Shqipëri, flamur direku, Tu mpi syri tek dyfeku Sa nga sërbi Dhe nga greku. Kenge popullore Një nga sulmet kryesore të propagandës së sotme është se P.P.Sh-ja dhe Enver Hoxha, per te zgjatur sundimin , per ta mbajtur popullin te nenshtruar, "i shpikën armiqte". Sipas "analisteve" tane te pluralizmit, ata nuk kane qene reale, por imagjinare, te supozuar. Perben kjo teze, nje nga tragjikomedite me te medha te analisteve te sotem te Shqiperise. Meqe ata thone vetem kaq dhe nuk futen ne hollesira, po i pyesim: Cilet armiq, shpiku Enver Hoxha?. Kete "patriotet" shqiptare nuk e thone?. Per ke e kane fjalen, per serbin apo per grekun? Mos valle dhe keta i shpiku ai. Mos nuk jane te tille? Vitet 1991-1994, jane te mjaftueshem, per te pare ata qe kane sy se megjithese predikohet rendi i ri boteror dhe demokracia e pergjitheshme, greket dhe serbet, kane mbetur po ata ne qendrimin ndaj shqipetareve. Perpjekjet e grekeve per te realizuar krahinen autonome te Vorio-Epirit, sot jane me te etheshme se kurre me pare, nderhyrjet e tyre ne punet e brendeshme te Shqiperise per ti diktuar asaj se gjuha greke duhet te mesohet ne gjithe teritorin e Shqiperise, jane me te shpeshta se kurre. Sot nje pjese qeveritaresh shqiptare, detyrohen ta pranojne me gjysem zeri nje gje te tille. Dje Enver Hoxha dhe shoket e tij i kishin stigmatizuar me kohe si te tilla dhe shovinizmit grek ja kishin vene kufirin tek thana. Shovinistet serbe gjate tre vjeteve, kane treguar se jane dhe mbeten armiq te betuar te shqiptareve. E vetmja bashkejetese e tyre me shqiptaret eshte sipas tyre qe shqiptaret te jene ne rolin e degjuesit dhe jo te barabarte. Represioni policor ne Kosove, vrasjet e shumta qe kane bere ndaj qytetareve shqiptare, deshmojne qarte se kane mbetur po ata te paret. Kane mbetur ne kohen e Rankoviçit, apo me tej akoma ne kohen e Pashiçit, apo me tutje akoma ne kohen e Garashaninit. Ndaj ketyre P.P.Sh-ja, ka mbajtur qendrim te prere, ka pranuar bashkejetese me ata, po ne pozita te barabarta. Ka pranuar mardhenie me ata, po nuk ka hezituar ti demaskoje synimet e tyre ndaj Shqiperise dhe kombit shqiptar. Ku eshte atehere ketu shpikja? Le te marrim sovjetiket. Ata donin ta nenshtronin Shqiperine, donin qe ajo te mos kishte zerin e saj por te fliste per mbrojtjen e interesave te Shqiperise ne gjuhen ruse. Enver Hoxha nuk e pranoi kete, por kerkoi mardhenie vetem mbi bazen e te folurit shqip. Meqe dhe ruset i ka shpikur Enver Hoxha si armiq, cili do te ishte sugjerimi i "analisteve" tane. Tju nenshtroheshin shqiptaret ruseve, qe te mos ishin amiq? Eshte e vertete se ne raste te caktuara, rreziku i Shqiperise u zmadhua. Ajo ne disa momente nuk kishte pse te behej kod i pergjithshem i mardhenieve nderkombetare. Dhe nje kritike e tille eshte e drejte. Por pergjithesimi i saj eshte jashtezakonisht i gabuar. Anglo-amerikanet, P.P.SH-ja gjithmone i ka konsideruar si armiq te Shqiperise . Le ti referohemi historise. Si mund te konsiderohen ndryshe ato shtete te cilat bejne plane dhe thurin komplote per te te permbysur me dhune, kur je ne pushtet.? Ne kete drejtim anglo-amerikanet, kane qene veçanerisht deri ne vitet 1960, ne vijen e pare. Besoj se "analistet", i kane lexuar vete se çfare thone drejtuesit dhe hartuesit e ketyre planeve dhe sa keq ju vjen atyre qe nuk i realizuan ato plane. Po i servirim lexuesit disa shembuj me pohime te atyre qe kane qene ne dijeni te te gjitha planeve per te rrezuar me dhune dhe me gjak, pushtetin popullor ne Shqiperi. Emrat jane gjithsesi te njohur: Sulcberger-publicist nga me te njohurit e Amerikes, teper i afert me qarqet e larta amerikane. Ne librin e tij "Ne rrjedhen e historise", ai midis te tjerash thote: "Paris 28-Prill 1953. Sonte ne mbremje piva nje gote dhe bisedova me mikun tim te vjeter, Panajot Kanellopullos, minister i mbrojtjes i Greqise. Kur e pyeta se si shkonin mardheniet me Jugosllavine dhe Turqine, ja çme tha haptazi ai: Ne rast lufte nuk do te kete, ofensive te perbashket greko-jugosllave kunder Shqiperise. Shpresohet se brenda dy deri nente muajve qe vijne, do te arrihet te kryhet nje grusht shteti, me anen e te cilit do te çlirohet Shqiperia nga Hoxha dhe nga sovjetiket. Neqoftese do te jete e nevojeshme, trupat amerikane do te mbajne qetesine pas grushtit te shtetit." (Sulcberger Dans le tourbillon de l'histoire faqe 698). Nikolas Bethel-lord anglez, nje antikomunist i terbuar. Ne librin e tij "Tradhetia e madhe"duke folur per planet e anglo-amerikaneve per te permbysur me ane te forces pushtetin ne Shqiperi, midis te tjerash thote: "Te gjitha operacionet ushtarake dhe politike, qofte dhe jo te shkalles se gjere dhe zyrtarisht te miratuar, kane pasur si qellim kryesor dhenien fund te qeverise komuniste ne Shqiperi" (Nikolas Bethel Tradhetia e madhe faqe 44). Frut i kesaj ishin me dhjetra banda qe u derguan ne Shqiperi ne vitet 1949-1953, per te shkaktuar trazira dhe per te vrare e terrorizuar popullin. Ata qe e njohin historine e Shqiperise e dine mire deshtimin e turpshem te ketij plani. Te gjithe e dine se nje veprim i tille perbente dhe perben nje shkelje te rende te normave te se drejtes nderkombetare. Kete e pranon dhe vete Nikolas Betheli. Por, ai perpiqet ta justifikoje kete qendrim se "Politikanet perendimore e pranojne se kane kryer shkelje te se drejtes nderkombetare me keto veprime. Por thone ata, Enver Hoxha nuk kishte te drejte te pretendonte per mbrojtje te kesaj te drejte. Ai kishte uzurpuar me force pushtetin ne Shqiperi dhe nuk kishte pranuar zgjedhje me te vertete te lira" (Nikolas Bethel Tradhetia e madhe faqe 201). Per lordin anglez pushteti i fituar me lufte te pergjakeshme kunder fashizmit dhe nazizmit, nuk eshte pushtet i ligjshem. Ja dhe pohimi i nje anglezi tjeter, Jon Halliday: "Pikepamja e tij e pergjitheshme (e Enver Hoxhes. Shenimi yne), se fuqite e medha e shikonin Shqiperine si pré, eshte shume e vertete. Jugosllavia donte mirefilli ta aneksonte Shqiperine nga mesi i viteve 40. Anglia dhe SH.B.A-ja, u perpoqen mirefilli ta pushtonin Shqiperine dhe ta permbysnin regjimin e Hoxhes gjate viteve 1949-1953 (sikunder eshte konfirmuar kohet e fundit nga burime perendimore). Duket ka shume te ngjare qe Hrushovi te jete perpjekur mirefilli, t'i vinte brrylin Hoxhes gjate viteve 1960-1961, e ndoshta edhe nga mesi i viteve 1950" (Shqiptari Dinak, faqe 11) Deri ne vitin 1989-ne, Evropa ishte ne fazen e luftes se ftohte, te luftes se blloqeve, dhe agresioneve ushtarake, të armiqësive dhe konfrontimeve të përgjakshme. Një panoramë pa koment e botës në vitet 1900-1945 dhe veçanërisht e botës në periudhën 1945-1989, do ta bëjë më të lehtë përgjigjen e pyetjes: Udhëheqja shqiptare e periudhës 1945-1989, i shpiku armiqtë apo ata ekzistonin realisht? Bota në periudhën 1900-1945. Dy luftra botërore. Bilanci: Reth 70 milion të vrarë dhe të masakruar ose përafërsisht rreth 8 milion çdo vit të luftës. Tabloja e dytë u përket viteve 1945-1990. Në këtë periudhë kohore ekzistojnë dy sisteme, ai kapitalist dhe sistemi socialist. Brënda kësaj tabloja kemi me dhjetra luftra dhe konflikte lokale. Shkaku i tyre: Kontradiktat midis dy kampeve, atij kapitalist dhe atij socialist. Pasojat e tyre: Ato i provuan më shumë në kurriz vetëm të vegjlit në trojet e të cilëve u bënë luftrat. Në menyrë kronologjike po ja rikujtojmë lexuesit: Bota në periudhën e Luftës së ftohtë Gjatë viteve 1945-1990, në rajone të ndryshme të botës ndodhën dhe u zhvilluan mbi 130 konflikte ndërshtetërore, luftra çlirimtare dhe luftra civile 1-Konflikte ndërshtetërore -Konflikti midis Indisë dhe Pakistanit gjatë viteve 1947-1949, 1965, 1971 -Konflikti izraelito-arab gjatë viteve 1948-1949, 1967, 1973 -Konflikti në Kore me pjesmarrjen e rusëve, kinezëve dhe amerikanëve gjatë vitit 1950-1953 -Konflikti Vietnam i veriut dhe Amerikës gjatë viteve 1965-1975 -Konflikti Midis Iranit dhe Irakut gjatë viteve 1980-1987 -Konflikti midis Anglisë dhe Argjentinës për Ishujt Malvine në vitin 1982 -Konflikti midis Kinës dhe Vietnamit gjatë vitit 1979 -Konflikti midis Guatemalës dhe Hondurasit në vitin 1954 -Konflikti midis Indisë dhe Kinës në vitin 1959, 1962 -Konflikti midis Hollandës dhe Indonezisë në vitet 1960-1962 -Konflikti midis Indonezisë dhe Malajzisë në vitin 1963 -Konflikti midis Algjerisë dhe Marokut në vitin 1963 -Konflikti midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1969 -Konflikte midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 1974 -Konflikti midis Salvadorit dhe Hondurasit në vitin 1969 -Konflikti midis Sirisë dhe Libanit në vitin 1976 -Konflikti midis Somalisë dhe Etiopisë në vitin 1977-1978 -Konflikti midis Vietnamit dhe Kamboxhias në vitin 1978 -Konflikti midis Jemenit të veriut dhe Jemenit të Jugut 1979 2-Intervencione të armatosura -Intervencioni anglo-francez në Suez në vitin 1956 -Intervencioni sovjeitik në Hungari në vitin 1956 -Intervencioni amerikan në Liban në vitin 1958 -Intervencioni francez në Mauritani në vitin 1961 -Intervencioni amerikan në Kubë 1961 -Intervencioni francez në Bizerta në vitin 1961 -Intervencioni belg në Zaire në 1961 dhe 1964 -Intervencioni francez në Gabon 1964 -Intervencioni britanik në Uganda, Kenia dhe Tanzani në vitin 1964 -Intervencioni amerikan në republikën Domenikane në vitin 1965 -Intervencioni sovjetik në Çekosllovaki në vitin 1968 -Intervencioni amerikan në Kamboxha në vitin 1970 -Intervencioni kuban në Etiopi në vitin 1977 -Intervencioni francez dhe maroken në Zaire në vitin 1977 -Intervencioni francez në Çad 1968-1980 -Intervencioni sud-afrikan në Angola -Intervencioni libian në Çad 1980 -Intervencioni amerikan në Grenada 1983 -Intervencioni sovjetik në Afganistan 1979 -Intervencioni amerikan në Panama 1986 -Intervencioni i Irakut kundër Kuvaitit në vitin 1989 3-Lëvizje nacional-çlirimtare për pavarsi - Lëvizja sioniste në Palestinë kundër Anglisë në vitet 1945-1947 -Lëvizja çlirimtare në Vietnam kundër Francës në vitet 1946-1954 -Lëvizja çlirimtare në Vietnam kundër amerikanëve në vitet 1965-1975 -Lëvizja çlirimtare në Laos kundër Francës në vitet 1946-1954 -Lëvizja çlirimtare në Indonezi kundër Hollandës në vitet 1946-1949 -Lëvizja çlirimtare në Malajzi në vitet 1948-1957 -Lëvizja çlirimtare në Kenia kundër Anglisë në vitet 1952-1954 -Lëvizja çlirimtare në Algjeri kundër Francës në vitet 1954-1962 -Lëvizja çlirimtare në Angola kundër Portugalisë në vitet 1961-1974 -Lëvizja çlirimtare në Jemenin e Jugut kundër Anglisë në vitet 1963-1967 -Lëvizja çlirimtare palestineze kundër Izraelit në vitet 1965-1991 -Lëvizja çlirimtare në Mozambik kundër Portugalisë në vitet 1964-1974 -Lëvizja çlirimtare në Zimbabve kundër sundimit të të bardhëve në vitet 1972-1979 -Lëvizja çlirimtare në Saharanë perëndimore kundër Marokut në vitet 1975 -Lëvizja çlirimtare në Afganistan kundër sovjetikëve në vitet 1979-1986 4-Luftra civile për ndryshimin e regjimit -Luftë civile në Greqi në vitet 1947-1949 -Luftë civile në Kinë në vitet 1945-1949 -Luftë civile në Filipine në vitet 1949-1952 -Luftë civile në Kuba në vitet 1956-1959 -Luftë civile në Vietnamin e Jugut në vitet 1957-1964 dhe 1973-1975 -Luftë civile në Indonezi në vitet 1947-1958 -Luftë civile në Zaire në vitet 1960-1965 -Luftë civile në Laos në vitet 1960-1975 -Luftë civile në Kamerun në vitet 1960-1966 -Luftë civile në Guatemala në vitet 1961-1968 dhe 1980-1990 -Luftë civile në Venezuela në vitet 1962-1967 -Luftë civile në Jemenin e Veriut në vitet 1962-1967 -Luftë civile në Qipro në vitet 1963-1964 -Luftë civile në Kamboxhia në vitet 1965-1975 -Luftë civile në Nikaragua në vitet 1972-1979 -Luftë civile në Kili pas vitit 1973 -Luftë civile në Argjentinë në vitet 1973-1977 -Luftë civile në Irlandën e veriut 1968 e deri sot -Luftë civile në Liban në vitet 1975-1982 -Luftë civile në Brazil në vitet 1967-1970 -Luftë civile në Iran në vitet 1978-1979 -Luftë civile në Uruguai në vitet 1965-1973 -Luftë civile në Bolivi në vitet 1967-1979 -Luftë civile në Çad në vitet 1968-1982 Bilanci: Në këto konflikte të armatosura që janë zhvilluar gjatë periudhës 1945-1990, janë vrarë rreth 17'5 milion njerëz ose 400 mijë njerëz çdo vit. Fillimi i tablosë së tretë. Fundshekulli i 20-të dhe përgatitjet për fillimin e shekullit të ri. Socializmi është përmbysur; aktualisht ekziston vetëm një sistem, ai kapitalist. Predikohet rendi i ri botëror. Por luftrat ende nuk kanë përfunduar. Ato vazhdojnë në pika të ndryshme të globit tokësor. Përsëri në mënyrë kronologjike po ja rikujtojmë lexuesit: Bota në vitet 1990-1996 1-Konflikte ndërshtetërore -Konflikti Serbi-Kroaci 1991-1993 -Konflikti Serbi-Bosnjë hercegovinë 1992-1995 -Konflikti Rusi-Çeçeni 1993-1996 2-Luftra civile për ndryshimin e regjimit -Luftë civile në Afganistan 1991-1996 -Luftë civile në Ruanda 1992-1994 -Luftë civile në Burundi 1994-1996 -Luftë civile në Irlandën e Veriut -Luftë civile në Birmani 1992-1994 -Luuftë civile në Kamboxhia 1991-1995 -Luftë civile në Taxhikistan 1992-1996 -Luftë civile në Sri-Lanka -Luftë civile në Algjeri 1992-1996 3-Lëvizje Çlirimtare për të drejta kombëtare -Lëvizja çlirimtare e popllit shqiptar në Kosovë kundër Serbisë -Lëvizja çlirimtare e baskëve kundër Spanjës -Lëvizja çlirimtare e kurdëve kundër Turqisë 4-Intervencione të armatosura -Intervencioni i Amerikës, Francës dhe Anglisë kundër Irakut për Çlirimin e Kuvaitit 1990 -Intervencion i forcave të O.K.B-së në Somali në vitet 1992-1994 -Intervencion i forcave të O.K.B-së në Bosnjë 1992-1995 -Intervencion i forcave të Natos në Bosnjë për ti dhënë fund luftës 1995-1996 -Intervencion i Amerikës në Haiti në vitin 1995 Bilanci i viktimave në periudhën 1990-1996: Rreth 2 milion të vrarë dhe të masakruar ose mesatarisht 400 mijë për çdo vit Tablloja e mësipërme është e qartë për secilin. Dhjetrat dhe qindrat e konflikteve të armatosura veçanërisht në periudhën 1945-1989, dëshmojnë për armiqësinë që ekzistonte në botë në këtë periudhë. Milionat e të vrarëve nuk janë dëshmi e paqes, por dëshmi e armiqësisë. Por kjo tabllo flet dhe për një dukuri tjetër. Dhe periudha 1991 e në vazhdim që trumbetohet si periudhe e paqes dhe miqësisë, vazhdon të jetë e mbushur me konflikte dhe armiqësi. Dhjetrat e konflikteve dhe qindra mijra të vrarët e dëshmojnë më së miri pohimin e mësipërm. Atëhere nga se rrjedh atehere akuza e bërë ndaj udhëheqjes shqiptare të viteve 1945-1989 per shpikjen e armiqve? Ka nje baze me te thelle. Ne radhe te pare eshte frut i mediokritetit dhe diletantizmit te atyre qe shkruajne dhe i thone keto konstatime. Por kjo eshte shume pak dhe jo fort e rendesisheme. Me kryesore ne nxjerrjen e ketij konkluzioni ka te beje me konceptin qe kane sot shume politikane, partiake dhe qeveritare ne Shqiperi lidhur me ate se kush quhet armik ne mardheniet nderkombetare. Koncepti se kush nderhyn ne punet e brendeshme te shtetit dhe te vendit, kush kerkon te te diktoje qendrimin e tij, kush kerkon te te perdore si mish per top, per interesat e tij, kush kerkon te sillet ne vendin tend si zot shtepie, kush kerkon ti shndrroje qeveritaret ne kukulla qe zbatojne porosite e te tjereve, pra te gjithe keta duhen konsideruar armiq; ky eshte koncepti enverist. Ndersa koncepti se mjafton te kete çdo qytetar lirine e tij, se mjafton qe secili te kete te mira materiale te bolleshme, se ne proçeset e integrimit evropian dhe boteror, nuk duhet ecur me nostalgji romantike nacionale, etj, eshte koncepti i sotem i politikanëve shqiptarë. Eshte normale se me kete koncept, vertet Enver Hoxha i ka shpikur armiqte. Bile ka shpikur shume pak, duhet te kishte shpikur me teper. Por ata qe kane sy dhe qe duan ta shikojne realitetin siç eshte, e kane te qarte se ku e ka çuar Shqiperine, ekzistenca e nje koncepti te tille. LIRIA E KOMBIT DHE LIRIA E INDIVIDIT "Kombi im Komp të kam në grykë As të vjell dot Por as të gelltit Ilirjan Zhupa "Jini të lirë të bëni si të doni................ Zulluve u pëlqen Adela— T'es belle. (Ti je e bukur). Pse t`i shterngosh të gjorët, të degjojnë me zor Sinfonine Heroike të Bethovenit." Faik Konica Ndryshimi i sistemit ne Shqiperi, lufta kunder diktatures komuniste kunder 45 vjeteve te kaluara, hedhja poshte pa asnje kriter shkencor, e trashegimise se kaluar, duke e shpallur ate totalisht heretike ka evidentuar para shqiptareve nje problem te madh dhe qenesor per ata: Lirine e individit dhe lirine e kombit. RETROSPEKTIVE PARA KATER VJETEVE LIRI-DEMOKRACI Ata që në sheshe gjëmuan Nuk janë as në lista Ata që prapa grilave përgjuan U gdhinë ministra Dritëro Agolli Te çliruar nga diktatura komuniste, te çliruar nga Partia e Punës, te çliruar nga vija e saj politike, ideologjike dhe kombetare, shqiptaret gjemuan neper sheshet e Shqiperise "Liri-Demokraci". Nuk kishte me nevoje per kode te perbashketa dhe te pranueshme prej te gjitheve, per permbajtjen dhe realitetin e ketyre fjaleve magjike. Te gjithe bertisnin Liri-Demokraci. Dhe i perkedheluri i djeshem bertiste: Liri-Demokraci. Dhe ish-te persekutuarit bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe karieristet, pelivanet politike, servilet e te gjitha ngjyrave, bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe hajdutet, kriminelet ordinere, batakxhinjte grabitesit, bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe prostitutat bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe njerezit e thjeshte bertisnin: Liri-Demokraci. Te gjithe nxenes, studente, profesore, punetore, fshatare, ushtare, akademike, politikane, gazetare bertisnin: Liri-Demokraci. Te gjithe kerkonin lirine dhe demokracine, por shumica nuk e dinin dje, nuk e dine as sot se çdo te thote liri-demokraci, ne nje shtet dhe shoqeri njerezore. Askush ne Shqiperi nuk e mori persiper te fliste, te thoshte nje fjale, te sqaronte se çfare u mungonte shqiptareve nga permbajtja e ketyre fjaleve, dhe çfare u ishte siguruar, çfare u duhej dhene dhe çfare u duhej ruajtur nga liria dhe demokracia e meparshme. Perkundrazi kesaj, u theksua se çdo gje duhej filluar nga e para, pasi shqiptaret per asgje nuk kishin patur liri. Politikanet e rinj qe dolen ne skenen politike shqiptare gjate kesaj periudhe, me ndihmën e këshilltarëve të huaj, e shfrytezuan kete situate per interesa partiake dhe pushtetore. Momenti ishte shume i pershtatshëm. Njerezit ishin te dehur nga magjia e fjaleve Liri-Demokraci. Dhe me te dehurit mund te sillesh si te duash, mund te fshihesh shume mire pas tyre. Politikanet e pluralizmit shqiptar, mbollen urrejtjen ndaj diktatures, duke e zevendesuar ate me lirine e diktatures. Eshte e vertete se sot ne Shqiperi nuk ekziston diktatura si organizim shteteror ekziston nje ligj themelor per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut. Por sot ne Shqiperi ekziston dhe eshte e pranishme ditatura si metode veprimi dhe mardheniesh njerezore. Makina shteterore eshte e lire te perdore diktaturen si metode sa here qe te doje, sa here qe njerez te ndryshem e atakojne ate. Partite politike dhe gazetat e tyre jane te lira ta perdorin diktaturen e tyre sa here tju interesoje ndaj atyre qe mendojne e flasin ndryshe. Te gjithe njerezit me mendje te shendoshe jane dakord se eshte forma me e kulluar e metodes diktatoriale kur pa thene akoma fjalen drejtesia, aktakuzen ta ka bere Partia, gazeta e Partise dhe gazetaret e Partise. Grupe te ndryshme afaristesh jane te lire te perdorin metoden e diktatures ndaj konkurenteve te tyre. Te mos flasim per bandat e Mafies, sepse ajo dihet qe si arme te vetme ka metoden e diktatures. Ata mbollen urrejtjen ndaj diktatorit duke rivendosur lirine e pushtetarit. Ata hodhen poshte shperdorimet dhe korrupsionin e fshehur, duke i dhene liri korrupsionit ne te gjitha shtresat. Vetem kater vjet te jetes politike dhe sociale ne Shqiperi, jane te mjaftueshem per te pare te gjithe ata qe duan te shohin se çfare korrupsioni i llahtarshem ka perfshire shoqerine shqiptare ne te gjitha poret e saj. Te dhenat e deritanishme jane vetem maja e ajsbergut te korrupsionit ne Shqiperi. Kushdo eshte i lire te korruptohet, kushdo eshte i lire te korruptoje ke te doje dhe ke te kete mundesi. Ata hodhen poshte prangat e izolimit te Shqiperise, duke i vene ne emer te lirise, pranga shqiptarizmit Ata hodhen poshte si te demshem internacionalizmin proletar duke i dhene liri, kozmopolitizmit evropian dhe boteror. E huaja sundon sot ne Shqiperi. Nuk ka rendesi, se çfare eshte ajo, nuk ka rendesi se çfare perfaqeson, çfare vlerash ka. Rendesi ka qe eshte e huaj. Ata mbollen idene e shkaterrimit te komunizmit, duke i dhenë liri shkaterrimit si ndjenjë. Ata i çliruan shqiptaret nga prangat e ateizmit komunist, duke i dhene liri vargonjeve te perçarjes kombetare. Per ata qe e njohin sadopak dhe jane realiste, e dine fare mire se homogjenizimi i krahinave te ndryshme te Shqiperise, u arrit me nje punë shume te madhe. Por fatkeqesisht ky homogjenizim nuk mund te pranohet sot se ai eshte veper e Partise se Punes dhe Enver Hoxhes. Prandaj rrofte liria-perçarje. Dhe radio-Shkodra trasmeton dhe ua ben te qarte shqiptareve se ata qe nuk jane autoktone shkodrane, duhet te ikin nga Shkodra, sepse sipas radios ne fjale Shkodra nuk eshte Tepelena dhe Skrapari. Prandaj sot ne Shqiperi nuk e duan gjuhen letrare shqipe, por kerkojne dialektet krahinore. Me lirine e sotme te shqiptareve eshte plotesisht i pavlefshem Faik Konica kur thoshte : "Secilido që ka ca drehem tru, kupton se me madhja nevojë që kemi sot ne shqiptaret, është për një gjuhë të përbashkët letrare".(Faik Konica, vepra faqe 326). Prandaj ne Jug te Shqiperise, bregdetasit kerkojne qe te largohen te gjithe te ardhurit. Prandaj sot ne Shqiperi flitet hapur ne kuadrin e lirise se "Boll më me tosket" apo "Nuk jetohet me malokët" etj etj. Ata mbollen idene e prapambetjes se Shqiperise, por i dhane liri prapambetjes si ndjenje dhe koncept. Eshte e vertete se Shqiperia trashegoi nje prapambetje ekonomike nga e kaluara, perballe vendeve te tjera te Evropes. Evidentimi i kesaj dukurie ishte real, siç ishin dhe jane reale masat per kapercimin e saj. Por evidentimi i prapambetjes ne teresi si koncept, nuk eshte kritike ndaj se kaluares, por fyerje kombetare. Ne fushen e kultures se letersise dhe te arsimit per shembull, shqiptaret jo vetem qe nuk jane te prapambetur perballe Evropes, por ne mjaft fusha, jane superiore. Te huajt e kane pohuar dhe vazhdojne ta pohojne nje gje te tille. Ne intervisten dhene gazetes "Rilindja", botimi ne Zvicer, ne date 5-Janar 1994, Ismail Kadareja midis te tjerash thekson se personalitetin e shquar, Bronisllav Geremek, e "Kishte habitur niveli i larte kulturor i pergjithshem i shqiptareve. Ky nivel i larte kulturor, po vihet re kohet e fundit prej gjithe atyre, qe kane mundur te bejne krahasime". Për fat te keq keto konstatime i bejne vetem te huajt. Për shqiptaret çdo gje e se kaluares eshte e keqe, e ndaluar. Kush prek vdes. Ata hoqen kufizimet ideologjike, ne trajtimin e ngjarjeve dhe figurave historike, dhe bene shume mire me nje gje te tille. Ishte pikenisja per kompletimin e historise. Por i dhane liri trajtimit te tyre sipas qyteteve, fshtrave e krahinave. I dhane liri mohimit ne teresi te kombit shqiptar. Prandaj Buletini katolik shqiptar në Amerikë me drejtor Gjon Sinishtën shkruan se Kadareja është prosërb. Prandaj "Zëri i Rinisë" në Tiranë deklaron se do ta mohojmë Dritëro Agollin. Prandaj Kasëm Trebeshina deklaron se jam turk. Prandaj Shkëlzen Maliqi deklaron se kultura, historia dhe origjina ilire është një mit, një gënjeshtër. Prandaj Kapllan Resuli deklaron se jam malazes. Prandaj Xhani D'Amelio bën filmin "Lamerika", ku fyen një komb të tërë shqiptar duke i paraqitur si të egër dhe injorantë dhe propaganda zyrtare shqiptare me anë të drejtuesit të shoqatës së arumunëve, Piro Milkanit, deklaron se regjizori italian ka të drejtë. Ata mbollen urejtjen ndaj centralizmit shteteror komunist por i dhane liri ndjenjes se pashalleqeve dhe principatave otomane. Studjuesit dhe historianet kombit shqiptar deri dje me cungime dhe kufizime ideologjike, sot jane te lire ta bejne historine si te duan ata. Kritere shkencore dhe kombetare per te analizuar dhe studjuar nuk ka. Kush i kerkon keto, ai eshte kunder lirise dhe demokracise, eshte enverist. Ata u hoqen shqiptareve lirine e detyruar dhe kolektive, por e zevendesuan ate me lirinë e anarkisë, me roberine e lirise. Po roberia e lirise është më e rrezikshme se robëria e diktaturës. E dyta ndrydh dhe cungon lirine e individit brenda nje organizimi shteteror te caktuar, ndersa e para shkatërron shoqërine dhe organizimin shtetëror, e çon ate drejt komunitetit primitiv apo pyjeve te pashkelura. Robëria e lirisë për njerëzit është e barabartë me lirinë e kafshëve të pyllit.
|
 |
 |