Kjo mbahet e fshehtë, por populli shqiptar i Kosovës i di djemtë dhe vajzat e tij që janë vrarë, torturuar, zhdukur e burgosur. Sa më shumë të fshihet e vërteta, aq më e rrezikshme bëhet. Gjaku nuk bëhet ujë! Kjo nuk duhet harruar. E vërteta e plotë për tragjedinë e Kosovës do të dalë në shesh dhe ajo do të jetë e llahtarshme dhe me konsekuenca. Zoti Stane Dolanci, në intervistën që u dha gazetarëve të huaj mbi ngjarjet në Kosovë, tha në mes të tjerave se "Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk ka gisht në këto ngjarje". Zoti Dolanci është një nga udhëheqësit kryesorë, në mos kryesori, në Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Atë që afirmoi, ai e kishte të bazuar, të faktuar. Por kush e fryu gënjeshtrën? Kush e shtrembëroi të vërtetën? Kujt i interesonte që të akuzohej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë se gjoja kishte gisht në trazirat e Kosovës? Këtë le ta zbulojë udhëheqja jugosllave, zoti Miniç dhe zoti Vidiç, por ajo që u kurdis ishte një vepër monstruoze, ishte një furtunë mërie që hapi një hendek të tillë, sa që çdo jugosllav i papjekur politikisht, emrin "shqiptar" mund ta barazojë me "armik të popujve të Jugosllavisë". Ata që hapën këtë hendek janë përgjegjës përpara popujve të tyre, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët që jetojnë në jugosllavi. Ata janë përgjegjës përpara historisë. I gjithë Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë i dënoi njëzëri pa të drejtë ngjarjet në Kosovë, dënoi kosovarët, dënoi shqiptarët e Jugosllavisë, dënoi Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë si nxitëse të këtyre turbullirave.
Por ne dijmë të bëjmë edhe dallime në mes atyre që morën fjalën në forumin e lartë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Ne konstatuam se udhëheqësit kryesorë të Republikës fqinje të Malit të Zi e të Maqedonisë, por edhe të Kroacisë e të Sllovenisë, megjithëse i dënuan ngjarjet, u treguan më gjakftohtë, më të përmbajtur, më tejpamës për situatat që do të zhvillohen më vonë në mes të shqiptarëve dhe të jugosllavëve, në mes të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Nuk mund të bëjmë të njëjtin vlerësim për udhëheqësit kryesorë të Serbisë, siç janë zotërinjtë Miniç, Vidiç, Stamboliç. Fjalimet e tyre karakterizohen nga një egërsi e shfrenuar, nga një dell shovinist serbomadh i paparë ndonjëherë kundër popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi dhe kundër Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Për sa u përket atyre "udhëheqësve shqiptarë" që morën fjalën në këtë forum të lartë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ose jashtë këtij forumi, fjalimet e tyre u karakterizuan nga një histeri sa e madhe, aq edhe servile e shërbyese ndaj zotërinjëve të tyre Vidiç, Miniç, Stamboliç, etj. Kuptohet se këty njerëz nuk mund ta qetësojnë Kosovën. Këta "udhëheqës" fantoshë i urren populli i Kosovës. Në të gjitha mbledhjet e forumeve të larta shterërore e partiake të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, pothuajse nga pjesa dërmuese e diskutantëve, u kërkua që të rishikohen marrëdhëniet me Shqipërinë etj. etj. Dy herë brenda tridhjetë vjetëve e keni thyer kupën me Shqipërinë Socialiste. Mos mendoni të na frikësoni? Mos ju shkon ndërmend se Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë merr frymë në saje tuaj? Ju gaboheni! Juve ju janë errur sytë nga megalomania jugosllavomadhe. Ne e kemi mendjen e ftohtë dhe zemrën e zjarrtë. Ne bëjmë edhe me restriksionet që ju mendoni të shkaktoni në marëdhëniet në mes të të dy vendeve tona. Tymi do të ecë drejt në oxhakun tonë, edhe sikur ju t'i prisni fare këto marëdhënie. Ne, nga ana jonë, nuk e duam në asnjë mënyrë një gjë të tillë, se s'jemi ne që i krijuam situatat e vështira në Kosovë dhe në tërë Jugosllavinë. Ato i keni krijuar vetë. Ne s'kemi të bëjmë fare me to. Prandaj akuzat që bëni kundër nesh janë një pretekst që ju e ngrini artificialisht për të mbuluar ngjarjet e shëmtuara. Edhe një herë ju themi, kini kujdes! Jini gjakftohtë! Fajet tuaja mos i ktheni në konflikt me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, se ky është në interes të armiqve tanë. Zoti Miniç në Komitetin Qendror të LKJ bëri një provokim të rrezikshëm duke thënë se "udhëheqja shqiptare nëpërmjet eksponentëve, diplomacisë duke përfshirë edhe ambasadën në Beograd dhe agjentëve të saj nxiti grupet irredentiste shqiptare, që kishin për qëllim te destabilizonin dhe dizintegronin Jugosllavinë". Ne mendojmë se ky personalitet nuk flet në emër të Qeverisë së RSFJ, mbasi po të qëndronte puna siç pretendon zoti Miniç, që një ose dy persona, ose tërë një ambasade bëjnë veprime subversive, atëherë qeveria jugosllave ka të drejtë, siç ka të drejtë edhe qeveria shqiptare e çdo qeveri tjetër në raste të tilla, t'i shpallë këta njerëz persona non grata, bile edhe të presë marrëdhëniet diplomatike. Këtë gjë se kanë bërë as qeveria jugosllave, as qeveria shqiptare, sepse një veprimtari e tillë nuk ekziston. Këtë praktikë zoti Miniç e di. Por ato që thotë ai janë të shpikura për të mbrojtur një kauzë të humbur. Megjithëkëtë pas fjalimit të zotit Miniç ne nxorëm konkluzionin se ky na paska vënë nën kontroll gjithë ambasadat tona në vende të ndryshme, pa le ambasadën e Shqipërisë në Beograd. Këtë gjë e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë Franjo Herleviç, i cili gjithashtu, duke akuzuar përfaqësitë diplomatike shqiptare në vende të ndryshme dhe në Beograd se kanë nxitur ngjarjet e Kosovës, zbuloi se ambasadat tona kudo qenkan vënë nën kontrollin e policisë sekrete jugosllave. Kjo tregon se shërbimi sekret jugosllav duke gjurmuar ambasadat shqiptare vepron edhe në vende të tjera duke shkelur kështu sovranitetin e vendeve të tjera dhe ligjet ndërkombëtare. Kjo veprimtari është e palejueshme dhe e dënueshme. Pretendimet e Herlieviçit janë trillime të shërbimeve të tij, shpifje qëllimkeqe, që u leverdisin atyre qarqeve reaksionare të brendshme e të jashtme të interesuara për keqësimin dhe prishjen e marrëdhënieve midis Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Serbi Petër Stamboliç foli si një serbomadh i pakorrigjueshëm. Ai diti t'i mbrojë interesat serbe në kurriz të shqiptarëve dhe ndër të tjera tha se "përpjekja për pastërtinë etnike objektivisht çon në nacionalizëm". Këtë përpjekje ai e cilësoi fashiste. E pyesim zotin Stamboliç: populli serb a nuk është një etni? A nuk e konsideron ai edhe popullin shqiptar një etni? Pa dyshim që këta dy popuj janë dy etni. Në qoftë se zoti Stamboliç nuk e konsideron popullin serb një "etni të pastër", pse tok me të rrojnë edhe shqiptarë, malazezë, boshnjakë, turq, po ashtu edhe populli shqiptar nuk është një "etni e pastër", pse në Kosovë, ku shumica dërrmuese është e kombësisë shqiptare, rron tok me të edhe një minoritet serb, malazez e turk. Në këto rrethana të njëllojta zoti Stamboliç bën një fokus: etnia shqiptare është nacionaliste, fashiste, kurse etnia serbe nuk është e tillë. Por ky fokus nuk shkon: o të dyja etnitë çojnë "në nacionalizëm dhe në fashizëm; o të dyja nuk çojnë. Por në asnjë mënyrë nuk mund të ndodhë që njëra çon dhe tjetra nuk çon. Pse zoti Stamboliç nuk e thotë më hapët se etnia më e madhe duhet të sundojë më të voglën, se e para duhet të jetë sovrane në Kushtetutë dhe e dyta jo, se kështu i vjen më mirë borgjezisë së etnisë më të madhe, që do të shfrytëzojë etninë më të vogël? Ky teoricien serbomadh, që ndjek po atë vijë ultrareaksionare të akademikut famëkeq Çubrilloviç, duke dalë në tezën se "etnia e pastër" çon në fashizëm, në nacionalizëm, në praktikë do të thotë se "etnia shqiptare duhet të shpartallohet, të humbasë tiparet e kombit të vet, të degjenerohet pse na është bërë ferrë në këmbë". Për zotin Stamboliç vetëm etnia serbe mund të rrojë në miqësi me popujt e tjerë, që ai i konsideron të dorës së tretë e të katërt, kurse etnia shqiptare sovrane në Kosovë nuk mund të rrojë në miqësi me minoritetet e Kosovës si serbë, malazezë e turq. "Janë tronditur seriozisht marrëdhëniet midis shqiptarëve, serbëve dhe turqve", pohon zoti Stamboliç. Kjo është e vërtetë, por këto marrëdhënie janë tronditur vetëm ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Lexo fabulën e La Fontenit "Ujku dhe qengji" dhe do t'i gjesh arsyet zoti Stamboliç. Nga mbledhja e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë sulmet kundër Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë së Punës të Shqipërisë kaluan në mbledhje të ndryshme publike në Republikën e Serbisë, këtë herë me një virulencë të pashoqe. Ndonjë orator me frymë të tërbuar serbomadhe dhe fashiste arriti deri atje sa të thotë "ta shpartallojmë regjimin stalinist të Shqipërisë". "Delenda Kartago" bërtet në "sheshet serbe" ky Katon i ri. Mirëpo Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk është Kartagjena dhe nuk ka lindur akoma një Skipion serbomadh që të shkatërrojë Shqipërinë. "Çdo gjë e kemi fituar me gjak", bërtiste ky Katon i ri. Po Shqipëria me se i ka fituar liritë? Pa gjak? Bile ajo i ka fituar vetëm me gjakun e saj. Ajo ka derdhur gjak edhe për lirinë e popujve jugosllavë. Për këtë as kemi qenë as do të jemi kurrë pishman. Po të jetë nevoja, përsëri do të derdhim. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është e shëndetshme dhe plot dinamizëm. Dikush tjetër është e sëmura e Ballkanit. Katonët e rinj të Serbisë na akuzojnë ne shqiptarët se e urrejmë popullin serb. Kjo është një shpifje monstruoze. Ne e kemi dashur dhe e duam popullin serb. Ne urrejmë vetëm shovinizmin serb, shovinizmin shqiptar dhe çdo shovinizëm tjetër, se jemi marksistë-leninistë, se jemi internacionalistë. Shovinistët serbomëdhenj, për të maskuar shovinizmin e tyre, na vënë ne shqiptarëve titullin shqiptaromadh. Këtë parullë e krijoi Italia fashiste e Musolinit dhe janë të njohuar qëllimet ekspansioniste-agresive të tij dhe ballistëve, siç janë të njohura edhe ato të çetnikëve serbë. Së toku të dy popujt tanë luftuan me heroizëm dhe i mundëm këta armiq të përbashkët. Paslufta duhej të rregullonte marrëdhëniet në mes miqve dhe aleatëve shqiptaro-jugosllavë. Ne detyrën tonë internacionaliste e bëmë. Bashkë me partizanët jugosllavë luftuam për çlirimin e Jugosllavisë. Ju detyrën që duhej të bëniet, për zgjidhjen në rrugë të drejtë të problemit të Kosovës s'e bëtë. Sikurse thamë më sipër, ju folët në parim për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi, por në praktikë zbatuat të kundërtën dhe vazhdoni të bëni demagogji. Popullin shqiptar nuk e polli as Roma e Cesarëve, as sllavët e Stefan Dushanit, as sulltanët e Osmanëve dhe as Italia fashiste e Musolinit. Populli shqiptar ka historinë e tij shumëshekullore, plot me lufta për liri, për ekzistencë. U përpoqën armiqtë e tij ta zhdukin atë, po nuk mundën. Populli shqiptar luftoi dhe rrojti me shekuj. Ai qëndroi një etni kompakte, pavarësisht se e përçanë dhe e copëtuan. Kush e mohon këtë realitet, jo vetëm që shkakton të qeshura, por tregon dhe ndjenjat e tij të egra shoviniste. Shqiptarët e "Shqipërisë së vogël", prej gati tre milionësh, ose të "Shqipërisë së madhe", prej më tepër se pesë milionësh, janë të gjithë shqiptarë. Kësaj nuk keni se çfarë ti bëni zotërinj shovinistë sërbë. Ekzistojnë dy Gjermani, një e Lindjes dhe një e Perëndimit, ashtu siç ekzistojnë dy Kore, një e Jugut dhe një e Veriut. Por askush nuk dyshon se ekziston një popull dhe një komb gjerman i vetëm, ashtu siç ekziston një popull dhe një komb korean. Shqiptarët janë një etni, një popull, quaje "Shqipëri të vogël", ose "Shqipëri të madhe". Këta shqiptarë të kësaj "Shqipërie të vogël" ose "të madhe", që përbëjnë një popull kompakt dhe që kanë të gjitha tiparet e një kombi të vërtetë, as kanë zaptuar tokat e të tjerëve, as kanë shkelur të drejtat e ndokujt. Ata vetëm të drejtat e veta i kanë kërkuar dhe do ti mbrojnë. Këtë ju e gjeni të jashtënatyrshme, e quani "shqiptaromadhe", "nacionaliste", deri dhe "fashiste". Puna juaj. Ndërsa sot ata që rrahin gjoksin për patriotizëm, që vjellin vrer ndaj së kaluarës së Shqipërisë dhe enverizmit, kur vjen puna për këtë çështje kaq të madhe, tremben të shkruajnë dhe të thonë në gazetat e tyre apo në intervistat me të huajt, përse sot parulla "Kosova Republike", është zgjidhja më minimale për popullin shqiptar, në Kosovë. Atyre u mungon guximi dhe trimëria për ta bërë një gjë të tillë. E vetmja trimëri dhe burrëri e tyre sot, qëndron vetëm në sulmet dhe sharjet ndaj së kaluarës. Ske çfarë bën. Titizmi me ndihmen e shqiptarëve, i veshur me kostumin e demokracisë, arriti që pas 50-vjetësh, ta mposhtë enverizmin. Ndersa ka disa të tjerë, që megjithëse, janë më të kulturuar në fjalorin e tyre, kur vjen puna, për qendrimin e enverizmit ndaj çeshtjes së lirisë kombëtare, perpiqen ta fshehin të vertetën, megjithëse jetojnë për një kohë të gjatë në Amerikë, në vendin ku thuhet se demokracia është në shkallen më të lartë. Në librin e tij "Kosova: fuçi baroti e Ballkanit", Elez Biberaj, thotë midis të tjerash se "Qeveria komuniste shqiptare, nuk mori as mundimin më të vogël për t`i mbështetur, kosovarët, duke u mjaftuar vetëm me do endje fjalësh". (Elez Biberaj Kosova-Fuçi baroti e Ballkanit, faqe 35). Zoti Biberaj, për hir të pasioneve antikomuniste, apo për aresye të tjera qe ai i di shumë mirë, nuk është i lirë të thotë të vërteten, megjithese, është me i permbajtur se të tjerët në sulmet ndaj të kaluares së Shqipërise. Nuk na mbetet gjë tjetër, veç që qytetarit të botës me të lire t`i kujtojmë thënien e Zhak Preverit se "Kur e verteta nuk është e lirë, atëherë nuk ka liri të vërtetë" Megjithatë zoti Biberaj jeton në Amerikë, dhe i falet shtremberimi i historisë. Shumë gjëra ai nuk i di. Po i themi vetëm kaq: 2500-faqe të shkruara dhe të botuara kundër politikes titiste dhe në mbrojtje te shqiptarëve në ish-Jugosllavi, nuk janë "do endje fjalësh." Nga këto 2500-faqe, për zotin Biberaj, po shkëputim një pasazh të shkurter : " Loja që po bën tani Titoja me anën e një grushti tradhëtarësh shqiptarë, është një lojë shumë dinake dhe e rrezikshme. Por Titoja dhe telallet e tij, nuk mund të mashtrojnë njeri. Populli shqiptar në Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit, në Maqedoni, në Mal të Zi, i njeh së cilet janë titistët. Ai e di fort mirë se cilet janë ata tradhetarë, që kanë lejuar ose kanë bashkëpunuar në krimet e Drenicës e të Tetovës, të Ulqinit e të Prishtinës, të aksionit të armëve e të Pejes. Kur popullsia shqiptare e këtyre krahinave, ishte e përgjakur dhe e coptuar nga klika e Titos dhe e Rankoviçit, këta e paraqitnin të zbukuruar regjimin xhelat të Titos. Populli shqiptar i këtyre krahinave, nuk do të bjerë, në lakun e ri të këtyre mashtrimeve, të këtyre tradhëtarëve." Zoti Biberaj këte e quan ëndje fjalësh. Ne e quajmë shqiptarizëm. Po le te kthehemi tek qendrimi i atyre shtresave që bëjne ligjin në jetën politike të Shqipërisë. Aresyeja përse këto dy shtresa preferojnë titizmin dhe urrejnë enverizmin, ka të bëjë me konceptin e tyre, për liritë dhe të drejtat qytetare, lirinë dhe pavarsinë kombëtare. Duke qenë të pafuqishëm të përballojnë të dytën, ata janë kapur fort pas së parës. Me këtë mund ta zgjatin më shumë sundimin e tyre. Për shqiptarët, titizmi do të thotë liri dhe të drejta qytetare, do të thotë shndrrimi i shqiptareve në qytetare te botës. Për shqiptarët enverizmi do të thoshte dhe do të thotë liri dhe dinjitet kombëtar, do të thoshte dhe do të thotë luftë, i shoqëruar me cungime dhe privacione të lirisë personale. Titizmi tek shqiptarët shikon qytetarin, banorin, popullsinë. Enverizmi tek shqiptarët, dallon kombin, lirinë kombëtare, popullin. I pari ka në themel paqen personale. I dyti lirinë kombëtare. Në fillimet e pluralizmit kishte një rrugë , të gjykimit dhe përvetësimit të së kaluarës, të gjykimit ndaj enverizmit. Kjo ishte rruga të mbahej koncepti dhe praktika e së kaluarës mbi lirinë, pavarsinë dhe sovranitetin e vendit. Ky koncept nuk ishte dhe nuk është komunist, perkundrazi, ai është fund e krye shqiptar. Ky është zjarri i fuqishem i së kaluarës së Shqipërisë. Dhe pavarsisht nga ngjyrimet ideologjike të pushtetit, njerëzit në çdo kohë kanë nevojë për zjarr, që t`i mbajë ngrohtë. Dhe të persosej e perfeksionohej enverizmi si koncept mbi lirinë e individit dhe raportet e tij me shoqërinë, të eleminoheshin cungimet dhe privacionet në lirinë e individit. Ky është hiri i së kaluarës. Pra të mbahej ajo që ishte arritur me aq vuajtje dhe privacione nga të gjithë, shtresat e popullsisë së Shqiperisë. Dhe të hidhej poshtë ajo që ishte e dëmshme, ajo që ishte fryt, i transplantimit mekanik të një rruge të gabuar. Por shtresat që bëjnë ligjin në Shqipëri ishin dhe janë të pafuqishme. Formimi dhe psikologjia e tyre, koncepti i tyre për jetën, nuk i lejon ta bëjnë një gjë të tillë. Prandaj ato preferojnë si parësore, liritë dhe të drejtat qytetare të individit. Prandaj ata perpiqen ta futin këtë koncept tek të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Prandaj sot në hapsirën e kombit shqiptar, në vend të homogjenizimit të kombit, ka disa vjet që vazhdon të mbillet një përçarje e llahtarshme, midis shqiptareve, veçanërisht midis shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që jetojnë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Vetëm ata që e mbollën këtë përçarje, janë të interesuar të mos e konstatojnë ate, vetem ata janë të interesuar nëpër shkrime gazetash apo intervistash televizive ta minimizojne ate si gje te parendesishme, si kalimtare, vetëm ata perpiqen të predikojnë dhe tu mbushin mendjen njerëzve se kombi shqiptar është akoma i papjekur për bashkim kombëtar. Kjo gjuhë nuk bie erë shqiptarizëm. Perkundrazi, ajo bie erë titizem. Titizmi kishte ne thelbin e tij perçarjen midis shqiptareve. Per 45-vjet ai u perpoq ta realizontë një gjë të tillë. Po nuk pati sukses. Pas 45-vjetesh dhe me ndihmën e politikanëve shqiptare të 1991-1994-es, arriti më në fund ta realizojë një gjë të tillë. I perçau shqiptarët nëpër ngjyra politike, krahina dhe rajone. Prandaj dhe po i sundon më mire, prandaj dhe e ka shtrirë influencën e tij në të gjithë hapsirën e kombit shqiptar. ENVERISTËT E PLURALIZMIT Megjithëse kanë kaluar 4-vjet nga pluralizmi i shoqërisë shqiptare, për Partitë politike dhe propaganden zyrtare të kombit shqiptar, enverizmi, vazhdon të konsiderohet dhe të trajtohet si armiku kryesor i shqiptarëve. Eshtë plotësisht e pamundur që të gjesh ndonjë shembull analog në ndonjë vend tjetër të botës, të ngjashëm me tërbimin e politikanëve të sotëm shqiptare. Por vitet 1990-1994, kanë evidentuar dhe disa dukuri të reja në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Së pari: Ka evoluar mendimi i propagandës shqiptare në percaktimin e atyre që konsiderohen enveristë. Në mënyrë më të përmbledhur sot nga propaganda shqiptare, konsiderohen enveristë të gjithë ata që janë në kundershtim me vijen politike të qeveritarëve dhe partiakëve shqiptarë. Siç shihet ka një evolucion në krahasim me të kaluaren. Qënia enverist, nuk ka për bazë, respektin ndaj veprës së Enver Hoxhës, anëtarësinë në ish-Partinë e Punës apo në ish-grupet revolucionare në Kosovë. Kjo tanimë është tejkaluar. Shumica e "enveristëve" të sotëm nuk kanë qenë ndonjëherë ne Partinë e Punës. Karakteristike e tyre, është se ata nuk janë dakord me qendrimet e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë në lidhje me ate që quhet liri e kombit, dinjitet dhe personalitet i tij. Ata e kanë kritikuar si disfatistë dhe të paperspektive si lypsarë dhe diletante këtë politikë, veçanërisht në drejtim të çështjes kombëtare dhe sovranitetit të vendit. Kanë dhënë dhe mendimet e tyre se si mund te veprohet. Shumica e këtyre individëve jane nga ata që Enver Hoxhën e kanë quajtur diktator dhe e kanë kritikuar, kur të tjerët që drejtojnë sot, vazhdonin t`i bënin hosannara. Megjithatë, nga propaganda e sotme, elementë të tillë, veç të tjerave, janë cilësuar si enveristë. Kjo jo pa qellim. Propaganda e sotme zyrtare e Shqipërisë e di mirë se individe të tillë, nuk i lidh asgjë me enverizmin si komunizëm. Por me ate, padashur ata dhe kundër dëshirës së tyre i lidh në mënyrë të natyrshme, koncepti i përbashkët për parametrat e asaj që quhet liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar. Nëqoftëse sot në propagandën shqiptare, personalitete të tillë si Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, etj, konsiderohen si enveristë, kjo është treguesi më pozitiv se tek mendjet më të ndritura të kombit, në menyrë të heshtur është hedhur poshtë hiri i së kaluarës dhe është ruajtur dhe pervehtësuar zjarri i saj. Nuk ka rëndësi se çfare emertimesh i vënë këtij proçesi njerez dhe personalitete të ndryshme. Nuk ka rëndësi se çfarë emertimi i ve ketij proçesi propaganda zyrtare shqiptare. Nuk ka rëndësi se çfarë mendimi zyrtar dhe çfarë thonë vetë të etiketuarit për termin që u është ngjitur. Jo. Të gjitha këto nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka që brenda kësaj murtaje dhe lengate, për asimilimin kombëtar, kanë filluar të dalin njerëz që përpiqen të qartësojnë shqiptarët, që perpiqen t`u tregojnë atyre humnerën ku kanë rënë. Megjithe manipulimet që bëhen për ta mveshur këtë sulm me ngjyra komuniste, që të rrisin peshen emocionale në popull, që të zvogelojnë reputacionin dhe autoritetin e këtyre elementëve në popull, kjo është vetëm fasada, vetëm kostumi, vetëm dukja. Në thelbin e saj, kjo është lufta e shqiptarizmit, që synon të jetojë dhe të integrohet në Evropë si njeri me dinjitet dhe me personalitet, me kombësi të nderuar dhe të merituar, me kozmopolitizmin, e fshehur pas demokracisë, që synon të integrohet në Evropë si qytetar i saj, si prodhues dhe konsumues i të mirave materiale, si një qenie njerëzore. Eshtë lufta e përuljes kombëtare, që etiketohet si demokraci, me dinjitetin kombëtar, që etiketohet si enverizëm. Mjerisht sot në kombin shqiptar, ka fituar kozmopolitizmi. Ai është vija politike e politikanëve të sotëm të Shqipërisë. Ai është psikologjia sunduese e shumicës së shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Së dyti: Ka rënë dukshëm në popull, pesha emocionale e emërtimit "enverist". Dukuritë e reja që kanë lindur gjatë katër vjetëve të pluralizmit në Shqipëri, kanë bërë më të mprehta emertime të reja, që përditë e më tepër po shqetësojnë jetën sociale dhe politike të Shqipërisë, duke i vënë në vështirësi politikanët dhe partiakët e Shqipërisë. Në Shqipëri, kanë lindur në radhët e "antienveristëve", dukuri të tilla si korrupsioni, servilizmi, kozmopolitizmi, mohimi i vlerave kombëtare, frika, hipokrizia, mashtrimi etj. dukuri të karakterit të njeriut. Vitet 1991-1994, janë plot raste të tilla të cilat i ka vënë në dukje propaganda zyrtare dhe opozitare e Shqipërisë. Për nga përmasat që kanë marrë, ato sot përbëjnë rrezikun më të madh për jetën sociale dhe politike të Shqipërisë. Megjithate, propaganda zyrtare e Shqipërisë, enverizmin e quan të keqen më të madhe. Natyrshem lind nje pyetje: Kush është më i rrezikshëm; një njeri që etiketohet si "enverist", por që është shqiptar, i pakorruptuar, dinjitoz dhe trim apo një njeri që etiketohet "demokrat", por që është i korruptuar, servil, hipokrit, mashtrues dhe demagog? Logjika formale të thotë se për një shoqëri që i thotë vehtes demokratike, më të rrezikshëm janë të dytët. Megjithëse është kështu, në propagandën zyrtare dhe opozitare të Shqipërisë, përsëri më të rrezikshëm vazhdojnë të konsiderohen ata që emertohen "enveristë". Në Shqipëri, po të etiketuan "enverist", e humbët vendin e punës, gazetat dhe mjetet e tjera të informacionit në këtë çështje janë të specializuara për sulmet më të egra. Ndërsa po te etiketuan "demokrat", megjithëse mund të jesh mashtrues, servil, hipokrit apo matrapaz, nuk të sulmon kush dhe ke rrugë shpëtimi, sepse ndryshe pakësohen radhët e "demokratëve, social-demokratëve, republikanëve, socialistëve, ballistëve, zogistëve etj". Dhe vaj halli pastaj, mbetet Shqipëria në duart e enveristëve!! Prandaj bashkëjetesa me korrupsionin, mashtrimin, përdhosjen e karakterit, hipokrizinë dhe kozmopolitizmin, është më e pranueshme dhe shumë më e pelqyeshme se bashkëjetesa me "enverizmin".
|
 |
 |